Kulturë
Përparim Hysi: Dita e dashurisë
E shtune, 13.02.2010, 05:55 PM


Të rinjëve për Shën Valentinin
Nga Përparim Hysi
Jam krehur,jam ujdisur si dikur kur kam qenë djalë
Edhe pak jam"kashaisur",si një kalë që pret për shalë
Hoqa vite unë nga supat,s'jam më gjysh,po jam"riosh"
Tani pres të vijnë çupat,për ato jam kthyer"djalosh"
Pres,or pres,po pak si kot, sepse pritja shkoi pak gjatë
Vjen një zogë dhe me një zog;unë po mbeta duarthatë.
Zoga zogun ka për dore dhe zë puthet ashiqare
Unë,dikur,dashkëmbore; mbeta thatë në rrugë të madhe.
Ta hajë dreqi ,them me vete, a më panë apo s'më panë?
Ata puthen për 7-qejfe(duket njëri-tjetrin "hanë?!")
Ja,ja djali po puth çupën(ku është parë?Në sy të botës!!!)
Mua me gropa ma bën rrugën,se më luajti çargu i kokës.
Ca më"keq?!":çupa puth djalin dhe i hipën kaliqafë
Sado plak,s'e mbaj "inatin";mënd tani bëra "bërdaf!"
Ç'është kështu?U "prish" dynjaja( a dynjanë unë shoh përmbys?)
Të kërcas sheshit sevdaja?Jo.U bë apokalips!!!
Puthen,puthen dy nga dy, edhe qeshin apo s'qeshin
Ah,më plaçin që të dy!Mua më duket:më përqeshin!!!
Pastaj shkundem,vij në vete(pas kthiellies,vjen gjykimi)
Çiftet puthen për 7-qejfe,se është Shën Valentini!
Është ditë e shënuar,ditë e madhe e dashurisë
Ndaj të rinjtë kanë"harbuar" dhe zënë qielln' e lumturisë
Pa i shoh dhe unë,plaku;(se,ende,mua më sheh syri)
Pak nga pak më ngrohet gjaku(se më zë dhe mua"gripi")
Edhe zë e "kollitem" për një kohë që iku,shkoi
Pak nga"kolla",edhe"mbytem";kush në botë nuk dashuroi?!
Kur shoh puthjet dashurisht,edhe po shkëmbejnë peshqeshe
I bekoj si babagjysh,unë,plakushi me shtatë teste.
13 shkurt 2010
Komentoni
Artikuj te tjere
Fazile Buliqi - Januzi : Mbesa ime
Mexhid Yvejsi: Çmimi, refuzimi dhe arsyetimi
Kalosh Çeliku: Imzot Këlysh Melez Llagu shkruaka bukur
Kasam Shaqirvela: Dallgë e dalldisur
Hasan Bregu: Si kritikova në sy të Mehmet Shehut
Eri Rico: Një intervistë që nuk u botua asnjëherë
Arsim Halili: Mjerim mbi supe
Shtëpia Botuese "Rrokullia" ka nxjerrë në shitje librin me titull "Gjuha e këputun e shqipes''
Përparim Hysi: Lara
Ksenofon M. Dilo: Mbresa që nuk mund t'i tretë harresa
Gani Qarri: Përkujtim Babait!
Gjekë Gjonlekaj: Lidhjet e para të Ismail Kadaresë me Amerikën
Këze Kozeta Zylo: Një natë e bardhë
Cikël poetik nga Skënder R. Hoxha
Sami Islami: Londra e kontrasteve
Albert Vataj: Kushtrimi i eshtrave dhe ndërmendja jonë letargjike
Thani Naqo: Vështrim mbi artin poetik të Alma Papamihalit
Cikël poetik nga Faton Krasniqi
Sabile Keçmezi- Basha: Kodi i pritjes (Cikël poetik)
Sarë Gjergji: Një jetë e bartur në libër