E marte, 08.10.2024, 08:26 PM (GMT+1)

Kulturë

Bislim Gashi: Gjendja aktuale e trashëgimisë

E merkure, 18.09.2013, 06:58 PM


GJENDJA AKTUALE NË TRASHËGIMINË  KULTURORE E HISTORIKE NË KOSOVË

Nga Ma. Bislim Gashi

Aktualisht gjendja në trashëgiminë kulturore është e rëndë, ku përveq dëmeve që pësuan monumentet e TK gjatë luftës së vitit 1998/99, shumë monumente dhe lokalitete me rëndësi të veçantë kulturore u rrezikuan viteve të fundit, si pasojë e zhvillimit të hovshëm industrial dhe ndërtimeve të pa planifikuara urbane.
Mos organizimi i duhur institucional, dhe çrregullimet në aspektin administrativ, krijuan huti dhe qëndrim indiferent ndaj lokaliteteve dhe monumenteve të kulturës, që kanë rezultuar me veprime të pa ligjshme në terren, duke rrezikuar vlerat e trashëgimisë kulturore në Kosovë. Bazuar në informata të deritanishme gërmime klandestine janë kryer në rajonet e pasura me minerale që kanë lënë gjurmë nga minierat e antikitetit si: Artanë, Dardanë, Gjilan, Viti, Lipjan, Prishtinë, Ferizaj, Mitrovicë dhe rajonet e Dardanisë antike jashtë kufijve të Kosovës së sotme në vijën Medvegjë, Bujanoc, Preshevë, dhe Kumanovë. Me këtë rast janë kryer veprime të pa ligjshme në terren, duke rrezikuar që të zhduken vlerat më të rëndësishme kulturore në Kosovë. Mungesa e ligjit për ruajtjen e trashëgimisë kulturore për gjashtë vite pas lufte, dhe mos respektimi i konventave ndërkombëtare ka vështirësuar mundësinë për parandalimin e këtyre dukurive negative .
Vendosja e KFORIT në disa lokalitete të caktuara si zona arkeologjike menjëherë pas lufte, politizimi i kulturës dhe zvarritja e procedurës për shpronësimin e zonave të mbrojtura, nuk mundësojnë qasjen e Institucioneve përkatëse në monumente. Vëmendje i duhet kushtuar dhe forcimit të Institucioneve, trajnimit të nëpunësve, ekspertëve të fushave të ndryshme e sidomos atyre për restaurim dhe konservim të monumenteve. Trajtimi i vlerave të trashëgimisë kulturore  bëhet përmes, evidentimit, studimit, valorizimit, konservimit, restaurimit dhe promovimit. Të gjitha këto bëhen duke pas në dispozicion kuadro të fushave të ndryshme. Pra, kërkohet qasje multi-profesionale dhe inter-disciplinare. 
Vlerat e Trashëgimisë Kulturore sipas kornizës ndërkombëtare ruhen, kultivohen dhe promovohen nga vetë shteti.
Si kategori socio-kulturore trashëgimia kulturore, na paraqitet, për nga forma e prekshme dhe paprekshme, për nga karakteri e luajtshme dhe e paluajtshme, dhe për nga përdorimi, sakrale(objektet e kultit.xhamit, kishat , teqet etj), profane (objktet me karakter ekonomik si urat, banjot shëruese etj) dhe utilitare (që u bëjnë punë besimtarëve,p.sh. oxhaku ku ke besim se tërhaq gazrat, apo ndonjë pjesë e qytetit rrënohet dhe merret vetëm një pjesë si ndryshim etj). Në vazhdim do të paraqesim gjendjen ekzistuese duke identifikuar potencialin e trashëgimisë kulturore (monumentet që janë nën mbrojtje të përkohshme për një vitë).
Në sistemin elektronik të të dhënave në Databazë janë të regjistruara deri më tani vetëm këto të dhëna :
2480 objekte arkitekturale
360 objekte arkeologjike dhe
 63 objekte të luajtshme
----------
       Totali 2.903 
Të dhënat nga zyrtari I Databazes në DTK

Monumentet e  trashëgimisë kulturore

Në hapësirën e Kosovës, përpjekja e parë për vënien nën mbrojtje të monumenteve  daton që nga vitit 1947, duke u pasuruar me shpallje të tjera në vitet e mëparshme. Që nga ajo kohë e deri më sot është krijuar një listë me monumente që gëzojnë mbrojtje e cila ka arritur deri tek numri 1181. Vendimi i Ministrit të MKRS me protokol 2171/12 I dt.01.10.2012 -- lista e përkohshme për një vit.
Sipas një dinamike të paraparë, më herët në procesin e identifikimit të objekteve u përfshinë Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve dhe katër degët e tijë, në Prizren, Pejë, Gjakovë dhe Prishtinë. Nga e gjithë kjo, u hartua lista me 2847 objekte. Lista nuk është e plotë për shkak të mos evidentimit të objekteve në katër Komuna dhe në disa enklava me popullatë serbe. Po, ashtu kësaj liste mundë ti shtohen edhe objekte te tjera pasi që në vazhdim mundë të paraqiten objekte që për një arsye apo tjetër do të mundë të ishte rënë nga vëmendja e ekspertëve.

Tabela - Numri i Monumenteve në Kosovë gjatë viteve 1947 deri 2012 që janë nënë mbrojtje .     

 Nr.

Vitet e vënjes së monumenteve në mbrojte

Numri i monumenteve

1

1947

4

2

1948

13

3

1949

6

4

1950

7

5

1952

1

6

1953

2

7

1954

3

8

1955

43

9

1956

8

10

1957

6

11

1958

34

12

1959

1

13

1961

6

14

1962

8

15

1963

12

16

1964

11

17

1965

12

18

1966

45

19

1967

47

20

1968

12

21

1969

1

22

1970

10

23

1971

16

24

1972

3

25

1973

1

26

1974

6

27

1977

10

28

1978

4

29

1980

31

30

1981

3

31

1982

9

32

1983

14

33

1984

8

34

1985

6

35

1986

8

36

1987

3

37

1988

8

38

1989

1

39

1990

2

40

2011

505

41

2012

251

Totali

                           Vite

1.181

 

 

 

 

 

 

SwOT analiza për Departamentin e Trashëgimisë Kulturore sipas mendimit tonë

Anët e forta (S)

Mundësitë (O)

-Begatia e madhe e vlerave të trashëgimisë kulturore

- Llojllojshmëria kulturore

- Institucionet e trashëguara

- Ekspertë me përvojë

 

 

 

- Kthimi nga Serbia i thesarit muzeor dhe dosjeve të mon. të kulturës

- Reformimi i institucioneve të kulturës

-Ngritja e bashkëpunimit ndërministror dhe ndërkulturor.

- Konceptimi i monumenteve të kul. për t’i vënë në funksion të turizmit

- Trajnimi dhe ngritja e kapaciteteve të stafit

- Ngritja e vetëdijes për ruajtjen e trashëgimisë kulturore

- Forcimi i institucioneve qendrore

-- Promovimi I TK të Kosovës  duke u bazuar në konceptin e marketingut bashkohorë

Anët e dobëta (Ë)

Kërcënimet (T)

-Buxheti i pamjaftueshëm

-Mungesa e dosjeve për monumentet e kulturës (janë marr nga Serbia gjatë luftës së fundit)

-Mos bashkëpunimi i duhur ndërministror dhe ndërinstitucional

-Shkalla e lartë e shkatërrimit të mon. të kulturës nga faktori kohor dhe njeri

-Mos balancimi i investimeve në rajonet e Kosovës

-Numri i vogël i publikimeve

-Mungesa e bazës se të dhënave, dhe pamundësia e çasjes nga ana e publikut

-Mungesa e laboratorit për konservim dhe restaurim

 

- Mungesa e stabilitetit politik dhe ekonomik

- Korrupsioni

- Mos sigurimi i fondeve

- Politizimi i trashëgimisë kulturore

- Revolta, dhe trazirat sociale

- Zhvillimi i diverzitetit kulturor fetar

 


            Institucionet për mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore

 

·         Arkivi i Kosovës

·         Arkivi historik Rajonal, Prizren, Prishtinë, Mitrovicë, Pejë

·         Arkivat komunale Gjilan,Gjakovë, Deçan, Vushtrri, Viti, Dardanë, Besianë etj.

·         Muzeu i Kosovës

·         Muzeu i Mitrovicës

·         Muzeu Arkeologjik Prizren

·         Muzeu Etnologjisë, Pejë, Gjakovë, Skenderaj etj.

·         Muzeu Memorial i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

·         Muzeu i Elektroekonomisë, Prizren

·         Muzeu i Kristaleve Mitrovicë

·         Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës (IKMMK)

·         Institutet Rajonale për Mbrojtjen e Monumenteve, Pejë, Gjakovë, Prizren, Prishtinë

·         Qendrat rajonale për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, Mitrovicë, Gjilan

·         Instituti Arkeologjik

·         Bibliotekat

·         Galeritë

·         Kinotekat

 

 

 

       



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora