Kulturë
Halit Bogaj: Ana Karenina
E hene, 08.02.2010, 09:41 PM
ANA KARENIA/1935/
Nga Halit Bogaj
Ana Karenina është vepra letrare e shkrimtarit të madh rus Leon Tolstojit e cila është ekranizuar disa herë.Sëpari këtë femër kontraverze për shoqërinë e atëhershme aristokrate e aktroi diva Greta Garbo e cila me rolin e saj në këtë film arriti sukses të jashtëzakonshëm.
Ngjarja e romanit vendoset në vitet shtatëdhjeta të shekullit 19 në shoqërinë e lartë të Peterburgut.Në film, ashtu si edhe në vepër, bëhet një paralele mes një dashurie të lumtur/Kiti dhe Levini/dhe lidhjes tragjike të Anës dhe Vronskit, lidhje kjo e cila merret edhe si trajtim letrar dhe komentim i shkrimtarit të madh.Në film del se të gjitha fimiljet aristokrate bënin jetë të njejtë dhe secila familje ishte e pamlumtur ishte e pafat në mënyrën e vetë.
Me këtë fjali Tolstoji e fillon romanin e tij kolosal.
Ana Karenina shkon në shtëpinë e vëllaut të saj/Stiv Oblomski/ në mënyrë që ta shpëtonte disi kurorën e saj.Por edhe aty Ana ndeshet me problemet e vëllaut dhe kunatës së saj kur e heton se edhe Stivi e mashtronte gruanë e tij.Ana në vend që të merret me problemin e vetë përpiqet t’i pajtojë palët.Ajo ishte grua e kuptueshme dhe e dashur për njerëzit dhe të afërmit e saj, ndaj edhe kishte respekt të madh në shoqërinë e athershme ruse.Ajo ishte në kurorë me një zyrtar të lart cili në thelb iste njeri shumë i ftohtë dhe patriarkal në shumë drejtime.Martesa e tyre ishte korrekte por brenda saj nuk kishte dashuri.
Kthesat e mëdha bëhen në një vallëzim kur Ana takohet me oficerin mretëror Vronskin i cili do ta ndryshojë në themel jetën e saj.Vronski ishte dashuruar në Anën kur e kishte takuar për herë të parë në tren në një udhëtim të bërë së bashku.Për të më nuk kishte ekzistuar askush tjetër përveç saj.
E dashura e Vronskit/Kiti/ duke i parë shikimet mes Anës e Vronskit ishte tërhequr nga salla e vallëzimit.Kur Ana e sheh se çka është duke ndodhur mes tyre ajo largohet nga vallëzimi dhe ushëton në Moskë. Në tren hyp edhe Vronski i cili ia tregon qëllimet e tij të sinqerta të dashurisë së pashterrshme ndaj saj.Tek Ana zgjohen epshet e humbura qysh moti ndaj një mashkulli për t’u përkushtuar tani për Vronskin por e di fare mirë se jeta e saj e mëtejshme ishte e mbushur me shumë të papritura të kobshme.Ata shihen shumë shpesh kurse thashethënet shtoheshin dhe qarkullonin për çdo ditë.Në fillim ajo lidhje mund të aprovohej disi si një lloj flirti por kur bëhej gjithnjë e më serioze merrte dimensione të tjera të papërshtatshme, duke u gjykuar në instancat më të larta të moralit njerëzor.Karenini/burri i saj/ e lut Anën që ta fshehte aferën aq të përfolur, por ajo së shpejti i tregon atij se e priste një fëmijë me Vronskin!Në një çast kur mbaheshin garat me kuaj dhe kur Vronski rrëzohet, Ana zbulohet para të gjithëve për lidhjen e saj me kalorësin, kur tek i shoqi krijon reagim radikal që ai të vendos që kurrë më të mos ia lejojë djalin që ajo ta shohë .
Në ndërkohë komplikohen ngjarjet.Ana shkon për të jetuar me Vronskin në Itali por vazhdimisht mendon për djalin e saj të cilin e kishte të ndaluar ta shihte.Mes tjerash e zbulon se babai i kishte thënë atij se nënën e kishte të vdekur.Vronski vazhdonte të shihej në rrethet e veta aristokrate por paraqitja e saj e iritonte shoqërinë e kohës ngase ajo kishte bërë një mashtrim të palejuar ndaj burrit. Të gjithë e urrenin Anën e tanishme e cila dikur ishte një femër shembullore për të mirë.Por edhe Vronski kishte humbur shumë në karierën e tij duke e lënë ushtrinë. Ishte bërë një person tjetër nga ai i mëparshmi.Në fund tërhiqen në jetën fshatare, të izoluar nga të gjithë dhe marrëdhënia e tyre bëhej gjithnjë e më e padurueshme.Që të dytë ishin fajtorë, duke ia prishur jetën njëri tjetrit.Vronski ishte nervoz që e kishte sakrifikuar karierën kurse vajza e tij e mbante mbiemrin e Kareninit ndaj dëshoronte që Ana të shkurorizohej zyrtarisht por Karenini ,i cili ishte nën ndikimin e Lidia Ivanovnës, nuk lejonte në asnjë mënyrë..Ana e ka mallë djalin dhe bie në dëshpërim të thellë kur e krahason veten se cila kishte qenë më parë dhe në çfarë niveli kishte rënë.Fillon të bëhet edhe xheloze në Vronskin.Në ndërkohë e fajëson Vronskin për gjendjen në të cilën fajin kryesor e ka vetë.Në tmerr e sipër dhe dëshpërim të thellë Ana hedhet para trenit dhe bën vetëvrasje.
Vronski, i tmerruar nga vdekja e së dashurës së tij, vullnetarisht lajmërohet në Luftën ruso-turke.
Ana Karenina përherë ka zgjuar kurreshtjen e kineastëve të ndryshëm.Nuk e dime saktësisht sa versionte I ka pasur por më të njohura janë tri prej tyre: në të cilat kanë aktruar, më 1935:Greta Garbo, 1948:.Vivien Li dhe 1997:Sofi Morso, kurse Vronskin e kanë interpretuar: 1.Fredrik Merç 2.Ralf Riçardson dhe 3.Shon Bin.
Komentoni
Artikuj te tjere
Poezi nga Julia Gjika dhe piktura nga Jan M. Stuchly
Cikël poetik nga Remzi Salihu
Ibrahim Egriu: Intervistë me aktoren Fortesa Hoti
Hilmi Saraçi: Objektet fetare (xhamitë) në qytetin e Vushtrrisë me rrethinë
Gjon Keka: Copat e pasionit politik
Laureta Petoshati: Poezia e Kozeta Zylos nderim për shpirtrat njerëzorë
Riza Greiçevci: Loto fukaraja
Julia Gjika: Shpirti i poetit flet, unë e dëgjoj dhe e kuptoj ç'farë përcjell
Kalosh Çeliku: Ky Poet duhet p?rz?n? nga Qyteti (Cikël poetik)
Ferit Ramadani: Talenti krijues! (I)
Liman Zogaj: Besa dhe Besarti
Halit Bogaj: Fatos Arapi & Fshati im
Dy poezi nga Jusuf Zenunaj
Mirela Kumbaro: “Otello” i Blushit, një leksion tolerance
Cikël poetik nga Tahir Bezhani
Cikël poetik nga Martin Cukalla
Sadik Bejko: Një fëmijë në kërkim të personalitetit
Dy tregime nga Zef Gjeta
Dy poezi nga Nehat Jahiu
Remzi Salihu: Poezi të zgjedhura nga poetja Roze Auslander