Kulturë
Hasan & Lajde Blakaj: Një varr në tokë të huaj
E shtune, 28.09.2013, 06:00 PM
Një varr në tokë të huaj
Nga Hasan dhe Lajde Blakaj
Verë ishte
atëherë. Që në mëngjes Uka kishte dalë aty ky shiteshin argatët për të marr argat për mihjen e arave. Kishte
toka të mëdha Ukë Sokoli. Shumë bagëti , kafshë të trasha dhe të imëta. Ai vend
ku mblidheshin argatët për të caktuar
ndonjë ditë pune nuk kishte ndonjë gjë të veçantë një shesh të gjerë ne mesin e një kryqëzimi
rrugësh dy bli dhe gurrën e Sofisë. Një gurrë që e kishte ujin por si lëng
bore. Nuk shterej kurrë ajo gurrë, dhe as që pakësohej ujë verave të nxehta.
Andej pari kaloja pothuaj çdo mëngjes kur isha fëmijë atëherë kur i shpija
lopët dhe kuajt në kullota. Shpesh herë shkoja hipur mbi kalë pa shalë e pa samar vetëm duke u mbajtur për jelet e tyre. Assesi nuk vinte në
pyetje ti shalonim këta kuaj sepse ishin
kuaj qerreje dhe do u ngeleshin shenja në shpinën e tyre. Pra do të
shëmtoheshin e do të ua prishnin pamjen impozante këtyre kafshëve. Kënaqësi
kisha shumë kurë kalëroja po edhe frikë
sa të duash. Megjithatë mezi prisja agimin e nesërm për ti shpjer bagëtinë në Livadhet e mëdha si
i quanim ne dhe të hipja mbi shpinën e kalit tim të zi që jelet i mbërrinin
gati në tokë. Edhe babai im shpesh herë gjendej aty kur i nevojiteshin
argatët për ndonjë punë dhe kur kaloja
unë atypari më bagëtinë. Më afrohej dhe më këshillonte të kisha kujdes të mos
trembeshin kuajt dhe mund ta pësoja. Nuk më përqafonte si herëve të tjera, bile
ishte shumë i prerë në bisedë. Nuk e di pse! Bile kurrë nuk e kam pyetur.
Ndoshta ishte e kohës atëherë që të mos
jepeshin prindërit pas fëmijëve të tyre në prezencën e ndonjërit që ishte më i
moshuar apo para atyre që nuk kishin fëmijë. Atë ditë Ukë Sokoli bënte argat
dhe kosarë përnjëherë. Ai ishte shtëpi në zë,
Krasniqe ishte më fis. Mustakët e gjatë të dredhura lartë, plisi i bardhë si bora e bjeshkëve të Shtedimit
ja shtonte bukurinë këtij burri. Atë ditë do të kryheshin arat dhe livadhi në
Livadh të madh. Ara e tyre ishte në kufi më livadhin tonë. Shelgjet e buta më
hije të dendura dhe butësia e thuprave te tyre e ndanin token tonë nga arat e Ukës. Ai kishte
ardhur në arë më herët se argatët e tij. Kishte var gjakëton në një gem të
arrës në krye të arës dhe qëndronte vetëm në xhamadan. Nuk vonojë shumë dhe
mbërrin edhe argatët. Uka shpërndante cigare dhe jepte kutin e duhanit sa në të
majtë në të djathtë për ata që dëshironin ta derdhnin vet ndonjë cigare kaçake.
Misri ishte rritur mirë për mihje dhe
ngjyra e gjelbër në blu të errët ja shtonte bukurinë e arës se Ukë Sokolit.
Shikoja më kënaqësi kur punonin këta burra. Shati i tyre vringëllinte,
ndërroheshin krahët sa në një anë tjetrën si në ndonjë ritual magjik. Këmbët e
mbuluara më dhe që mos të mbesin gjurmë nga prapa, mëngët e duarve të
përveshura, tlinat e qëndisura më kokrra të ngrehura gjer në gjunjë mi
përkujtonin atletet, ushtarët spartan. Sa dëshiruar ishte ti shihje këta burra
që mihnin misrin si ndonjë makinë moderne. Këngë e mahi dëgjohej nga goja e
tyre.
O ndyshekllak o
ratë jam kanë
O kur më ra në
men për trupin tan
O përnjëherë jam
çua në kamë...
Zëri i ëmbël dhe
i thekshëm jehonte grykës së lugut të madh. Djersët si loti u pikonin e hareja i mbulonte
lodhjet e tyre të momentit. Shpesh kërkonin ujë për të pi dhe unë
vrapoja të kroi i Fanës duke ua sjell ujin më kënatë prej dheu. Edhe pse isha
fëmijë nuk ndija fare lodhje, përkundrazi ndija kënaqësi kur u shërbeja uji më
pocerrkë. Pas dita erdhi edhe dreka po
afrohej. Dada Zojë dhe Trashja u dukën që nga larg në krye të arës. Ato ua
kishin sjellë dreken dhe tani e shtronin nen hije të arrës. Sa të zonja që
ishin ato. Në kokë mbanin tepsia më ushqime dhe në të dyja duart mbushura më
diç tjetër të lidhura mirë në shamia. Peshqirët bardhë si bora të qëndisur nga nuset, ngarkojsa e punuar në vek sa bukur
i shkonin barit të njomë nën hije të arrës. Shakatë më stil dhe pa banalitet
bëheshin gjatë asaj dreke. Atë ditë bënte vapë sa s’bënë më. Në këso
verash më vapë të madhe shpesh ka ndodhur që nga veriu kanë ardhur re të zeza të mbushura
më breshër. Edhe atë ditë u dukën këto re të zeza mbi bjeshkët e Shtedimit. Të
vjetrit thoshin që sa herë që janë dukur ato re ka renë breshër dhe ka vërshuar
Lugu i madh që ka bërë dëme të jashtëzakonshme.
Shakat tashmë u pakësuan dhe
heshtja filloj të bie. Pas gardhit e
Livadhit t`madh ndaluan dy makina. Përpos që dinim që janë makina nuk mund të
shihej ndonjë gjë tjetër. Në ato momente dolën polic dhe ca civil nga ata xhipa
më shenja të theksuara. Benë një rreth , rreth argatëve që ishin ulur duke
ngrenë drekë. Ukë Sokoli u ngrit në këmbë dhe si pa dashje tha: athua çka të
mirën duan këta tani. Ai që ishte i veshur në rroba civile u afrua dhe më zë urdhërues ju drejtua Ukës. Ti Ukë duhet të vish më ne
në stacion të policisë. Uka nuk lëvizi nga vendi. Shpejt u ngritën argatët në këmbë
dhe pyeten: “po për çka e kërkoni Ukën
atje”?. Njeriu i sigurimit përgjigjet shkurt: kjo nuk është punë për ju!
Shikimi i Ukës ishte i mprehtë . Ai i mati punët mirë e mire dhe si i ditur që
ishte e dinte që poçeje kundërshtonte
për të shkuar do të bëheshin vrasje të shumta atë ditë. Vendosmëria e
argatëve ishte tepër e madhe për të mos lënë Ukën vetëm. Por Uka u thotë unë do
kthehem se shpejti, dhe se ara duhej kryer
sonte apo jo. Bënte shaka Uka i moçëm për ta ç’vendosur vëmendjen nga
konflikti aktual. Ai u nis me atë hapin e ti të rënd që vetëm atij i kishte
hije drejt veturave të policisë. Policët ç’vendosen rrethin duke shkuar nga
prapa drejt veturave të tyre. Ata tani më u zhduken porsi hijet kur i përpinë
nata. Ukë Sokolit në polici i kërkonin armë pa leje i kërkonin municion e ç’far
jo tjetër. Asgjë nuk qëndronte aty përpos shpërnguljes se dhunshme të detyruar
nga planet e kurdisura Serbosllave për shpërnguljen e shqiptarëve nga trojet e
tyre shekullore. Dhe vërtetë ia arritën qëllimit. Një ditë pas shumë vitesh
torturimesh e dhunimesh Ukë Sokoli i qet plëng e rroba në qerre dhe bashkë më
familjen niset për në Turqi. Plani
djallëzorë seb po jetësohej. Kulla e
Babës Ukë , Arat, Livadhet, Mali i Fushëverrit
po mbeteshin shkret gjersa të vije kolonisti Millutin më Milenen ti
shkelë ato me çizmen karpatiane të planifikuar mirë nga regjimi serbosllav. Ukë Sokoli do të
arrijë gjerë në Shkup, aty ku grumbulloheshin shqiptarët për të ikur për në Turqi. Dhe nga aty nuk u
dëgjua më emri i Ukë Sokolit. Disa thoshin se i humben pa gjurmë serbët gjatë
rrugës. Disa thoshin që autobusi u rrokullis diku në Bullgari dhe vdiqën Uka më
terë familjen. E disa të tjerë thoshin që posa mbërritën në Turqi i dërguan në
kënetat e Anadollit, aty të gjithë u sëmuren nga s’mundja e malaries dhe u shua familja e Ukë Sokolit. Sido që të
jetë familja e Ukë Sokolit humbi pa shenjë pa dokë, pa gjurmë pa nishan.
Një ditë nga shumë ditët e mërzitshme të mërgimit dolëm për të ecur më Lajden. Bëmë një gjiro rreth liqenit Dreviksjö që puthitet ngjeshur më gjirin e bukur të detit Baltik. Natyrë e mahnitshme, uji që të miklon zemrën, pamje që të qetëson shpirtin sa edhe të verbëritë ja sjell të pamurit. Shëtitëm gjatë dhe biseduam gjatë. Ajo tani lexonte një libër nga August Strindberg një shkrimtar shumë i njohur në shtetet Nordike. Vepra e tij është interesante dhe më plotë befasi si në stilin e të shkruarit më tema të nduerdurta po ashtu edhe në mendime filozofike. Nuk vërejtëm që koha kishte vajtur vonë dhe kishim ecur aq shumë. Ngjyrat e vjeshtës më natyrën rreth liqenit krijonin një kolorit mozaiku të pa parë ndonjë herë më parë. Më shkoj mendja për natyrën tonë shqiptare mu dhimbs ajo natyrë që e kanë dhunuar aq shumë ndoshta më nevojë, por shumë herë fare pa nevojë, duke e gjymtuar edhe lisin dhe lënë në piken e mjerimit. Mendja më thoshte keq, mendja më ngacmonte në lakmi egoiste të sëmurë, po ta kisha fuqinë e deux ex machina që krejt këtë vend krejt këtë natyrë ta bartja ku i lash të parët e mijë atje ku e kam kombin tim. E të ju thosha ja kështu ruhet Natyra ja kështu duhet të punohet ndoshta do të ishim mbushur mend ndonjëherë. Apo ndoshta do ta kishim pasur pakëz mëshirë për të mos vënë dorë mbi te për ta prishur këtë bukuri përrallore. Kaluam një urë të vogël druri dhe përshëndetem ca të rijnë duke zënë peshk. Përball nesh u duk një mur i trash guri që rrethonte diçka të veçantë. Ishin varrezat e Skogskyrkogården varrezat që gjenden nën mbrojtjen e Uneskos. Aq të thjeshta dhe aq të zbukuruara ishin ato. Janë varreza shumë shekullore dhe ne na dukeshin që s’kishin mbarim. Shkonim duke i lexuar epitafet shumë të thjeshta por shumë domethënëse. Në të dalë nga dalja nr: 3 pamë një gur të vjetër dhe fare të pa përkujdesur. Na e shtojë kureshtjen dhe ju afruam fare pranë. Më dorë fillova të ja largojë myshqet dhe likenet që i kishin mbuluar shkronjat e epitafit. Një befasi jo e zakontë na e përshkojë trupin. Mbetem duke shikuar njëri tjetrin më habinë më të madhe kur lexuam emrin Besnik Ukë Sokoli. Viti i lindjes dhe i vdekjes. Shikuam në mos kishte ndonjë shenjë tjetër shkrimi, por nuk gjetëm gjë përpos një numri të regjistrit 36B. E befasishme dhe e pa besueshme. Shqiptar i varrosur mu në mes të Stockholmit. E fshimë mirë e mirë atë gur por pa mundur të ja kthejmë shkëlqimin e mëparshëm epitafit. Ishte një varr i harruar ku të gjitha varret për rreth kishin lule ky kishte ngelur vetëm nen mëshirën e fatit pa përkujdesën e askujt. Kush mund ta di ndoshta ishte varri i djalit të Ukë Sokolit i humbur në vitet 70-ta. Varri i babait në Turqi e i djalit në Suedi për të dytë një fat i njëjtë asnjëri në tokën e tij. Sa shqiptar ka sot në botë me varre në toka të huaja. Jemi aq pak sa të shpërndahemi kaq shumë nëpër botë. Se paku atje nga erdhëm duhet të prehemi të qetë. Meçe atë ditë ishte ditë vikendi nuk kisha ku të marr vesh më shumë për këtë emër. Të nesërmen posa vajta në punë kalova numrin e tel të kolegët dhe fillova të telefonojë më nxitim për informacion më të detajuar. Thirra në qendrën kryesore të varrezave të Stockholmit dhe më numrin që kisha regjistruar dhe numrat personal e gjeten menjëherë. Më treguan se kurë kishte ardhur në Stockholm dhe nga kush ishte varrosur. Për fat të keq nuk kishte ndonjë emër që do mund ta kontaktoja sepse atë e kishte varrosur enti social i ndihmës ekonomike meçe ai nuk kishte pasur të afërm. Dhe thjeshtë mendova, mjerisht edhe një shqiptar i humbur në këtë tokë të pa anë në këtë tokë të huaj.