E diele, 28.04.2024, 07:38 PM (GMT+1)

Kulturë

Thani Naqo: Vështrim mbi artin poetik të Alma Papamihalit

E merkure, 10.02.2010, 10:58 PM


VËSHTRIM, MBI ARTIN POETIK TË ALMA PAPAMIHALIT
(Të bëhemi të qelqtë dhe mos kemi frikë nga thyerja)

Nga Thani Naqo
 
Poetja Alma Papamihali është shfaqur para lexuesit me artin e saj poetik, duke publikuar librin parë në vitin 2007, titulluar "NËN TINGUJT E NATËS". Ajo ka botuar edhe cikle me poezi nëpër faqe internetike, poezi të përkthyera në gjuhën franceze e atë rumune, duke u përballur kështu edhe me poetë bashkëkohës të saj.
 Një konceptim më të plotë si lexues mbi krijimtarinë e  Alma Papamihalit unë e krijova kur më ra në dorë libri i dytë me poezi, titulluar "SHTEGËTIM PULËBARDHE", botuar nga Toena në vitin 2009.
 Pas leximit të poezive më ra në sy specifika e artit poetik të Alma Papamihalit, të cilën e dallova pikërisht në këndvështrimin individual të një bote gati të padukshme, mbasi ajo di të qëmtojë me zgjuarësi ndjenja dhe detajet që përcjellin jetën e brishtë të femrës. Kjo është specifika që karakterizon individualitetin e saj krijues, duke mos përdorur pasthirma dhe hymne, as renditje mekanike detajesh, por përcjellje me art të përzgjedhjeve të ndjenjave të holla, të cilat janë shkruar me ngrohtësi.
 Pasi lexon poezitë e Alma Papamihalit, dallon një tjetër specifikë, ajo ndjenjë letrare plotësuese që egziston në ndërlidhjen e asaj bote që ajo eksploron, duke krijuar tek lexuesi, ngopjen ndjesore që formohet nga tërësia e librit. 
 Dallova se çdo poezi, pavarësisht nga çasti i ndryshëm poetik, plotësojnë njëri-tjetrin, duke dhënë të plotë imazhet e një jete të besueshme, e ndërthurrur me fije të holla ndjenjash, shpesh herë edhe detajesh e mataforash, të cilat Alma i gjurmon nga bota e brendshme e trishtimit, por edhe nga ndjesi të gëzueshme dhe, nga ky raport poetik, krijova përshtypjen time individuale se, Alma Papamihali nuk harron t'i këndojë shpresës për të nesërmen dhe  çastit të gëzueshëm.
 Kjo është dhe një nga detyrat themelore dhe qëllimi i artit, të përmirësojë jetën e njeriut, sidomos poezia, pasi JETA, SADO E VËSHTIRË, ËSHTË EDHE E BUKUR, të dish të zbulosh se qënia humane është tërësi trishtimi dhe gëzimi, humbje e fitore, që nga detaji në fushën e betejës dhe deri tek jeta intime personale dhe ajo në çift. Kjo është tematika jetësore aq e komplikuar në përzgjedhjen e krijuesit. 
 Alma Papamihali ka ditur çfarë të trajtojë me artin e saj poetik. 
 Tradicionalisht, lexuesi i kualifikuar kërkon qëmtimin nëpër vargje të mataforave poetike, mirpo specifika e kësaj poeteje, është se ajo ndërrrthur poezinë në mënyrë të tillë, që në përfundim të saj, tërësia formon poezinë metaforike, duke dhënë të plotë imazhin përcjellës. 
 Sa rrugë të tilla ka në botë/ 
të pa fjala kanë ngelur?... 
 thotë ajo në poezinë RRUGË QË SHKELEN, ose, këndvështrimi i saj individual për lulen, është krejt i natyrshëm, natyrshmëri që rrjedh nga karakteri individual dhëmbësor i femrës, ku ajo pohon 
 Kujdes, kur hapat hedh/ 
nuk flet, por s'duhet/ 
shkelur... 
 dhe simbolizmi në artin poetik titullon LULEN, por për lexuesin është simbolizëm universal, pasi lule është edhe vajza, është edhe ndjenja e ngrohtë, natyra në përgjithësi dhe pafajshmëria, etj etj etj.
 Në një esse dikur jam shprehur se, në formimin e karakterit krijues, ndikojnë shumë faktorë, psiko-analitikë, tradicionalë, ekonomikë, natyrorë dhe, në kushte e rrethana jetësore ato lënë gjurmë në "dërrasën e dyllit" të kujtesës tonë, por ato janë të pandashme nga tingujt rritmikë që ka thëthirë veshi. Nuk di pse kam krijuar përshtypjen, pasi jo me çdo lloj rritmi shkruhen ndjenjat poetike. Çdo ndjenjë ka të veçantë jo vetëm frymëmarjen gjatë leximit, por ajo përcillet edhe me rritmin e fshehur muzikor. Në artin poetik parapëlqehet kombinimi midis ndjenjës dhe rritmit, pasi poezia, në konceptin tradicional, është këngëzim, është ndjenjë reciproke që krijohet midis krijuesit dhe lexuesit. 
  Nga krijimet që e shprehin këtë lidhje më së mirë në stilistikën ndjesore të Alma Papamihalit, janë disa poezi, po unë mar si shëmbull pikërisht poezitë DËSHIRA TË ZBATHURA  dhe KAMBANAT. Në të dyja këto poezi natyrshëmria e ndjenjës shkrihet me rritmin dhe muzikalitetin e përzgjedhjes së fjalëve tingëlluese. Jepet i gjallë imazhi lëvizës dhe zbulojmë fillimisht dëshirën e poetes për të qënë e vetmuar një çast, fenomen që ndodh me të gjithë krijuesit, por përzgjedhja e fjalëve për të dhënë këtë çast imtim, është sa individual aq dhe i pa përsëritshëm, pra, 
Thjesht, të jem e harruar/ 
bregut, zbathur të shëtis/ 
të ndihem njëherë e vetmuar. 
 Mirpo në një çast të tillë, sadopak vetmitar, ku kryhet procesi laboratorik i krijimit, ambjenti i vetmisë, aq i dëshiruar shpesh, kthehet në botë krijimi, por kjo vetmi e dëshëruar nuk është vetëm për poetin, por për çdo njeri, pasi gjithkush ka nevojë për çaste meditimi në jetën e tij. Këtu qëndron dhe iniversialiteti i këtyre vargjeve dhe me siguri që parapëqehen nga çdo kategori lexuesi. 
 Me syrin dhe mëndjen e mprehte femërore, Alma di të qëmtojë shqetësimin dallues midis dy karaktereve, të asaj ku ajo personifikon veten dhe, e atij, tjetrit dhe dëshëron fare thjesht që edhe ai të ndjejë njëlloj si ajo, lexues a miku i saj qoftë. 
  Kjo është aftësia psikologjike për të komunikuar me lexuesin. 
  Në përfytyrimin e imazhit përcjellës shpesh herë ndodhin mospërputhje midis poetit dhe lexuesit, mirpo në rastin e pozisë KAMBANAT, nuk mbetet vënd për mospërputhje. Këto dy poezi që trajtova më lart, janë shëmbull tipik i stilistikës së kësaj poeteje. Tingulli Ding-Dong, që Alma përdor në fund të kësaj poezie, është i njëjtë për veshin e cilitdo dhe krijon atë ndjenjë njerëzore, sepse,
- Kambanat, s'bien veç për ata/
që në zot besojnë- 
dhe imazhi poetik zë e formohet qysh në vargjet e para, kur lexuesi përfytyron imazhin dhe atë ndjenjë që është dhimbje universale për njeriun,
- Pyet veten njëherë/ 
Ç' emër të vjen ndër mënd - 
dhe, në fund poezia, KAMBANAT e ka përmbushur qëllimin e saj poetik me dy vargje aq domethënëse- 
Të rëndat hapa kalimtarësh.../
Do art dhe të dish të harrosh.
 
 Pikërisht, do art të dish edhe të harrosh, është një konvencion kërkues i shpirtit të kësaj poeteje, e cila kërkon vërtet një stilistikë poetike dhe unë dallova se ajo është në kërkim të specifikave të botës së brishtë e tejetndjesore të femrës, eksploruese në rritëm dhe muzikalitet në vargjet e saj.
 Duke u përballur si lexues me talentin e Alma Papamihalit, krijova përshtypjen bindëse se edhe në të ardhmen ajo do të na dhurojë krijime të cilat me siguri do të renditen përkrah emrave të poetëve shqiptarë.


(Vota: 12 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora