E merkure, 09.10.2024, 02:17 AM (GMT+1)

Kulturë

Lefter Duraj: Padrejtësia…

E enjte, 26.09.2013, 08:16 PM


Padrejtësia…

Nga Lefter Duraj

Shkurti i vitit 2000, na gjeti ne Qafe Thane,                               

Aty po punonim, do qendronim nja nje jave,

Nje dite prej ditesh, pak pune dukej se kishim,

Po hidhemi nje here, Struge e Oher t’shihnim.

 

Kaluam matane, ashtu pa ndonje pengese,

Nje taksie i bejme shenje, erdhi papertese,

Me te nisim biseden, ashtu serbes, serbes,

Ishte shqiptare, dalluam ne ate pakujdes.

 

Nje kafe ne Struge,-tha, une dua t’ua qes,

Po- i thame, s’ka rendesi kush ben pagese,

Jemi vellezer, kemi shume kohe pa u pare,

Ishte me shkolle te larte, ishte tetovar.

 

Ashtu te shpenguar, flisnim ne makine,

Te sigurt me te, me gjithe shpejtesine,

Ne Oher pak dhe Shen Naun fluturim,

Vizituam e pame, sa rame ne mendim.

 

Ç’na ke bere o Zog, per mbretin e kishim,

Ky vend perrallor, aty parajsen shihnim,

Siper ne terrace, dukej mire Pogradeci,

Ç’ padrejtesi!,- tha,ju be  fytyra si speci.

 

Vellezer ne dy krahet, ky kufi ketu s’vete,

Ju shihnim me pare, inat kishim me vete,

Pse te ndare ne, kujt po i’a kemi borxh,

Krushk e kusherinj, s’vene e vine dot.

 

Ja, kjo pike e bukur, dikur ka qene e jona,

Sot nuk e di si ka dale, ajo nga duart tona,                                 

Pune qeverish ajo, dikur kohe te veshtira,

“Shitur” a “kapur”ne ato dite te keqija.

 

Kaluam nje dite te bukur, here e pare ishim,

Nuk shihnim ndryshim nje ngjyre toke kishim,

Gjithe kohes shqip folem, kenge dhe humor,

Taksisti shqiptar ishte, c’ne ne mes ky “sinor”.

 

Dhe here te tjera, une shkuar atje kam,

Syri s’ma ka zene, mikun taksist shqiptar,

Ndoshta rastesia, ndonjehere takojme,

Do t’i prezantohem, biseden t’kujtojme.

 

Nje brenge te thelle kishte, shpirti ia di,

Se dhe ketu ku jemi, i thone Shqiperi,

Shkupin ka pas per qender, ajo Dardani,

Shtrire deri thelle, Kosove e Mal te Zi.

 

Edhe pse kufiri, gjithe ndan kete njerezi,

Shpirti yne i shqiptare, as nuk njeh kufi,

E kuptoje une ate gjithmone e me te lehte,

Kur une pushimet, andej kaloj gjithe qejf.

                        ./.

-Nga libri në dorëshkrim “Malle …që shmallin”-

(Per ZSh-në, nga Tirana shtator 2013)



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora