E shtune, 12.10.2024, 09:11 PM (GMT+1)

Kulturë

Pal Neçaj: Pleqëria

E enjte, 26.09.2013, 07:41 PM


PLEQËRIA

Nga PAL NEÇAJ

-Zeqir Lushaj e Pal Neçaj, në Manhatan, NY, USA, 10 Qershor 2013- (Foto: Sokol Neçaj)-

 

Ti pleqeri, boll' shumehere je truar,

Gje ma të keqe, gjykohet, jeta s' paska,

Vjen "pa ftese" njeriun per të nenshtruar,

Topi as rraketa kurre nuk kan' per t'vra!

 

Ne rini shum' pak pleqeria kujtohet,

Sikur s' shikohet fare fundi, tunelit,

Rrota mbrapa nuk kthehet të nuserohet,

Shtriga nuk të mbyte, por te kalle tmerrin.

 

Pleqeria ahera s' imagjinohej tek vehti,

E verteta prandohet, kur qerrja ka ra,

Dikur, ket' oktapod shikonim të tjetri,

Tani afer lumit trubullt, pa fuqi, pa va!

 

Ah pleqeri moj e zeze pleqeri!

Cili njeri n' bote kerkoi me u plake?!

Gjithesia nuk gjeti kurr' ilacin per ty,

Deshiron çdo qenje per t'jetuar gjate.

 

Kur plakesh, dashuria, respekti venitet,

Shtohen problemet, vuajtjet si fizik,

Kur plakesh, pamja, bukuria çoroditet,

Fuqia, puna, levizja, gjumi ne zgrip.

 

Kur plakesh dielli sikur s' nxen, perendon,

Drunjte, bari, natyra, gjithcka duket me e ngrate,

Asgje s' pertrihet, asgje sikur nuk lulezon,

Lumturine numron ne dite, vuajtjet me gjate.

 

Vitet e kaluara hic, si flluske tymi,

Nuk kuptohet as ardhja, mosha si iku,

Lufte, dashuri pakez, i forte deshprimi,

Jeta, sa u ndez' qiriu, "Dikush e fiku”!

 

Kush e ndricoi ardhjen, shuarjen tone?!

Krijesa sa u pa dhe , perseri doli,

Filozof, doktor, pyeten gjithe pasion,

Kurr' njeriu prej tyre, pergjigje s' mori!

 

Hyjme ne jeten njerzore, gjithe gjalleri,

U rritem duke menduar se bota ndryshon,

Erdhi zvogelimi i pavlere, pleqeri,

Per t' sjell "deshiren" e qetesise ku pushon!

 

Pleqeria ka probleme t' pa njohura,

Kur matematika eshte harruar,

Rrugedalja nuk gjinden, mbetse "nota"!

Brezave t' rinj duhet per t'u treguar.

 

Qe të mos shkelin tek e kalbura derrasa,

Sepse ne uje të ndotur kan' per të ra,

Te kujtohen n' rini se cka u vjen prapa,

Vehten të plakur,nje dite kane per t'pa.

 

Mbasi plaken t' gjithe, të vjetrit "ngushllohen",

I çmend nenvlersimi, duhet respektuar,

Nga ky “stazh” i rende, askush s' perjashtohet,

Fjalen t' embel, keshillat per tu ndigjuar.

---------

Nju Jork, tetor 2006

-Nga libri “Ëndërren e lashë atje”

(Per ZSh-në, nga USA, 26 Shtator 2013)

 



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora