Kulturë
Gëzim Llojdia: Kufiri i krahinës së Labërisë
E premte, 13.09.2013, 07:44 PM
KUFIRI I KRAHINËS SË LABËRISË
Nga Gëzim Llojdia*
Nocioni
kufi
Ku
gjendet kufiri i Labërisë?Këtu nuk ka asnjë shenjë. Nuk ka konture, që tregojnë gjurmët nga fillon kufiri i krahinës më të madhe të
vendit,Labërisë. Kufiri këtu humbiste në hapësirë. Diku e ruante profilin e
vet. Në memuare,apo në rodhanët e zhubrosur të krijimit popullor
e folklorik. Por silueta e tij rishfaqej
e plotë .Në studime të hollësishme. Në një vend ekzistonte vetëm si
nocion. Brenda këtyre kontureve, d.m.th brenda vargut lëviz fjala e ëmbël:
Labëri. Por qartazi,rishfaqej vijëza e tij,më tej. E vështirë ta
përshkruash imazhin e atij rripi toke me qindra km në jug të vendit .Kufiri i krahinës
jugore, që quhet Labëri. Ai është veçse një udhë-kalim,në të gjithë hapësirën
që përshkruhet në mot të motit,si krahinë e Labërisë.
Ura e
Drashovicës
Si në të
gjithë botën,urat kanë një mision të
veçantë dhe kanë lindur nga nevoja për ti bashkuar brigjet. Një urë është
ndërtuar me një strukturë të tillë për të kapërcyer vështirësitë fizike
të tilla si uji, luginë, apo rrugë, për qëllimin e ofrimit mbi pengesë. Ka
shumë dizajne të ndryshme që të gjitha shërbejnë për qëllime unike dhe të
aplikojnë për situata të ndryshme. Etimologjia e fjalës urë është: Urat e parë
u bënë nga vetë natyra - aq thjeshtë sa një regjistër të rënë nëpër një lumë
apo gurë në lumë. Urat e para të bëra nga njerëzit përfshin drurët e prerë apo pika dhe përfundimisht gurë, duke
përdorur një mbështetje të thjeshtë dhe aranzhim traverse.
Ura e
Drashovicës aktualisht lidh dy brigjet e lumit Shushicë. Ura e sotme është e
derdhur me beton. E gjithë struktura e saj. Ura e Drashovicës është kufiri ku
fillon të shtrihet krahina e Labërisë.
Rrapet e
Drashovicës monumenteve te natyrës
shqiptare.
Poshtë
urës vërshon herë i qetuar e herë
tërbuar lumi Shushicë. Shushica derdhet në det pasi ka përshkrua rreth
“Labëri
sa i dua....
Pasqyrimi me gjuhën e folklorit më tej dhe në studimet historike në fillesë ,na lejon të qartësojmë,
thellësinë nën suprinën e të cilit gjindet emërtimi i një krahine.
Çajupi ka
shkruar ekzaksisht kështu:”“Labëri sa i dua,/Pyjet e kodrat e tua,/Ato gryka ,
ato male,/Ku dhe zogu shkon ngadalë,Shkëmbinj dhe shpella si thikë,Që t’i
shikosh të vjen frikë,/Anës lumit, ndënë hije,/Ç’faqetë një rrugë dhie,/Rrugë e
ngushtë nëpër gjëmba,/Mjerë kujt t’i shkasë këmba!”(Çajupi “Baba Musa Lakuriq”
1887 Egjipt).
Sami
Frashëri:”Lebërit janë improvizatorë të rrallë”. S. Frashëri, ka thënë: se
Labëria nuk përbën vetëm Progonin e Përmetin, Labëria shtrihet në jugperëndim
të Shqipërisë, nga lumi Vjosa në lindje e verilindje, deri në bregdet të jonit
e Adriatikut, në Perëndim, ndërsa në jug kufizohet me lumin Pavëll.
Rrok
Zojzi, etnograf i cili në vitet 50-të 60-të bëri ekspedita në disa zona të Labërisë
,në vitin 1962 ka përcaktuar se:“Labëria
, i mbështetur në tregimet popullore ka përcaktuar si Labëri atë pjesë të
Shqipërisë Jugperëndimore që shtrihet brenda tri urave: urës se Drashovicës,të
Tepelenës dhe të Kalasës afër Delvinës.
Nga veriu
Labëria ka si kufi krahun e majtë të lumit Vjosa. Emërtimi,me sa duket lidhet
me emrin e hershem etnik të shqiptarëve "arbër".Ajo është treva e
Kaonve te periudhës ilire që e përmend Tuqidi në vitin 629 p.e.s. "fis
ilir i Epirit" ndërsa në mesjetë e fiseve arbëreshe të
Krisejve,Kirilisejve,Plesejve (Plesati i sotëm)….
N.Myrta:ethymologjia
e emrit Labëria:Labëria si krahinë
shqiptare që nga shek. 16. përfshinte territorin e Shqipërisë Jugore, nga
Vlora, deri tek kufiri grek në jug, afër Sarandës, ngjit me Gjirokastrën
(Argjirën e lashtë), e zgjeruar në lindje deri në Tepelenë, mendoj se është një
tkurrje e madhe historike, e historiografike, nga epokat e lëkundjeve
tranzitore, nga veriu ballkanik, e mbetur si fis illirian – labeat, labeatët,
deri kohëve të fundit, shihen parabolë historike, sot nga veriu e jugu i shtetit
shqiptar londinez, nga Shkodra deri në Vlorë. ‘
Të
tjerë:Labëria është krahinë e madhe etnografike në Shqipërinë Jugperëndimore.
Emërtimi i krahinës lidhet me emrin e hershëm etnik të shqiptarëve, “arbër”,
Arbëri, Labëri, sipas ndryshimit fonetik. Labëria shtrihet brenda tri urave,
Urës së Drashovicës, afër Vlorës, Urës së Kalasës, afër Delvinës dhe Urës së
Vjosës afër Tepelenës. Si kufi verior i saj merret krahu i djathtë i lumit
Vjosë, ndërsa kufi jug-perëndimor merret Deti Jon. Historikisht ajo është treva
e fisit të Kaonëve të periudhës ilire, ndërsa në mesjetë është vendbanim i tri
fiseve arbëreshe, Grisejeve, (Lumi i Vlorës), Korvesejve (Kurveleshi i sotëm)
dhe Plesejve (Krahina e Kardhiqit ku bën pjesë edhe fshati Plesat në Cepo).
Labëria ka qenë në një shtrirje më të gjerë nga sa njihet sot, me unitet
gjeografik, ekonomik dhe kulturor, ka pasur të drejtën e vet zakonore, mbi
bazën e së cilës në tërësi edhe është vetadministruar para krijimit të shtetit
shqiptar, pavarësisht pushtimit osman.
Njëra ndarje
e iso-polifonisë shqiptare dhe shtrirjes gjeografike të Labërisë,
N.Zhupa
libri “Fterra në shekuj ”:“Labëria dallohet mbi të gjitha, nga origjinaliteti
folklorik në veshje e në të folur. Qylafi i bardhë me majë, tirqet e bardha,
opingat me xhufka, fustanella me pala, llabania, sharku e guna e punuar me duar
të arta, melodia baritore e culës dyjare, fyelli, trupi lastar, shkathtësia,
guximi, trimëria, besa, mikpritja, krenaria, ballëlartë e mal në këmbë, diva me
shikim të thellë e të ashpër si shqiponja, zgjuarsia natyrale e admirueshme
etj.
Rapsodi
F.Brahimi:Labëri të dua shume/si të gjithë Shqipërinë,/ti je bukë nga ai
brumë/ku rriten trimat e mire./Midis grykës shkon një lume/malet si kala te
rrinë,/mbi shkëmbinjtë e mbi
Rrathune/rritet bar dhe trëndeline./Fole shqiponjash ke qenë/je dhe do mbetesh
e tille,/sorkadhe përmbi shkëmbinjtë/flake dyfeku vetëtimë./Për Gjoleken kane
thënë,/për Gjoleke mandile zinë;/luftonte me palle ne këmbë/shkurtonte pashe e
vezirë./Ata burra hije rende/Zigur Lelo me Saline,/çepe gjatët dy pëllëmbe/mbi italianet
ç'u grinë.
Ura
Ura e
Drashovicës nga ana e vet ka histori të tjera treguese. Duke rrëmuar memuaret e
historisë dhe duke rendur nëpër fletët e
zverdhura të folklorit të krahinës emrin e urës së Drashovicës e ndesh
shpesh. Kështu, që nga lufta e parë, në Luftën e Vlorës dhe më tej, në luftën e
dytë Botërore,ura e Drashovicës shënohet tregues i qëndresës të shqiptarëve
karshi pushtuesve fashistë dhe nazistë .Luftimet në Drashovicë shkruhet në një
material të para viteve ’90, filluan në orën 22 data 5 qershor 1920. Rrethohet
garnizoni nga çeta e Sali Vranishtit. Zihet rob një motoçiklist. Vritet një
kapiten. Urdhri për çetat ishte :Sulmoni llogoret”.U shtruan gunat mbi telat me
gjemba kapërcyen pengesat dhe llogoret. 2 orë luftime dhe pushtuesi u dorëzua.
‘43 lufta
e dytë njohu tek ura përleshjet ku formacionet partizane goditën ashpërsisht
nazistët duke u shkaktuar humbje në forca,njerëz dhe armatime. Beteja e
Drashovicës është përplasja e parë
frontale kundër pushtuesit nazist. Ngjarja u zhvillua nga data 15 shtator deri
më 4 tetor 1943.
Folklori
Folklori
lab:”Cet' e Rrezes u vërvinë,/Kapetan kishne Saline,/Të keq trimn,
vetullaziëe/Majave vreshtave ryne/Me
bomb' ne mes e godinë/ Tha : Në tel corra kërcine, /Për të mos trembur
shokërin....
Pjesë nga
folklori: Atje to Hani ne gryke / te ura në Drashovice, / Qëllon topi Italisë /
Ka nijet që ta vithisë /Komision' e Shqipërisë,/ 0 moj Shqipëri e bardhe/ Bota
ta kane sevdanë / Italia me Junanë / Të keqen ta kane marrë/ Se ke trima
kordhëtarë / Barutin me grusht e hane
Koci
Petriti poet:Unë i shoh gjithë urat/Nga urë Bushtrices,/Ja, urë e Qabesë/Ja, e
Drashovicës….
P.
Barjamaj rapsod: O Drashovica me derte.../ O e gurta Drashovicë!,/ Faqe
historisë i mbete,/Historisë se Shqipërisë. / Ke qene pëllëmbë e gëzhoja,me tym
baroti mbuluar, Si ti, thonë,ka qenur Troja,/ Që në themele rrënuar.../ Për ty
flet lumi me valë.. / Për ty flete gjithë Labëria,/ Flet epopeja përballë, / Ne
balle tu skalit lavdia./ I rri bukur Labërisë,/ si floku bores mbi supe,/ O
vendi ku piva sise,/ o djepja,që dhe me tunde....
Si
përfundim
....Labëria
shtrihet brenda tri urave, Urës së Drashovicës, afër Vlorës, Urës së Kalasës,
afër Delvinës dhe Urës së Vjosës afër Tepelenës...
Ura e
Drashovicës. Në një fotografi të vjetër vrojtohen varrezat e ushtarëve italian të cilat janë varreza
tipike katolike me kryqin e madh dhe
gurët e qemerit ,nga kjo fotografi shënohet
Shushica qartësisht duket e turbulluar dhe ujëshumë. Ura e Drashovicës
lidh dy brigje sot është një urë me disa parmakë të rrëzuar me rreth 8 këmbë, që mbajnë përmbi supe një
masiv beton. Rreth
Si përfundim, prekëm vetëm kufirin e fillimit të krahinës së madhe Labërisë,me shtrirje simbolike ndërmjet tri urave: Urës së Drashovicës, afër Vlorës, Urës së Kalasës, afër Delvinës dhe Urës së Vjosës afër Tepelenës...