Kulturë
Gëzim Llojdia: Si u internua Abdyl Këllezi
E shtune, 21.09.2013, 08:44 PM
SI U INTERRNUA NE KOTE ABDYL KËLLEZI - ANËTARI I BYROSË POLITIKE, KRYETARI I KOMISIONIT TË PLANIT TË SHTETIT SHQIPTAR
Nga Gëzim Llojdia
1.
Kota është një
qytet,dhe një fshatë. Ndodhet buzë Shushicës dhe ka një vjetërsi moshe prej 50
vjet. Është krijuar si fillim fermë blegtorale e Llakatundit aty nga viti ’61.
Më vonë ndahet dhe bëhet më vete fermë bujqësore e blegtorale. Një soj bashkimi ku ata nga fshatrat që nuk e hanin dot punën atje gjenin marifetin dhe
zbritnin ne fermë. Kota ka qenë një vend i heshtur. Aty nga viti ‘20,kur u bë
lufta,u vendos një garnizon ushtarak dhe është vrarë një gjeneral. Një shqiptar
nga Shkoza me emrin Kanan Mazeja theu nofullat thonë aty pikërisht ku ka qenë
porta e fermës gjatë luftimit me italianët,aq deshën rapsodët që ti bënin
rapsodi si :”Kanan Mazeja nga Shkoza me një nofull copa-copa...,dhe këtë vend
që ishte i humbur e shkretuar i vunë edhe
bejte të tilla si :”Obobo se çënka Kota më e mirë se Europa.... Thoshin
këta,pra bejtexhinjtë. Emri i saj ka një legjende interesante dhe intriguese.
Unë këtë e kam lexuar nga një mësues tërbaciot vite më parë,italianët e kishin ngritur garnizonin e quanin kuotë
860 m ,ajo ishte kodra,duke u shqiptarizua ajo erdhi dhe u quajt nga kuotë në
Kotë...Kota ka qenë një qendër e internimit. Peta që ishte një sektor i saj ka
pasur vetëm të persekutuar. Në Kotë u internuan zv/kryeministri i diktaturës Abdyl Këllezi deri ditën që u muar dhe u
pushkatua. Një pasdite maji sollën në këtë qytezë të vogël dy skoda,ngarkuar me
rraqe. Në Kotë ,thonë për vaki dhe rrahje mblidhen të gjithë .Në fakt nuk ishte
asgjë nga të dyja .Kishin sjellë anëtarin e byrosë politike, zv/kryeministrin,kryetarin e komisionit te
planit të shtetit shqiptar,Abdyl Këllezin. Në atë fermë internuan edhe familjen
e Vasil Katit,madje Pranverën ,në Tiranë e njihni, ishte shpallur mis Tirana në
fshehtësi. Ndërkaq në këtë fermë u mbyllën me internim edhe motra e Xhevdet
Mustafes ,dhe gjyshërit e Tedi
Papavramit, doktori plak dhe e shoqja, vuajtën ikjen e nipit në Francë. Ferma buzë Shushicës kishte një sektor të sajën që quhej Petë dhe
e kishte vetëm me të internuarit ordiner,siç i quante regjimi qindra familje që
ikën pas viteve ’90 nëpër fshatrat dhe qytetësit e tyre ose mbeten atje mes
baltës në dimër dhe pluhurit të zhegut.
Kjo e fundit ka mbetur gërdallë. Sot atje
në atë sektor pa ujë të pijshëm,
por me dy liqene artificiale,jetojnë vetëm
dy familje.
2.
Zv/kryeministri
ishte me bashkëshorten Safeten e thërrisnim ne një grua fisnike nga Kosova. Dhe
tre djemtë,Leonin,Yllin dhe Maksin. Si dhe nusen e djalit dhe një vajzë të
vogël. Njëri nga tre fëmijët e zv/kryeministrit ra në dëshpërim dhe kaloi një
depresion gjithë kohën e internimit .Zv/kryeministrin i dhanë një hyrje të
zgjeruar dhe pas disa ditësh ai filloi punë si drejtor i fermës së Kotës.
Ndërkaq tre fëmijët e tij dhe nusja e djalit u sistemuan në punë shtetërore.
Këllezi doli ditën e parë për të shkuar në punë me një kostum të zi .Shkoi
në fermë dhe pyeti:”Ku janë forcat sot
në korrje gruri,ku ne Buallar? Mori administratën e hypi në makina dhe u nis
vetë .Të nesërmen përsëriti këtë pyetje:”ku janë forcat sot korrje gruri në
Petë, hypi administratën dhe rinis kështu një punë duke e bërë fermën të
ndriste. Të gjithë këto ndryshime u
raportuan lartë. Mirëpo dihet se fati ishte paracaktuar .Kështu vunë spiunët që
në atë fermë nuk mungonin të ishin të paktë,për t’u kundërpërgjigjur;Punon
armiku për të fshehur të vërtetën...Një ditë atij i erdhi gjysma e keqe,urdhri
i trishtimit. Hiqej nga drejtor ferme dhe vendosej shpërndarës karburanti,pra
të zihej me zetoristët e shoferët që ai regjim i kishte nën hyqmën e tij
.Megjithatë ai gojë kyçur çdo ditë shkonte i përpiktë të hapte rubinetin e
naftës dhe një mbrëmje korbi erdhi më i zi se i pari lajm. E morën. Që nga ajo
natë ai nuk u pa më në vajtje ardhjet e tij
në fermë e vogël. Lajmi i
pushkatimit të tij u muar vesh në një biçim salle kulture që kishte ferma. I
kishin dërguar edhe familjes lajmë që të vinte. Erdhi bashkëshortja Safetja dhe
djemtë. I deleguari lexoi letrën e KQ të PPSH ku thuhej se armiku Abdyl Këllezi
u dënua me pushkatim dhe u ekzekutua,sall buçiti ;”Poshtë armiku” dhe i binte
këmbëve në çimento,ndërsa asaj bashkëshortes së tij i ndrisnin pikëzat e lotit.
Të nesërmen bashkëshortja vuri në kokë
një shall të bardhë,shenjë zie. Ç’praj asaj dite djemtë dhe nusja e djalit ju
vunë punës,i mbyllën në shtëpi dhe fituan një respekt që askush nuk mundi ti
haronte, për edukatën,moralin dhe normat
e larta të jetës,sado që i provokonin,i ndiqnin e i torturonin nëpër punesat më
të zeza,ata mbetën deri në fund fisnik të një jete internimi.
Pranvera e vitit
1975. Orët e fillimit të internimit dhe zhdukjes nga skena politike të
ish-ministrit,anëtarit të Byrosë politike .Ditë maji. Dy skoda me rimorkio
lëvizin nga dyert e bllokut të
udhëheqjes shqiptare. Ndërkaq dy automjetet e rënda morën drejtimin për në jug
të vendit. Blloku dhe rojet e armatosura mbyllën portat. Atje udhëheqësi sapo
ishte zgjuar kur u shua zhaurima e skodave. Enigma e kureshtarëve kur ndiqnin
automjetet, që largoheshin .
-Iku dhe një nga
Byroja politike!
Tani automjete
do të shtegtonin nëpër asfaltin e butë tej kryeqendrës së vendit. Njerëzia
brenda tyre shikonte brengosjen deri në
dridhjen nga pikëllimi. Në sytë e tyre,vërtet lexoje:
-Për ku ishte
drejtimi i automjeteve?
Të dhëna në dy
automjetet ishin 7 pjesëtarë të familjes Këllezi, të tjerët punonjës të
sigurimit. Në automjetin e parë
udhëtonte ish-kryetari i komisionit të planit të shtetit me bashkëshorten në
tjetrën, tre djemtë, Leoni me bashkëshorten Marjetën dhe vajzën 6 muajsh,Ylli
dhe Maksimi.
15 qershori 1975
flitej se ishte lexuar një buletin nëpër të gjithë institucionet shtetërore, ku
godiste si armik Abdyl Këllezin. Vetëm ca kohë më parë po më konkretisht në maj të vitit 1975 ,Abdyl Këllezi u
shkarkua nga detyra e anëtarit të byrosë politike. Tre djemtë e tij dhe nusja e
djalit Marjeta u hoqën nga puna për ti përcjellë në internim .Leoni asaj kohe
punonte në Institutin e fizikës bërthamore. Ishte specializuar në Kinë. Leoni më kishte folur për jetën në
Kinë. Me tregonte anekdota dhe kinezërit e pafund.
Ne ,tha kishim
me vete mjeshtrin e uzinës traktori që do të bënte kopje sepse kinezët nuk i jepnin gjithçka.
Mjeshtri shikonte me sy kur dhe i vizatonte në hotel gjithë çfarë kishte parë
me sy. Një herë tjetër na shpunë për të vizituar fshatin e lindjes së Maos
.Udhëtuam me tren,me avion me makinë,tre ditë për të mëritur në Shaoshan. Atje
nuk kishte kuzhinë evropiane. Ata kishin dëgjuar që shqiptarët hanë pilaf dhe
na kishin përgatitur një lloj çorbe d.m.th pilaf, që notonte në gjalpë . Leoni
i rrëfente bukurish bukur ndodhitë .Ylli gjendej gjatë asaj kohe në
universitete më ngjanë në inxhinieri. Kur përfundoi zborin ushtarak e fakultetit shkoi direkt në internim. Ndërsa
Maksimi pësoi një traumë të rëndë.
3.
Kur dy skodat me
rimorkioi qëndruan në buzë mbrëmje në një qytezë të tipit socialist,
kallaballaku, që u mblodh aty pyeste kurioz se kush po vinte për internim.
Bëhej fjalë për zv/kryeministrin e qeverisë, anëtarin e byrosë politike. Në
pallatin dy kate ndërtuar në vitin 1962, tip sovjetik në katin e dytë kishte
ditë, që skuadra e ndërtimit po meremetonte hyrjen ku do të strehoheshin të
internuarit, mirëpo nuk njihej se kush do të ishin banorët. Në atë zonë sillnin
shpesh të internuarit e regjimit por ca më larg saj në një sektor ku vdisje për
ujë dhe të hante të gjallë balta në dimër dhe pluhuri në zheg të verë,quhej Petë. Qyteza, quhej Kotë dhe ishte krijuar
vetëm në vitin 1961,si ndërmarrje
blegtorale fillimisht dhe më vonë bujqësore. Aty ishte administrata,
zyrat, rrjeti i dyqaneve të shërbimeve të NTSH, pallate banimi, ofiçina, furra
e bukës, kinemaja e vjetër te vatra e
kulturës, shkolla 8 vjecare, postë-PTT .
Gjendej në këmbë
të fushë së Ahmete, poshtë ishte lumi dhe sipër maja e gjatë. Atë ditë unë kam
parë zv/kryeministrin, që u fut direkt në banesë. Abdyl Këllezi i emërua
drejtor I fermës bujqësore:”Kanan Maze” të Kotës. Ishte operativ. Që ditën e
parë pyeti:
- Ku punojnë
forcat e punës?
-Në korrje
gruri.
Urdhëroi dy
makina mblodhi administratën dhe vetë shkoi
në krye të punëve. Kështu veproi çdo ditë.
Ku janë
kombajnat sot?
-Në Brusnje.
Makinat dhe administrata shkonte ku punonin njerëzit dhe nxirje buka e gojës.
Vetëm pas ca muajsh erdhi urdhëresa ,që Abdyl Këllezi hiqej nga drejtor
,çuditërisht dërgohej të furnizonte me naftë
automjetet e fermës. Më
datën 4 shtator Abdyl Këllezi
arrestohet. Abdyl Këllezi ish-ministër dhe zv/kryeministër i Shqipërisë në
vitet 1945-1975, i ekzekutuar me pushkatim në vitin 1976 si "armik i
popullit. Atë ditë vjeshte e thirrën si zakonisht.
-Të kërkojnë te
karburanti. Ish-anëtari i Byrosë politike morri çelësat e cisternës,xhaketën e
hollë dhe dolli nga pallati .Mirëpo bc e degës ishte fshehur pas pallatit të
parë ku ishte edhe rruga. Aty i hodhën prangat lexuan akuzën në emër të
popullit , ndërsa anëtari i Byrosë politike shikonte për të fundit herë banesën
ku kishte lënë,bashkëshorten ,tre djemtë, mbesën e vogël 10 muaj dhe nusen e djalit. Një ditë të vitit
1976 buzë-mbrëmje fronti thirri një
mbledhje për të lexuar një nga të shumtat buletine, që përcilleshin në popull
direkt nga udhëheqja e lartë. U thirrën edhe familja e Këllezit ndërsa i
deleguari lexoi buletinin ku flitej se Abdyl Këllezi ishte pushkatuar.
Bashkëshortja dhe djemtë mbajtën një qëndrim burrëror.
Unë i kam njohur në internim tre djemtë e
familjes Këllezi. Nusen e djalit Marjetën dhe Holtën e vogël dhe më pas Dorianin
,që lindi në atë qytezë të vogël. Për këtë familje fisnike është folur gjatë.
Qëndrimi i tyre atje ka qenë i pashembullt .Pasqyra e punës dhe qëndrimit të tyre na rrëfen
lëndën që ka dhuruar tek ata Zoti ynë. Ndrit pasqyra. Tek shpirti i diellit. Unë do t’u rrëfej atë që ata e
kanë bërë pak ose aspak nëpër medium. Marjeta, Leoni, Ylli arrin të realizonin
nga dy-tre norma në ditë në punët më të vështira siç ishte qilizma,hapja kanali
etj. U ngrinin normën. U ngritën normat,mirëpo ata të tre arrinin të bënin nga
tre norma në një ditë. Në këto kushte u rritë edhe Holta Këllezi në atë qytezën
e vogël ,që zgjerohej buzë lumit. Çapkënia vajzë. Mësuesit u vunë përpara një
dileme të madhe. Ç’duhej bërë me këtë vajzë të shkëlqyer?
10 ishte pak nga
njohurit e saj që i dhuronin të dy prindërit.
Marjeta Kellezi
ka Studiuar në Universiteti i Tirane
.Fakulteti i shkencave te natyrës .Dega fizike. Lindur më 1952.
4.
Holta Këllezi është mbesa e ish-anëtarit të Byrosë
politike të Shqipërisë. U lind në bllok. 6-7 muaj shkoi në internim në një nga
fermat bujqësore në jug të vendit. Dielli i praruar lind në lindje,ndonëse
gjelbërimi zë fill në mërmërin pranverore. 16 vite pra diku në vitet ‘91 më
vonë,mbante statusin e të qenit e lirë në vendin e vet. “Kreshtat” përmbi
biografin e saj nuk do të njolloseshin më me nënshkrimin:”mbesa e armikut të
popullit”.U shkollua dhe sot punon në Kanada.
Disa të dhëna
:Ka Studiuar në University of TiranaI.e martuar me Gjergji Vani.Flet
Albanian,English,Italian.Lindur më Dhjetor 16.
Përshëndetje
Holta
Dua të bëjë një
interviste me ty.
1-Pyetja
Ju keni lindur
ne bllok por u rritet ne internim. Ç’farë mund të thoni për këtë kontraste?
Holta Këllezi:
Unë nuk e kam njohur jetën e bllokut, pasi kam shkuar në internim 6-7 muajsh kështu qe nuk kam arritur kurrë te bej dallimin midis këtyre jetëve. Unë njoh vetëm një jete fëminore, atë të internimit.
2-Ju keni shkuar
ne internim rreth 7 muajsh dhe u larguat ne vitet ‘90.Si ishte jeta ne
internim?
Jeta në internim
ishte e vështirë sidomos vitet e para te fëmijërisë i kujtoj si tepër te
vështira dhe jo në perspektiven e jetës së gjithë familjes sime por në
perspektiven e një fëmijë që mundohej të kishte një jetë normale, por që në CD
hap i bëhej me dije, që ishte jo si gjithë të tjerët.
3-Ju u kanë
mohuar të drejtat si nxënëse e dalluar a mund ëe thoni disa raste
Ishte pak e
vështirë ta kuptojë pasi në moshë të vogël nuk arrin të perceptosh pse ti duhet
të jesh ndryshe nga të tjerët. Mbaj mend, që deri në klasë të parë asnjë fëmijë
s’luante me mua dhe jo se nuk donin por sepse prindërit kishin frike ti lejonin
fëmijët e tyre të luanin me mua .Kur kam shkuar në klase të parë e të dytë, kam
filluar të kem shokë dhe ja di për nder mësueseve të mija të shkollës fillore,
që u thonin fëmijëve te shoqëroheshin me mua .Me pas duke u rritur kam pasur
shoqëri shumë të mirë, që vazhdoj ta mbaj dhe tani.
4-Si e kishit menduar jetën nëse nuk do te hapej vendi ynë drejt Evropës?
Me thënë te
drejtën do duket ndoshta pak e çuditshme, po unë gjithmonë kam besuar në ato
vite me pafajësinë e një fëmije që po të mësoja patjetër do më jepej e drejta e
shkollimit të lartë,kurrë nuk më shkonte ndër mend që do jetoja përjetë në
fshat,ndoshta ka qenë një sens i brendshme që më fliste,se di, po kurrë s’kam
qenë pesimiste si tip. Nuk më shkonte në mend kuptohet, që do ndodhnin gjithë
ato ndryshime por fakt është që shpresa e mban njeriun gjallë ,prandaj ndoshta
dhe motoja e jetës sime gjithmonë ka qenë:bëj gjithçka ke në dorë dhe më e mira
do të ndodhi"
5-Me se merrni
aktualisht?
.Aktualisht kam prej vjetësh që jetoj ne Toronto_Canada,jam e martuar me dy çuna dhe punoj ne fushën e stomatologjisë .Jam e kënaqur me jetën time dhe e jetoj jetën ne maksimum.
6-Prindërit tuaj
kane vuajtur mjafte dy intelektual u dërguan direkt ne punët e bujqësisë si e
kane përjetuar dramën e vuajtjes.
Prindërit e mi
janë shume te shtrenjte për mua, sa je fëmijë nuk e kupton se ç’farë kane bërë
apo ç’farë kane arritur ne jete .Duke u rritur kam kuptuar më shumë dhe kam
arritur ti vlerësoj në maksimum jo vetëm për sakrificat që bënë në jetë por mbi të gjitha për ata çka
janë. Dy njerëz të mrekullueshëm që megjithëse sistemi i goditi shume fort nuk
ndryshuan po ngelën po ata të mrekullueshëm. Ajo çka vlerësoj më shumë ke ta
është qe më mësuan të mësoj ,punoj fort, të jem e ndershme ,të respektoj gjithë
njerëzit pavarësisht prejardhjes apo statusit te tyre social,të kem një
buzëqeshje në fytyre dhe mbi të gjitha, të mos urrej asnjë e askënd. Kjo e
fundit është një arritje e madhe për mua pasi vuajtjet e bëjnë njeriun shumë
lehtësisht të urrej. Dua të përmend pak njeriun me të cilin kaloja pjesën më të
madhe, të kohës në internim,njeriun që ishte i pari të më dilte në mbrojtje kur
dikush më ngacmonte dhe që më përcolli një fortësi mendore,gjyshen time të
dashur, që tani s’jeton më. Them se kam qenë me fat, që në jetën time jam
rritur nga prindër të këtij niveli dhe nga një gjyshe, që çdo kush do e kishte zili.
Faleminderit
Holta.
Abdyl Këllezi dhe Holta