Kulturë
Skënder Hoxha: Fatos Kongoli - shtresime artistike
E enjte, 26.09.2013, 08:55 PM
SHTRESIME ESTETIKE NË VEPRA TË FATOS KONGOLIT
Nga Mr. Sc. SKËNDER R. HOXHA
Dy
fjalë për veprat e Kongolit
Fatos Kongoli lindi në Durrës më 1944.
Njihet si prozator për të rritur. Ka nisur krijim-tarinë nga gjysma e dytë e
viteve ’60. Shkruan tregime, novella e romane. Veprat
më të njohura të tij janë: "Ne të
tre" (1985), "Karuseli"
(1990), “I
humburi” (1992), “Kufoma”
(1994), “Dragoi i fildishtë (1999), "Ëndrra
e Damokleut" (2001), “Lëkura
e qenit”(2003), “Te porta e Shën Pjetrit”
(2005),“Jetë në një kuti shkrepësesh”,
roman, 2007,“Bolero në vilën e pleqve”,
roman, 2008,“Iluzione në sirtar”, roman, 2010, “Si-do-re-la”,
roman, 2011.
Disa nga
romanet e tij janë përkthyer në gjuhë të huaja dhe janë pritur mirë dhe kanë
fituar çmime.
Fatos Kongoli është shkrimtar që njihet që herët për botimet e tij letrare, mirëpo suksesi i tij i parë i bindshëm ishte romani I humburi, në fillim të viteve ’90, sikur edhe romani i mëpastajmë Kufoma, sado që edhe romanet e tij të tjera janë pritur mirë.
IDENTITETI I PERSONAZHEVE
I humbur pastaj kufommë
Krijimtaria letrare e tij, si letërsi e
pasojës, trajton pamjen dhe fatin e njeriut shqiptar nën diktaturën shqiptare të
gjysmës së dytë të shekullit XX. Prandaj, arti letrar, në këtë rast, del si përshkrim
i gjendjes, si përshkrim artistik i pasojave të asaj diktature.
Vetë sfondi i letërsisë, në të cilën u
lidh Kongoli pas viteve ’90 nxori romanin e tij të pritur mjaft mirë I humburi, i cili i dha autorit një emër
edhe jashtë kufijve kombëtarë. Pastaj erdhi romani i tij Kufoma, i cili vetëm sa e sforcoi atë tip letërsie.
Ndonëse me romanin Ne të tre, Kongoli kishte paralajmëruar
një sensibilitet të ri, shkathtësia dhe talenti i tij shpërthyen më fuqishëm te
romani I humburi.
Njeriu i romanit I humburi vërtet ishte i humbur si vlerë
njerëzore dhe pastaj i shndë-rruar në kufomë në romanin Kufoma, ku autori stimulon idenë me mjete stilistike e esteti-ke.
Titulli i romanit I humburi, ka marrë një vlerë simbolike,
sepse do të shihet se identifi-kon një strukturë fillimisht të virgjër e të
painstrumentalizuar, e cila do të detyrohet t’u shtrohet mekanizmave monstruozë
të Syve të Bardhë – atribut i diktaturës së egër e çnje-rëzore.
Historia e romanit I humburi zhvillohet për disa kapituj në
të shkuarën dhe për disa kapituj të tjerë në të tashmen. Estetikën e artit
letrar Kongoli e shpërfaq në dramën e personazheve, pamjet e jetës dhe bëmave,
odisejadën jetësore të tyre. Sipas kryeheroit Sari, të qenët i tashëm, s’të
privon nga të qenët i djeshëm, sikur që as e nesërmja s’mund të privojë kurrsesi nga e djeshmja dhe e
sotmja. Fjalët e Sarit: “Por qenka thënë
t’i shtyj-më ditët bashkë, si mallkim i njëri-tjetrit, derisa të mos jemi më,
as unë; i humburi, as ti; i çmenduri… as Sytë e Bardhë”, është një filozofi
më vete e mësuar nga jeta, e dalë nga re-aliteti i veçantë, i egër për një jetë
njeriu nën diktaturë. Pra, i humburi dhe i çmenduri janë pasojë e Syve të Bardhë,
e syve të ligj, që shitojnë për vdekje. Edhe vetëhelmimi i personazhit Vilma është
një lloj çmendjeje apo ikjeje nga vetja, e shkaktuar nga kjo situa të. “Idetë
dhe frymimi i këtij romani, i kanë dhënë prozës shqipe një model shkrimi risim-tar,
qoftë në pikëpamje të domethënies, qoftë në nivelin stilistik.”1). Këtu
Kongoli bën ndërthurjen e situatave të personazheve dhe me mjeshtëri stilistike
e estetike paraqet pa-sojat e rënda të asaj kohe të egër. Shpirti lirik i Sonjës,
përbën një kapitull të veçantë të romanit, që e fisnikëron dimensionin
ideologjik të tekstit.
Romani Kufoma,
në kuptimin tematik, ka një lloj lidhjeje organike me romanin I hum-bugri. Kufoma, si emër kuptimi e
personi në këtë roman, është vetë trupi i gjallë i perso-nazhit rrëfyes e të rrëfyer
të quajtur Festim, i cili me gjalljen e tij i përket një bote tashmë të kryer,
të vjelë, ndaj është kufomatik, pre e së kaluarës: me çehre, me qëndrim, me sy
e me gojë kufomatike.. Ai vetëm sa nuk ka harruar të flasë. Vetë konteksti jetik,
ia dikton këtij heroi fjalorin, si: kufoma, urina, ËC-ja, kupola, kati, eprori,
i varuri, gota e konja-kut, pusulla, mallkimi, sekse, lutja, dihama, rropullitë
e maces etj.
Një leksik i tillë dhe situatat që zhvillohen, na çojnë drejt nënkuptimit të mitit për një të vetmin hero, i cili duhet të qëndrojë në fronin e Kupolës së Madhe. Sa më shumë që shprushet ecajakja e Festimit, aq më e ftohtë dhe kufomatike na bëhet “kufoma” e tij. Është këtu një teknikë rrëfimi shumë e çmueshme në prozën e sotme shqipe, ndaj, ky ro-man ka sjell për letrat shqipe një format të ri rrëfimi.
ESTETIKA E SË BUKURËS DHE E SË SHËMTUARËS
"Lëkura e qenit" dhe fati tragjik i
personazhit
I cilësuar si një libër haluçinant, ku
shkrimtari Fatos Kongoli arrin nivelin më të lartë të prozës, "Lëkura e qenit" ka rrëmbyer kritika
mjaft pozitive dhe po përkthehet në disa gjuhë të huaja. Në krijimtarinë e
shkrimtarit ai ishte ura e kalimit nga një sferë krijimta-rie në tjetrën, një
shtresim i ri estetiko-letrar, duke e lënë pas ciklin prej katër romanesh me
titull "Burgjet e kujtesës". Personazhet e këtij libri të kujtojnë
dëshira dhe vese që çdokush i mban fshehur nën vete, që çdokush i prek e i
ledhaton, i fundos në thellësi të vetëdijes, pa i lënë kurrë të dalin krejtësisht
të zhveshura nën vështrimin e të tjerëve. Në këtë libër, ku fytyra e shëmtuar e
botës vetëm rrallë, të lejon të shohësh anën tjetër të me-daljes, fytyrën e
bukur të saj, romani "Lëkura e Qenit", i ngjan një udhëtimi në kohë,
ku herë ecën përpara, e herë kthehesh mbrapsht, tutje, thellë në vitet, ku has
dëshirat e para prej fëmije. Edhe pse me rrëfim prej fëmije, Krist Harapi,
personazhi kryesor që gjithmo-në flet në vetën e parë, arrin të japë atmosferën
e kohës, kur sapo kishin nisur përndjekjet dhe vuajtjet në botën e Hadit (kohën
e diktaturës në Shqipëri). Një fëmijë që ka pasur pë-rreth gjithmonë histori
përndjekjesh, internimesh, e ndarje të dhunshme njerëzish. Heroi Krist Harapi e
dëshmon më së miri këtë, ashtu siç e dëshmojnë edhe personazhet e tjerë që ndërlidhen
me jetën e tij që nga fëmijëria e deri në pleqërinë e tij, qofshin ata kundër-shtarë
apo kanakarë të këtij sistemi. Krisi, jo vetëm që është pika qendrore rreth të
cilit zhvillohen ngjarjet, por kemi tendencën që ai të njësohet me vetë sistemin
përnga ana shpirtërore morale. Mbase, këtu kemi të bëjë me identitetin e
dyfishtë të personazhit. Një-herit, kemi identifikimin e atij sistemi të dështuar,
sistem që mbolli vuajtje, frikë e tmerr, të paraqitur artistikisht. Fatos
Kongoli, përms kësaj vepre na sjell hartën shpirtërore, soci-ale, psikologjike
të individit të asaj kohe. Na kujton tragjeditë antike, ku heroi pëson fatin
tragjik vetëm pse kanë gabuar prindërit a gjyshërit! Në anë tjetër, shkallëzimi
estetik merr dimensione të lakmueshme letrare – artistike.
“Te
porta e Shën Pjetrit” dhe realiteti
shqiptar
Pas pesë romaneve të ciklit "Burgjet e kujtesës" (I humburi, Kufoma, Dragoi i Fildi-shtë, Ëndrra e Damokleut dhe Lëkura e Qenit), që e futën autorin në klubin e elitës së ve-prave shqipe, Kongoli befason përsëri me këtë libër të jashtëzakonshëm. Dy histori dash-urie të ndërprera verbërisht. Kufoma e braktisur e një të riu. Një inspektor i ndjekjes së krimeve në kërkim të vrasësve. I ndërtuar si ndërthurje e këtyre linjave, me personazhe të mjediseve nga më të ndryshmet, kryeqytetase dhe periferike, intelektuale apo mafioze, etj., ky roman i Fatos Kongolit zhytet në realitetin e sotëm shqiptar, ku gjëmat nuk habi-sin askënd. Po ashtu identifikohet, jo vetëm gjeografia shqiptare, por edhe kultura e per-sonazheve dhe ambienteve nga të cilat vijnë. Ja, për ilustrim dhe për të parë edhe shtresi-me estetike në romanet e këtij shkrimtari: ”U ula pranë tij. Ai më pyeti nëse dëshiroja të pija pak uiski me të dhe unë iu përgjigja jo, nuk i përdorja pijet alkoolike. Bosi nuk më detyroi të pija. Në vend të kësaj më kërkoi të ngrihesha në këmbë, të qëndroja përpara tij, dhe unë u ngrita, qëndrova në këmbë përpara tij. Ai më kërkoi të zhvishesha dhe unë zura të zhvishesha duke i hedhur rrobat te këmbët e mia, derisa mbeta lakuriq. Ai e mbushi edhe një herë gotën e uiskit dhe zuri të më vështronte në heshtje. Pinte uiski dhe vetëm më vështronte.(…) (“Te porta e Shën Pjetrit”)
“Jetë në një kuti shkrepësesh”
dhe
universi i pabarazisë sociale
Diku, në një apartament luksoz, në një
prej pallateve të larta më të reja të kryeqytetit ndodh një krim. Vrasësi është
një gazetar, pronar i apartamentit, i cili, pas një bashkëjete-se prej dy
vjetësh, sapo është ndarë me mikeshën e tij, gjithashtu gazetare, drejtuese e
një emisioni të përjavshëm televiziv me VIP-a.
Romani zhvillohet në dy kohë. Koha reale
janë dy javë të muajit korrik të vitit 2004, kur gazetari, në një gjendje
psikike të rënduar, kryen aksidentalisht krimin. Këtu mbizotë-ron identiteti
psikologjik i personazhit, në raport me rrethin ku jeton. Koha tjetër përfshin
jetën e këtij personazhi të ditëve tona, lindur tridhjetë e dy vjet të shkuara,
në një apartament modest, në një pallat modest, në një lagje modeste të
kryeqytetit. Një jetë e ndrydhur dhe e mbyllur në përmasat e një kutie
shkrepësesh.
Autori, me mjeshtëri artistike e stilistike, kërkon rrënjët e skizofrenisë kolektive, që ka shoqëruar dhe vazhdon të shoqërojë ecjen e shoqërisë së sotme shqiptare, veç të tjerash, edhe në përmasat e ndrydhura të hapësirave të saj të jetesës. Faqe pas faqeje, Kongoli zbulon universin e së përditshmes së njerëzve të zakonshëm, por njëherazi edhe hendekun e lemerishëm të pabarazisë sociale dhe të moskomunikimit që është krijuar tashmë brenda kësaj shoqërie, ndaj së cilës, personazhi kryesor, gazetari që ka kryer krimin, ndihet i huaj. Merr përsipër të përballet me poshtërsinë dhe ligësinë njerëzore derisa i pafuqishëm në këtë mision, dorëzohet. Më kot përpiqet të gjejë strehë te kujtimet e fëmijërisë, të dashurive të tij.
“Bolero në vilën e pleqve”
“Në opinionin tim, në fakt nuk gjen kurkund
asnjë përjetim konkret për këtë roman, do ishte e padrejtë dhe unë druaj se
s’do të jem në gjendje. Por unë parapëlqej stilin e përdo-rur nga Homeri, i
cili nuk foli kurrë për bukurinë e Helenës së Trojës, por përshkroi gjatë
mbresat që bukuria e saj la në Trojanët që e prisnin në bedena… Fatos Kongoli
është një shkrimtar që ngjall interes dhe është përfaqësuesi i letërsisë së
tranzicionit. Ai është vle-rësuar si
shkrimtar në një kohë që letërsia kërkon identitetin e vet. Me këtë roman, ai
kër-konte diçka ndryshe dhe ka prekur çështjen e ekzistencializmit të njeriut.”2)
“Një roman i ironisë dhe hidhësisë së
trishtur, është romani i debatit emancipues.” – do të shprehej për këtë roman
botuesja dhe shkrimtarja e mirënjohur Flutura Açka.
“Romani
i Kongolit reflekton botën moderne dhe i përshtatet asaj. “Blero në vilën e
pleq-ve” reflekton pjekurinë e letërsisë dhe romanit shqiptar.
Vetmia, ekzistencializmi dhe bota e
brenshme e një femre janë fenomene që e bëjnë subjektin e romanit “Blero në vilën e pleqve” të Kongolit.(…)
Në këtë situatë gri veproj-në personazhet në këtë roman të Kongolit. “Dy pleq,
në një vilë, dhe një infermiere që kujdeset për ta. Në aktin e fundit të jetës,
pleqtë i shkruajnë letra njëri-tjetrit, të cilat i zhdukin pa lënë gjurmë,
ndërsa infermierja përpiqet më kot t’i shtjerë në dorë.
Botën e mbyllur të vilës e trazojnë, kohë
pas kohe, doktori i familjes, njeri qejfli, ho-katar dhe i paparashikueshëm;
djali i pleqve, bos i një firme të fuqishme ndërtimi, me gruan e tij të re e të
bukur; vajza e madhe e pleqve, gjyqtare e rreptë; një femër enigma-tike, po aq
e bukur, veshur gjithmonë me të zeza, etj.” 3) Janë këto tipa që identifikojnë
karaktere të ndryshme të kohës dhe hapësirës shqiptare.
Duke
na sjellë me këtë libër prozën e tij më të përkryer, Kongoli, përmes rrëfimit
të infermieres, zbulon misteret e saj, dramat e personazheve, me ndërlikimet,
dëshirat e fshehura, në një mjedis shpesh të egër, të pamëshirshëm, ku femra
është më e pambroj-tura. Një qasje ndaj ekzistencës njerëzore, që nuk e kemi
hasur më parë në letrat shqipe.
Sidoqoftë, për të
bërë pak aktualitet mund të marrim rastin e shpërthimit me vonesë të
shkrimtarit Fatos Kongoli, që në romanin "Iluzione në sirtar”. Pothuajse roman për vet-veten, thotë se jam
përlyer në dënimin e një kolegu në vitin 1981, dhe s’mund të jem i la-rë. Ana
estetike lartësohet sidomos kur këtë njeri të butë dhe të sinqertë për nga
natyra e brente pak nga pak brenga e një firme, të marrë në kushte psikologjike
aspak natyrore, kundër Hysenil Dumes, një kolegu në kombinatin letrar “8
nëntori”. Sigurisht më mirë vonë se kurrë pranimi i fajit, ose mospajtimi me
një gjest që i ka kushtuar heqje lirie di-kujt, duhet respektuar. (…) Shkrimtarët
nuk mund të mbajnë pesha të rënda emocionale për gjithë jetën. Tentoi ta bënte
agjentja Shigjeta, por humbi toruan sepse e keqja është degraduese. E pathëna
nuk ekziston për njerëzit e letrave. Shih për shembull rastin e no-belistit
Gunter Gras, i cili pas 60 vjetësh deklaron se kur ishte 17 vjeç, ishte
vullnetar në famëkeqin “SS”. Pastaj është rasti i heshtjes së Milan Kunderës
për një histori interesante (… ), që ndërlidhej me një Dvoracek. Kur hetohet
rasti, Gjykata vendos 22 vjet burg. I dënuari bën 14 vjet punë të detyruar në
një minierë uraniumi. Dlask ka vdekur. I vetmi që e di të vërtetën është
Kundera.
Megjithatë, gjërat duhen parë në kontekstin e kohës…
Romani ‘Iluzione në sirtar”, gjithsesi po
komentohet, si një rrëfim tronditës. Mund të jetë dhe çështje kohe, por mund të
jetë dhe mungesë kurajoje, për të trazuar ujërat e së shkuarës, siç ka bërë
Fatos Kongoli me librin e tij më të fundit “Iluzione
në sirtar” (...)
Si një rrëfim përfundimtar. Shpjegohen, me anë të këtij
libri, në radhë të parë disa nga ngjarjet më të rëndësishme dhe dramatike të
jetës së shkrimtarit dhe në radhë të dytë ky libër sikur mbyll përfundimisht
një fazë të dytë të krijimtarisë së Fatos Kongolit, (siç e rendit ai vetë), ajo
fazë që fillon pas përmbysjes së diktaturës me romanin “I humburi”, mbyllet me romanin “Bolero
në vilën e pleqve” dhe në fund libri “Iluzione
në sirtar”, që e mbyll përfundimisht këtë fazë. Në këtë libër, lexuesit do
kenë mundësi të shohin se shu-më gjëra që ky autor trajton në librat e tij, nuk
janë gjë tjetër veçse ndodhi të vërteta të je-tës së autorit. Në fund të
fundit, “ ky është një libër i brengave të mia”, kishte thënë Kon-goli në një
intervistë”.4)
Mirëpo, autori
kishte identifikuar edhe njërin nga kryepersonazhet e veprës: “Unë si-gurisht i
kam quajtur iluzione në sirtar, për disa arsye. Një personazh shumë i rëndësi-shëm
në libër është im at, që ka ndikuar shumë në jetën time, një artist-muzikant, i
for-muar në perëndim në Itali, i cili përqafoi atje idetë komuniste të Antonio
Gramshit dhe kur erdhi këtu luftoi, doli partizan, pastaj në fund të jetës së
tij u flak nga Partia e vet në mënyrën më barbare, në një kohë që besonte në
ideal. Kjo qe zhgënjimi më i tmerrshëm i këtij njeriu, në fund të jetës së tij.
Ndërkaq, autori, edhe nëpërmjet të këtij personazhi ref-lekton ndjenjën e tij
për të luftuar për liri – identitetin e tij kombëtar, atdhedashurinë.
“Periudha
20-vjeçare e tranzicionit ka qenë padyshim një periudhë plot iluzione dhe
zhgënjime, sepse realiteti që pasoi ishte një realitet i egër nga pikëpamja
njerëzore. Këtu është rrëfyer kjo epokë.”5) Periudhë kjo që ka prodhuar konfliktin e madh
i cili është eks-pozuar në shumë shtresa të shoqërisë, por më i ashpër ishte
ndaj botës së artistëve dhe let-rarëve, gjatë regjimit komunist. Pra, kemi identifikimin
e sundimit të egër të pushtetit, kur sigurimi operonte në hapje dosjesh,
listash etj., ku u vunë në vrojtim gati e gjithë inteli-gjencia....
__________________
Referenëcat:
1)
K u j t i m R r a h m a n i, Letërsia
bashkëkohore 13, Botime shkollore Albas, Prishtinë, 2009, f. 171.
2) Flutura
A ç k a, me rastin e prezantimit të romanit “Bolero në vilën e pleqve” të Fatos
Kongolit, tekst i publikuar në internet, më 7.02.2009.
3) P o a t y.
4) Aida T u c i, shkrim i publikuar në internet, më 8.04.2011.
5) P o a t y.
L i t e r a t u r a:
- Veprat e Fatos K o n g o l i t.
- Grup autorësh, Historia
e letërsisë shqipe I – II, Enti i teksteve dhe i mjeteve mësimore,Prishtinë,
1975.
- Klara K o d r a, Rita F i l i p i, Stefan Ç a p a l i k
u, Letërsia shqiptare 2, “Toena”,
Tiranë, 1998.
- Robert E l s i e, Histori
e letërsisë shqiptare, Dukagjini, Pejë, 2002.
-
Internet (blog): Prof. dr. Milazim K r a s n i q i, Shtresimet e
identitetit kulturor shqiptar.
- Letërsia dhe identiteti, nga Hasan B e l l o, Gazeta shqiptare, 5 qershor 2009.