E premte, 04.10.2024, 10:31 AM (GMT+1)

Kulturë

Baki Ymeri: Legjenda e kulturës shqiptare në Suedi

E shtune, 28.09.2013, 08:37 PM


Legjenda e kulturës shqiptare në Suedi

Nga Baki Ymeri

Sadulla Zendeli Daja është autor i disa veprave të mrekullueshme që mbeten në memorjen e historisë. Ndër to shquhet Fjalori Suedisht-Shqip me 950 faqe dhe 28.550 fjalë. U lind në Sërmnovë të Gostivarit, me pregaditje shkollare dhe profesionale si intelektual me ide përparimtare. Sipas Murat Gecajt, që heret nisi aktivitetin e tij atdhetar duke iu kundërvënë në mënyra të ndryshme pushtetit të atëhershëm komunist, i cili me çdo kusht tentonte t´i zhbëjë shqiptarët nga faqja e dheut. Pikërisht aktiviteti i tij prej atdhetari u bë halë në sytë e regjimit të asaj periudhe  famëkeqe rankoviqiane, e cila nisi ta ndjekë këtë atdhetar të devotshëm. Mu për këtë, Daja u shtërngua ta braktisë vendlindjen dhe të kërkojë  strehim në Suedi (1966), në qytetin universitar Uppsala. Fillimisht kreu kursin e paraprak të gjuhës suedeze, pastaj diplomoi për shkencat filozofike në Universitetin e Uppsalës, studioi dy vjet gjuhën shqipe në Universitetin e Sofjes (dega e Albanologjisë, duke patur për shef të katedrës albanologjike, profesorin e ndjerë Thoma Kacorri). Në ndërkohë kreu shkollën e lartë Bibliotekare (drejtimi universitar dhe i sipërmarrjeve) në Borås. Një kohë punoi si shef i biblotekave të shkollave në Nybro.

Aty pa se gjëja më e shtrenjtë për fëmijët është ruajtja dhe kultivimi i gjuhës dhe traditave kombëtare. Mu për këtë u angazhua që të  hapë shkollën shqipe për fëmijët e  mërgimtarëve shqiptarë. Kësaj ia arriti me  sukses dhe kështu hapi shkollën e parë në Nybro. Kështu pra, që nga 5 marsi i vitit 1975, nisi të punojë si arsimtar i gjuhës shqipe në Nybro me 12 nxënës. Më vonë hapi shkollën e parë shqipe në Emmaboda me 5 nxënës dhe në Kalmar me 10 nxënës, punë kjo të cilën vazhdoi ta kryejë me entuziazëm dhe kënaqësi të veçantë. Përveç punës së palodhshme si arsimtar i gjuhës shqipe, Daja është autor i një varg shkrimesh publicistike dhe botime të fjalorëve dhe librave për fëmijë. Në vitin 2001 doli në pension duke i lënë arsimtarit Raif Mehmetit 65 nxënës në Nybro dhe arsimtarëve Sali Komoni, Hasan Sula dhe Milaim Lekajt, me rreth 70 nxënës  të gjeneratës së dytë. Për këtë konribut 27 vjet si arsimtar i gjuhës shqipe në Nybro, Emmaboda dhe Kalmar, si dhe për punën e palodhur për çështjen kombëtare  Sadulla Zendeli Daja shprehet: ”Unë jam njëri ndër mërgimtarët e parë në Suedi, i dëbuar me dhunë para 46 vitesh. Rrethanat e jetës në mërgim, siç mund ta dini, janë mjaftë të ndërlikuara e të vështira. Duke qenë larg atdheut, mërgimtarët tanë i pret pashmangshëm asimilimi i pjesshëm ose ai i plotë. Ajo që brengos çdo njeri në rrethanat e jetës jashtë atdheut është ruajtja e gjuhës shqipe”.

Sadulla Zendeli Daja ka qenë dhe është shumë i afër me bashkatdhetarët tanë në Suedi, të cilët kishin marrë rrugën e mërgimit ugurzi nga dhuna që bëhej në trojet e tyre shekullore. Këtë gjë e dinte mirë sepse e kishte përjetuar në kurrizin e vet, gjatë veprimtarisë së tij në vendlindje. Në komunën Nybro, përveç shkollës shqipe, bashkarisht me bashkatdhetarët e tij, hapën  shoqatën  e parë shqiptare  me emrin ”Ilirida”. Për herë të parë u ndanë shqiptarët nga shoqata ”Vuk Karadjic”, e cila bënte presione me ambasadën jugosllave që fëmijët e mërgimtarëve shqiptarë të vazhdojnë të ndjekin shkollën e përzjerë serbe-jugosllave. Në anën tjetër pason hapja e shkollave shqipe në Nybro, Kalmar dhe Emmaboda,  hapja e shoqatës shqiptare “Ilirida” në Nybro dhe hapja e një Restorani me emrin “Shqiponja”. Kaq sa për këtë shqiptar të prekur nga flatrat e engjëllit, i cili defilon në faqet e antologjisë me disa poezi në gjuhën rumune, si: Shpirti (mërgimtarëve që vdesin në mërgim),  Lisat e atdheut tim, Pranë tregut, Miq të betuar, Përgjakje prej tradhëtisë, Nëpër shkallë, Drita e varrosur në qeli (kushtuar Ukshin Hotit), etj.



(Vota: 18 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora