Kulturë
Gjon Keka: Shqiponja mbi shkëmb
E merkure, 25.09.2013, 09:55 PM
Shqiponja mbi shkëmb
Nga Gjon KEKA
Historia,
sidomos historia e kombit shqiptar duhet të përbëj pjesën e domosdoshme të
edukimit në kohët tona sipas frymës së saj të thellë kombëtare e të rrënjëve të
kombit.Madje pikërisht historia duhet të na shërbej jo vetëm si degë në shkolla
dhe universitete por edhe si degë në çdo familje për edukimin e brezave të tij
në frymën e të vërtetës dhe njohjes së identitetit të tij arbënor
europian.Sepse sic do të thoshte një mbretë i njohur gjerman se ,"pa histori
të atdheut s'ka dashuri për atdheun”.
Çdo tendencë për
të hequr dorë nga kjo njohje e thellë e vetes sonë, shpirtit kombëtare dhe
historisë së tij reale e cila mbanë shenjat e përgjakura të shekujve për liri ,
dinjitet dhe ruajtjes së plotë të qenjes së tij kombëtare si dhe të identitetit
të tij europian, përbën heqjen dorë nga fati i lindur ,nga vetvetja ,nga djepi
i lashtë i përkundjes së brerzave dhe civilizimit të familjes së përbashkët
europiane.
Jo duke hequr
dorë,gjë që një gjë të tillë nuk mund ta bëjnë arbërnorët me gjakun e
Kastriotit, por duke u kapur fortë për këtë degë të dijes njerëzore, për këtë
degë të shpirtit të historisë së kombit tonë mund ta njohim thellëisht veten
,rrënjët dhe identitetin rrënjësisht europian.
Por një heqje
dorë ,që tani ka filluar të shfaqet në horizontin tonë kombëtar nga kjo degë
brenda çdo familje si një fanarë i saj dhe popullit në përgjithësi, vjenë nga
ata që nuk kanë lindur arbënor dhe nuk kanë gjakun e Kastriotit ,por që janë
mbetje sulltaniste dhe bizantine që flasin gjuhën e kombit tonë pa qenë të
tillë kurrë dhe në asnjë kohë.
Por fatkeqëisht
kjo heqje dorë po bëhet në gjuhën arbënore,pra në gjuhën homerike të lashtë e
pllazgite,që do të thotë se disa mbetje duan që duke dashur të rikthejn kohën e
sulltanizmit dhe bizantinizmit atë e bëjnë në mënyrë tepër interesante ,me një
prezantim gjoja se janë arbërnor, duke veshur veshjen tona kombëtare ,dhe aq më
keq duke keqpërdoru plisin dhe gjuhën tonë të lashtë .
E gjithë kjo ka
vetëm një qëllim të errët atë të fuitjes së errsirës brenda popullit tonë, dhe
shembjes së gjithë asaj që është ndërtuar gjerë në ditët tona me anë të
sakrificës së përgjakur të kombit në ruajtjen e identitetit të lashtë kombëtar
arbërnor europian.
Beteja në të
cilën kombi ynë është i përfshirë në këtë shekull është beteja kundër errësirës
ideologjike ,injorancës apo mbetjeve sulltaniste që po i njollosin të gjitha
vlerat dhe personalitetet shtyllmbajtëse të kombit tonë arbërnor.
Dhe askush nuk
është aq budalla që të pajtohet me këtë gjendje që po mbretëron ,sepse tani
shihet tepër qartë se errësira ideologjike sulltaniste po mbretëron në tokën
arbënore,po kjo errësirë ka mbuluar edhe një pjesë të popullit.
Por duke parë
këto tendenca të errëta tani më ne si popull nuk na nevojitet mikroskop për t’i
parë të metat(veset dhe sindromet) edhe më të vogëla tonat, sepse ato tanimë
kanë dal në shesh të gjitha si të mëdha dhe si të vogla.
Prandaj çështja
që shtrohet sot është ndërgjegjësimi, ngritja e zërit ,hapja e protës që rrezet
e dritës së diellit të ndriçojnn zemrën dhe trupin e kombit tonë arbërnor
europian. Ashtu që ai të njeh në mënyrë të shkëlqyer fatin e tij, themelet e
thella të ndërtesës së kombit të tij, rrugën dhe qëllimin që duhet ndjek drejt
të ardhmes së tij dhe brezave.
është koha që te
largohen nje hërë e përgjithmonë çadrat e injorancës së kohëve të fundit, të
errësirës ideologjike sulltaniste dhe të triumfoj vlera dhe virtytet e vërteta
kombëtare arbërnore .
Sepse vetëm
kështu ne do të kuptojm se morali i kombit tonë është themeli i kulturës sonë
shpirtërore e kombëtare që nuk është korruptuar dhe që është ruajtur nga
prishja me anë të kripës së tij kombëtare deri në të ditët tona brez pas brezi.
Me fjalë të
tjera është e rëndësishme që duke njohur historinë tonë ,ne njohim më thellë
vetveten tonë të kaluarën tonë ,fatet e vendit tonë dhe më pas në mund të
shohim tepër qartë pa fluska mjegullash në pasqyrën e të ardhmes .është
historia e kombit tonë dhe e të gjitha kombeve , kjo mësuese ,kjo degë që na
sjell të kaluarën të pranishme në ditët tona,që na heq dyshimin dhe na hap
protat e saj për ta njohur veten ,por ne portat e saj qëndron realiteti i
pakompromis historik që nuk lejon që aty të futen brenda pa patur gjakun,
veshjen dhe identitetin e atij kombi që është autokton,pra porta e historisë
nuk pranojn mbetje të huaja ideologjike helmuese.
Po, kjo është
historia e kombit tonë arbërnor, pasi atij si më parë edhe sot nuk mund t'i
mohohet fuqia historike e shpirtit të tij, e cila është një lëvizje e gjallë e
themeluar në kohët thellësisht të lashta historike, e cila vazhdon me një
vazhdimësi të caktuar në ditët,shekujt dhe ecën drejt fatit të tij të natyrshëm
të rikthimit në familjen europiane me dinjitet,dhe identitet të plotë të tij
kombëtar dhe europian.Ndoshta rruga na duket se është e gjatë dhe e vështirë,
por kjo duket e sigurt.
Kështu që tani është koha që të ringjallet dashuria per vendin,për atdheun ,të mirën dhe vlerat dhe kulturën dhe etërit tanë të cilët na lanë themelet e fuqishme,shkembin mbi të cilin Shqiponja ka vënë këmbët e saj përjetësisht.