Kulturë
Hyqmet Hasko: Tone të forta liriko-dramatike
E premte, 13.09.2013, 06:59 PM
Rreth
aktit krijues të poetit dhe përkthyesit Agim Mato
Një poezi me tone të forta liriko-dramatike dhe filozofiko- ekzistenciale
Nga Hyqmet HASKO
Kur
kërkojmë nëpër rrugët dhe gjurmët e një letrari në kohë, në përcjelljet
krijuese, që në thelb janë vetë fytyra dhe profili i tij estetik, ballafaqimi i
parë që bëjmë është ai me sivëllezërit e tij të të njëjtit brez, me faktin se
çfarë e bashkon dhe çfarë e ndan këtë krijues dhe aktin e tij letrar me të
tjerët.
Poezia
është toka ku me sa duket ka ngulur kullën e tij estetike Agim Mato, me themele
të ngulura
Kolonat
mbi të cilat mbështetet arti poetik I Matos janë strukura e zhdërvjellët
poetike, figura e gjallë dhe e freskët, imazhi fin, fuqia dhe thellësia e
mendimit poetik, kontrapunti me të cilin vë në lëvizje përqasjet në kohë dhe
hapësirë, moderniteti në shpalimin e të vërtetave estetike që na përcjell.
Agim Mato
hedh në telajon e tij poetike ngjyra nga më të larmishmet dhe krijon një
peizazh të thyer të shpirtit njerëzor, ku lëvizin dhimbja, gëzimi, optimizmi,
dashuria për jetën, iluzioni, ëndrra e kulluar, ankthi ekzistencial, malli,
idili, dashuria, erotizmi, pra një botë e tejmbushur pasionesh, përjetimesh,
mbresash dhe emocionesh, që vërtiten në vargjet e tij si në një karusel.
Në
vëllimin poetik “Fundo” poeti trajtëzon palcën e identitetit të tij
psikogjeografik, shpirtëror dhe etik, duke e shkrirë unin e tij me blunë e
thellë të Jonit, të cilin e konsideron një dashuri të madhe që shkon deri në
sublimitet. “Fundo” është një mënyrë origjinale e të vështruarit të botës, pa shpjegime,
pa arsye të veçantë, pa rekuizita, pa retorikë dhe shtampa, pra shkurt një
mënyrë e të parit të botës me syrin e Agim Matos.
Agim Mato
është bir i detit dhe deti është i qetë, por i thellë, trazimet i ka së
brendshmi, në botën e nënujshme ku pulsojnë ritmet e një jete të panjohur.
Kështu dhe vargjet e Matos pulsojnë së brendshmi, më shumë se nga teksti nga
nëntkesti, më shumë se nga mendimi nga fuqia përfytyruese e poetit. Aty këtu
shpërthen me një duf të papërmbajtur, por të cilin na e përcjell me figura të
gjalla e plot kolorit gjuhësor:
Erdhi ora
Gjersa
lëkurën s’na e kanë rjepur për
sediljet
e makinave luksoze
çohuni!
….
Tek
vëllimi me poezi “Jashtë eklipsit” tonet poetike të Matos bëhen më të forta,
mendimi më i ngjeshur, figurat më dinamike, mendimi poetik më modern, duket se
poeti është zhytur më thellë në përsiatjet e tij rreth vetes e të tjerëve dhe,
siç thotë me të drejtë Borgesi: “Thellësia është e errët”. Gjendjet e tij
lidhen përsëri me Jonin, me bregetin, me valët, me mitologjinë e detit, me
fuiqinë shndërruese të kësaj mitologjie në psikologjinë e njeriut modren dhe të
vetë unit të tij poetik. Trazimet e poetit janë trazimet e vetë njeriut
bashkëkohor, në luftë me natyrën dhe vetveten, për të dëshmuar genin e tij,
arkitipin shpirtëror, etik e social, me të cilin e lidh kohë-hapësira e
përdishmërisë.
Natyra e
jashtme shkrihet në poezinë e tij me shpirtin e brendshëm të poetit, tingujt
joshës të kohës shkrihen në notat e ndjesive që vallëzojnë në pentagramin e një
muzike dehëse dhe shndërruese, në kuptimin e fuqisë së ndikimit tek njeriu
bashkëkohor.
Poeti
ngazëllen, qan, qesh, sfidon, ëndërron, ndizet nga pasioni i bukurive të
fjetura që flejnë në gjirin e natyrës dhe në vetë shpirtin njerëzor, prek i
ngazëllyer një realitet të thyer dhe bëhet pjesë e ëndrrës së kulluar.
Akti
poetik, si akti që i afrohet aq shumë frymës hyjnore, është një proces i
katharsisit shpirtëror të një qenie elitare, siç është poeti, i cili nuk mund
të jetojë thjeshtë fizikisht dhe të dëshmojë thjeshtë ekszistencën e tij
materiale, por e ka të domosdoshme të jeteojë dhe në një mënyrë tjetër,
simbolike, për të dëshmuar vektorin rrëzëllitës të bukurisë për bashkëkohësit e
çoroditur nga bota e konsumizmit.
Profili
poetik i poetes Agim Matos është ai i një krijuesje me një ndjeshmëri të lartë,
me tenika vjerëshërimi midis tradicionales dhe modernes, me një pasuri të
begatë mjetesh dhe teknikash poetike, me struktura vargjesh e strofash të
zhdërvjellëta, që e kthejnë formën në një procedim të mesazhit estetik.
Poezia e
tij është një endje e imagjinatës dhe realittetit, si kujtesë, si ndjenjë dhe
përjetim emocional, në shtrirje horizntale e vertikale, me një diapazon të
gjërë lirik e dramatik, ku protagonist, në pjesën më të madhe të poezive, është
vetë uni i vetë poetit, marrëdhëniet e tij me jashtë-unin, me kohën dhe
bashkëkohësit. Ajo është reflektim i botës shpirtërore të poetit, i atij
procesi njohjeje e selektimi etik, moral, filozofik, estetik, që e shtyn
poetin në udhëtimin e tij drejt të
bukurës, drejt fisnikes.
Zhbirimet
e holla psikologjike, etike, filozofike të Agimit në poezitë e tij më të mira,
tregojnë shkallë të lartë mprehtësie dhe inteligence natyrale, fuqinë e një
poeti të lindur për të na dhënë peizazhe të thyera të jetës së gjallë dhe të
shpirtit njerëzor.
Në
imazhet poetike që përcjell poeti shkrihet koha dhe hapësira e të ndodhurave
reale me fiskionin dhe trillin estetik. Ata shprehin një botë të pasur
shpiërtore, plot thyerje dhe digresione, ku horizontalja dhe vertikalja
shkrihen dhe priten në të njëjtin vektor poetik.
Poezia e
këtij poeti është një mozaik kërkimesh spontane dhe të vevetishme në shpirtin e
fshehtë të gjërave, të pamjeve, mjediseve, dukurive, gjendjeve dhe peizazheve
jetësore, tokës, bjeshkës, detit, bregut, ëndrrës, komunikmit dhe ndjesive
njerëzore, ku autori vendos kamerën e tij vëzhguese dhe interpretative, si
bartës i një psikolgjie moderne të njeriut bashkëkohor shqiptar.
Agim Mato
është dhe një përkthyes i talentuar që na ka sjellë në shqip përkthime të
mrekullueshme, sidomos në gjininë e tregimit të shkurtër, që shumë pak është
përkthyer në gjuhën tonë dhe që ka aq nevojë të vijë me anë të zërave më
përfaqësues nga Europa dhe bota që lëvrojnë këtë zhanër letrar.
Antologjia
poetike “Lotët e virgjër” kushtuar nënave, motrave, grave dhe vajzave për
festën e tyre ndërkombëtare, ideuar dhe realizuar nga Agim Mato dhe
Fatmir Terziu, që brenda kopertinave të saj mbledh njëqindedyzetepesë
autorë nga të gjitha trojet etnike, nga diaspora dhe bota shqiptare, me
krijimet e tyre për qenjen më të dashur, emri i të cilës është i shkruar me
shkronja zemre dhe me dashuri shpirtërore shqiptohet në çdo kohë e në çdo rast.
Vend meritor për këtë pasuri shpirtërore që ta kemi të gjithë që ndiejmë mall
dhe konsideratë për këtë emër janë padyshim hartuesit e saj. Ata për një kohë
sa kishin ndërmarrë këtë projekt pothuajse në çdo çast ishin kujdestarë në
takimin e çdo autori e miku të kudondodhur në botë, që kishte nevojën e
përkrahjes dhe këshillave për të mbledhur materialet dhe shkrimet e tyre, duke
i përcjellë në një përmbledhje të përbashkët.
Agim Mato
është një letrar dinjitoz, një zë i veçantë në korin shumëzërësh të letrave
tona kombëtare. Me emrin e tij lidhet një krjimtari e bëgatë poetike, një
angazhim serioz në fushën e përkthimit dhe një personalitet kultorogjik, që bën
aq shumë që kultura jonë kombëtare të unifikohet e të bëhet pjesë e plotë e
vetëdijes së kombit shqiptar.