Kulturë
Poezi nga Jusuf Zenunaj
E diele, 14.02.2010, 07:17 PM

E HËNA S' NDRYSHON NGA E DIELA
Lulin e Vocërr të kohës së Migjenit
në çdo rrugë e lagje me shokë e kemi,
"Poemën e mjerimit" ua mëson jeta,
në fshat e në qytet qyshkur ishin në djepa,
Me karroca dore, duart "i forcojnë "
mëngjes deri n'darkë punë kërkojnë,
nëpër bërlogje mbledhin kanaqe,
të kthehen në shtëpi me bukë e ilaçe.
Zemrat e njoma bëhen si oxhaqet;
prej agut në terr shtohen vetëvrasjet.
Kupa e dëshprimit rimbushet pa rreshtur
pensionistë, gjyqtarë, aktorë, e mjekë,
bashkë me mësuesit tash dhjetë vjet,
presin me shpresa për ditë ma të mira-
e hëna s'ndryshon nga e diela.
9 shkurt 2010
EULEKSI
Dje ishte UNMIK
sot EULEKS,
ndryshojnë në punë
si morri me plesht,
Të grrithin në lëkurë
derisa të përgjakun,
i dinim për ilaç
dhe "shpëtimtarë",
ëndrra e "ëmbël"
na doli përrallë ,
Pas dorës së miqësisë
me demokraci,
na vrau i Vjetri,
gjykon Unmiku i Ri.
Jo mor jo
ky është tjetri-
E U L E X I !
Ditët e natë punon
në gjyq e doganë,
kërkuesit e së drejtës
për Vetëvendosje,
ndjek hapa pas hapi
në leqe e qoshe.
Rrugën e Unmikut
nuk e tradhton dot,
në bankën e fajtorit
Albinin e pret sot.
11 shkurt 2010
Komentoni
Artikuj te tjere
Luan Çipi: Miqtë virtual
Halit Bogaj: Antonio Banderas
Naser Aliu: E dashura ime
Këze Kozeta Zylo: Marrëzi e ëmbël (Cikël poetik)
Vlerësohet Ilir Muharremi - Teksti më i Mirë i Vitit
Cikël poetik nga Julia Gjika
Mikel Gojani: Prend Buzhala, poeti që respektoi procesin e tij krijues...
Jorgo S. Telo: Lulet e dashurisë
Kristaq Turtulli: Bisedë ne prag te ditës së Shën Valentinit
Cikël poetik nga Engjëll Koliqi
Thani Naqo: Triptik me lirika fshati
Doli nga shtypi libri më i ri i autorit Gjon Neçaj
Përparim Hysi: Dita e dashurisë
Fazile Buliqi - Januzi : Mbesa ime
Mexhid Yvejsi: Çmimi, refuzimi dhe arsyetimi
Kalosh Çeliku: Imzot Këlysh Melez Llagu shkruaka bukur
Kasam Shaqirvela: Dallgë e dalldisur
Hasan Bregu: Si kritikova në sy të Mehmet Shehut
Eri Rico: Një intervistë që nuk u botua asnjëherë
Arsim Halili: Mjerim mbi supe