Kulturë
Nexhmije Çerkezi: Nga Tradita në Kulturë
E premte, 27.09.2013, 08:30 PM
Nga Tradita në Kulturë
Nga Nexhmije Çerkezi
Shumë nga ne
konsiderojmë se tradita e kulturës në shoqërin tonë ende shtrohet si një
çështje komplekse.
?shtë e vërtetë se ndryshimi i jetës
shoqërore ka sjellë me vete kërkesa të reja të artit, prandaj edhe mendimet mbi
vlerën e artit kanë ndryshuar, por ende vihet në pyetje se a ekziston tek ne
tradita, mendimi sintetik dhe kultura mbi artin ?
Mund të thuhet
se çdo epokë njerëzore, çdo epokë e zhvillimit, ka pasur artin e vet, i cili ka
shprehur idealet e asaj shoqërie, të asaj epoke të zhvillimit, por kjo nuk do
të thotë që ka qenë çdoherë e kapshme apo e pranuar për atë shoqëri të asaj
epoke, në të cilin është krijuar ai art.
Ne në botën e
sotme të civilizuar dëgjojmë, lexojmë për piktorët më më nam gjatë periudhave
të ndryshme kohore dhe ndikimin e tyre që kanë pasur ata në ato kohë.
Gjithashtu kemi
lexuar p.sh se pikturat e Pikasos jo se kanë qenë të pranuara çdoherë para
masës.Pikturat e tij patën shkaktuar madje ngatërresën më të madhe në vetëdijen
e vështruesve bashkëkohorë, ku ai kishte paraqitur kokat e mëdha me fytyra të
dyfishta,
Kjo është vëtëm
një nga shembujt e asaj kohe, ku edhe deshta të ndërlidhem.
Nëse keni
rastisur të keni në dorë librin e Herman J. Veksler “ Nga Engre deri te Pikaso
keni patur rastin të shihni një nga deklaratat e Pikasos ku thotë :
“Sa njerëz në të
vërtëtë e kanë lexuar Homerin? E megjithate,e tërë bota flet për të”.
Është shumë
interesante mënyra se si ai e transporton kuptimësin e artit të vet, padyshim
që flet për një imponim, pra pavarësisht faktit se a pranohet ajo apo jo, vëmendjen do ta ketë?
Dhe është e
vërtetë se artistët janë ata që gjithnjë janë në rrugëtim për ti prirë
civilizimeve, dhe ndikimi që kanë artet e bukura dhe provokimet e tyre na japin
një mesazh për ndryshime të shoqërisë sonë, pavarësisht nëse ato kuptohen apo
jo nga ajo shoqëri.
Nëse i qasemi
pyetjes se kemi apo jo traditë, mendoj se tradita e arteve ekziston dhe ka
ekzistuar përherë, por në fakt kultura jo !
Kuptimin e
traditës së arteve e gjejmë në shprehjen e saj, që nga parahistoria e deri në
ditët tona.
Në fakt gjithë
ato artizanate dhe arte të bukura janë tregues i mirëfilltë i një tradite shqiptare.
Por shihet se ka
munguar tendenca e ruajtjes së tyre, pra kultura për të ruajtur në shoqërin tonë .
Mjafton të
pyesim se sa me ironi i ruajmë në Muze vlerat e
shumë artistëve tanë të dikurshëm, bie fjala si « Medalonet e Prizrenit
« të Ëngjëll Berishës, apo « Loja
miqësore » e Muslim Mulliqit, apo « Sofrën » e
Agim Çavdërbashës, e shumë e shumë artistëve tjerë, që bartin me vete
një histori mbi artin, një epokë mbi trevat tona.
Pra besoj se ne
duhet të ngremë kokën rebeluese për tu imponuar dhe thyer këtë jovlerësim të
artit në këtë përditshmërin tonë (postkonfliktualë, apatikë, tranzicion) me të
bukurën dhe ndikimin e saj jo prezent në shoqërin tonë, por të imponojmë që
tradita të kthehet në kulturë.
Sepse tendencat
e artit të sotëm nuk mund të themi se nuk
janë të pranuar nga shoqëria jonë.
Por shoqëria
medoemos nuk është ajo që mund ti ruaj vlerat e një kohe, apo epoke por për
këtë ekzistojnë shtëpit-Muze, Galerit,
apo Muzet Bashkëkohore, të cilat mbajnë
meritën e tyre historike, epokale shekuj me rradhë, në shumë nga ato vende të
botes, ku tradita kalon në kulturë.
Dhe shtrohet
pyetja sa kemi të tilla sosh ?