Kulturë
Gani Qarri: Përkujtim Babait!
E enjte, 11.02.2010, 10:55 PM
Përkujtim Babait!
Gani Qarri
Baba;
Edhe pse DËSHIRA jote e madhe,që të mos vdisje nën ROBËRINË e SHKAUT, por në Kosovën e lirë,tu plotësua,e që gjat gjithë jetës para se të përfundonte lufta BRENGË të pa shëruar e kishe dhe përherë e përsërisje, se edhe pse linde,nuk dëshiroje që edhe të VDISJE nën robërin e shkaut,Vdekja jote, qenka shumë e dhembshme për Ne,Baba!
Nuk dijmë se kujt tjetër mund ti drejtohemi me kët Dëshirë kaq të përmallshme por të përzemërt,përveq se Zotit të madhë,që të përkujdeset për reahtimin e Shpirtit tënd aq të mirë, i cili vuajti shumë në kët jetë, dhe tani shpresojmë se e meriton pa as më të voglin dyshim Parajsën e Përhershme,në jetën e amshueshme!
Zot sa e vështirë ësht të kalohet Jeta pa ate,ndaj të cilit ke ndjer aq shumë Dashuri e cila tashë ësht kthyer në mall e vuajtje,nga mungesa jote e përgjithmonshme në kët jetë të rrejshme.
Lotët, edhe pse ti si deshe kurrë dhe gjithmonë na porositje që të përmbahemi nga kjo „dobësi“ njerzore, sa herë shofim Fotografin tënde na tradhëtojnë, dhe, ne s`përmbahemi dotë, pa u zhgrehë në vajë ,nga zbrazëtia e madhe që ke lën në zemrat tona.
Me gjithë mungesën tënde tanimë të përhershme dhe mallin tonë të pa shuar që ndjejmë për ty në vijimësi, Shpresojmë se Shpirti juaj ësht vendosur në Rehatin e merituar të Jetës së amshueshme,në Parajsën e Zotit, Krijuesit të gjithfuqishëm të kësaj Bote.
Thonë se koha shëron plagët, por për ne mungesa jote mbetet e pa harruar e freskët dhe e përhershme me kujtimet më të mira për vuajtjet tua të shumta gjat kalvarit të jetës së rënd,duke na rritur me shumë mundime,i mbështetur vetëm në Shpres për kohë më të mira dhe dashuri të pa shembullt prindërore.
Kujtimet dhe Respekti ynë, do të mbeten të pa fund gjatë gjithë jetës,për Ty Baba!
Të qoftë i lehtë Dheu i Kosovës,dhe Shpirti yt i mirë ,Pushoft për gjithmonë në Rehatin e merituar të Parajsës së Zotit të plotfuqishëm. Amin!
Gani Qarri
Demjan- Has
Kosovë
Komentoni
Artikuj te tjere
Gjekë Gjonlekaj: Lidhjet e para të Ismail Kadaresë me Amerikën
Këze Kozeta Zylo: Një natë e bardhë
Cikël poetik nga Skënder R. Hoxha
Sami Islami: Londra e kontrasteve
Thani Naqo: Vështrim mbi artin poetik të Alma Papamihalit
Cikël poetik nga Faton Krasniqi
Sabile Keçmezi- Basha: Kodi i pritjes (Cikël poetik)
Sarë Gjergji: Një jetë e bartur në libër
Ziko Ll. Kapurani: Vargje shuplake
Poezi nga Bajame Hoxha - Çeliku
Ramiz Dërmaku: Xhemail Mustafa
Cikël poetik nga Zyrafete Kryeziu-Manaj
Nga krijimtaria e autorit Eroll Veliu
Bilall Maliqi: Kohët i vargërove
Halit Bogaj: Çarli Çaplini (1889-1977)
Monica Mure?an: Nën dritën e magjisë
Begzad Baliu: E mora me dhimbje dhe pikëllim vdekjen e papritur të shkrimtarit Avni Mula
Demir Krasniqi: Varrosje për së gjalli
Xhafer Leci: Telegram ngushëllimi - Familjes te Xhelil Pajazitit
Kalosh Çeliku: Vdekja më deshi më pak se Ti (Cikël poetik)