Kulturë
Jeton Kelmendi: Thërras gjërat e harruara
E merkure, 11.09.2013, 05:36 PM
Thërras gjërat e harruara është libri më i ri i poetit Jeton Kelmendi, i cili jeton dhe veprn ne Bruksel. Libri është botuar nga edicioni i botimeve Rozafa e Prishtinës, ndërsa Kelmendi u ofron lexuesve të tij një liber poetik të shkruar nga një qasje interesante, pasi që mbajnë datat dhe vendet e ndryshme. Studjuesi Agron Tufa shkruan në parathënien e librit se Duke qenë në sfidë me botën e të panjohurave, poeti lëviz, duke i paraprirë në këtë vektor metafizik instinkti i fjalës. Dhe fjala është e vetmja dritë, që e orienton pagabueshëm. Jeton Kelmendi bën një pohim poetik shashtisës kur thotë "Kaq e ëndërt është jeta/ po sa i trishtë rrëfimi". E pikërisht rrëfimi si aventurë e trishtë është pamundësia mtike e Orfeut që zbret në had (natë) për të nxjerrë në dritë krijesën më të shtrenjtë (Euridikën), që jo rastësisht ia ka përpirë nata. Nga ana tjetër në libër janë botuar edhe mendime të shkurtëra nga përsonalitete të njohura letrare të huaja dhe vendore. Jeton Kelmendi është përkthyer në 25 gjuhë të huaja, ndërsa është lauerat i shumë çmimeve ndërkombëtare siç janë: Doctor Honoris Causa i Institutit të Studimeve të Ukrainiane dhe Kaukazit, në Ukrainë, Aleksandri i madh në Greqi, çmimi Solenzara, në Francë, çmimi World Poetry Competition në Bosnje dhe Hercegovinë, çmimin Nikolaj Gogol në Ukrainë etj.
Mendime për poezinë e Jeton Kelmendit
Kjo poezi shfaq një qenësi, një gjuhë,
një botë në përmasa shndërrimesh dhe përjetësie. Preferon të shtegtojë më mirë
brenda zemrës së tij, sesa në botën e jashtme ekzotike, filtron intuitën e
dhënë pas personazheve të tij. E përsëris, arti i tij i çastit është i
mahnitshëm në mjeshtërinë që përdor. Poezitë e tij, jo rrallë janë përmbledhur
disa herë në pak fjalë. Kjo është prekëse, për shkak të shqetësimeve dhe
mungesave të tij.
Akademik Athanase Vantchev de Thracym, Francë
Me lulishten frymëzuese, fjalët
rrjedhin dhe përkthehen lehtë, ai ka efekte këmbëngulëse letrare, të cilat mund
t’i gjeni në këtë volum. Jeton Kelmendi
na çon në shekullin njëzet e një, me një zë që po bëhet gjithnjë më i
madh.
Christopher Lawrence, Angli
Autori ynë ka aftësi të lëvizë nëpër
kohë të ndryshme: kohë të largëta, antike, jo shumë larg, e tashmja dhe e
ardhmja. Kjo ndoshta është forca e tij në lidhje me atë që ai prezanton përpara
lexuesve kozmopolitanë.
Universiteti i Michigan-it, Professor Emeritus, SHBA
I ndiej intuitivisht poezitë e Jeton Kelmendit
si pjesë që fillon në pararojën e një rifreskimi aktual në poezinë e re
evropiane të shekullit 21.
Prof. Dr. Jüri Talvet, Estoni
E shkruar në vende dhe qytete të ndryshme, me data të cilat i japin lindjes së
poezisë përcaktueshmëri kohore, që është emblemë në pakohësinë e kësaj poezie,
në kontakt me ambientin e vendit të vet, me të cilën, ndonëse diku larg në
botë, asnjëherë nuk i ndërpret lidhjet. Kam guxim të them se Jeton
Kelmendi është poet i madh! Poezia të cilën e kam lexuar, duke e
parandjerë atë që do ta shkruaj, më japin të drejtën të them këtë. Në këtë poezi
ka nuanca dhe gërshetime të cilave do t'ua kishte lakmi edhe Vasko Popa.
Miraš Martinovi?, Castel Nuovo, Mali i Zi
Kjo poezi shfaq një qenësi, një gjuhë,
një botë në përmasa shndërrimesh dhe përjetësie. Preferon të shtegtojë më mirë
brenda zemrës së tij, sesa në botën e jashtme ekzotike, filtron intuitën e
dhënë pas personazheve të tij. E përsëris, arti i tij i çastit është i
mahnitshëm në mjeshtërinë që përdor. Poezitë e tij, jo rrallë janë përmbledhur
disa herë në pak fjalë. Kjo është prekëse, për shkak të shqetësimeve dhe
mungesave të tij.
Akademik Athanase Vantchev de Thracym, Francë
Me lulishten frymëzuese, fjalët
rrjedhin dhe përkthehen lehtë, ai ka efekte këmbëngulëse letrare, të cilat mund
t’i gjeni në këtë volum. Jeton Kelmendi
na çon në shekullin njëzet e një, me një zë që po bëhet gjithnjë më i
madh.
Christopher Lawrence, Angli
Autori ynë ka aftësi të lëvizë nëpër
kohë të ndryshme: kohë të largëta, antike, jo shumë larg, e tashmja dhe e
ardhmja. Kjo ndoshta është forca e tij në lidhje me atë që ai prezanton përpara
lexuesve kozmopolitanë.
Universiteti i Michigan-it, Professor Emeritus, SHBA
I ndiej intuitivisht poezitë e Jeton
Kelmendit si pjesë që fillon në pararojën e një rifreskimi aktual në poezinë e
re evropiane të shekullit 21.
Prof. Dr. Jüri Talvet, Estoni
E shkruar në vende dhe qytete të ndryshme, me data të cilat i japin lindjes së
poezisë përcaktueshmëri kohore, që është emblemë në pakohësinë e kësaj poezie,
në kontakt me ambientin e vendit të vet, me të cilën, ndonëse diku larg në
botë, asnjëherë nuk i ndërpret lidhjet. Kam guxim të them se Jeton
Kelmendi është poet i madh! Poezia të cilën e kam lexuar, duke e
parandjerë atë që do ta shkruaj, më japin të drejtën të them këtë. Në këtë
poezi ka nuanca dhe gërshetime të cilave do t'ua kishte lakmi edhe Vasko Popa.
Miraš Martinovi?, Castel Nuovo, Mali i Zi
Nuk është e çuditshme që përfaqësuesi i
klanit luftëtar të Kelmendit u bë shkrimtar. Kështu që tradita poetike e
Arbërisë e merr zanafillën që nga mesjeta e hershme. Jeton Kelmendi duke
vazhduar këtë traditë, arrin mjeshtërisht me fjalët e tij ta përshkruajë
shpirtin shqiptar, të fuqishëm nëpër breza.
Ivan Rijebci, Ukrainë
Poezia e Jeton Kelmendit është një
dukuri joordinere në qiejt poetikë të Evropës bashkëkohore. I njohur në shumë
vende, tridhjetëvjeçarit poet-akademik iu dha të krijojë një botë origjinale
artistike, e cila shkëlqen me një dritë shpirtërore në thellësitë e errëta të
materies dhe i jep mundësi lexuesit të gjejë rrënjët e "unit" të
tij. Poezia e Jeton Kelmendit është
thellësisht lirike.
Nga Aleksandër DMITRJEV, Rusi
Jeton Kelmendi, në përmbledhjen e tij
poetike „Fevasil-lil-hadhf“, ka paraqitur përvojën njerëzore me një vizion të botës
ekzistenciale të ndarë në tri boshte kryesore: koha, fjala dhe mendimi,-
pastaj atdheu , dashuria dhe ëndrra, të cilat i ka përfshirë në adresimin e tij poetik.
Prof. Dr Sherif Algayar, Egjipt
Jeton Kelmendi është një poet i
dashurisë. Temat e poezisë së tij janë sensualiteti dhe bukuria me figura
lirike. Një vajzë e bukur në poezitë e Kelmendit është gjithashtu një metaforë
e poezisë dhe e "dashurisë ninive", element integral i gatishmërisë
së pikës së fundit të artit.
Krystyna Lenkowska, poete, Poloni
Ky është një poet, i cili ndjek rrugën e tij të veçantë, qoftë në aspektin filozofik e
qoftë në atë human, i cili me të vërtetë
të lëndon me pikëllim të thellë dhe të pjekur, të argumentuar qoftë edhe
me hollësi të imta, të ngulitura dhe të
akumuluara në vetë poezinë.
Heba Esam Egjipt
Jeton Kelmendi shkruan nga zemra e
kohës tonë aktuale. Ai bashkon kurbetin e tij-largësinë e tij nga vendi i
lindjes me gjithë atë që është e dashur dhe e afërt me të tjerët. Përmbledhja e
Kelmendit është një shkrim poetik i cili mbështetet në pamje me kuptimin e së cilës anon kah gjendja habitëse, të cilën poeti e shndërron në dialog pozitiv
me pamjet e jetës të cilat duken të zakonshme, të cilat ai i prezanton me pamje
të ndryshme, të veçanta dhe artistike.
Rasim El-Med-hum, Palestinë
Thuase duke apeluar në një gjini
personale të qartësisë, mendimtar përmes formimit, Jetoni nuk propozon subjekte
të „mëdha”, por mbështetet, përkundrazi, mbi përjetimin e detajit, të
sentimentit, të çastit, të sendeve dhe ndjenjave të thjeshta, mbi historinë e
pashkruar të ngjarjeve të përditshme, të brendshme apo të jashtme të tij.
Marius Chelaru, Rumani
Drita e fjalës, qartësia e mendimit dhe
ekuilibri, nënkuptojnë një qëndrim meditativ e teoretik në filozofinë e Niçes
(Nietzsche), si dhe të autorëve tjerë, gjermanë, rumunë e shqiptarë, ndër të
cilët shquhet edhe shpirti mendimtar i Jeton Kelmendit.
Lucian Gruia, Rumani
Besnik i denjë i fjalës, Jeton Kelmendi
është padyshim një mjeshtër i vargut, i cili me fjalën e tij krijon ngjarje dhe
figura specifike, duke u bërë njëri ndër poetet më të mirë të kohës së vet.
Mustafa Badawy Poet – Maroko
Kelmendi, i dashuruar në atdheun dhe
kombin, Zotin e atdheut qindramijëravjeçar, që atij i jep emrin shqiptar, e
krahason me mendimin e shkëlqyeshëm. Tema e atdheut dhe e lirisë, të cilat në
poezinë e Kelmendit dalin në plan të parë, trajtohen në përmasa të ndryshme.
Dr. Taner GÜÇLÜTÜRK, Turk
Takimi me poezinë e poetit Jeton
Kelmendi, më ka rezervuar momente drithëruese në thellësi të qenies. Ky
shkrimtar i ri shqiptar, i njohur tashmë në shkallë internacionale, ka mundur
të krijojë një botë poetike krejtësisht të tij, një botë që i tejkalon
konfliktet dhe mënyrat e pandershme me të cilat ajo mundohet të operojë.
Dr. Dmytro TCHYSTIAK, Ukrainë
Poezia e Jeton Kelmendit është e
mbushur plot e përlot me shpërthime simbolike dritëdhënëse.
Serguiï Dziouba, Ukrainë
Kelmendi zgjedh hapësirë lirike dhe
intime si fokus të krijimtarisë së tij. Linjat e këngës janë një përpjekje për
të dokumentuar rreh zemrës, pritjes, ëndrrave, në mes të tabanit qiellor që
lexohet sot në Izrael, natën e ditën e re.
Edith Lomovasky- Goel, Izrael
Jeton Kelmendi sikur vjen nga legjendat e vjetra të
Europës juglindore, vjen të dëshmojë këtej për mjegullen, dashurinë dhe
egërsinë që i rrinë ngat njëra-tjetrës, por që, në fund gjithnjë fiton
dashuria…
Dhe poeti kosovar Kelmendi në rrugë e sipër thotë: “Dikujt i dëgjohet zëri/E
dikujt fjala,/ për të dëshmuar se fuqia e fjalës, e jo tonaliteti i zërit e
bën njeriun-njeri...
Porse, rrugëtimi vetëm nuk bëhet thotë ai, andaj duhet të falësh veten
dashurisë, që të jesh gjithnjë i shoqëruar me veten tjetër...
Halil Matoshi, Prishtinë
Poezia e Jeton Kelmendit është e dendur
nga kuptimet. Ai nuk shpreh dhe nuk kërkon lustrën e sipërfaqes, por magmën që
Dr. Irena Gjoni, Shqipëri
E paemërtuara dhe e pathëna kërkojnë
shtegun e tyre të shqiptimit dhe të emërtimit: për ta mundur shurdhësinë, për
të shpërthyer nga ambisi i jetës. Dhe folësi lirik i poezisë së Jeton Kelmendit
e gjen këtë shteg tek shpirti i fjalës dhe i mendjes. Tek veprat e
papërsëritshme, si janë dashuria, mirësia, shpirtësia e amësia e truallit.
Porse qeniet, fryma, gjërat, ngjarjet, universi; që nuk ndiejnë nevojë as për
fjalë, pos t'i ndiejnë ato trokitjet e brendshme të tiktakut të zemrës, apo t'i
kujtojnë pikat e shiut të dashurive në luftë a në atë hapësirën e yjeve.... i
ofrojnë poetit dhe dorën e solidarësisë së emocionit, të bashkëndjesisë. Më
shumë se sa empiri e rëndomtë, kjo lirikë kërkon identitetin e kësaj
qenie-gjërash-ngjarjesh... kërkon atë formulën ontologjike të ndërtimit të
vetvetes kundruall këtij imazhi aq të shpërfillur a të shenjës së humbur.
Prend BUZHALA, korrik 2013
Bukuria e poezisë së Jeton Kelmendit,
gjendet gjithashtu në fjalë. Nuancat stilistike nuk janë të fshehura në
kombinimin e fjalëve në vargje, por janë të integruar në brendësi të vetë
fjalëve, si gjetje identike në korpusin e gjuhës.
Albert Nikolla, Shqipëri
Gërshetimi i të bukurës me të mençurën mund të
jetë një tipar i Kelmendit i kushtëzuar nga etnopsikologjia e vendit nga e ka
origjinën (Rugova), por mund të jetë edhe vazhdimësi e natyrshme e poetikës që
e mbollën dhe e kultivuan deri në përsosmëri dy urtakët e lirikës shqipe, Azem
Shkreli në Kosovë dhe Martin Camaj në diasporë.
Ky tip vjershash "konceptuale" ku, për mendimin tim, përfshihen
poezitë më të mira të Jetonit, kërkon një lexues elitar, të përgatitur mirë
teorikisht, por edhe shkencërisht dhe me horizonte të gjera njohurish të
përgjithshme, edhe nga filozofia.
Mr. Sc. Anton Gojçaj,