Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ilir Muharremi: Mbi shkrimet e mëdha

| E shtune, 28.09.2013, 09:03 PM |


Mbi shkrimet e mëdha

Ese

Nga Dr. Ilir Muharremi

Asnjë shkrimtar nuk e do burgosjen, cenimin. Liria ngritët mbi penën e tyre.  Shkronjat e mëdha, rreshtat, vargjet, u shkruan pa planifikim, rastësia i soditi ngjarjet, temat, por edhe ato nuk u planifikuan. Në fakt jeta e tyre ishte gjykuese, u ç’veshë pa masë, por jo për tu bërë e famshme sepse kjo nuk ishte në plan. Revolta, dhimbja, mos vlera, i bëri të mëdhenj. Jo sepse ju nënshtruan, aspak nga kjo, por ishin aktor me kostume dhe dekor për rreth. I shërbyen jetës, u falënderuan disa prej tyre, derisa të tjerët i dhanë fund vetë, kjo është ajo: servilizmi i ndjenjave, këtë edhe e gjejmë në vepra. Distanca e tyre me veprën, me jetën krijonte melankoli, mjegull të pastër, premtime të kthjellëta, por ajo distancë ishin ata, pasqyra dhe personazhi, që gjallëron nga jeta primitive e varfër materialisht, por e pasur shpirtërisht, sepse shpirti i etur për të arritur mesataren e mundur. Po filloj nga filozofi Nietzche: të gjitha i kishte, ja ofruan një vend të mirë pune, punoji për një kohë, por e braktisi sepse e mundonte vetmia, ajo që dëshironte të ishte e pranishme, ajo që u gjykua ashtu, por ai e zbuloji. Të gjitha veprat i shkroi nga përvoja jetësore gjigante, depresive, e mënjanuar nga jeta, madje u kthye edhe kundër Vagnerit. Zarathusra, vërtet dominoi botën, “Shndrimi i të gjitha vlerave” poashtu, por të gjitha na kthyen në një rreth, vetëm përsëritje, asgjë mbi vazhdimin e vdekjes. Fakti kryesor mbetet vdekja klinike nga e cila kthehen shumë njerëz duke pohuar atë që e kanë parë, por si të kuptohet e vërteta e cila mund të jetë edhe e trilluar. U frikësuan të supozojnë për vdekjen ngaqë u mungonte përvoja dhe e kthyen botën si diçka të krijuarit përjetësisht të vetës, e shkatërrimit përjetësisht të vetës. Madje, edhe botë e mistershme e kënaqësisë së dyfishtë. Nuk e identifikuan, por e quajtën botë të mistershme. Këto shkrime prekën njerëzimin, i bënë të mendojnë se a është kjo botë vullnet për pushtet , apo kthim në një breg. Kjo është e lehtë për tu menduar, por ku ndodhet sekreti i kalimit nga jeta  në vdekjen. Kjo mbetet si vdekje mjekësore klinike ,  që është një "gjendje kufitare" me vdekjen kur doktorët nuk regjistrojnë më aktivitet e zemrës (pacienti s’ka rrahje zemre), të frymëmarrjes, të mushkërive, funksionet e sistemit nervor fillojnë të zhduken dhe "bebja e syrit" nuk mblidhet më kur e ndriçon me dritë. Pra një njeri deklarohet klinikisht i vdekur kur të gjitha këto më sipër ndodhin, edhe pse te gjitha proceset metafizike vazhdojnë. Vdekja klinike vazhdon për disa minuta dhe nëqoftëse njeriu nuk merr ndihmën e shpejtë atëherë kalon në vdekje biologjike nga e cila nuk mund të kthehesh më në jetë.  Shkrimet e mëdha buciten mbi përzierjen, rrokullisjen e një sistemi njerëzor, gjeografik, duke e plasuar si nën hije kuptimin. Mirë, pa dyshim kjo, sepse krijoj tërheqje enigmatike, dhe u përjetësua. Të gjithë i besojmë Sartrit nëse flitet për ekzistencializmin . Ai pohon se në qoftë se Zoti nuk ekziston, ekziston të paktën një qenie tek e cila ekzistenca paraprin esencën, një qenie që ekziston përpara se të mund të përcaktohet nga ndonjë koncept dhe se kjo qenie është njeriu ose, siç thotë Heidegger, realiteti njerëzor. Ç’do të thotë këtu që ekzistenca paraprin esencën? Kjo do të thotë se njeriu ekziston qysh përpara, se atë e hasim, se ai shfaqet në këtë botë dhe se ai përcaktohet vetëm më pas. Krejt mbetet te njeriu tek shkruarja e ardhmes së tij. Sikurse të ishte njeriu mbret i botës, apo zot i xhunglës. Është si nga forca ashtu edhe nga dija. Por, njeriu zbehet nëse vërtitet vdekja, për këtë askush nuk shkruan, por e shprehin si ndarje e ftohtë, dhimbje mall, diçka e përjetshme, nga diçka që nuk mund të kthehesh, madje as të supozosh. A duhet veç mendja ta korrigjoj këtë fenomen? Pse kaq e mbështjellur në logjikë? Njeriu nuk është i aftë ta paraqes krejtësisht atë që është, ndryshon kur do të realizohet. Atëherë ne jemi një palaço, teatër kukullash për tu zbavitur me pakuptimësinë. Askush nuk shkroi saktë për vdekjen. Kamy si diçka absurde kjo ndarje sepse nuk e ka përvojën. Nietazche si festë e paraqiti. E filozofët e tjerë si liri, strehim në iluzione të pakuptimta. Vdekja, pse nuk na vije në shkrime si ndjenjë e ëmbël, si epsh, si masturbim i shkurtër që duhet tërë jetën ta ledhatosh ekzistencën për ta kaluar ndarjen. E mundimshme në çastet e fundit, sikurse parandjenjë se nuk ka kthim, si lindja, braktisja nga barku, vije me plotë mundim, por tani dëshirojmë ta kem të përjetshme në tokë. As unë nuk mund të flas saktë e  askush, na mungon logjika, por nuk ka logjikë, ndoshta ndodhet thellësisht aty, dhe mendimtarët e quajnë absurde, si kontradiktore. Njeriu kërkon ta ndjenë lirinë, ndoshta ajo ndodhet në vdekje absolute, nga e cila nuk kthehemi. Vërtet një jetë kufizuese është kjo, me kthesa, e filozofuar që nga lindja, enigmatike për tu dukur më e thellë, aspak e arsyeshme, absurde si  nocion i shpëtimit, ekzaktë për të krijuar tekste, piktura, në fund art. Por, jo, kjo vetëm ndodhet rrugës, e çfarë na pret më pastaj, aty në vazhdimësinë e kufijve tashmë enigmatik, nuk mund ta shkruajmë. Të hiqet nga supe kjo përvojë, askush nuk mund të quhet i aftë, por vetëm i vëmendshëm i momenteve që ndodhen dhe ndodhin. Zbulimi do depërtonte më pastaj, shkëputjes nga jeta reale, derisa ajo e vdekjes është e thelluar. Atëherë, sipas Rene Dekartit letë mendojmë se jemi në gjumë dhe të gjitha këto hollësira-domethënë, hapja e syve, lëvizja  e kokës, zgjatja e duarve, janë të rreme dhe iluzive, të gjitha nuk janë ashtu siç i shohim. Të gjitha janë të rreme dhe as Dekarti nuk kishte guxim logjikë të shkruaj mbi përvojën e saktë  të vdekjes.