E marte, 05.11.2024, 09:07 AM (GMT)

Kulturë

Adem Zaplluzha: Diku në fund të një fillimi

E enjte, 12.09.2013, 07:00 PM


Adem Zaplluzha

 

DIKU NË FUND

TË NJË FILLIMI

 

Shoqata e Shkrimtarëve“Fahri Fazliu”

Kastriot

2013

Redaktor:

Bedri  TAHIRI

Recensent:

Mazllum Baraliu

Lektor:

Bedri TAHIRI

Origjinaliteti i  një poeti modern

 

Se muza Kaliopë  duhet të këtë qenë më e shkathëta dhe më e lirshmja, dëshmon edhe poezia e modernistit tonë, poetit që për më shumë së gjysmëshekulli nuk e lë t’i topitet maja e mprehtë e penës së tij, i palodhuri Adem Zaplluzha. Poezia e tij është specifike dhe shquhet për një origjinalitet të veçantë, që i shkon për shtati këtij individualiteti krijues me një botë emotive shpërthyese, përplot spontanitet e zjarr përvëlues vullkanik. Vargu i tij është i lire, i natyrshëm, i liruar nga të gjitha klishetë ngufatëse e ngurtësitë metrike. Mirëpo, në fakt, ai është i brumosur me ndjenjën e fuqishme të dashurisë për jetën, për njeriun, për atdheun.

Edhe njohja fizike (poezinë e tij e kisha lexuar dhe pëlqyer prej motesh) me poetin Adem Zaplluzha është disi e veçantë. U takuam në Durrës. Jo në plazh, duke u rrezitur, por në takim letrar, në Pallatin e Kulturës “Aleksandër Moisiu” të Dyrrahut plak. Ishte 18 maji 2013, në Festivalin “Pranvera poetike durrsake”. Unë referova për librin “Triumfi i kombit” të Skënder Kapitit, ndërkaq ai lexoi poezinë “Thyerja e hijeve” dhe fitoi një çmim të merituar, çmimin e karrierës.

Adem Zaplluzha është poet që ka zënë të botojë qysh në vitin 1957. Dhe, që atëherë më nuk ka pushuar për asnjë çast. Interesant, as diskursin e vet krijues nuk e ka ndërruar, i qëndroi besnik vokacionit poetik. Sot është në rrumbullakësimin e njëqind titujve të publikuar. Një ditë kishte ndarë mendje që dorëshkrimin “Diku në fund të një fillimi” të ma besoj mua për redaktim e lekturim . E pranova me gjithë qejf dhe u ndjeva i nderuar.

Libri “Diku në fund të një fillimi” është shkruar me një frymë, madje vetëm brenda një jave (23 mars- 29 mars 2013). Ashtu e ka frymëzimi. I bekuari, të vjen kur ia do zemra e jo kur ti e thërret. Nisur nga kjo rilindasit tanë dhe në përgjithësi krijuesit madhorë, frymëzimin e konsideronin si akt hyjnor, si komunikim të drejtpërdrejt me Perëndinë.

Libri më i ri i këtij poeti është ndarë në tre cikle të titulluar:

I.                  Jepu një shans duarve tuaja,

II.              E pamë një hartë të grisur dhe

III.          Diku në fund të fillimit

Duhet cekur se poezitë e kësaj përmbledhjeje, edhe pse në të parë duket të thjeshta, të lehta, me një rime të brendshme, në vete ngërthejnë porosi të qarta. Ato janë meditative e shumë të thella, me refleksione shumëdimensionale, me ngjyrime e kolorit autokton shqiptar. Heroi lirik është njeriu ynë, I djeshmi dhe i sotmi, që me stoicizmin e vet sfidoi padrejtësitë e historisë njerkë.

Kështu, duke e skalitur portretin e babait tek poezia me titullin Babai im, pos tjerash ai shkruan:

Babai im

Si dasmat

I adhuronte luftërat

 

Ai burrë sy gështenjë dinte

Si askush tjetër ta përbuzte frikën

Dhe të tallej me vdekjen

deri në pafundësi

 

babai im

Ndjesë pastë

sa shumë e donte lirinë

 

Një tablo e bukur realiste, ku malësori, i lidhur si ashti me kockën për truallin e vet, i donte njësoj si dasmat si luftërat. Ai e përbuzte  frikën dhe tallej me vdekjen, ngase shumë e donte lirinë. Poeti, pas njëqind vjetësh (sigurisht e mendon 100- vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë) sheh një dritë, dhe, ashtu si Migjeni që dikur kërkonte një Mbinjeri, sikur parapëlqen një ndryshim, një risi, një metamorfozë, sepse në poezinë “Preke lotin deri në fund thotë:

Po deshe

Preke shpirtin tënd deri në lot

Nga loti do mbijë molla

Kurse nga molla

Një njeri

Krejtësisht i ri

 

Siç e thashë edhe në fillim, vargjet e kësaj përmbledhjeje, si kur flasin për fëmijërinë e pa fëmijëri të poetit, si kur flasin për dashurinë, që rrënjët i ka më thellë se sa rrënjët e urrejtjes, madje edhe kur i kthehet ledhnajave të historisë e tregon për kalanë e vendlindjes që ishte edhe para Rozafës, janë stolisur me fjalë të zgjedhura poetike e përplot simbolikë e figurshmëri, duke ia siguruar vetes vendin në faqet e antologjive më të përzgjedhura.

Vargu i lirë i Adem Zaplluzhës nuk është vetëm formal e struktural. Jo, ai është edhe funksional dhe nënkupton edhe liri mendimi e liri veprimi. E kjo, sipas poetit, arrihet vetëm atëherë kur njeriu lirohet nga vetvetja:

 

Nëse nuk çlirohesh nga vetvetja
Ti kurrë nuk do të jesh i lirë
Miku im...

 

Këtë e thotë edhe në fillim, në poezinë “Jepu një shans duarve  tua”, duke porositur:

Të thash

Jepu një shans duarve tua

Të brishta

Dhe fluturo ku të duash

Nëpër botën e miniaturave...

 

Pa dashur të lëshohemi më thellë në hullinë e këtyre qilizmave të punuara me përkushtim, ku secila strofë e secila varg përshkohen nga një polisemi nëntekstuale dhe japin porosi, marrë guximin të them se përmbledhja më e re e poetit Adem Zaplluzha Diku në fund të një fillimi” parqet një nga perlat e poezisë së sotme shqiptare,  andaj edhe shpresoj shumë se do të pritet mirë nga lexuesit dhe do të këtë jetëgjatësi në bibliotekat tona.

Galicë, 25 korrik 2013B  Bedri TAHIRI

 

Jepu një shans duarve tua

 

Cikli i parë

 

JEPU NJË SHANS DUARVE TUA

 

Jepu një shans duarve tua

Dhe gëzohu

Si fëmijëria e ime kur m’i mbathnin

Këpucët e arnuara

Sa herë që na vinin festat

 

Fare mirë më kujtohet

Këmisha e verdhë

Si të atyre kukullave

Të dyllta

Nëpër vitrinat e qytetit pa emër

 

Hej njeri

Ti ethshëm po fluturon

Ngjyrave të verdha të kohës

Cila është rruga e jote

Në këtë univers të vogël

 

Bërtit deri në kupë të qiellit

Askurrë nuk të dëgjojnë

Zogjtë e shurdhër

Sonte

Qenkan dehur si kjo natë

Buzët e kuqe të hënës

 

 

 

 

 

 

 

 

2.

 

Të thash

Jepu një shans duarve tua

Të brishta

Dhe fluturo ku të duash

Nëpër botën e miniaturave

 

Jepi edhe një shans këmishës tënde

Sa qenka e vogël hapësira

Kur ajo nëpër skutat e mendjes

Pa dashje i ndryshon

Ngjyrat  e kapëseve

 

Jepu një shans duarve tua

Dhe provo të çiftëzohesh

Si zogjtë endacak në fluturim

O njeri

Jepu një shans duarve tua

 

DALIN NJERËZIT

 

Përtej nesh

Zhurmët e motorëve

Kurse nga brendia e jonë

Një kujtesë e largët

Pikon si balsam rrëshire

 

Ec deri te ëndrra jote

Nëse mbërrin

I tejkalon të gjitha dhimbjet

Dhe parashikimet

Që ta zënë rrugën

Nëpër tërmalet e kalldrëmeve

 

Një piskamë

Vjenë nga larg dhe uturin

Si zëri i ndërgjegjes

Dëgjohen rrapëllimat e erës

Së përzier me frikën

 

Përtej nesh

Hapat e pasigurta të ditës

Çapojnë nëpër baltën prej deltine

Nga gryka e malit

Zbresin hingëllimat

E kuajve të egër

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Nëpër korije

Nuk pushojnë çiftëzimet

E kaprojve

Te arkivolet e qytetit pa emër

Dalin njerëzit

Dhe i presin ardhjet e ngutshme

Të fluturave të metalta

DËNESIN NËNAT PA LOT

 

Edhe pak

Sa pak paska mbetur

Deri te ëndrrat e lumit

Kjo natë ziliqare

Akoma nuk u takua

Me ardhjet e zogjve shtegtarë

 

Kur na ikën djemtë

Ishin kohërat e liga

Më të liga se çdo ligësi

Iknin edhe pulëbardhat

Nga kiçat e dhunuara të anijeve

 

Këto tërbime valësh

Me gjasa

Po tunden në shpirtra varkash

Po ikin shirat nga kjo tokë

Po ikin mjegullat

 

Nënat te moli nuk qajnë më

Një zë i lashtë del nga uji

Dhe si nëpër legjenda

Dëgjohen këngët e sirenave

Këndon deti

Në elegjitë e nënave pa lot

 

 

 

 

PEMA

 

Kjo pemë

Që degëzohet në disa drejtime

Shpirtin e ka thellë në tokë

Herë i lëshon rrënjët si bubullimat

E herë

Shkreptijnë si vetëtimat

 

Rritet në shpirt pa kaçerr

Dru prej ashti

E mishi i trojeve tona

Kjo pemë

Nëna e zogjve shtegtarë

Thellë në shpirtin e saj

I kashais legjendat

 

Kjo pemë

Që po mbinë nga kujtesa

Erdhi me një kërrabë prej ashti

Pema e fshatit tim

Kambana që zgjohet

Para lindjes së diellit

 

 

 

 

 

 

TUNDEJ DETI DIKU LARG

 

Kalonte tej rrugës

Me një kafkull të thyer

Murrlani fërshëllente me stuhi

Te kajsishtat qante një breshkë

 

Kahmos

Dëgjohej kuja e erës

Kur nën kafkullin  e ditës

Kafshërisht zvarritej trishtimi

 

Në kiçin e një varke

Binte shi stërkalash

Moli përkundej në hapësirë

Si rapsoditë e lodhura dremitej deti

 

Fanari i përngjante qirinjve

Që ndizeshin në largësi

Tundej mbrëmja mbi një varkë

Tundej deti diku larg

IKJE BIBLIKE

 

Kjo thupër e çeliktë

Me gjasa doli

Nga bërthama e tokës

Sa herë që mjegullat i shkundin krahët

Nën një pemë

Te kopshti

Shkunden vashat e bukura

 

Shkunden edhe yjet

Mbi flokët kaçurrela të hënës

Kurse telat dridhen

E përdridhen si thuprat

E shpirtit prej mishi

 

Në gjoksin e kambanës

Hapen si bilan

Faqet e librave të vjetër

Hapen për ata

Që lexojnë të kaluarën dhe të ardhmen

 

Hapet edhe zemra e tokës

Dalin në shesh mëkatet

Notojnë arkivolet

Nëpër kujtesën e shiut

Mbi ca dërrasa prej shimshiri

Notojnë kafkat e thyera

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Kjo ikje e madhe biblike

Me dyndje njerëzish

Sonte nuk paskan të ndalur

Si nga ferri

Po ashtu edhe nga parajsa

Ikin

E nuk ndalen kufomat

 

ZOGJTË E SHIUT

 

Nuk kuptova askurrë

Se si u zbraz banesa ime e fundit

Mbasi ikën mëkatet

Asnjë zog i vetmuar nuk banonte

Në atë zbrazëtirë

 

Kur erdhën miqtë

Festa kishte përfunduar

Nën degët e fishkura të mollëve

Patën mbetur disa kërmij

Me kafkuj të thyer

 

Vetëm zëri i shurdhtë

I  një darabuku

Lexonte epitafet e rishkruara

Dhe qante si era nëpër të qarat

E trungjeve në kajsishtë

 

Një dru i moshuar bërcani

Po i përngjan këto ditë

Kafkullit të një breshke

Me gjethet e fishkura të stinës

Era e jugut

Po e shuan urinë

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Në disa lloje bërhozi

Fshihen ushtarët prej milingonave

Varfëria

Kafshërisht po i kafshon

Zogjtë posa çelur të shiut

BABAI  IM

 

Babai im

Sygështenjë

I përngjante rrapeve

Sa herë që qante shiu

Ia fshinte lotët e ngrirë

Me një shami prej mjegulle

 

Në disa raste

Shndërrohej në breshër

Ua zinte frymën lisave të zinj

Kokëfortësinë e mbështeste

Te një pushkë e vjetër

Dhe këndonte maje krahut

 

Babai im

Si dasmat

I adhuronte luftërat

 

Ai burrë sy gështenjë dinte

Si askush tjetër ta përbuzte frikën

Dhe të tallej me vdekjen

deri në pafundësi

 

babai im

Ndjesë pastë

Sa shumë e donte lirinë

NGA ZËRI I KAMBANËS

 

Në një shishe të qelqtë

Me një tapë prej dylli

E mbylla ditën

Qante peshku në rërë

Qanin dallgët te moli i vetmuar

 

Një fanar i vjetër

Nëpër sirtarët e kujtesës

I kërkonte kohërat e humbura

Në ditarin

E një peshkatari të moshuar

Ishte ndalur ora e një kohe

 

Dallgët shkonin e vinin

Si tërbimet e uturimave

Nga thinjat e një anijeje

Të përmbytur

Kishin dalë sirenat

Dhe këndonin me mallëngjim

 

Qante edhe deti me ngashërim

Nga zëri e kambanës

Doli një dritë inkandeshente

Dhe hipur

Mbi një kërrabë prej ashti

Kalëronte tok me yjet

 

NE TË GJITHË

 

Ne të gjithë shkonim pas saj

Ajo ikte

Prej shirave të mëdha

Nën sandalet e kuqe

Fshihej sekreti i heshtjes

 

Ne të gjithë huazonim lule

Nga kopshtet më të mira të qytetit

Ajo i adhuronte ngjyrat

E tejdukshme të ylberit

 

Në disa raste qeshte me ne

Kur ne qanim pas saj

Ne të gjithë çunat e lagjes

Nën sandalet e saja të kuqe

I  kërkonim sekretet e një bukurie

Që nuk i përngjante bukurisë

 

Ne të gjithë në lagjen e kojrrilave

Kishim një përrallë

Me dy ëndrra

Herë shihnim ditën

E herë netëve të vona

Kur na tradhtonte gjumi

JEPU NJË SHANS DUARVE TUA 2

 

Mos pyet askënd

Jepu edhe një shans duarve të tua

Nëse për asgjë tjetër jo

Atëherë jepu një shans

Hijeve që s’ndahen prej teje

 

Ne të gjithë i duam shirat

Por jo ato që reshin nëpër ëndrrat tona

Jepu një shans duarve

Të bisedojnë me vetveten

 

Kur ndryshojnë stinët

Do ndryshojmë edhe ne

Andaj të mos e pyesim askënd

Për prejardhjen e fjalës

 

Të ecim kokëlartë

Deri te bigëzimet e të gjitha lumenjve

Dhe te delta e ëndrrave

Ta kërkojmë etjen e fëmijërisë

 

Jepi edhe një shans

Shansit tënd të fundit

Deri sa kalon prej një ane të rrugës

Në anën tjetër të ëndrrave të tua

 

 

 

 

 

 

PËRTEJ KËSAJ DRITE

 

Hapi i parë është

Shansi i tretë për ditën e sotme

Jepi edhe ti vetvetes rastin

Që të ecësh

Deri te përralla e kësulëkuqes

 

Mos ja vënë veshin

Dhëmbëve  çatall  të ujkut

Vetëm në përrallë lind imagjinata

Ti lype shansin tënd

Edhe në bërthamën e pluhurit

 

Sot është një ditë e mbarë për ty

Po i hape mirë sytë

Kurrë më nuk do t’i mbyllësh

Jepu një shans syve të tu

Le të shohin zhgjëndrrën

Përtej kësaj dite në brishtësinë

E hijes së mollës

KËTO PEMË

 

Këto hapësira

Dhe ndërhapësira nuk paraqesin

Asgjë tjetër

Pos një rrethi magjik

Në syrin e lepurit të plagosur

 

Edhe në ikje e sipër

Këmbët e pasme

I përngjajnë rrotave të arabasë

Njerëzit kërkojnë në biografinë e erës

Fjalën e parë dhe të fundit

Të dehjes nga trishtimi

 

Poqë se ngjan e kundërta

Ku do t’i vendosim duart

Morfologjia e pritjes

Mbase ka një domethënie tjetër

Kur ndryshket ora e diellit në stacion

 

Këto pemë që rriten pa gjethe

Me gjasa

Vijnë nga kohë e gjenezës së njeriut

Dhe për një gjethe të mollës

S’duhet prerë trungun

Që rritet në mendjen e kujtesës

NJË MOLLË

 

Pak para agullimës

I pash pemët

Kah zhvisheshin si për gjerdek

 

Një mollë

Mbase ajo e sherrit

Kishte mbetur pa fustanin e saj

Të nusërisë

 

Kurse pemët e tjera

Si nëpër filma pornografik

Luanin një lloj valsi

Që kurrë nuk është lozur

Në tokën tonë

 

Qante një qemane

Po ashtu edhe degët e thyera

Nuk e ndalnin vajin

Kopshti eksperimental

I shkulte flokët e thinjura të erës

 

Një trung molle

Vetmon në heshtje

Dhe bisedon me degët

Për një kohë tjetër

Kur dikush ia hëngri gjethet

Akoma pa rënë në tokë

 

THYERJA E HIJEVE

 

Ajo i humbi

Të gjitha rrugët e saja në bixhoz

Vetëm syri i majtë

I mbeti peng

Mbi një tavolinë prej kadifeje

 

Dhoma e gjumit

Kundërmonte alkool

Asnjë mizë e mërzitshme

Nuk ia prishte qetësin ajrit të tymosur

 

Mbi një komodinë të vjetër

Flinte këmisha e natës

Pikë gjumi në sy nuk kishte sterra

Vetëm shiringat e përdorura

Këndonin një baladë të lashtë

 

Iku edhe një natë si kjo

Të gjitha udhët ikën përtej detit

Letrat e shkruara përjetonin

Thyerjen e  hijeve

Që zbritën ngadalë

Mbi portretin

E një tabloje prej trishtimi

 

 

 

VRAPUAN EDHE NJERËZIT

 

Nëpër sipërfaqet  e një vazoje

Vrapuan kaprojtë

Dhe lulet

Vrapuan edhe njerëzit

Deri te burimi i etjes

Askush nuk mbërrini atë ditë

Deri te maja e kujtesës

 

Binte një lloj lagështie

Ne s’mund ta dallonim shiun

Prej shtrezës

Ikëm disa ditë nga vetvetja

Por kurrë nuk arritëm

Në kohë të duhur

Të takohemi te çezma

 

Ende vrapojmë pas një ylli

I cili as që ekziston

Ne vetëm në imagjinatë

Mund të takohemi

Me vrapin ngadhënjyes

Të kaprollit në ikje

PREKE LOTIN DERI NË ASHT

 

Preke ashtin deri në lot

Edhe përtej lotit

Mund ta prekësh hijen e mollës

Një gjeth i harruar

Zgjohet në kujtesë

 

Kur e kapërcyem malin

Për herë të parë

Pamë një dritë prej ylberi

Pas njëqind vjetëve foli gjaku

Folën malet

 

Preke lotin deri në asht

Përtej tij

Nuk ke se ku të shkosh

Ti mund të zbresësh nga molla

Por sërish

Në mollë shndërrohesh

 

Po deshe

Preke shpirtin tënd deri në lot

Nga loti do mbijë molla

Kurse nga molla

Një njeri

Krejtësisht i ri

 

 

 

 

MBISHKRIMI

 

Jeta ime

Kaloi prej një dështimi

Në dështimin tjetër të ekzistencës

Asnjë rrugë nuk ngjizej

Me rrjetin e merimangës

 

Eca mbi dymijë vjet

Mbase edhe më shumë

Nga bërthama e kujtesës

Lindën zogjtë e bardhë

Në përparësen e një dite

I zbrita

Të gjitha mollët e pjekura

 

Kur hasa te gjethja e kalbur

Pash një mbishkrim

Askush nuk diti të lexojë

Një epitaf të vjetër

Te ai gjeth i rënë

Dy pëllumba të egër

Ndërtuan një çerdhe amshimi

VETËM NJË ZOG REBEL

 

Rrallë kush

Mund ta kuptonte shpirtin tonë

Ne ishim fëmijët e burgjeve

Na vranë dhe na varën

Nëpër llogore trishtimesh

 

Deshëm të ecim

Deri te një dritë e bardhë

Në rrugëtimin tonë

Na ngufatën

Kush e di se për të satën herë

Do hije të zeza

 

Rrallë kush

Mund të qëndronte kaq stoikisht

Me një koçan misri

E mbajtëm vertikalisht shpirtin

Edhe ecëm me mija vjet

Deri te burimi i dritës

 

Ne fëmijët e burgjeve

Që s’patëm asnjë mik

Përpos kovës së urinimit

Dhe një zog rebel

I cilin për çdo ditë

Na sillte lajme nga atdheu

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

E pamë një hartë të grisur

 

Cikli i dytë

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

PËR ÇDO MOT

 

Për çdo ditë shihemi

Por askush

Nuk e njeh njëri- tjetrin

Nëpër qerpikët e kohës

I kapërcejnë me shikimet tona të verbëta

 

Kur vijnë stinët e dhembjeve

Përherë i përkujtojmë ndarjet

Dhe ecim si somnambul

Deri në fundin e një fillimi

Që kurrë nuk përfundon

 

Për çdo mot

Nxjerrim nga kujtesa

Kovën e trishtimit

Nëse jo për asgjë tjetër

I nxjerrim për t’i ujitur kujtimet

 

Sa herë që na dalin para syve

Imazhet e një kohe

E cila nuk duhet të kthehet

Kurrë më

Rrëqethemi deri në trishtim

Nga ajo grithje e mendjes

Prishtinë, 23 mars 2o13

 

 

 

 

 

ZGJOHESHIN VARRET

 

Sa herë që i mbathëm

Kuajt e egër të rrufeve

Në mendjet tona

Si nga baladat

Dëgjoheshin trokëllimat

Mbi fluturimet

E imazheve të dykrenorëve

 

Zgjoheshin nga djepat e rapsodive
Burrat e dheut
Me këngët majëkrahut
U bënin zë lisave
Dhe kurrë më
Nuk u ndalën hingëllimat
 
Hingëllonin edhe lisat

Në maja malesh

Zgjoheshin varret

I thërrisnin zanat e mira

Për t’i dalë zot  kësaj toke

ZOTËRI I MIRË
 
Zotëri i mirë
Mbase ty të vajtuan kot
Për bartjen e një guri
Tërmal mundësisë
 
Kurse unë
Gati njëqind vjet
Barta një dhembje
Dhe asnjëherë
Asnjë pikë loti
Nuk pash në sytë e njerëzve
 
Gurin tënd e thërrmuan erërat
Kurse lotët e mi
U bënë dallgë trishtimi
Dhe m’i përmbytën
Të gjitha ëndrrat
 
Zotëri i mirë
Koha është t’i ndërrojmë vendet
Lërma mu gurin tënd
Legjendë
Merre dhembjen
Dhe lotin tim
Që akoma
Nuk e shëroi ky shekull
 
 
 
 
 
 
 
 
 
E PAMË NJË HARTË TË GRISUR
 
Kaluam mbi ritmet e një muzike
Ecëm tej lumit këmbëzbathur
Si njerëzit pagan
I ruajtëm  lashtësitë e përrallave
 
Me një fyell druri
U bëmë zë perëndive
Thonë se Pani i takonte fisit tim
Dhe pas lisave i thërriste cirqet
 
Kur dolëm nga lëkura e dheut
E pamë hartën e grisur
Dhe lotët e Ptolomeut
Që pikonin në një shkëmb stralli


                  Prishtinë, 24 mars 2013

 
 
 
 
 
 
 
FËMIJËRIA IME
 
Tregojnë se
Në fëmijërinë e hershme
Nuk i kam lënë dy gurë bashkë
Nën mollët e qytetit
Ose te kajsishtat
I mbushja xhepat me bërhoz
 
Mes dy gurëve
Ku pushonin evgjitët e lagjes
I fshehja kafkujt e breshkave
Dhe prej tyre thurja
Disa lloje bilana
 
Fëmijëria ime
Nuk i përngjan sot
Asnjë fëmijërie
Ishte kryeneçe si koha
Hingëllonte kur ja prishnin gjumin
 
CA KAFKUJ BRESHKASH
 
Grumbuj pikturash
Mbi një tavolinë të vjetër
Qeshin me baltën surrealiste
Të mëhallës së shkrumbuar
 
Gratë me nga një shami të zezë
Kalojnë duke fshehur kokën
Mbase i mbulojnë fytyrat
Nga mushkonjat infektuese
 
Pranë murishtave
Një skulpturë e Agim Çavdarbashës
Kafshuar nga koha
U zgërdhihet kalimtarëve frikacakë
 
Kurse nën këmbët e thyera të tavolinës
Ca kafkuj breshkash
Si nëpër përralla lozin
Mes kafkave të ndrydhura njerëzish
 
Disa hapa tej tavolinës
Qeshin me të madhe karriget
Mbase të harruara nga koha
I përqeshin edhe pikturat e pluhurosura
 
 
 
KJO RINJOHJE ME FËMIJËRINË
 
Kjo rinjohje me barin
Dhe frymëmarrjen e erës
Po ma përkujtojnë
Fëmijërinë e hershme
Më kujtohet kur i kalëronim
Kërrabat e gjyshërve
Që rrinin të varura
Nën strehët e çative
 
Tërë ditën me thonjtë e përgjakur
Vraponim pa brenga
Pas një topi
Të mbaruar prej çorapeve
Dhe sërish dikur vonë
I kalëronim kërrabat
 
Më duket se
Fare mirë na njihnin kuajt e qyteti
Dhe qeshnin me ne
Ndoshta edhe me fëmijërinë tonë
Pa fëmijëri
Andaj edhe na i falnin këto shejtanllëqe

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

 

 
 
 
Kjo rinjohje me të kaluarën
Dhe me barin e njomë
Shndërruar në bërhoz
Që po bigëzohen në kujtesë
Po më kthejnë deri te burimi
Dhe sërish paskam filluar
Të vdes nga etja

 

DALIN ZËRAT NGA NËNTOKA
 
Sa i paska të gjata duart
Kjo botë e ime prej dune
Diku larg
Te ato hapësira të kaltra
Po mbyten mirazhet e një dite
 
Po vijnë
Ose po ikin mjegullat tej lumit
Në librat  e shenjtë
Kanë filluar të bien shtrezet
E mbi kryqe fjalësh dënesin arkivolet
 
Sonte qenka tepër vonë të ecim
Shumë vonë
Për rinjohjen e meteorëve
Nga thellësia e qiellit blu
Zbresin jashtëtokësorët
Dhe enden rrugëve
Me imazhet e ndrydhura
 
Vonë shumë vonë
Dëgjohej zëri i heshtjes
Nga telat e ndryshkura të pritjes
Shpërthejnë zërat e nëntokës
Shpërthejnë dhe bredhin
Si zogjtë e humbur të shkretëtirës
 
 
 
DETET MË MORËN NË QAFË
 
Detet më morën në qafë
Si mjegullat e bardha
I doja pulëbardhat
Për mua nuk kishte kufi
Kudo udhëtova
Pa pasaportë biometrike
 
Detet më morën prej ëndrrave
Nuk desha të dëgjoj asnjë përrallë
Sa herë që doja të udhëtoj
I mbyllja sytë si lepuri
Dhe qielli ishte i tëri
Në brendinë time
 
Detet ishin në mua
Dhe me mua
Sa herë që hidhëroheshin dallgët
Unë bëhesha shtrëngatë prej  uji
Dhe u këndoja peshqve
Një elegji të lashtë
E cila banonte
Në kafkullin e mbretërisë së psalmeve




NJË KALË I LODHUR
 
Këto vargje
Që shpërthejnë nga ky shkëmb
Po më marrin me vete
Pas meje vinin edhe ca këpucë
Që u përngjanin
Tullumbave të Lulit
 
Vinte si një uturimë  prej  trishtimi
Dhembja e një kohe të kaluar
Mbase edhe sot shtrihet
Nëpër skutat e shpirtit të skamjes
Një jehonë nga lashtësia
“A do qymyr, zotni”
 
Një kalë i lodhur
Me veshtë lëshuar për toke
Kafshërisht i përngjante skamjes
Nga krifat me dregëza
Pikonin copa kaçerri
Kahmos pikonin
Ca bigëzime prej trishtimeve
NJË KUKULL E DRUNJTË
 
Më kujtohet
Kur isha një kukull prej druri
Si me krifat e kalit të egër
Lozte era
Me flokët e mia të shëmtuara
 
Prej duarve kalonte
Te gishtat e këmbëve
Lozte
Dhe kafshërisht qeshte
Kur takohej me lotët e mi
 
Ishin ato kohëra të liga
Ku nuk mund të ekzistonin
As ujqërit e tërbuar
E lëre më
Një kukull prej druri
 
Më kujtohet dhe asnjëherë
Nuk më ikën nga mendja
Kur me dhunë ardhacakët
E zunë katin e tretë
Kurse neve
Kinse nga mëshira
Na lënë
Që të flemë pranë balushës
 
NE ASNJËHERË NUK KUPTUAM
 
Poqë se sot ose nesër
I mbërthejmë mendimet
Me një kapëse prej kashte
Do jemi shumë më afër
Kukullave prej duralumini
Se sa të atyre të drunjta
Që çapojnë rrugëve të pluhurosura
 
Ne asnjëherë nuk kuptuam
Se si mund të këndojnë
Kukullat
Por gjuha e tyre e drunjtë
Kishte një tjetër trajtë muzikore
 
Herë këndojnë
E herë
Prej fjalëve të cuklave
Krijojnë ca zëra zogjësh
Që nuk mund të dallohen
Prej të lehurave
Kukullat e mia të gjora
Fare mirë e din
Dhe kanë mësuar
Të qajnë dhe të këndojnë shqip
 
 
 
 
 
2
 
Po deshe
Ledhatoi këmbët e saja prej druri
Ose qortoi
Kafshërisht qortoi
Sytë prej fasules së zezë
 
Sillu me ndjenjat e drurit
Ashtu siç
Janë sjellë me ty njerëzit
Unë di
Ti çdo herë je dalluar
Edhe prej kukullave
 
Na ke thënë
Se në gjumin  tënd
Asnjëherë nuk kanë ardhur ëndrrat
Thonë se
Ti ke pirë qumësht
Prej përrallave
Kukulla ime e vetmuar


NUK I PËRNGJAN LOTIT TË ZHURIT

Sa herë që i prekim gjërat
Nga dy herë
Ato humbin bukurinë nga vetvetja
Humbin nga diçka
Që nuk mund ta dalloj
Syri tekanjoz i njeriut
 
Ngjanë që kur i prekim lulet
Për të dytën herë
Ato po ashtu e humbin ngjyrën
Dhe shijen e aromës
Së kujtesës së rrënjës
 
Thonë se asnjë gotë
Dy herë nuk mbushet me verë
As trishtimi nuk përjetohet
Në të njëjtën mënyrë
 
Gjërat dhe njerëzit ndryshojnë
Si grimcat e atomit
Po ashtu edhe shpirti i bërthamës
Nuk i përngjan lotit të zhurit


                  Prishtinë, 25 mars 2013

 
 
 
 
 
 
 
 
DIKU THELLË NË SHPIRT
 
S’janë të zbrazëta fjalët
Kur thonë se
Atje ku s’ka dashuri
Nuk rriten as pemët
 
Në kujtesën e rrënjëve
Si nëpër balada zgjohen poemat
Thellë shumë thellë
Nga brendia e tokës
Si kërpudhat pas shiut
Lulëzon urrejtja
 
Nëse fushat e lulëzuara
Nuk ujiten me dashuri
Ato fishken para çdo fjale
Dhe thyhen si gotat e kristalta
Nga syri i keq
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Këto bimë të njoma
Ose të thara
Që po na mbinë në kujtesë
Rrënjët i kanë diku thellë
Më thellë se rrënjët e urrejtjes
 
Nuk thonë kot
Se dashuria lind nga rrënja
Dhe rrënjët i ka
Diku thellë në shpirt
FJALËT BUROJNË NGA SHPIRTI
 
Poezia  nuk është më poezi
Po që se nuk lind
Si fryma e mirë
Nga shpirti i sinqertë i  poetit
 
Mbase i ka edhe dy rrënjë
Njëra hynë
Thellë në të çarat e tokës
Kurse ajo tjetra
Zë vend
Në frymëmarrjen e gjetheve
 
Sa herë që këndojnë zogjtë
Fjalët burojnë nga shpirti
Ashtu siç paraqiten engjëjt
Nga brendia e qiellit
Dhe ia thonë psalmeve
Deri sa t’i zgjojnë milingonat
 
Këto fjalë prej zjarri
Pikojnë në zemrat e  njerëzve
Kur poeti
Ia lëshon mëgojëzat poezisë
Thellë shumë thellë
Në zemrën e tokës
Bigëzohen ëndrrat e lumenjve
 
 
 
 
ATJE TE DUNAT PREJ MJEGULLAVE
 
Mes kësaj kornize
Dhe këtyre përmasave biblike
Fshihen gjërat e vogla
Aq të vogla
Sa që pa kurrfarë frike
Mund të hynë bubuzhelet
Në syrin e njeriut
 
Me një grusht nostalgji
Do e mbuloj këtë epitaf
Që vite me radhë po qanë
Mbi një lule zambaku
Që i përngjan mjellmës
 
Ti mos u bezdis
Kështu ka qenë përherë
Dhe do të jetë po kështu
Edhe në të ardhmen
Te varret e krishterëve
Miqtë e mi
Bisedojnë me kryqet e dehidruara
 

 

 

 

 

 

 



 

 

 
 
Nga një imazh i verdh
Po largohen
Zogjtë e egër biblik
Atje te dunat prej mjegullave
Po mbinë detet
Dhe po fundosen malet
Në flluskat
E përkryera të stërkalave

 

TË TILLË ISHIM
 
Nëse jeni të sinqertë
Ju do ta përqeshni deri në pafundësi
Gjeneratën tonë
Që e fshihnim dashurit tona
Edhe prej hijeve
 
Të tillë ishim
Dashuria e jonë shpallej fshehtë
Nuk kishim kurajë dhe  guxim
Tu themi grave tona të dua
Moj nuse
 
Ne dashurit tona i shpallnim
Kur të gjitha yjet
Iknin nga qielli,
Atëherë kur këputeshin meteorët
Dhe hëna
Fshihej pas shkurreve
 
Nuk i përqafonim as fëmijët
Në kodet e maleve
Dhe të etërve
Fshihej diçka më e madhe
Se dashuria
Fshihej kinse burrëria
 

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Kurse nëpër dhomat e gjumit
S’kishim as turp
E as frikë
Për t’i plotësuar
Humbjet e çasteve
Në zbrazëtit e ditës
Kafshërisht dashuronim
Vetëm në sterrë


           Prishtinë, 26 mars 2o13

 
 
 
 
 
 
JEMI NJERËZ
 
Ne lindim dhe vdesim
Nën pemët e yjeve
Sa herë që i shkundim shpatullat
Bien gjethe meteorësh
 
Herë i përngjajmë stuhive
E herë dashurisë
Nga mëngët e mëngjeseve i shkundim
Uturimat e maleve
 
Jemi njerëz që u përngjajmë
Arkivoleve të blerta
Për një fjalë goje
I shembim shkëmbinjtë e stralltë
 
Në urtinë tonë
Mund të flenë edhe detet
Por nëse ngjan e kundërta
U përngjajmë demave të tërbuar në arenë
NE NË ÇDO KOHË
 
Udhëtimet  tona kah e kaluara
Dhe e ardhmja
Nuk kanë të ndalur
Ne për çdo ditë i ndërrojmë vendet
Dhe qytetet
 
Një ditë flemë
Nën hijen e shelgut të pikëlluar
Kurse ditën tjetër i recitojmë
Psalmet e një kohe të largët
 
Nëse na zë nata
Nën kujtesën e plepave të bardha
Herët në mëngjes zgjohemi
Me trishtimin e gjetheve
 
Pranë degëzimeve të lumenjve
Bisedojmë me pulëbardhat
Për itineraret e fundit
Të anijeve të fundosura
 
Prej lindjes deri në vdekje
Nuk na ndalen udhëtimet
Ne në çdo kohë
Jemi në rrugëtim e sipër
 
 
DO I PËRNGJAJMË KAÇERRIT
 
Një ditë papandehur
Do e lëmë njëri- tjetrin
Kështu që në një mëngjes
Ose në mbrëmje vonë
Do zgjohemi të vetmuar
 
Dikush në shtëpi
E dikush tjetër te ndonjë shelg
Do i harroj këpucët
E lënë peng dashurisë
 
Kështu që ky udhëtim i jonë
Është i paparashikueshëm
Në vazhdimësinë e tij
Është vetëm një rrugë
Ajo e pa kthim
 
Ne një ditë
Në ecjet tona të pandalshme
Do i përngjajmë kaçerrit
Që rrinë varur si zogjtë e sëmurë
Nëpër degët
E një dimri të harruar
NDOSHTA TË KUJTOHET MARSI
 
Ndoshta të kujtohet marsi
Kur i fshehëm shirat
Në gotën e një nate
Nëse jo
Mendo pak më esëll për ato çaste
 
Ti nuk më lë atë ditë
Asnjë alternativë
Përpos kokëfortësisë së ikjes
Dhe kurrë më nuk i ndale hapat
Për të ikur nga ai mars
Në një mars tjetër
Më të çmendur se koha
 
Mbasi binte një shi imcak
Ose unë nuk shihja gjë tjetër
Përpos mjegullave të trishtë
Megjithatë
Kishte dënesje te plepat
 
Sërish po të them
Ndoshta të kujtohet ai mars i largët
Kur mbyteshin detet
Në një gotë të kristaltë
E nata shtirej
Kinse lëngonte diku në fund të kujtesës
AKOMA PO U BESOJMË RRËNJËVE
 
Atë çast
Mbase ishte vazhdimësia
E netëve të tjera
I besuam rrënjëve
Dhe u shndërruam në lule
 
Në të njëjtën kohë pamë
Se si zbritnin meteorët
Nga shkallët e mjegullave
Me një elegancë mbretërore
Lëviznin pemët
Kah degëzimet e lumenjve
 
Ndoshta ishin këto reflektime
Hijesh të dyshimta
Që paraqiteshin
Vetëm një herë në jetë
Ose vetëm disa imazhe
Të rrejshme reflektonin në hapësirë
 
Por vazhdimësia e asaj nate
Nuk di të ndalet
Kurse ne
Akoma po u besojmë rrënjëve
Prishtinë, 27 mars 2013


TË GJITHË KËTU
 
 
Njerëzit në këtë qytet
U përngjajnë
Kukullave të drunjta
I krehin flokët
vetëm një herë në javë
 
Kurse ditëve të tjera
Grumbullojmë
Qeska të vjetra najloni
Dhe gazetat e palexuara
 
Kur zvogëlohen muret
Akaciet i zhveshin këmishët
Dhe vrapojnë
Lakuriqe trotuareve
 
Derisa e zënë ngushtë vetveten
Në një sokak qorr
Dhe për pak lekë
I shesin degët
Që kanë mbetur
Pa njomësinë e gjetheve
 
 
 
 


 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Çdo gjë në këtë qytet
Ka nga dy palë mëgojëza
Sa herë që frenohen shirat
Mbi kokat e qytetarëve
Bien copa të mëdha kaçerri
 
Të gjithë këtu
Mbase
Nesër do u përngjajnë
Kukullave të drunjta
Pa asnjë qeshje njerëzore



ISHTE NJË STERRË E TRISHTË
 
Gjërat që i zhveshëm mbi komodinë
Ndoshta edhe mendimet tona
Sot kanë mbetur peng
Lukunisë së lehjeve të ujqërve
 
Ishte një sterrë e trishtë
Nga çatitë e rrënuara
Pikonte frika e mbetur
Që nga lashtësia
 
Në vajin e ullukëve
Ndryshkej hëna e dhunuar
Mbase
Nuk kishin pushuar
Akoma lehjet e natës
 
Rruga ishte e gjatë
Ne mbetëm të vetmuar
Nën pemët lakuriqe të lagjes
S’dallohej asnjë ndryshim
Përpos që qanin
Degët e thyera të natës lozonjare
 
 
 
 
 
 
 
 


 
 
 



 
 
 
Ndoshta edhe ne pa dashje
U përngjanim
Etërve tanë kryeneç
Nuk u kthyem asnjëherë
T’i shkundim pemët e pjekura
Deri sa  kopshtet tona
Me shekuj
I dhunonin mushkonjat e sëmura

 

FAJI
 
Më duket se
Sa herë që flasim
Fjalët tona i humbin shkëlqimet
Po zhvishen lakuriqe
Disi po ndahen nga shpirti
I dehidruar i drurit
 
Pranë tavolinave të zbrazëta
Dëgjojmë hungërima qensh
Derisa mjerimin e fusim në gotë
Kurse në mëkatin tonë
Fundosemi nëpër thellësi detesh
 
Vuajmë nga një sëmundje e panjohur
Zbrazemi si shtëpitë e vetmuara
Askush nuk na i hap dyert
Vetëm zëri i erës
Kohë pas kohe troket në vetëdijen tonë
 
Kur i hapim sytë
Mbase nuk shohim asgjë
Ndoshta pas syzeve tona të errëta
I fshehim sëmundjet e pulave
Ose fshihemi pas një faji
Që është duke na ndjekur pandërprerë

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Diku në fund të një  fillimi

Cikli i tretë

 

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

 

 
 
 
 
LEDHNAJAT E HISTORISË
 
Sonte s’mund të flas me drurët
Kthehem  nga një histori e trishtuar
Në këtë kurorë të lavdisë
Paskan mbetur peng
Vetëm hinoret e së kaluarës
 
Kush hyri në gjumin e lumit
Këto dallgë prej fjalëve
Po i përmbysin
Ledhnajat e historisë
Era frynte mbrëmë
Nga të katët anët e  kufijve
 
Kjo kala e vjetër
Themelet i ka ngritur
Në lashtësinë e kohës
Andaj asnjë furtunë
E as njeri
Nuk mund të futen
Në labirintet e fshehtësisë
Së kodeve
 
 

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

 

 
 
 
 
 
Kjo kala
Mbase ishte këtu edhe para Rozafës
Mbi këto mure të ngritura përreth
Frymëmarrja e bedenave
I ka mëkuar burrat
Që aq shumë donin atdheun

 

DIKU NË FUND TË NJË FILLIMI
 
Hapeshin dyert
Si nga një gojë e trishtuar
Dilte kolla e keçe
Kollitej fusha
I shqyheshin mushkrit e malit
 
Një njeri i huaj
Me gjasa
E kishte harruar shtëpinë
Diku në kujtesën e shembur
Të barit të fishkur
Qante një qemane me ngashërim
Mbarimin e një harrimi
 
Hapeshin portat
Hapej edhe goja e erës
Te kajsishtat e egra
Vajtonin shelgjet e pikëlluara
Po ashtu
Dënesnin edhe plepat e bardhë
 
Hapeshin dhe mbylleshin
Portat e gjymave të zbrazëta
Diku në fund të një fillimi
Mbase nuk kishte mbetur
Asnjë gotë me shpresë
TE NGJYRAT E KORNIZAVE
 
Sa herë që vetmojmë
Pranë shtretërve të hijeve
Na duket se dita
Kurrë nuk do të përfundoj
Prandaj kur lëvizin hijet
Ne ndjehemi të lënë peng kohës
 
Bredhim nëpër udhët e metropoleve
Dhe nuk dimë se ku jemi
Këmbët tona të dyllta
I skicojnë ecjet e këpucëve me taka
Dhe qeshin
Me kalimtarët e vetmuar
 
Diku te një kafene
Ku si paçavuren e palarë
I shtrydhim trishtimet e ditëve
Fundosemi si titaniku
Në një gotë të thartë vere
 
Kur dalim në rrah
Te ngjyrat e kornizave
Përballemi me befasitë
Që nuk mund t’i krahasojmë
As me përrallat tona të trishtuara
MOS SHIKONI KOT KAH QIELLI
 
Mos shikoni kot kah qielli
Ylli i juaj
Mbase ka kaluar
Shumë kohë
Para lindjes së diellit
 
Kur i hapët sytë
Nëpër trotuare kalonin
Mace me syze
Megjithatë
Pas xhamave të errëta
Kishin nga dy palë sy të kaltër
 
Qeshnin kalimtarët
Me udhëtarët e rastit
Qeshte edhe Lumëbardhi
Një tufë zambakësh të ngjyrosur
I kishin mbetur në shportë
Shitëses së luleve
 
Mos shikoni  kot kah qielli
Asnjë yll sonte
Nuk ishte e shitëses së luleve
Mbase ylli i saj
Ka kohë që është shuar
SI PËR INATIN TIM
 
Ti disi më paraqitesh
Vetëm në ëndërr
Pothuaj se për çdo ditë
Përsëritet tregim i  njëjtë
Për lulet që rriten
Ose shkulen nga kujtesa
 
Më kujtohet
Kur nga ekstremitetet e degëve
Hajnisht i këputje trëndafilat
Mbase stina e verës
Kishte ardhur më herët atë vjet
 
Ti kaloje verbërisht
Nëpër dhomën e ëndrrës sime
Dhe i laje duart
Me lotët e ngrohtë të mbrëmjes
 
Më kujtohet kur dëneste hëna
Si gërneta e evgjitit plak
Dënesnin edhe pulëbardhat
Mbi kaiket e thyera te moli
Si për inatin tim
Ti sërish më paraqiteshe
Si në ëndrrat e mia të shkuara
 
 
 
 
 
 
MOS QAJ MË MOJ NËNË
 
Një ditë do të kthehem
Me këtë trup të mishtë
Ose në bronz
Mos qaj më moj nënë
Mos qaj
 
Ti ishe ajo
Që na mësove
Ta duam lirinë më shumë
Se vetveten
Dhe dashurinë
Mos qaj më moj nënë
Mos qaj
 
Nëse kthehem në bronz
Do më ngroh përherë
Dashuria e jote
Mos qaj më moj nënë
Mos qaj
 
 
 
 
 
 
 
 
 
FRYNË NJË STUHI PREJ MËKATI
 
Përtej meje
Frika ime mes katër mureve
Një eremit i thinjur
Mediton për rrjedhën e lumit
 
Guralecët  sygështenjë
Kanë disa lloje ëndrrash
Etjet rrjedhin si të çmendura
Nëpër lagjet e evgjitëve
 
Një kryq i harruar te sheshi
Qe njëqind vjet vetmon në erë
Frynë një stuhi prej mëkati
Mbi flokët e thinjura të qytetit
 
Prishtinë, 28 mars 2013
I KËMBEJMË DUART TONA
 
Sa herë që na zë frika
Ne ëndrrat tona
I këmbejmë me gjumin
Dhe pastaj dalim në shesh
Si të lindur nga nëna
Këlthasim rrugëve të zhveshura
 
Nëpër trotuare shohim fëmijë të dehur
Dhe njerëz të klonuar
Nuk i besojmë askujt
Sepse as neve
Nuk na beson askush
 
Kështu
Duke jetuar me këtë mashtrim
I këmbejmë duart tona
Me krahë zogjsh
Por asnjëherë nuk fluturojmë
Nuk mund të largohemi
Nga pesha e jorganit
 
Me gazrat e natës sterrë
E mbulojmë kokën
Dikur vonë kur na del gjumi
Kuptojmë
Për ikjen e diellit përtej maleve
NA KA MBETUR AKOMA KOHË
 
Sonte do e shuajmë urinë
Me “Poemën e mjerimit”
Nëse nuk ngopemi
Akoma kemi kohë
T’i përziejmë rropullitë
E “Recitalit të malësorit”
 
Shumë vjet kaluan duke i lexuar
Këto vargje
Në sirtarin e kujtesës
Sërish po zgjohen të rrëqethurat
E fjalëve  të thëna
Por me një dhembje
Pak më ndryshe
Se atë që është përsëritur me vjet të tëra
 
Shumë gjëra kanë filluar të zgjohen
Ose po zbresin nga shkallët
E kujtesës
Vetëm poemat na përkujtohen
Mbase ende po na shërbejnë
Për shuarjen e urisë së përditshme
 
 

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Sonte sërish do shuajmë zjarrin e kujtesës
Me zhurmën e përditshmërisë së fjalëve
Megjithatë
Na ka mbetur akoma pak  kohë
T’i pastrojmë dhembët
Nga hijet e skamjes së përditshme
 
 
NËN PEMËT E NGRIRA
 
 
Ka diçka misterioze
ky mur
Sa herë që i gozhdoj kujtimet
Nga thellësitë e lagështisë
Dalin ca zëra njerëzish
 
Dalin dhe përzihen
Me shushurimën e gjetheve
Të rëna

Nën pemët e ngrira

Çelin lule ca degë të thata

Këtu ka diçka misterioze

Që troket në vetëdijen e dyshemesë

 

Tjegullat herë i ndryshojnë ngjyrat

E herë

U përngjajnë heshtjes

Së milingonave

 

Ky mur

Mbase është i vetmi që ka mbetur

Te murishtat e rrënuara

Dhe stoikisht qëndron

Përballë stuhive

Dhe kohës vrastare

 
 
NGA SYTË E LËBYRË
 
Nëse nuk çlirohesh nga vetvetja
Ti kurrë nuk do të jesh i lirë
Miku im
Asnjëherë sepse po që se
I frenon mendimet
Ti je një rob i përkryer
Që i shërben papërmirësueshmërisë
 
Me gjasa je i verbër
Më i verbër se sterra
Ti që verbërisht u beson librave
Dhe  profetëve
Kërkoje vetveten tënde diku tjetër
Kërkoje në shpirtin e vesës
Kur paraqitet ajo
Tok me brishtësinë e mëngjesit
 
Po të them miku im
Ti me të vërtet qenke i verbër
Largoi degët e ngrira të shimshirit
Nga sytë e lëbyra të ëndrrës
Se për ndryshe
Që në fillim të stinës verbohet pranvera
I NJIHTE MIRË LUTJET PAGANE
 
Mbase im atë
I njihte mirë lutjet pagane
Për çdo mëngjes
Prite te ullishtat e kishës
Lindjen e një dielli të ri
Që duhej t’i besonte një drite inkandeshente
 
I përshëndeste rrënjët e lulediellit
Dhe këndonte
Një këngë të vjetër pagane
Të cilën ne fëmijët
Nuk e kuptonim se çfarë thoshin
Lashtësia e atyre fjalëve
Por dëgjonim me vëmendje
Atë melodi të bukur te arkapitë e kishës
 
Sa herë që ulej  im atë
Mbi gurin e lagjes
Me një copë  llamarine të ndryshkur
E thërriste shiun
Dhe me kërrabën e stërgjyshit të tij
I ndiqte qentë endacak
 
Im atë ndjesë pastë
Donte një varrim krejtësisht ndryshe
Nga të tjerët
 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Përherë thoshte
Lërmani  një gur stralli
Nën kokën time
Atë strall të vendlindjes
Që askurrë nuk u besoi
Zotave paganë

 

NË VITET E DEMONSTRATAVE
 
Në vitet e demonstratave
Barrikadat i formonim
Prej njerëzve
Dhe gomave të djegura
 
Merrnim nga shtëpitë tona
Karrige të vjetra
Ose kusi prej llamarine
Dhe tërë ditën e lume
I binim atyre teneqeve
Të cilat na dukeshin
Si daullet e kushtrimit
 
Ne donim ta ndryshonim një sistem
I cili i kthente djemtë tanë
Prej ushtrisë
Nëpër arkivole të mbyllura
Dhe s’na lejonin “Rojet e nderit”
Kurrsesi t’i hapim
 
Në vitet e demonstratave
Ishim të parët në Ballkan
Që ja prishëm gjumin
E një sistemi vrasës
Dhe kurrë më
Nuk pati kohë të flejë
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Në vitet e demonstratave
Aq shumë e donim atdheun
Sa që u bëmë
Mish për topat e një ushtrie vrastare
Që na i gllabëronte fëmijët
Posa dilnin në rrugë
TË JESH NDRYSHE
 
Nuk është mëkat
Të jesh pak më ndryshe
Se vetvetja
Ti për çdo ditët duhet të ecësh
Para hijes tënde
 
Të jesh ndryshe
S’do të thotë t’i’ krehësh flokët
Me thonjtë e erës
Të jesh ndryshe domethënë
Të mos i përngjash askujt
 
Nëse je vetvetja e jote
Je po aq i madh
Sa edhe vetë njeriu
 
Të imitosh dikë tjetër
Duhet të jesh një kloun
I cili e imiton
Edhe vetveten nën dush
 
Të jesh pak më ndryshe
Do të thotë

Të jesh njeri i përsosur

I ditëve tona të varfra

NJË FENER
 
Për çdo mëngjes
Në stacionin e trenit
Fiksoj orën e ndalur
Këtu vijnë dhe shkojnë diku larg
Zogjtë e ngrirë
 
Përtej shinave të lënë kujtesës
Shoh një njeri të dehur
Kah e vendos kapelën
Mbi kokën e një trungu të kalbur
 
Ndoshta një Evë e mori gjethen e fundit
Dhe iku tejpërtejmes
Iku sikurse
Të mos kishte qenë kurrë këtu
Te binarët që s’përdoren më
Kollitet një tren i vjetër
 
Dhe feneri
Rri varur për një dege qershie
Asnjëherë nuk shkyçet
Rri dhe mendon për kohërat
Kur trenat bisedonin
Me udhëtarët
E vonuar te mëngjeseve
 
 
 
 
 
 
MË PRIT TE URA E GURIT
 
Ulu te Ura e Gurit
Dhe dëgjoje
Ofshamën e Lumëbardhit
Ulu miku im i fëmijërisë
Ulu kacule
Dhe thirre të kaluarën
 
Se vetëm atëherë
Mund t’i përgjosh shpirtrat
E guralecëve të bardhë
Si që i përgjoje
Vajet e myshqeve
 
Mos humb asnjë çast
Miku im
Pyeti dallgët
Që përbirohen mes gurëve të vegjël
Vetëm ato dinë fshehtësinë
E prejardhjes së ujit
 
 
 
 
 
 
 
2.
 
Pyeti edhe për kalanë
Dhe ustallarët e gurëve
Pyeti algat
Që e mbrojtën nderin e këtij qyteti
Por mos harro
Pyet edhe për dhembjen
Dhe dashurin e tyre të madhe
 
Më prit te Ura e Gurit
Miku im
Më prit
Kemi pak llafe
Me këto dallgë të përgjumura
Do bisedojmë për hallet
Dhe dashurit
E këtij qyteti të lashtë
Më prit te Ura e Gurit
Më prit miku im
 
 
 
 
DY LUGË DRURI
 
Dy lugë druri
Dhe një mollë e kafshuar mbi tavolinë
Bisedojnë me një qiri gjysmë të ndezur
 
Nga goja e madhe e flakës
Dalin ca zëra që vijnë nga lashtësia
Dhe një kornizë e thyer
 
Dy lugë druri
Të palara i përqeshin pjatat
Ku pinë ujë pëllumbat prej argjile
 
Dy lugë druri
Dhe një qiri i vetmuar
Po ndizen në heshtje
 
Dy lugë druri
Dhe një gojë e madhe
Në shpirtin e një pamjeje surrealiste


             Prishtinë, 29 mars 2013

Biografia

Adem Zaplluzha u lind në Prizren, më o1. o2 1943. Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në vendlindje, ndërsa Akademinë Pedagogjike në Prishtinë.

Një kohë punoi mësues nëpër fshatrat  Studençan të Therandës dhe Hoça e Qytetit, afër Prizrenit. Ndërkohë punësohet si përkthyes në Korporatën Energjetike të Kosovës.

Me shkrime,  kryesisht me poezi, filloi të merret  që nga mosha e fëmijërisë. Rrugën letrare e nisi me vjershën e parë për fëmijë, të cilën e botoi në revistën ”Pionieri”, më 1957.

Si i punësuar në Korporatën Energjetike të Kosovës, bashkë me shokët e punës dhe të penës, themeloi grupin letrar “Lulëkuqet e Kosovës”. Në kuadër të punës së këtij grupi u botua përmbledhja “Ngjyra e Kohës”, në të cilën u përfshi një numër i konsideruar i poezive të tij. Krahas krijimeve të publikuara në revistat për fëmijë, botoi edhe një sërë krijimesh letrare nëpër gazeta dhe revista, që dalin në Prishtinë, Shkup dhe Zagreb. Në vitin 2o1o i përkthehet një libër në gjuhën Rumune, nga përkthyesi i mirënjohur  Baki Ymeri,“Pema e Bekuar”, libër, i cili u mirëprit nga lexuesi Rumun.

Po atë vit, në një nga numrat e revistës “Shqiptari”, në Rumani, në bashkëpunim me redaksinë revistës “Dituria”, në Boras të Suedisë, botohet një antologji, “Jehona e Shekujve”, autor Sokol Demaku, ku përfshihen edhe disa punime të Adem Zaplluzhës.

Është prezantuar në LEKSIKONIN SHKRIMTARËVE SHQIPTARË 15O1-1990, nga Hasan Hasani, si dhe në LEKSIKONIN SHKRIMTARËT SHQIPTARË  PËR  FËMIJË 1872- 1995 nga Odhise K. Grillo, dhe në librin Portrete Shkrimtarësh nga Demir Behlul, Prishtinë 2oo2.

Si dhe është përfaqësuar në Rumuni në një antologji të shkrimtarëve të Kosovës nga Monica Marushan KOSOVA LITERARA, (Kosova letrare, përkthyer nga Baki Ymeri, alias Alban Voka .2o11

Është anëtarë i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës. Jeton në Prishtinë.

 

 

 

 

 

 

 

 

BOTIME TË AUTORIT

 

1. “Puthje”, poezi, “Rilindja”, Prishtinë,1974.

2. “Ecjet e viteve të mëdha”, poezi, “Jeta e Re”, Prishtinë 1995.

3. “Çamarrokët e Thepores”, poezi për fëmijë, “Shkëndija”,Prishtinë 1996.

4. “Muret”, poezi, “Jeta e Re”, Prishtinë, 1997.

5. “Morfologjia e dhembjes”, poezi, “Faik Konica”, Prishtinë,2000

6. “Ai vjen nesër”, poezi, Qendra e Kulturës, Klubi letrar“Fahri Fazliu”, Kastriot, 2oo7

7. “Letër nga mërgimi”, poezi, Klubi letrar “Fahri Fazliu”Kastriot , 2007
8. “Letër nga mërgimi 2 “ poezi, “Qendra e Kulturës”, Klubi

letrar , “Fahri Fazliu”, Kastriot 2007

9. “Udhëndarja”, poezi, “Qendra e Kulturës”, Klubi letrar ,“Fahri Fazliu”, Kastriot , 2008

1o. “Thirrje e gjakut”, poezi,”Qendra e Kulturës”, Klubi letrar, “Fahri Fazliu”Kastriot 2008

11. “Asgjë sikur molla”, poezi, “Qendra e Kulturës”, Klubi

letrar “Fahri Fazliu”, Kastriot, 2009.

12. “Vesa në lotin tim”, poezi, “Qendra e Kulturës”, Klubi letrar “Fahri Fazliu”, 2009,

13. “Puthja e gozhduar”, poezi, “Qendra e Kulturës”, Klubi

letrar, “Fahri Fazliu”, Kastriot , 2oo9.

14. “Kashelasha në vargje”, poezi për fëmijë,” Qendra e kulturës, Kastriot, 2oo9.

15. “Pema e bekuar”, E përkthyer, Rumani, 2o1o.

16. “Bajraktarët e vatanit”, poezi satirike, Klubi letrar, ”Fahri Fazliu” Kastriot , 2010.

17. “Hijet e ndryshkura”, poezi,”Qendra e kulturës”, Kastriot,2010.

18.”Stuhi në Kutulishte”, poezi,”Qendra e kulturës”, Kastriot,2010.

19. “Posa ikte nata”, poezi, “Qendra e kulturës “, Kastriot,2010.

2o. “Loja e myshqeve”, poezi,”Qendra e kulturës”, Kastriot,2010.

21. ”Lumëbardhi dhe gjëma”, poezi,”Qendra e kulturës”,Kastriot, 2o1o

22. “Metafora e heshtjes”, poezi, “Qendra e kulturës”,Kastriot, 2o1o

23. ”Hyji në Prekaz”, poezi,”Qendra e Kulturës”, Kastriot,2010.

24. ”Sinorët e hinores”, poezi, Shoqata e Shkrimtarëve-Kastriot 2010

25. ”Don Kishoti dhe Rosinanti”, poezi, Shoqata  e Shkrimtarëve, Kastriot, 2010

26.”Zjarri i dashurisë”, poezi, Shoqata e Shkrimtarëve-Kastriot, 2010

27. ”Kur likenet vallëzojnë”, poezi, Shoqata e shkrimtarëve-Kastriot, 2010

28. “Ditari në vargje”, poezi, Shoqata e Shkrimtarëve-Kastriot, 201O

29. “Tingujt që nuk përfundojnë”, poezi, Shoqata e shkrimtarëve –Kastriot, 2o1o.

3o.  “Shtegu i mallit”, poezi, Shoqata e shkrimtarëve-Kastriot, 2010

31. ”Korniza e thyer”’,Poezi, Shoqata e shkrimtarëve, -Kastriot, 2010

32. “Zgjimi i gjëmës”,Poezi, Shoqata e Shkrimtareve-Kastriot, 2010

33. “Vallja mistike”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2010

34. ”Merre kodin”,  Poezi për fëmijë, Shoqata e shkrimtarëve Kastriot,2011

35. “ Letër atdheut” poezi, Shoqata e Shkrimtarëve-Kastriot, 2011

36. “ Tejdukshmëria e shiut”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2o11

37. “ Përtej teje”,poezi, Shoqata e  Shkrimtarëve-Kastriot, 2011

38. “Sa afër e sa larg” , poezi, Shoqata e shkrimtarëve-

Kastriot, 2011

39. “Vallja e zanoreve”, Poezi , Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2o11

40. “Ikja e eshtrave”, Poezi për të rritur, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2o11

41.”Kalorësit e mjegullave”, Poezi, Shoqata e shkrimtarëve-Kastriot, 2012

42. “Hingëllimat e shiut”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot 2012

43. “Kur pemët i ndërrojnë këmishët”. Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot,  2o12

44. “Mirëmëngjes Imzot”, Poezi, Shoqata e shkrimtarëve – Kastriot, 2o12

45. “Kafshimi i mikut”, Poezi satirike, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2012

46. “Atje tej maleve”, Poezi, Shoqata e shkrimtarëve , Kastriot-2012

47. “Heshtja që del në shesh,” Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve, Kastriot -2o12

48. “Portat e shpresës”, Poezi, Shoqata e shkrimtarëve, Kastriot-2012

49. “Në dhomën time gjysmë të errët”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2o12

5o. “Kinse Lojë Shahu”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2o12

51. “ Për çdo dekadë nga një baladë “, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve – Kastriot, 2o12

52. “Fusha e mëllenjave”, Poezi, Shoqata e shkrimtarëve- Kastriot, 2o12

53. “E kujt është kjo vetmi”, Poezi, Shoqate e Shkrimtarëve- Kastriot, 2o12

54. “Mos pyet për adresën e lumit”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve – Kastriot, 2012

55. “ Stoli në parkun vjetër” Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2012

56. “Urori i stralltë”, poezi, Shoqata e shkrimtarëve –Kastriot, 2o12

57. “Po të mos ishte fjala”, Poezi, Shoqata e shkrimtarëve- Kastriot,2o12

58. “Thyerja e urave”, poezi, Shoqata e shkrimtarëve –Kastriot, 2o12

59. “ Trokëllimat në gjumin e dallgëve”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2o12

60. “ Në flokët e dëborës”, poezi, Shoqata e Shkrimtarëve –Kastriot, 2012

61. “Një grusht nostalgji”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve-Kastriot, 2o12

62. “ Kur filluan të flasin njerëzit”, poezi, Shoqata e shkrimtarëve- Kastriot, 2012

63. “Kur stinët kapërcejnë fshehurazi”, poezi, Shoqata e Shkrimtarëve – Kastriot,2012

64. “ Lisi në rrënjët e veta” , Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve –Kastriot 2o12

65. “Eca ecëm dhe do ecim”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve – Kastriot, 2o12

66. “Fëmijët e erës”, Poezi, Shoqata e shkrimtarëve-Kastriot 2012

67. “ Çast në fund të stinës”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot-2012

68. “Si të flas me drurët”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve-Kastriot, 2012

69, “ Më pëlqejnë mendimet e tua”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot , 2012

70. ”Andej dhe këndej kohës”, poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot , 2012

71. “Zëri i heshtjes”, poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2o12

72. “Kush i lexoi letrat prej erës”, poezi, Shoqata e Shkrimtarëve-Kastriot, 2012

73. “ Fluturimi i korbave në netët pa hënë”, prozë poetike, Shoqata e Shkrimtarëve –Kastriot, 2012

74. “Koha e ime dhe koha e jote”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve-Kastriot , 2012

75.” Diku te një baladë”, Poezi, Shoqate e Shkrimtarëve –Kastriot, 2012

76. “ Sonte çdo gjë po i përngjan lotëve”,Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve –Kastriot, 2012

77 “ Ky def prej hëne”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve-Kastriot, 2012

78.“Pyesni zogjtë në ikje ”,Poezi , Shtëpia botuese “Fahri Fazliu”- Kastriot 2013

79 “ Fërfërimë gjethesh”, Poezi, Shtëpia botuese “Fahri Fazliu”, Kastriot- 2013

80. “Refrene yjesh”, Poezi, Shtëpia botuese “Fahri Fazliu”- Kastriot, 2013

81. “ Te delta e mjellmave”, Poezi, Shtëpia botuese “Fahri Fazliu”-Kastriot, 2013

82.“Rinjohja”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve “Fahri Fazliu”- Kastriot, 2013

83.“Mëkati i hijes”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve-Kastriot, 2013

84“Një zog prej uji”, Poezi, shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2013

85.“Diku në fund të një fillimi”, Poezi,  Shoqata e shkrimtarëve, “Fahri Fazliu”-Kastriot 2013

PËRMBAJTJA

 

Jepu një shans duarve tua

Cikli i parë....11

 

Jepu një shans duarve tua.................................13

2. . ....................................................................14

Dalin njerëzit ...................................................15

Dënesin nënat pa lot.........................................17

Pema.................................................................18

Tundej deti diku larg........................................19

Ikje biblike........................................................20

Zogjtë e shiut....................................................22

Babai im...........................................................24

Nga zëri i kambanës.........................................25

Ne të gjithë.......................................................26

Jepu një shans duarve tua 2..............................27

Përtej kësaj drite...............................................28

Këto pemë.........................................................29

Një mollë..........................................................30

Thyerja e hijeve................................................31

Vrapuan edhe njerëzit.......................................32

Preke lotin deri në asht.....................................33

Mbishkrimi ......................................................34

Vetëm një zog rebel.........................................35

 

E pamë një hartë të grisur

Cikli i dytë...37

 

Për çdo mot.......................................................39

Zgjoheshin varret..............................................40

Zotëri i mirë......................................................41

E pamë një hartë të grisur.................................42

Fëmijëria e ime.................................................43

Ca kafkuj breshkash.........................................44

Kjo rinjohje me fëmijërinë...............................45

Dalin zërat nga nëntoka....................................47

Detet na morën në qafë.....................................48

Një kalë i lodhur...............................................49

Një kukull e drunjtë..........................................50

Ne asnjëherë nuk kuptuam...............................51

2........................................................................52

Nuk i përngjan lotit të zhurit............................53

Diku thellë në shpirt.........................................54

Fjalët burojnë nga shpirti..................................56

Atje ku dunat prej mjegullave..........................57

Të tillë ishim.....................................................59

Jemi njerëz........................................................61

Në çdo kohë......................................................62

Do i përngjajmë kaçerrit...................................63

Ndoshta të kujtohet marsi.................................64

Akoma po u besojmë rrënjëve..........................65

Të gjithë këtu....................................................66

Ishte një sterrë e trishtë.....................................68

Faji....................................................................70

 

 

Diku në fund të një fillimi

Cikli i tretë...71

 

Ledhnajat e historisë.........................................73

Diku në fund të një fillimi................................75

Te ngjyrat e kornizave......................................76

Mos shikoni kot kah qielli................................77

Si për inatin tim................................................78

Mos qaj më moj nënë.......................................79

Frynë një stuhi prej mëkati..............................80

I këmbejmë duart tona......................................81

Na ka mbetur akoma kohë................................82

Nën pemët e ngrira...........................................84

Nga sytë e lëbyrë..............................................85

I njihte mirë lotët pagane..................................86

Në vitet e demonstratave..................................88

Të jesh ndryshe.................................................90

Një fener...........................................................91

Më prit te ura e gurit.........................................92

2........................................................................93

Dy lugë druri....................................................94

 

 

 

 

 

 

Katalogimi në botim – (CIP)

Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës

 

 

821.18-1

 

Zaplluzha, Adem

Diku në fund të një fillimi / Adem Zaplluzha. -  Kastriot : Shoqata e Shkrimtarëve “Fahri Fazliu”, 2013. – 106 f. ; 21 cm.

 

Biografia : f. 95-96

 

ISBN 978-9951-538-96-1

 

 

 

 

 



(Vota: 10 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora