Kulturë
Ramiz Dërmaku: Ylli i natës bukureshtare
E hene, 16.09.2013, 07:44 PM
Ramiz Dërmaku
YLLI I NATËS BUKURESHTARE
(Kushtuar atdhetarit dhe poetit Baki Ymeri)
Nuk dua të të lavdëroj
E as të të kritikoj,
Por nga thellësia e zemrës
Suksese Ju dëshiroj!
Nuk i
friksohem askujt
Pos të
madhit Zot,
Ti o Baki Ymeri,
Porsi Kadri Mani,
Me të vërtetë je
patriot!
Si uji që ecë në lumë
Me përkushtim po punon
Mbi të gjiha ke vënë
Çëshjtjen kombëtare
Dhe asgjë s’të ndalon!
Ti je rilindës i këtij
shekulli
E i kësaj dekade
dardane,
Ngadalë po hyn në histori,
Veprës dhe punës Suaj
Çdokush ia ka lakmi!
Shkruaj e shkruaj,
Ti moj Bubullimë,
Që e shëndrit Kalanë,
Të priftë e mbara
More Yll Nate,
Që e mahnit Dynjanë!
Të fshikulluan butakët tanë
Dhe serbofilët rumunë,
Por e fitove betejën
Duke i bërë majmunë!
Një maskara të
hodhi në gjyq
Pse e fshikullove
në shtyp,
E dha Zoti të të
mbrojnë engjëjt
Që e mbrojnë
mendimin e lirë,
Sepse ligji është
ligj.
E dimë se jeton në varfëri
Ku t’parët tanë luftuan
për Shqipëri,
Dhe se s’dorëzohesh para
fatit
Ku Bijtë e bekuar të
Shqipes
I betohen Sharrit dhe
Çabratit!
Askush si ti më parë,
S’e bëri Kosovën e njohur,
Në atë vatër të rilindësve tanë,
Që digjeshin për vatanë!
Shkrimet e tua
Kanë shumë porosi,
Por njëra prej tyre është,
Që në trojet etnike
shqiptare
Të valojë gjithmonë e lirë
Shqiponja dy krenare.
(Gjermani, 15 Shtator 2013)