E shtune, 27.04.2024, 09:59 AM (GMT+1)

Kulturë

Poezi nga Ajkune Peja

E enjte, 26.09.2013, 07:41 PM


Ajkune Peja

 

UDHËKRYQ

 

Ne udhëkryq

E shoh veten time

Si shikim të turbulluar

Imazhin tënd kujtoj.

 

Fiksimi im

Me je

Urrej dhe dua

Çdo gjë që lidhet me ty

 

Xhelozoj edhe ajrin që thithë

Këmishen që ke vesh

Sepse aty nën këmishen tënde

Është arenë e imja

Më takon mua.

 

Je bërë si Cortizon per mua

Bekim dhe mallkim

Njikohësisht.

 

Ditët ikin e unë pres

Pres pas dimrit

Të vie pranvera

Dhe pas verës vjeshta

Vjeshta ime.

 

Trembem nga mendimet e mia

Kam frikë nga dashuria ime

Ndërsa ti rrin i qetë

Llogarit në heshtje

Sa kushton bota?

Ti shijon edhe heshtjen

 

Nuk është e lehte kjo rrugë

Thoje se do ecim bashk

Ti që ndriqove hapat e fundit

Ëmbëlsove mbrëmjen time

Ngrehu

Me ndjell me puthjet e tua

Mos lejo këte natë

Të mbetet shterrpë

Sepse ne meritojmë me shumë

Shumë më shumë.

 

RRUGË E TRASUAR

 

Shpesh kap veten

Ne mendjen tënde

Rrugën e mësova tashmë

Do e gjeja çdoherë

Edhe në naten pa hënë

Është zemra ime

Ajo që drejtonë

Rrugën për te ti

Ngrohtësi gjeta aty

Jetë, dashuri

Çdo gjë që më bënë te lumtur

E që me mungonte

Më duket sikur te njoha

Një jetë të tërë

Tund kokën lehtë

Dhe pyes veten time

Vallë

Si do dukej jeta ime pa ty?

Realiteti më këthen pergjigjen

E zbrazët......

Sa e tmerrshme e vërteta

Kjo më bëhet e qartë

Vetem atëhere kur s`te kam

Vetem atëhere shof veten time

Si nji burim i shterrur pa ujë

Një engjull krahthyer

Bota pa njerëz

Kjo jam unë pa tu

Pa ty jam bilbil pa zë

Si e burgosur shetisë

Në ëndrrat tua

Ne burgun tim

Nga ku s`dua te dal

Asnjiherë

Ne shtratin e trishtimit

Laj mëkatin me lot

E burgosun

Në ëndrren tënde

Rrebelohem

Në realitetin tim......

 

TË FLAS

 

Nuk e di

Si të arrij deri te ti

Poezia ime

Në cilën rrugë

Apo ke mbyllur

Të gjitha portat

Për mua

Çdo shteg

Nuk dua të besoj

Mure të larta

Ngrite perballë meje

Ke drejtue heshtjen si shigjeten.

 

KUR FLAS ME TY

 

Kur flas me ty

Dua që jalët të jenë gjuhë

Kur flas me ty

Dua të humbas në syt e tu blu.

 

Kur flas me ty

Qetësi varri dua

Të gjej fjalët më te bukura

Të të them se kush je ti per mua.

 

Kur flas me ty

Lulet që qelin dua

Vetëm verë në zemrat tona të ket

Dhe dimrin më kurr se dua.

 

Kur flas me ty

Të lutem

Shikom drejtë ne sy

Je bërë koha ime

Dhe dua ta ndaj me ty.

 

Kur unë flas me ty

Një botë e tërë është e imja

Dhe e tërë bota

Jemi ne te dy.




(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora