Kulturë
Agim Gashi: Kënga e spitalit
E hene, 08.02.2010, 10:56 PM
Su ndalëm për asnjë qast duke i treguar Evropës se edhe ne jemi Evropë.Nga një demostratë në Bonn të Gjermanisë |
Kënga e spitalit
Poemth.
Jam i shtrimë larg në spitalë,
Asnjë t´afërm s’e kam pranë.
Sa i hidhun fati më ka dalë
fat i mbrapsht e shumë i randë.
Diçka m´flasin, diçka m´thonë,
po gjuhët e tyne s’i kuptoj.
Përveç dhimbjes që më kaplon,
për asgjë tjetër nuk mendoj.
Më shkon mendja te nana ime
jam n´spital e ajo nuk di.
Më pret t’i shkoj për gëzime,
ta përqafoj, ta marr në gji.
Ti çoj bombonet e kollit që pret,
frymëmarrjen t’ja lehtësoj,
të çmallet me gjakun e vet
era e të birit shpirtin t’ja gëzoj.
Me halle e rrita por e rrita Azalenë time! |
Po ma i randë kur je n´spital,
dhimbja e mërzia t´rriten shpejt,
T´bahen kodër e t´bahen mal!
Vajza ime më vjen ngajherë
po dhe ajo ka hallet e veta,
Tuj u rritë me trishtim përherë,
e mjerume ju ka ba jeta.
Babi sëmur e me plot derte
e gjithmonë tuj e pasun frikë,
mos i ikë pa lamtumirë kësaj jete,
Babi i dashtun që e ka rritë.
Ah, sa mizore moj jetë me halle
sa shumë vuejtje po na sjell,
Pse ma bane këtë ferr së gjalli
M´zune diell e më zune qiell.
Si më shkoi kjo jetë e shkret’
Pa u gëzue kurrnjiherë,
Aq sa nuk di për gjithsa vjet,
Kur ashtë dimën e kur ashtë verë.
Nuk ja ndi ma aromën lules,
Nuk ja ndi zanin bilbilit,
Ka shumë kohë dhimbjet me sulen,
Kam harrue ç’ka ashtë gëzimi!
Ja marr kangës për me këndue
Porse zani s’më del dot,
menjëherë më kthehet në kuje,
Tuj e la sharkinë me lot.
Dikur pritnim kongresmen e senator për ta senzibiluar qështjen e Kosovës. Sot stë pyet askush |
Qaj vuejtjet e trishtimet,
Qaj vitet prej atdheut larg,
Tuj pas mall´për vendlindjen!
Qaje babin që t´ka vdekë
E s’ke mujt në fund me e pa,
as dhe shokët që ndrruen jetë
Në këto lufta që janë ba.
Qaje livadhin, qaje lumin
e atij fshati ku ke le,
qaj për farrat e qaj për lulet
O njeri i mbetun pa atdhe.
Qaj moj zemër e mos pusho,
N´kurbet dhimbja ashtë e rrept’
Qaj ti qaj e mos ndalo
se vetëm n´vaj na shkoj kjo jetë.
Çka ashtë malli i atdheut
e di unë dhe Perëndia,
Krejt me lot të pa terun
Jan’ dhe k’to vargjet e mia.
II
Djali im Ninel Gashi i vrarë më 21 janar të vitit 1994 në Lipjan |
për Kosovë e nanë Shqipni,
e sot i harruem kam mbetë
N’dhe të huej pa bukë e shpi.
Ishin vitet e burgut të shkretë
T´vështira, t´randa me i jetu,
Vetëm kush i ka përjetu vet,
Din me folë e me t´besu!
Vinin eskortat e policisë
Merrnin vllaun e motrën e shtrenjt,
Merrnin babë’ e nanë prej shtëpisë
UDB-ja ta lente votrën shkret.
Her na rrihnin e her na vrisnin,
Lash atdheun ika n´gurbet.
Moj Serbi paç përjet mallkimin,
Ma vrave Nelin 17 vjeç.
Krisi lufta, luftë mizore,
Luftë të ndytë siç ban Serbia,
Digjte shtëpi, pleme e troje
Vriteshin gratë, vritej fëmija.
Këtë fat gjeti dhe familja ime
Në Lipjan na u dogj shtëpia.
Ikën njerzit me lot e hidhërime,
Me u kthy kur të vinte liria.
Dhe u kthyen n´ato gërmadha
Unë ndihmova me çka pata,
Tuj mendu se nji ditë të mbrame
Do t´më ndihmon Kosovë e ngrata.
Rrinim gati të merrnim ndihma,
Por s’na duel si e menduam lirinë,
Se ujq t´uritur e të çartun
Kosovës iu ngjitën mbi shpinë!
U ndërtuan shtëpi atyne
Që s’kishin ba asnjë mundim,
Unë kërcnohesha me vrasje
dhe duhej të rrija në mërgim.
Tash kërkoj nga dy shtetet e mi,
Nga Shqipnija e nga Kosova,
Të ma bajnë nji kasolle - shpi
se përndryshe protestova.
Jam rrebelu kundër të gjithëve
Due kasolle dhe një WC,
Ta baj nji gjumë para vdekjes,
në të dashtunin atdhe.
Kërkoj WC se kam nevojë
që ta kry ku ashtë caktu,
Mos ta ndyj unë atë shtrojë,
Siç e keni ndotun ju!
S’due të jem pjes’ e ndytsinave
t´politikës suej marroqe,
Dikush xhepat plot stërlina
e dikush nuk ka as krroqe.
Mirënjohje dhe diploma plot. Në asnjëren akoma skemi ngjy bukën! |
Dhe hajnia ju ashtë ba ves,
Nuk mendoni o të ngratë
Se nga uria populli ju vdes!
Nga kurbeti u çoj këto fjalë–trakte:
Me fat t´popullit mos luni aspak,
Se shtetin s’e keni pronë privatet,
Ky popull e ka fitu me gjak...
Ju çoj fjalë e qortime sot,
Se jam shqiptar dhe jam krenar,
e s’do ndalem pa më ndal ai Zot,
për bashkimin tonë kombëtar ! ...
Komentoni
Artikuj te tjere
Arsim Halili: Intervistë me Lulzana Pajaziti -poete
Ferit Ramadani: Talenti krijues! (II)
Halit Bogaj: Ana Karenina
Poezi nga Julia Gjika dhe piktura nga Jan M. Stuchly
Cikël poetik nga Remzi Salihu
Ibrahim Egriu: Intervistë me aktoren Fortesa Hoti
Hilmi Saraçi: Objektet fetare (xhamitë) në qytetin e Vushtrrisë me rrethinë
Gjon Keka: Copat e pasionit politik
Laureta Petoshati: Poezia e Kozeta Zylos nderim për shpirtrat njerëzorë
Riza Greiçevci: Loto fukaraja
Julia Gjika: Shpirti i poetit flet, unë e dëgjoj dhe e kuptoj ç'farë përcjell
Kalosh Çeliku: Ky Poet duhet p?rz?n? nga Qyteti (Cikël poetik)
Ferit Ramadani: Talenti krijues! (I)
Liman Zogaj: Besa dhe Besarti
Halit Bogaj: Fatos Arapi & Fshati im
Dy poezi nga Jusuf Zenunaj
Mirela Kumbaro: “Otello” i Blushit, një leksion tolerance
Cikël poetik nga Tahir Bezhani
Cikël poetik nga Martin Cukalla
Sadik Bejko: Një fëmijë në kërkim të personalitetit