Kulturë
Përparim Hysi: Lara
E premte, 12.02.2010, 02:18 PM
Përparim Hysi
Lara*
Lara paskësh sy si qiell
Dhe pataksi Pasternakun **
Është një Larë,këtu,në Fier
Që më çmëndi,mua,plakun.
Ah,ta shihnit,ç'ka një trup!
Çfarë t'ju them?Mos është fidan?
Besë e Zotit më s'kam turp:
Për të ,mëndja po më luan.
Gjoksi i saj kërcen si pjepër
Mu si pjeprat në Divjakë
Epo unë nuk jam i"verbër?!"
Dua t'ia "ha" gjoksin nga pak.
Se është verë dhe pjepri i pjekur
Duhet prerë e duhet ngrënë
Unë po jam ashik i thekur
S'e lë "pjeprin" të shkojë dëm
E,ç't'ju them për Larën,tjetër?
(T'më besoni, jam në hall)
Se,sado që jam i vjetër,
E pohoj:për të kam mall!
Pasternaku gjetë Zhivagon
Edhe Larën ia besoi
Tek ju shihni plakun
Po,për Larën,pe s'lëshoj.
Mezalla,që pe s'lëshoj
(nuk e fal unë"pengun tim?!")
Le t'më shajë,kush të dojë:
-Ke ndërliqur,Përparim!
Se s'e njihni Larën "time?!"
(është e tjetrit,ta marrë djalli!)
Po unë Larën e quaj timen:
Ma do shpirti, ma do xhani.
*Personazh i "Doktor Zhivago"
** Boris Pasternak-nobelist rus
Komentoni
Artikuj te tjere
Ksenofon M. Dilo: Mbresa që nuk mund t'i tretë harresa
Gani Qarri: Përkujtim Babait!
Gjekë Gjonlekaj: Lidhjet e para të Ismail Kadaresë me Amerikën
Këze Kozeta Zylo: Një natë e bardhë
Cikël poetik nga Skënder R. Hoxha
Sami Islami: Londra e kontrasteve
Thani Naqo: Vështrim mbi artin poetik të Alma Papamihalit
Cikël poetik nga Faton Krasniqi
Sabile Keçmezi- Basha: Kodi i pritjes (Cikël poetik)
Sarë Gjergji: Një jetë e bartur në libër
Ziko Ll. Kapurani: Vargje shuplake
Poezi nga Bajame Hoxha - Çeliku
Ramiz Dërmaku: Xhemail Mustafa
Cikël poetik nga Zyrafete Kryeziu-Manaj
Nga krijimtaria e autorit Eroll Veliu
Bilall Maliqi: Kohët i vargërove
Halit Bogaj: Çarli Çaplini (1889-1977)
Monica Mure?an: Nën dritën e magjisë
Begzad Baliu: E mora me dhimbje dhe pikëllim vdekjen e papritur të shkrimtarit Avni Mula
Demir Krasniqi: Varrosje për së gjalli