Kulturë
Mansilla: Vepra letrare e Jeton Kelmendit
E shtune, 07.09.2013, 09:15 AM
Jeton Kelmendi:
Rrugetime,
mendime
-Gustavo Vega Mansilla,
shkruan per vepren letrare te Jeton Kelmendit.
Perktheu
nga Spanjishtja: Peter M. Tase-
Është një poezi
e Jeton Kelmendit, “Mendimet e Shpirtit” që
thotë: “Njëqind rrugëtime bën…”, e cila më solli pranë kujtesës
ndjenjën e thellë të rrugëtimit si një metaforë e proçesit të jetës, një jetë e
ri-jetuar në fjalën poetike. Një rrugëtim që bëhet duhet ecur, ashtu siç
do t’a cilësonte edhe poeti Antonio Maçado“Rrugëtar, gjurmët e tua janë
shtegu, dhe asgjë tjetër; rrugëtar, nuk ka rrugicë, ajo bëhet duke ecur. Është
një rrugicë që të çon…në cilin vënd?”
Labirinti është
një simbol shumë i lashtë që shfaqet që prej disa mijëvjeçarëve në vënde nga më
të ndryshmet, nga Kreta, India, në kulturën Irlandeze, Skandinave, Ruse, dhe në
skaje të ndryshme të kontinentit amerikan…që shfaqjet i shkruar nëpër gurë,
sende të çmuara, trotuare por edhe në qeramikë…dhe mund të kuptohet si një
metaforë e jetës, e udhëtimit të shpirtit drejt dritës, drejt
absolutizmit,,,dhe drejt Teje dhe Meje, dhe, gjithashtu, kundrejt qetësisë. Me
gjithë sfidat e saj, shndërimet, thellësitë dhe zbulimet.
Pra fare mirë, Kelmendi, e shikon
këtë shteg si një “Rrugetim i mendimeve” –2010-, dhe si
bashkimi y “dy shikimeve që bashkohen”. Një mbrekulli e madhe“gjysëm
përralle, gjysëm legjende” –thotë – që është “përtej të
pamundurës”. Por ka një paradoks, në këtë rrugëtim midis Meje dhe
Teje; poeti kërkon fjalën – “mos qendro në heshtje nesër” -.
Por “sa herë që jë në heshtje, / fol akoma më shumë”. Heshtja,
heshtja e fundit, heshtja elokuente që kanë kërkuar gjatë shekujve mistiket e
kulturave të ndryshme dhe mjeshtrat e vjetër Zen. Saktësisht, në poezinë me
titull “Mona Lisa” na shpjegon se ajo – “kush nuk ka bërë
pyetjen mbi misterin e Mona Lizës? – është heshtja. “Ajo është heshtje
e gjallë / e bukur / ... /një frymëmarje ekzistenciale / Për Misterin.”Pa
dyshim, që duke thënë këtë, nuk mund të harrojmë se, në 2002, botoi një vëllim
me poezi, “Si shkohet përtej heshtjes”.
Rrugëtimi ka lidhje me distancën dhe,
gjithashtu, me kohën, për atë që Kelmendi në “Duke Shkurtuar
Distancat” zbulohet kundër largësive, në kohën që zbulohet kundër
dualitetit, sepse dualiteti është distancë. “Derisa të zhduket
individualiteti yne, / kështu shkon koha jonë.” Marrëdhënie kaotike
midis “Un / Ti”: “Duke jetuar atje, ti dhe mendimet e mia. / Këtu, unë
dhe mendimet e tua. Por më tutje mendimit dhe dëshirës, realiteti –
principi froidjan i realitetit që kujdeset për tu imponuar – dhe së fundi
gjithmonë imponohet: “Une dhe ti, e dashura ime, / Kemi një botë /
krejtësisht të ndryshme.”
Sfida, shndërime, thellësi dhe zbulime,
kemi thënë. Zëri i poetit në disa raste – si në “Pagezimi i
Shpirtit” – duket shumë tërheqës, e gozhduar si krishti. Për atë
ç’farë zbulon poeti – poeti autentik gjithmonë zbulohet – dhe kërkon “që
Djelli të lind përtej” përfshi edhe nga lindja e tij. Dhe të
zhduket “përtej teje”, “në anën tjetër”,pak më tutje
vendndodhjes së tij “më larg se ty”. Gjendet në mes tyre një
kaos fillestar që thoshin grekët e lashtë nga e cila ç’do gjë lind. Kaos midis
bashkimit të “mua me ty”. Kaos i lashtë apo kaosi më fundit? “E
ardhmja quhet dje. Dje / e fshehur, sekrete, / që sapo e harruam / dhe duhet ta
zotërosh sërisht” thoshte Pedro Salinas. Për atë
që Kelmendi na thotë: “Unë dhe ti kërcejmë / barrierat / dhe
kalojmë në krahun tjetër / ku na pret e ardhmja.” Dhe është, në këtë
labirint, e shkuara… “me gjakun dhe shpirtin, / mbrapa tyre të tjerëve
/ të djeshmet e panjohura, - Salinas, dixit- që u
gllabëruan nga një poezi të butë, gati të ëmbël, thuajse fëmijënore, në atë
ku Kelmendi refleksionon mbi fjalën “nënë”, -fjala –
thotë -, “më e ëmbël se gjithë të tjerat.” Fjalë që ai e mësoj
në Shqip me tingullin e saj të veçantë, me bukurinë e saj të veçantë. Edhe
pse niveli shprehimor i fjalës është i njëjtë në të gjitha gjuhët dhe ka një
lidhje semantike, domethëniet, kuptimplote që sjell tingulli janë gjithmonë të
veçanta dhe fillojnë të formohen në gjirin matern. Falë studimeve të
fundit në shkencë është zbuluar se edhe të palindurit janë në gjëndje të
perceptojnë zëra, sa herë që dëgjohet zëri i nënës.
Domethënia e rrugëtimit e Antonio
Maçado të cilës ju referuam më parë dhe që mund të kuptohet si një metaforë e
proçesit nuk ka lidhje domosdoshmërisht me idenë e mbëritjes. Ata që kanë
eksperiencë në pelegrinazhe apo vënde si Santiago de Compostela – apo
në Finis Terrae të Romakëve – e dimë se më shumë e rëndësishme
se mbëritja është nisja, ecja…sepse pushtimi nuk është një vend tutje tej, në
largësi…jemi ne të njëjtit, që jemi prej këtej dhe atje në të njëjtën
kohë. Madje në disa raste mbëritja mund të jetë e gënjeshtërt: më kujtohet
që kur mbërita në Santiago de Compostela, pasi eca për 45 ditë, ndjeva një
dhimbje të madhe, sepse rrugëtimi sapo kishte përfunduar.
Në poezinë e tij “Mbëritja”, Jeton Kelmendi na
thotë se “Që prej frikës së madhe nga vetëvetja”/… /në fund të nisjes/
na pret një kundër mbëritje”.Ajo që konfirmohet në një poezi tjetër
titulluar “Thellësia” kur thotë: “Jamë duke pritur
bashkimin e mbëritjes / që të drejton nëpër pikat e nisjes / … / u takuam në një
vend përtej kohëve” për atë që titullohet “Pak më vonë”insiston
dhe thotë: “Do të pres më shumë kohë / me të gjitha rrugëtimet / me të
gjitha mbëritjet.”
Por në këtë rrugëtim labirintik që
është jeta, në të cilën mund të hasesh me persona që janë si gërmadha boshe, të
mykura, ose mund të takosh – siç thoshte Maria Zambrano duke ju referuar Via
Apia-s Romake- “një rrugëtim plotë me shpirtëra, shpirtëra që të
thëresin, që të përshpërisin në vesh” Labirint në të cilin, në kohën
kur e takon, bie, dhe haron dicka – Prandaj Kelmendi në “Nën
Hijen e Kujtesës” na thotë: “Do të thosha diçka të harruar /…
/ harresa shndërohet gjithmonë e më e vjetër”. Por Kelmendi e
thotë pa u dorëzuar nga shpresa: “në këmbët e pemës së tharë nga Djelli
/ Do të vazhdoj të pres”.Shpresë, Optimizëm, që reflektohet në vetë
titullin “Shekull Premtimesh” me të
cilin Jeton Kelmendi është njohur botërisht për herë të parë si
poeti prestigjoz i vitit 1999.
--
Peter Tase,
International
Programs Assistant
International
Federation of Engineering Education Societies
Global Engineering Deans Council