Kulturë
Cikël poetik nga Drita Lushi
E merkure, 25.09.2013, 10:00 PM
DRITA LUSHI
(L)OJNA VJESHTE.
-cikël poetik-
VJESHTË
Më the,
mos të të
harroja,
që bashkë me
vjeshtën,
të t’ prisja dhe
ty.
Me the,
që si frutat
piqen nga dielli,
dhe ndjenjat
piqen
duke u parë ndër
sy.
Me the
që mos t’rrëmbehësha
nga vërshimi
pranveror,
por në paqë të
prisja
të kuqtë
vjeshtor.
Me the...
Vjeshta po hyn
në vijëartën e
saj.
Të pres, mos u
vono!
Tani nuk është
më Maj...
Shtator 2012
(L) OJNA
(vjeshte)
Ti…
(m)kërkon,
(s)më sheh,
ia beh.
Qesh
si vjeshtë.
Si lumë
(s)më mbyt.
më puth.
Unë…
(s)qëndroj.
(s)vërshoj.
(s)dallgëzoj.
(s)mbytem,
rrënjë(gë)zoj
tek ti.
Të dy,
(s)vdesim
(ri)lindim
në sy
*ia beh=vjen shpejt, mbërrin në çast, me
një frymë.
Shtator 2013
PA LEJE
(H)Ej!
Kush të tha,
T’më hyje pa
pyetur
në mendime?
Pa leje,
pasaport,
apo kartë.
Me identitet,
te shkrojtur
nëpër fjale.
E më behesh ,
Kryefjalë,
Dialog,
Monolog
Orë e pa orë,
Ditë (e)dhe natë
Kush tha të
kaloje pa leje,
Portat e
mendimeve?
Ato mbyllur
qenë,
mbyllur, me
dryna muajsh,
që mbanin mbi
shpinë vit(e)
shtator 2013
TRAK-TRAK
Vjeshta,
pjek fjalët,
prozën,
bëhet libra…
Ti poezi,
vjen
si vajzë,
me taka,
me teka,
me hapa,
kryeneçe,
s’troket.
Trak, trak.
Çel sythe
sysh,
buzësh,
duarsh,
puthjesh,
dhe në vjeshtë.
Është dimri
përpara, se di?
Liqenet e
prillit po ftohen.
(Lule)Kumbullat,
çelin në pranverë..
Eh…!
Tani,
Tani që bujte,
Po të marr me
gjithë teka në gji.
(mos) Fli…
Fli… dhe zgjohu në burimet e mij.
Shtator 2013