E merkure, 24.04.2024, 03:05 PM (GMT+1)

Kulturë

Ksenofon M. Dilo: Mbresa që nuk mund t'i tretë harresa

E enjte, 11.02.2010, 10:57 PM


“ Nen hijen e Zagorise 

                  Jemi djemt ‘e SHQIPERISE.”..         Kënga zagorite

 

MBRESA QE NUK MUND  T'I TRETE  HARRESA

Nga Ksenofon M. Dilo                                                                  

  Zagorie-emër që në kohëra ka marrë kuptimin:”s’ka shoqe”. E  rrallë !Ç ‘do pjesë ja bën tjetrën xheloze..Kamera e sakte e korifeut popull,na i jep para syve me një përfytyrim të gjërë dinjitetin  e madh të kësaj krahine :

                                      Midis maleve të larta

                                       Ku shqiponja bën fole

                                       Shtrihet një krahinë e tërë

                                       Me emërin  Z A G O RIE… “          Krahinë me një kurjozitet qytetar. Njerëzit ndikohen nga etja për dituri.

Muze i vertetë i punëve intelektuale.  Flet dhe sot jeta dhe vepra e bijve të saj,burrave patriotë të shquar si PETRO ZHEJI.

Flasin deri dhe enciklopedi  të huaja për bij të kësaj krahine…..  Njerëzit këtu kryelartë po,jo mbinjerëz...Sjellja e tyre percaktuar né kuptimin e saj më të thellë,né çastet vendimtare të jetës.Pema e zakoneve  ,shquan nga rregulli  e veprime të urta , të mënçura  dhe disiplinë  korrekte                                                      

                                                                                                                                                                                   

                   

    Një ide kyçe ekzistonte nër zagoritët , që kanë né shpirt e né zëmër dashurinë për ATDHEUN  dhe,  i besojnë ZOTIT dhe punës  sé tyre: “M i r ë s i a    Nj e r ë z o r e.”

 Ngushëllim ,respektimi i saj!.

 Ky ishtë emerues i përbashket në jetën  z a g o r i t e ,ku dhe ngrica e bora janë gati te vdesin para dinjtetit   z a g o r i t !

      Jetojnë  me  krenarinë:  “Nen hijen e Zagorisë

                                                                    Jemi bijt e SHQIPERISE”..

                                                    …………                                                 ………

      Vështro nga të gjitha anët…kjo është ZAGORIA.Eshtë  pamje që, të bën ta ëndërrosh..Të krijon një ndiesi paqeje edhe pse lumi,me ujin e tij të kulluar si ergjënd i derdhur, i përmbush detyrën e një zhurmimi … jep idenë si kur po zien ..! Masa të mëdha (uji)rrotullohen mbi njera-tjetrën sa mund të mendosh..dhe notari më i zoti,vështirë se i qëndron dot mbi sipërfaqe..Afrohesh ,..nuk ke ç’e do  urën  né se ,  duron të ftohtin e  këtij uji !..

  … .Gjithë pejsazhet janë madhështore! Ngjan,sikur të jesh duke parë një pamje romantike.. një park madhështor me shumëllojshmëri lulesh fantastike, me këtë bukuri origjinale –“mbetesh pa gojë”!Një  hijeshi marramëndese,që nga malet e lartë  me atë radhoj shkëmbenj të ashpër e të murrm në Bisej ,Rapavicë, Kreher..ku zogjtë aq të bukur  kanë bërë foletë né shkembenjtë e thepisur  e, deri te lulja më e vogël    ndriçuar nga rrezet e Diellit , mbushur nga magjia e kësaj natyre , shtojnë pasionin e  mjaftushëm për të ngopur oreksin e turistëve..  

    Këtu, sa ngrohtesia e rrezeve të diellit korrikut,ngroh dhe zemra e zagoritit , “Njeriut që bashkohet me malet”

    Kapja e dramacitetit të   pejsazhit, përbën dhe sfidën e piktorit.

 ..

 ..Shiko  këta Male ,shkëmbënjtë   thyejnë  madhështinë me të çarat e tyre,për rreth me ballë të mbuluar dhe në pranverë me dëborë! .Sa më lart t’u ngjitesh  ,aq më tepër të vjen fuqi dhe një kenaqesi  e   re! ..  

      ..Majat e tyre rrinë të patundura  .Ruajnë ZAGORINE! ….Shqiponjat aq krenare ngrihen lart né qiell ,vështrojnë… Shkëmbënj të moçëm  atje lart.. si “shpella e  madhe”,shpella e Romeut,Radhojt e Biseit,Rapavices,Radhojt e Krëhërit etj.thua se ,kane vëne veshin e dëgjojnë..

Pa një krenari nuk  i zë dot në gojë  ….

   ..Janë male të ashpër këta! Spërkatur  me gjak shqiptari të ndershëm dhe burrëror ,   rrjedhur për mbrojtjen e Fesë, Nderit ,Memedheut..Këtu kanë mundur ti thonë NDAL! hordhive turke  burrat e këtyre fshatrave ,që e kanë emrin ZAGORI.  

    Nga këto male, që kanë marrë emrin e burrave, kane zbritur patriotë: burra si MIHAL  HARITO,që është nisur për né Lidhjen ePrizrenit.CAJUPI,që me penën e tij do ngrinte peshë zemren shqiptare :..”Ja te vdesim ,ja të rrojmë për ATDHE” ;te tillë  e ushqeu gurra patriotike,qe në vogëli te tij…Tregojnë ,i Ati ,patrioti Harito Cako,në Selanik  sa dëgjoi të flitej shqip brenda asaj shtëpie që kish lëshuar me qira,jo vetem si mori qirane  po i fali dhe shtepine qiramarresit,për kenaqesine qe ndjeu..   .PETRO HARITO -,deputet që Mbreti e pati në të djathtë të tij , këto male e muarr në mbrojtje nga dora vrastare  shoveniste  greke.JORGJ CAKUA pjesmarres në luften e Vlores më 1920( ku, dy djem  sheperjote  nga Duka  dëshmuan trimeri të rrallë në krye të atyre betejave  ) “Merr flakë dhe zalli kur luftojnë djemtë e kurveleshit”-thoshte  ky ish këshilltar i sulltanit dhe pastaj këshilltar i Mbretit ZOG.       ARISTIDH RUCI ,mbështetës i fortë i Ismail Qemalit në aktin e pamvaresise,udheheqes nga kryesoret në luftën e Vlores më 1920-të,antar i komitetit qarkor  i Ballit Kombëtar për Vlorën..

      Gjuhetari dhe patrioti i shquar  ,AI,që” hidhte vallen e shqiptarizmit në gojën e  ujkut”,duke filluar me çkisherimin,burgimin,,denimn me vdekje - kthyer në esilim, ILIA DILO SHEPERI” qe,si te rrallë rilindas me vetedije zgjodhi qysh në rininë e Tij rrugën më të vështirë dhe më të rrezikeshme por,më të ndritur,duke kerkuar të punojë brënda Shqipërisë për shqiptarizmin dhe jo jashte saj(si ju afrua nga patriotë) pra u vu  ballë për ballë  me armiqtë e kombit  dhe te  shqiptarizmiës.

   Hyn në njerëzit më të mëdhej të kombit tonë,të atyre që kanë një emër të përbashket me shkronja të mëdha RILINDASIT  tanë të papërsëritshëm.Ishte nga ikonat e arësimit kombëtar”Jemi dhe na,mesuesit e parë të kësaj Shqipërie-thote me një modesti,që  shquajti gjithë jetën e Tij-shpirt nga shpirt i mëmëdheut,asht nga asht e tij” Fjalimet brillande te tij me ato mendime te kristalta patriotike  duhet te zenë vend në ç’do liber antollogji te shkollave tona,por… themeli’  e DILO-ve të Sheperit është sh q i p t a r i z m i – dhe serbo-komunistët kanë goditur e godasin familjet e mëdha shqiptare,  traditën e shqiptarizmit  rrënjosur në to.

      JANI DILO-Një misionar i bashkimit të trojeve shqiptare. Strateg i luftës, burrë i pushkës dhe i penës,timonier i mire në një kohe te keqe, komandant  i betejave  kunder fashisteve, kunder gjermaneve në Barmash,Strugë-Qafë thanë, etj., etj. Atje ku shkelte këmba e këtij antikomunisti të vendosur ,ato vënde  ishuj lirie...Njeri që i bënte veprimet e tij ,duke i menduar mirë sa,dhe armikun e bënte mik!”  Ju komunistet- tregojnë që u thosh- kini zgjedhur  një rend që është i deshtuar,dhe pa perspektivë se,mbështeteni te injoranca”

      Autoritet i     i imponushëm . I paperseritshem !Nuk kish rëndësi për Të në se rrezikonte jetën,ecte drejt qëllimit ky prijës i madhërishëm. . Komunistet donin ta paraqisnin kriminel po,nuk harritën dot ta përzienin  vajin me ujin.. Ish një figurë shumë njerëzore,edhe në momentet më të rrezikuara dinte të bente humor. Një luan i ri ky, në një ambient ku shpella e luaneve ka nxjerrë gjthnjë luanë,po,luan i matur.Vështrimi i tij ish hedhur në horizonte të reja, nxitëte  të menduarit e të vepruarit për LIRI e DEMOKRACI  sa,dhe sot ka që thonë vjen Demokracia e vertetë kur te degjojme te flitet e ngrihet JANI DILO. Nderoi SHQIPERINE me cilësitë e gdhendura prej trimi,burri të mënçur që tregoi në luftë e në punë  tere jetën e tij,sa harriti né miqesi me personalitete te politikës se elites boterore.”Do bejmë diçka dhe për Shqipërinë”-i  kish thene ,ai ,qe e  uronte dhe per ditlindjen Janin - presidenti  XHON KENEDI- tregonte i vallai i Tij Dr. ORESTE DILO…Ne këto male ka shkelur këmba e  trimit të maleve PANO XHAMBALLO që kurrë nuk lejoi të njollosej emri SHEPER.. sa mori vesh qe Male Dilo-s i qe zënë prit nga njesiti me 4 veta te  shpella e dyfekut vate vete atje dhe i shkuli nga  pozicioni  “do tu zhduk me kuç e me maç po qe se kryeni veprim te tillë .Malit kemi dale jo për të vrare shqiptaret –“ –u foli   rrepte…Po ashtu , burrerisht,nuk firmosi dhe djali i mençur i kesaj Zagorie THEMO VASI vrasje né këtë  krahine.. se,ne  sistemin e pallogjikshëm serbo-enverist ekzistonte llogjika e mohimit te vlerave nga që,ndjeheshin të rrezikuar prej tyre.E tillë ish ajo llogjikë!!

 “Mehmet,Mehmet – tha Nasho Idrizi,(anetar i vatres) atje, te hajati kishes né Sheper. pasi vuri dhe një pale syze te tjera-ku M. Shehu mblodhi burrat sa dollën  prej kishe, ti mobilizonte né brigaten e pare -këtu i thonë Sheper dhe nuk je as né Kurvelesh apo Mireditë që thonë :”koke lashe ,koke mora”,sheperjoti po nuk pa ne degë te arres 100 kokrra nuk e hedh gurin.  Ata,qe janë bindur si Pano Xhamballo me shoke janë né krye si ti.Te tjeret  duhet te binden. Ne, nuk dime se për ke e përse luftoni ! Do gabosh rende që dhe një sheperjot  te marrish me forcë se,sa te kapërceni qafën e Dhembelit, ai do iki ,e ,do të marri pas dhe 100 te tjerë”

      Miqesia e  sheperjotit nuk ngjan aspak me një shoqëri kaste….Sa u dha, kryetari këshillit te Sheperit,Qirjako XHamballo, né shtëpinë  DILO ,te salla , thote: “Ata …,qe jane caktuar e do  vinë te ju sot për darkë, do provokojnë që, te vrasin  xha Dilo-n I thoni BABAIT të mos u dali fare .Njeri  nga ata,ai nga Vlora,i rrezikshem.”Né galerinë e bëmave të urrejtjes mugoshjane  kasta e kuqe të ballafaqon me përmasa ligësie të pashoqe,të paparashikuara dhe imagjinuara..

   Por,xha Dilua nuk degjoi…-përplasjes këtu e mira me të keqen. :Shqiptarizmi me antishqiptarizmin , Demokracia me Tromokracinë ..me demonkracinë -  dolli nga biblioteka e hyri né oden e miqve..  pikërisht ky i fundit mbas provokimit me atë flamur draper e çekan qe beri-..  nxorri revolen  ..- Shkrehe –I tha xha DILUA  -te mbahesh mënd qe , ke vrarë një plak….”Në vatanin tonë  ka hije te valoje flamuri-foli me zë akoma më të  lartë- shqiptar . Ky  që bëre ti, ka vend tjeter ..” Dhe, ç’ndodhi ? jo vetem që  e futi pistoletën mysafiri ne kllef por,harriti e aprovonte mendimet e Xha. Dilo-s..Te nesermen tere respekt  largohen  nga shtepia….”   I pyetur xha Dilua ,kush do vijë në krye… ,tregonin  u përgjegj : Sejfulla Maleshova nuk e besoj,  duan… një  që ,ti thone ysh gomar nepër shtepi,si them une te besh ti “;ta lërë vëndin pa histori!..

    Burrat  zagorit  nuk flasin për trimëri, atë e kanë ne gjak dhe e tregon kur duhet.Grate-po!

“Vajzë zagorite je

  Shoqe për mbi vete s’ke” ..   thotë kënga  zagorite.

   Né këto male ku,” thëllëzat shkojnë ngadale”,  shquan kurajua (e“Dorre-ve” si i quajnë  fqinja,shkuloret ,grate sheperjote)  aq sa.. dhe ALI  PASHE  TEPELENA i tërbuar né Sheper nga humori i zi ndaj tij ,-urdheroi me inat djegëjen e shtepise sé gruas Calo-s(edhe pse né këto anë shpëtuar koka e tij nga burri  nderanjotDed.GJONI)  .Veç ,kur     flaka e zjarrit  dolli ne kulm te çatisë asaj shtepie  dhe,  e  zonja   qete-qetë zgjatur duart e  po ngrohej  pa ja bere syri terr  !  i dha krenare përgjigjen: ”Ngrohem,pasha né punën time!” ..Me teper se shtepinë – deshi  Nderin  ..  Habiti   guximi i saj… ALINE  sa,urdheroi    Ti ngrihet përseri shtepia dhe,më e mire nga ç’ e kish ,kësaj burrëreshe ! guret  te  sillen nga Derviçanie… “ dhe kështu u bë.

    Shembuj zagoriteje dinjitoze ka plot …I mbylli derën e Wc-sé,2  policeve  qe  u sugjerojë vetë të kontrollonin  dhe atje..për te” gjetur “grurin e fshehur, Tilo e Leshaje ! e i la brenda saj.!. pse si i thote dhe kenga sheperjote për Të ish,që  ”S’i trëmbej syri kurrë/    Ish si trim,ish si burrë/.” ..”Aksidentalisht “,shkeli mbi bombë!”- i thanë topovites Mariana Dilo,për djalin që i vranë né kufi -dhe, mes sigurimsash filloi Mëma ligjën,me fjalë të prera plot tension për birin e saj:

                                                                                                       ”Harillo o korba Unë

                                                                                                       Vete e shkele apo ta vunë”…

… C’do  shpjegim i panevojshëm  për atë që ka ndodhur.     Né pluralizmin ,vetem kur  dy prej bandes kuqo harritën të hynin nga muri mbrapa …  munden ti merrnin sepaten ….u-  futën né shtëpin e   labes se vertete  “ Sovrane si te DILO-s,këmbëngulëse si Zagoritet”,që nuk ua ndau mallkimin ajo MEME  deri  sa dha frymen e fundit… sadisteve ,qe zili do ti kishin  jo vetëm të  paret e tyre  qe theren né Hormovë po, edhe Shekspiri  

   ”Edhe guret e  lëndinave kane skicim statujash mbi vete”( A.Sh. për Sheperin)                    Zbret njeriu nga Dhembeli  edhe atje, né selishta të Sheperit,kujton  Shkurtin e Dudanje  të arestuarin në kohe te  turqisë  shoqeruar   për Përmet..  , ketu.. te ky gur..përplasi  hekurat qe i mbanin lidhur duart dhe shkelmi i tij qorrollisi njerin shoqerues , tjetrin e  trullosi me grusht  - e  ky mal e mbajti të lirë në gjirin e tij. .

   Stërgjyshrit   tanë,na i kanë ruajtur e lënë Sheperin,këtë  tokë  SHQIPERIE,që mban eshtrat e njerëzve vdekur për të,”ku na duket balta më e ëmbël se mjalta” që ta duam sa -dhe vetë jetën  tonë. Kurrë s’do të  harrojmë   porosinë e tyre ngado vemi e  shkojmë .,” Amanatin s’e tret dheu. ” -ka thënë i pari.

    Shtrihej  hije rëndë (si  thotë dhe kenga) “Sheperi kasaballi”- -me atë kurorë  pemësh frutore, në krye lisa aq madhështorë né këmbë te Dhëmbelit.Admirohej në këtë muze natyror arkitektura e shtëpive , harmonizuar me mjedisin për rreth. Mënçuria praktike,ndjenja e së bukurës te shtpitë Cakaj,Haritej(  terhiqnin vemendjen  sidomos shtëpitë e Mihal Haritos  nëNivan-shkollë ë parë shqipe fshehtas-ngritur mbi shkembenj,mbi gurrë dhe  porta me aq vlera arkitektonike ,sa,  të huaj  merrnin fotografi  këtë pamje  aq dinjtoze !  .. …Në kohen e diktatures  ..shkaterruan jo vetëm porten  e mbetur me aq vlera..po,dhe shkembenjtë …u duheshin hedhur në erë… Diskreditonin vepreat e pushtetit popullor!!!) Haxhiaj,Ruci,Dilo, Dedudulaj(tavanin ndertuar, gdhendur me yje,me mjeshter nga Stambolli),Xhamballaj, Papuli,Duka, Muzha, Duda, Camuraj, etj.  etj.Dëshmonin këto shtëpi se,qe vënë në punë : mëndja dhe zemra,  kultura dhe dashuria për MEMEDHENE,ruhej në to zgjuarsia e tërë atyre brezava.

      Sa force shprehese fshihej në këto ndertesa te këndeshme..në ato kulla .. Parafytyroheshin  : jetonin njerez në to duke bërë punen e përditeshme…Të mblidheshin në ato muhabete … Të vinin për të marrë një mendim te Xha, Dilua(I.D. SH.),te xhaxho Aristidhi(A. Ruci),Jorgj Cakua,Cajupi,,Jani Dilo,etj.burra të kombit tonë,dalë nga ky fshat ashtu si dhe burra te mënçur Kiço Haxhi Milo Papuli,Qirjako Dilo,Leonidh Duda,Llukan Bici,,Levani ,Naço Capi, etj. etj,  si dhe në Nderani intelektuali i shquar Sokrat Dervishi,,në Nivan burrat e Haritenjve me Petro Hariton që ish dhe hija e Zagorisë.  Edhe tani të duket sikur  në pezule të atyre portave  do dalin ata burra të llogjikshëm ,  mbremane e do kuvëndojnë,ashtu si thote mënçuria e popullore për patriotin Mihal Harito që kur u nda nga jeta   pikëllimi arriti deri atje sa  :

…”Moj neperka pipka,pika

      H a s m i t   i   dolli   f r i k a 

      Moj neperka pulla,pulla

      U shkretuan këto kulla…”  (sheperjotja Api e Nashanje)

se, dhe 
”Kur dilje në portë e rrije

  Cbëhej në Stamboll e dije..”

Edhe .. n’ato prita të portave né Sheper ,Nivan…duket sikur bëjnë jehonë këngët labe që tingëllojnë si një komunikatë ushtarake me  informacionin né dy rrjeshta :

“Moj harbi e larmë e brezit

 Tund kollonat e Serezit..”  Tundet vëndi...ashtu si  né sulmin për marrjen e Janines që filloi  sa, mbritën 200 trima zagoritë  që, u hodhën né frontin më të vështirë .

     Me një mjeshtëri të veçantë depërton  poeti popullor zagorit nga trazirat e kohës né fakte reale  ,që lidhen me një ngjarje të madhe … Dukshëm    ,me një natyrshmëri dhe modesti të tillë  pér  ndeshjen ë imponuar(  prekur né nder..) , bën zë- nga mali i jetës -  te vorrezat,  me hartën e vizatuar të aksionit : 
“Dil pasha,dil né udhë

               Dil pasha !

 Një nga ne do rrojë më shumë

                 Dil  pasha!  “…

             Sheper ....

Të gjitha këto e të tjera si këto,janë zhbirime të rëndesishme né jetën  burrërore zagorite ku qëndresa  e tyre fisnike si  durimi  i  m a l i t  . Paraardhesit  nukna i lanë këtë vend jo si një histori të vdekur po,si një trup të gjallë.Mjaft që sy të kesh të dallosh ndryshimet.. deri dhe rrugët e fshatit të drejta e të gjera…sa, dhe muret e arave mirëmbaheshin.. ”Balli  i  fshatit  Sheper  mori  pamje  europiane” shkroi   tërë  gëzim  poeti Anastas Duka . Kokojka mal me lule…një arkitekturë e rrallë sé togu me vreshta e pemë frutore…rrethuar me tërë ata lisa të mbjellë nga të zotët, (gjithë shërbimi me një agrokulturë të lartë  ,né vazhdimësi përmirësimohej variacioni sidomos qërshia e zerdelia-shquajtën né madhësi e ëmbëlsi po,dhe molla e dardha né përmiresim) formonin një park madhështor,apo “vetullat e fshatit” si i quante ndokush..”Zëmra e saj “educata brumosur me shpirt atdhetarie, që u dha  femijve ILIA DILO SHEPERI me te shoqen -Savë. Pikërisht kjo,nga gjërat  që e bënë të  veçantë  këtë Kokojkë  përrallore ,që me gjithë persekutucionin e familjes Dilo asnjeherë nuk u la  si “peshku né zall”.. “Djersa e ballit po,floriri i jetës,tyre”,për të treguar se,dhe mes ketyre maleve mund të jetohej si  bota..në perëndim

           Askush nuk mund ta imagjinojë bukurinë e kësaj pamje,asnjëherë nuk qe parë né Zagori,vetëm duke krahasuar me ndonjë gjë të parë né Europë…veçanërisht ambienti që rrethonte shtëpine e Ilia Dilo Sheperit( e para u dogj né Sheper né operacionin e qërshorit ,sé bashku me bibliotekë e 12-të volume të tij ne doreshkrim.Kjo e shpuri dhe né varr para kohe..Atë që,”Botës né kohëra kritike /  I pa dhe luanë dhe kone/ ..po  “fletët e qerpikëve/ I mbajti si krahë  shqiponje”..) me biblioteken,  ku shkembente  frymëmarrjen e tij me librat.

    Bibliotekë e  skeduar, nder me te medhatë  ë  vëndit  . Nje thesar intelektual, dokumentonte lashtësinë. Vepra gjuhësore për gjuhësinë.Vepra shkencore për historinë..Me argomenta rrëzoheshin falsifikimet e shovenisteve,që i kanë berë historisë.

      Mjerimit  ju shtuan vuajtjet…

             Të Dilo-t,”si i lindi natyra dhe i poqi ATDHETARIZMI-shkruan  shkrimtari Agim Shehu- ajo familje iu ngrit Zagorisë si një lis me degë të gjëra,të hijshme,njera me bukur se tetra”, persekuticioni ,që i ka filluar me antishqiptarizmin osman e grekoman,  vazhdoi me persekutimin sllavo-komunist gjat luftës,ashpersuar ne vazhdimësi gjat diktatures  hoxhiane deri né çvarrim të Ilia Dilo Sheperit, kulmuar  né plurarizem,me atentatin politik, nga urrejtja sadiste komuniste ndaj kësaj familje të madhe…gjakosur pragu i shtëpisë… Persekutim  ky, për SHQIPTARIZMIN dhe ATDHETARIZMIN e kulluar !...  

           Kjo , pjesë e jetes reale…  “Legjenda,terre e pabesira

                                                            Histori !

                                                          Historia legjendë.

                                                            Njeriu gur e guri njeri”(shkruan,Etien Dilo)                                          

     Le të shpresojmë të marrim me vehte ca nga dituria,qetësia, dashuria e kësaj jete të këtyre burrave,për ta përcjellë me ritme të shpejta atë madhështi zagorite me bukurinë e shpirtit të tyre ,me mënçurinë(si   Anthokli Kondi,Etien Dilo,Vasil Bici,Vangjel Dilo,Leko Duda,Hile Pina etj.)si të ç’do shqiptar, që e thënë me fjalet e JANI DILO-s “JEMI KRENARE ,QE   JEMI   LINDUR   NE   SHQIPERI.”  

     .Po,…Sheperi i vjeter nuk jeton më !..Sheperi tani nuk është më Sheper! Ai dekor këmbë Biseit,ajo mbulesë gjelberimi né Kokojkë,ato shtepira me një arkitekturë të rrallë,ata lisa né Carrok,nuk formojnë më një pejsazh të lakmueshëm por , një skenë drame ku përtej sfondit të zi mbretërojnë dhimbja e shkaterrimi..Në vënd të kujtimeve –zhgënjime! Shkatërrime si né kohë të inkuzicionit. Gozhdë né zëmër e ka këtë ç’do sheperjot… Dikur  plot dashuri ,dëshirë për ta zbukuruar fshatin,ndjerë dy fish krenar : Njeri  dhe Sheperjot.

 Po tani,ç’do tu themi brezava  të rij për këtë vënd të  burrerisë,urtesisë,diturisë  te Cajupit,Ilia Dilo Sheperit,Jani Dilo-s,Aristidh Rucit,Pano Xhamballos etj.kur atje kanë mbetur … vetëm gjurmë të shëmtuara nga e kaluara drithëruese që mbolli zinë dhe mjerimin?..

     Indiferenca,kur vëndi heq çaste agonie ,a nuk merr formën e një krimi e, aq  më tepër kur drejtesia vret  Drejtësinë?!.. Ti o deputet, që aprovove ligjin komunist të tokës  e ç’pronësove dhe fashatarin e mesem ,na e le Sheperin pa sheperjotë,humbe zërin e Cajupit dhe të atdhetareve sheperjotë:

“Luftën që prish njerëzinë

  Nuk do ta doja kurrë

  Po të më prekin pak kufinë

  Do të luftoja si burrë”  …Mos harroni ,o parlemantarë,për ju ka dhe gjyq historia. 

        Njeriu – thonë né  Sheper rrënjët i ka né truallin  e vet,edhe sikur të mendohet të veçohet, kurrë s’e heq dot vulën e tij -..Po sa  gjëra na u zhdukën!... Ditë pas dite,vit pas viti ç’do gjë iu dorezua shkaterrimit..Shtëpitë që pergjithësisht ishin   vila dy katëshe -u dogjën.U kthyen né germadha , ngjajnë si dhëmballë të thyera ngjitur rrëzë Dhëmbelit né atë Sheper që  me çvendosje popullsie brënda vëndit…u shnderrua né një koloni të kuqe..

      Një strategji sistematike u përdor për të keqen e organizuar, né Sheperin ,që më tepër se nga Gjirokastra ,varej direkt nga Tirana e kuqe… Shkaterruan zakonet,traditat … tregus i nje lufte  pa qene né luftë. 16-të  të burgosur politikë.Gjykimi  komunist mori pushtetin:”Sado keq te sillesh me armikun e klases ,përseri ke bere pak.”   …Morali i tyre i zakonëshem ky,i besimtareve të kishes sé kue!…Veç ,

Malet,mbeten  MALE

  edhe kur i zë me gurë

Kur i qëllojnë me top

Ata shkëlqejnë më shumë”..

                                               (  shkruajti, Etjen Dilo)

   Vitet e kooperatives ,beteja për jetën u bë dramatike..deshmi e  guximit te hipokrizise komuniste.Mishi e frutta u benë lluks i rrallë...Vdekja e njeriut-ushqim për kuqalashin..Jeta e te deklasuarit vlen shume pak. Mbijetesa,një drame e pafund,”Mora pushkën dolla malit

                                                                                                           Të luftoja për Atdhe

                                                                                                            Ku ta dija unë i varfëri

                                                                                                            Që armiku ish me ne”( poeti  K. S.) Vrasja ,mjet pushteti!..Në Sheper hyri  genocidi.. Qëndresa- mundësia e fundit e jeteses !Në se do të vinte ndonjë-here për të vjellë,do ish , te degjoje  tonet e  propagandes komuniste .. Gjë më të pështirë nuk besoj te ketë!

      E,se fundi tani ç’do gjë dorëzuar shkatërrimit… Pluralizmi u pa si një aventurë komuniste për Demokracinë.Kuqo-dopingët nxitojnë të gëzojnë maskarallëkun e tyre,”epidemia” për demokraci i tmerron..

       25 janari 1991  ditë  e mjeruar..ciklon.. i luftes burracakërie me familjaret e ILIA DILO SHEPERIT dhe JANI DILO-s..Ajo  që mbante hapur derën e ILIA DILO SHEPERIT ,né shpirt madheshtinë e krenarisë Dilo,shtëpi shpitërore për Zagorinë e më tej, dhe KRISHTIN né zemer,dolli me shpejtësi nga  porta sikur u kthye nga bota e të vdekurve....ish MEME.. qe u vra ,u masakrua! .. e, si  pyet poeti - zagorit Jorgo Telo-“Na ndihmo o ZOT ç’të themi ?!”..

     Po,legjenda e saj mbeti e përjeteshme.Legjendë,që u bë objekt ., simbol i vetë grave zagorite, që kaluan  ditet e vitet e punes né kooperativë me kazme né dorë  me  nxenxën  e   reaksionares .Histori e krimit la pas shume gjurmë…”Mos mor i ngisni ato libra-u foli sadistëve..që po e masakronin ..e  kërkonin dokumente,kujtime ..- se,  jane  te    gjitheve”      Personazh kryesor legjendash u bë pas vdekjes,kjo MEME e deklasuar,kjo shënjtore e pashpallur, që u dha njerëzve sa qe gjallë aq shumë dashuri e përkushtim .Ishte instikti i mëmës né mbrojtje të krijeses,që i kërkoi djalit të saj të largohej për ti shpëtuar sé keqes  madhe që ja ndjeu zëmra se,do të ndodhte né këtë prag ndryshimesh. Katilët të tërbuar pse  gjetën vetëm Atë, e masakruan barbarisht. Ajo edhe pse e kuptoj se po ndahesh nga kjo botë në mënyrën më çnjerëzore,shpirtërisht e qetë që kish shpëtuar djalin  ,nga kjo masakër komuniste dhe kjo e trimëronte ,    e bënte të guximshme ,  ngjer sa dha  gamen e fundit të shpirtit  nga acidi  shiringe   ….mallkonte ,e mallkonte!..Ngjarje ,që të ngjall emocione te forta  sa dhe e Dhoqinës !.... ...  Rruga e fatit  i përmban te gjitha:pabesi, tradhëti,poshtersi, sadizëm,lemeri… PADREJTESI!.   Shteti komunist e masakroi e vrau KALIOPI DILO-n .Drejtesia komuniste e rivrau me padrejtësinë e maskaradën e gjykimit:Rroftë vdekja. Poshtë të deklasuarit! Paradoks drejtësie me firmë Alia ! 

  Po, kur   vrasësit   lihen    lirë  nuk   mund  të kuptohet  si mund të ndërtohet një shoqëri demokratike ?!..

 Né qëndër të gjithë historisë: TERROR.       Limiti i çnjerëzores,çmënduria komuniste

     

Edhe dushmani vrau burra,..mori peng femijë po,nuk vrau Meme ,ndersa   partia famëmadhe   vrau MEME dhe,foshnja në bark te Nenes.. Koha e “ lavdishme”e të kuqve edhe mish njeriu ha.!  Këtë tregon dhe  ai stacion për vizitorët nën atë Kokojkë né Sheper,te ajo Thermopile e trishtueshme    , - ..Ajo kollonë e gurtë , ka mbi krye një qiell të pakrahasushëm nga kthjelltesia,..shikon ..e duket sikur thotë: Dilo Sheperi dhe bijtë e tij një ansambël patriotik kombëtar,një enciklopedi e kulturës europiane që rrezaton deri né N. Y. ..Lexon mbishkrimin e Nenes ”Këtu ngrirë né mermer...” kjo, simbole ë Mëmës shqiptare që ruan trojet amëtare,dhe, i ngjan njerut me spartanet …Komunistët mbuluan paaftësinë e tyre me krime.. Babezia e luftes klasore çoi  né skaj të çarjes sé shoqërisë!  ..”Drejtësia” kalon dhe atë ç’ka prodhojë industria çnjerëzore, rivret me heshtje Nënë Kaliopin dëshmore te demokracisë. Hetues, prokurorë,gjykates…ku banon i qetë faji i tyre –“forca të errëta né shëtitje”-  kapercyen ylberin , besimtare të kishës kuqe ,  e brënda  ditës     na u vet-shpallën demokratë,kriminelët i lënë të lirë

     Të deklasuarit ,ata që shkruan një nga faqet më fisnike të historisë -e u damkosën si armiq  populli,ndjenë mbi shpinë shtypjen komuniste. Një proçedurë shtypëse si më parë :mbas tjetersimit  ,  diskreditimi. .për ta,!... duhen  bërë bashkë- puntorë né pushkatimin e tyre. .Enverizmi  nuk kish… “kujtesë” për të shkuaren....Ndersa persekutoret , stolisen me vuajtjet e  të persekutuarve   .. e,..hedhin   shkelma   sa    majtas  e   djathtas  …Duan ti atribojnë vehtes zotësinë e veçantë:të mos kufizohen nga limitet e realitetit  : genjeshtra dhe krimi tu ecin paralelisht né bëmat e tyre..

Një  gjë nuk u lëviz,gjallëron objektivi kunder të Deklasuarve..njësoj sikur të vihet né dyshim tere jeta e tyre, kostante dominuese : çnjerëzorja! Zatën, komunizmi nuk funksionon pa “koka turku” .Version i pastërtisë nudo të Stalinit. Festojnë e gëzojnë shtatzaninë me të.

   Të sfidojnë me interpretime psaltërit e kishës kuqe…zhveshur  më lakuriq se,fëmija e porsalindur !  Bëjnë autopsinë e shpirtit të tyre dhe janë mberthyer nga ndiesia e frikës sé genocidit që kanë ushqyer. Krimi nuk i qetëson. Né Sheper u zgjodh  dhe forma më barbare e marrjes sé jetës:me therje e acid.. Nuk munguan,të hidhen dhe fletushka  deri ,dhe né dyqan të fshatit, janar 1991”Kush shan Enver Hoxhën do ti presim kokën”,po.. dhe parullën e preferuar revolucionare “O sot ,o kurrë!”....I kërkonje hetusit  kriminelët dhe, mirrje pergjigjen :perse né këtë shtëpi nuk mbahet fotografia  e E. Hoxhës ? Gjithnjë mendon se,je né ëndërr por, JO..!?..…Karriket mbi gjak u rrinë…. edhe pse feja komuniste vdiq.… Atlasi i kurmit  u   tregon:”gabojnë komunistët, vetëm kur thonë të vërtetën”! Luajnë me krime,me çfaqje terrori dhe e vendosin vehten në një llogore me  kriminelet  ordinierë.

     A thua koha pret  të drejtën-ta ketë më të dobet se, maskarallëkun? Meritën  më të dobët se korupsionin ? Gënjeshtrën e hipokrizinë më të fortë se ndershmërinë ? Injoranca mbi të diturin?! 

       Veç, ,  MUKJA    ende  kullon  gjak  !...

                  (Vijon)                                                                 



(Vota: 27 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora