E enjte, 25.04.2024, 04:38 PM (GMT+1)

Kulturë

Hasan Bregu: Si kritikova në sy të Mehmet Shehut

E shtune, 13.02.2010, 04:15 PM


Rrëfen aktori i estradës së Fierit e Patosit, Hasan Bregu 

Si kritikova në sy të Mehmet Shehut 

Nga Albert Zholi

Me skenën u familjarizuar që në vogëli, kur ende shfletonte librat e fillores. Shumë shpejt i popullarizua në estradën e Patozit, sidomos nëpërmjet rolit të Arixhiut. Por, hovin e mori teksa kritikonte me objektivitet dikasterët që mënjanonin shqetësimet e njerëzisë. Hasan Bregu, është aktori i vjetër i estradës, të cilit nuk i mungoi guximi për të interpretuar edhe para “kokave” të shetit në një sistem totalitar që zbatohej aso kohe. Është fjala për kryeministrin, Mehmet Shehu. Bregu kujton ato vite, kur për shfaqjen në fjalë, ai ka interpretuar pa iu dridhur leqet e këmbëve. Ja si rrëfen ai në një intervistë për “Telegraf”...

Keni luajtir në dy estrada, të Fierit e Patosit, ku spikasni më shumë në rolin e Arixhiut. Mos vallë këtu fillon aktiviteti juaj skenik?
Aktiviteti im artistik ka filluar shumë herët, madje po ta them me një datë të saktë, kam filluar që në ‘53, që fëmijë, pra sa të mbaroja shkollën shtatë veçare. Jam marrë fillimisht me recitime dhe me skeçe. Sigurisht, që një nga drejtuesit siç kanë pasur të gjitha Shtëpitë e Pionerit “Ndek Beltoja”, kur ishte regjisori i Luftarit dhe njëkohësisht dhe i imi, fillimisht në Patos. Ky ishte një nga skeçet që vjen nga numri 130-140, pra i Arixhiut. Ndërsa skeçcet e para kanë qënë me problematike të naftës, siç kishim neve që kritikonim vonesat në punë, kritikonim rrugët e këqija, punën e dobët që bëhej në naftë dhe midis të tjerave mua më kujtohet që për të riparuar një instrument që duhej në një kohë rekord dhe nëse konstatohej një shkelje një gabim, improvizonim në çast për të mbushur defektin. Sigurisht kishte dhe njerëz që shkruani dhe ishte fjala që nga ora dhjet deri në gjashtë Hasan Gudra ngeli jashtë, tip parodie, ose kritikoheshin rrugët e kqija që shkonim në punë nga Patosi në Marinxë, rrugë e shtruar, gropa-gropa, lum kush hipën në makinë se xhunga xhunga i bëhet koka... etj., Dhe këto janë materialet e para që ne trajtonim në lëvizjen artistike dhe amatore nga vitet ‘54-‘55-‘56.
Keni pasur rastin të takonit Enver Hoxhën apo Mehmet Shehun?
Po ka ardhur Mehmeti në shfaqjen tonë dhe e quajti si shfaqjeje “Shkollë”. Ne kishim shfaqjen “Çobo Rrapushi me shokë”dhe kishim dy materiale dhe njëri prej tyre u bë bizë siç ishte “Triska e Frontit” që Luftari ishte një nga ata Partiznantë që kishte luftuar dhe e mbante gjoksin me dekorat dhe unë bashkë me të kisha ngeluar kryetar fronti.  
Demokracia e ka zbehur rolin e estradës sot apo e ka rritur më tej?
Mua më vjen keq që demokracia dhe të dyja krahët e politikës për teatrin, për estradën për të gjitha aktivitetet artistike që janë për edukim, i kanë lënë pas dore. Unë nuk shikoj në asnjë program, në asnjë buxhet të shtetit që të bëjë një planifikimi për teatrot, për estradën, sigurisht edhe për një lëvizje amatore, apo për një festival siç bëhet festivali i këngës Popullore në Gjirokastër. D.m.th është i zbehur plotësisht dhe i lënë mënjanë. Kjo humbet vlerat e kombit shqiptar dhe është postobllok për zgjedhjen e talenteve të reja.
Kur e keni ndjerë veten më keq në skenë dhe kur më mirë?
Sigurisht më mirë veten e ndjen kur ke duartrokitje nga populli, pra më keq e kam ndjerë në kohë kur isha në skenë dhe kisha një krizë në veshka se kisha gurë dhe një material i mirë nuk u luajt dhe unë më erdhi shumë zorë.
Nga se vinte cmira?
Nga paaftësia për ta mbajtur të monopolizuar artin dhe në duart e atyre pak njerëzve që kanë krijuar miqësi dhe rrethin e tyre në bazë të parës. Prandaj në krye vendoset një njeri pa vlera, por vetëm me njohje. 
Komunizmi kishte shumë ideologjizma?
Kishte idologjizma, dhe i gjithë materiali duhet t’i shërbente asaj, por kishte dhe një anë tjetër që kishte shumë liri veprimi dhe kishte shumë masivizim në aktivizimin e lëvizjes artistike amatore, të festivaleve palëve të ndryshme. 
Keni ndonjë peng nga skena?
Kam peng për të luajtur akoma dhe për të siguruar një material të mirë siç i bënim dikur dhe t’i luanim si tup që ishim një herë e një kohë, unë, Luftari, Shpëtimi, Todi, Fuati e të gjithë me radhë.
Si ndiheni sot?
Ndihem mjaftë mirë. Unë kam një familje shumë të mirë, vajzën e kam artiste, Mira Bregu, pra kam një familje jashtëzakonisht të mirë. Unë tani po punoj si drejtori i pallatit të kulturës në teatrin e Patosit se më dhemb puna dhe djersa që kanë bërë naftëtarët atje është një klasë punëtore që dhe puna që ka bërë ajo nuk arrihet më asnjë sistem shoqëror të cilën po e pajis dhe e kam pasqyruar me foto duke bërë porterte të ndryshme dhe po zbuloj punën që kanë bërë ata.   

Box
Patosi, akademia e që lindi të njohurit
Patosi ka pregatitur shumë artistët të gjinive të ndryshme, midis të tjerëve edhe Luftarin, po jeta artistike amatore, është një jetë më e lirë, më e dashur, më shoqërore sesa jeta artistike profesioniste. Dhe të them me bindje se edhe unë edhe Luftari kemi pasur rezultate të shkëlqyera në të tëra takimet që bëheshin të estradave, të teatrove dhe të klasave puntore. Asnjëherë nuk kemi dalë pa çmime, vend të parë apo dhe të dytë. Madje, këtu u tha një shprehje se kur ka vajtur Luftari për herë të parë në estardën profesioniste, ata thanë se, erdhi një fshatar nga Cakrani ose nga Gorizhova. Më mbrapa kur shkova unë në estradën profesioniste thanë: “erdhi dhe ky nga Patrosi”, dhe ishte e vështirë t’i çaje disa tipa atje. Edhe sot e kanë atë c’mirën se ka ecje Luftari, pak a shumë edhe unë dhe për veç skeçit të arixhiut unë do të thoja se ne kemi pasur akoma edhe më të bukur, kemi
 pasur parodi jashtëzakonisht të bukura p.sh kur organizonim turne, duke bredhur në tërë jugun. Improvizuam një herë me kërkesën e disa kooperativave që nuk dilnin njerëzit në punë dhe thoshim “Dy fjalë do t’i them në kooperativën tonë ca vinë herët e ca vinë vonë, ca nuk dalin në punë fare se do shkojnë në pazare, me dy vezë e me dy qep vete burri në qytet, sorollatet ditë e natë se në punë i’u dalin gratë”. Refreni ishte; “lumë moj koopreativë, ke antarë mysafirë, se janë bërë si të huaj, ska ditë pune më një muaj....”

Somario 
Ka ardhur Mehmeti në shfaqjen tonë dhe e quajti si shfaqjeje “Shkollë”. Ne kishim shfaqjen “Çobo Rrapushi me shokë”dhe kishim dy materiale dhe njëri prej tyre u bë bizë


(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora