E merkure, 16.10.2024, 06:21 AM (GMT+1)

Kulturë

Hilmi Saraçi: Objektet fetare (xhamitë) në qytetin e Vushtrrisë me rrethinë

E hene, 08.02.2010, 08:21 PM


Objektet fetare (xhamitë) në qytetin e Vushtrrisë me rrethinë 

Nga prof. Hilmi Saraçi

     Vushtrria është një qytet i lashtë, ndër më të lashtit në hapsirën ballkanike dhe më gjerë. ?shtë lokacion antik, mesjetar dhe bashkëkohor që gjatë historisë së saj ka luajtur rol me rëndësi të madhe në pikëpamje ekonomike, kulturore, fetare dhe qytetruese.Vushtrria përveç lashtësisë është e njohur për trashegiminë e begatshme kulturore, historike, fetare, arkeologjike e tjera. Prandaj për historinë, për qytetarët e saj dominon një gjallëri dhe krenari për këtë qendër të shquar nga koha e ilirishtës, nga koha e perandorisë romake e bizantine dhe osmane . Lashtësia e qytetit të Vushtrrisë ka krijuar tabo të zhvillimit të veçantë ekonomik ushtarak, kulturor, fetar ,administrativ e tjera, megjithse më vonë ka hasur në ballafaqime pushtuese dhe shkatrruese nga sundimi osman dhe nga kthetrat barbare sllave. Mirëpo Vushtrria gjatë këtyre periudhave ka krijuar një histori specifike të lashtësisë, emertimit të saj, trashegimisë kulturore historike, arkeologjike dhe fetare . Për këto veçori dhe specifika të rëndësishme, ka pasur debate dhe shkrime të ndryshme, në veçanti shquhet përpjekja për zbardhjen e etimologjisë të emrit të qytetit të Vushtrrisë dhe për për specifikat , rëdësinë, rolin e objekteve fetare në qytetin e Vushtrrisë me rrethinë gjatë sundimit të Perandorisë Osmane dhe më vonë.
   Xhamitë si monumente historike-fetare  kanë një rëndësi të veçantë  për historikun  e qytetit të Vushtrrisë dhe më gjerë. Periudhat pushtuese dhe sunduese të perandorisë osmane kanë lënë gjurmë të thellë në jetën dhe mentalitetin e popullatës në këtë hapsirë, respektivisht në prezentimin dhe  zgjërimin e fesë islame . 
Në vitin 1439 për herë të parë në Vushtrri duken Osmanlinjët. Ata në këtë kohë gjatë sundimit qindvjeçar sollen me veti traditën orientale dhe  arriten të ndryshojnë shumëçka dhe të ndërtojnë një shoqëri që për bazë kishte përhapjen e islamizmit me të gjitha karakteristikat egzistuese. Sipas disa të dhënave dëpërtimi Osman ndikoi në ndërprerjen e asimilimit të popullit shqiptar nga serbët, pikërisht pas vdekjes se perandorit serb ,Dushanit me 1355, ku shteti serb u çthurë dhe shqiptarët krijuan principata  të pavarura që qonin drejt integrimit gjithëshqiptar, që favorizonte formimin e Shqipërisë etnike.  (shih librin e B.Halilit “Xhamitë në komunën e  Vushtrrisë”)
 Vushtrria përveç shumë monumenteve të tjera historike dhe pasurisë se madhe të trashegimisë kulturore,historike dhe arkeologjike , ka  shumë xhami nga e kaluarja e sundimit osman të cilat deri në ditët e sotme kanë pasur rolin dominant për afirmimin dhe ruajtjen e traditës fetare islame.por edhe atë kombëtare.
 Udhëtari francez Filip Kane gjatë udhëtimit nëpër këto anë me 1573 thotë: “Arritem në Vuciternë, qytet i madh, me xhami të shumta dhe me urë të madhe mbi Sitnicë “. Ndersa  Evlia Çelebia më 1662 kishte shkruar: “Sultan Murati (Gazi Hudaverdigar) pas pushtimit kishte rrënuar kalanë…Brenda në qytet gjendet një xhami që quhet Xhamia e Vjetër që ka medresen, teqen, mektebin dhe një hamam “. Supozohet se qyteti i Vushtrrisë kishte 40 xhami. Mirëpo sipas dëshmive dhe dokumenteve  të kohës, Vushtrria kishte tri xhami, dy medrese, një telegrafhane. Në të kaluarën xhamitë nuk e kanë pasur këtë formë që e kanë sot. Ato kanë qenë pa minare dhe pa kube. Me kalimin e kohës vie deri të zbulimi i minarës dhe kubës. Xhamitë kanë pasur rolin e tyre fetar, edukativ, moral, të drejtësisë, ndihmes, për arsim, kulturë, pastaj edhe për afirmimin dhe ruajtjen e identitetit kombëtar e të tjera. Njerëzit janë tubuar jo vetëm për ta kryer obligimin fetar, por edhe për shumë halle dhe probleme të tjera . Hoxhollarët që ishin përgatitur me dituri të duhur nga lamitë për edukimin dhe arsimimin fetar dhe patriotik, kanë pasur ndikim të vaçantë për ruajtjen e identitetit dhe të afirmimit kombëtar , sepse deri në këtë kohë dhe më vonë shumë pjestarë të komunitetit shqiptar ishin asimiluar dhe kishin humbur identitetin e tyre kombëtar… 
                                   
Xhamija  e Çarshisë tani e ndertuar pas luftës me emrin “Xhamia e Shejh Zaidit”
Xhamija e Çarshisë tani e ndertuar pas luftës me emrin “Xhamia e Shejh Zaidit”
Xhamia e Çarshisë

Eshtë njëra  ndër xhamitë më të vjetra në Vushtrri. Këtë emer e ka pasur më parë dhe deri me shkatrrimin e saj nga forcat policore, paramilitare serbe me 1999 ka mbajtur këtë emer . Pas lufte kjo xhami është ndërtuar nga kryetari i Emiratëve të Bashkuara Arabe, prandaj quhet edhe Xhamia e Shejh  Zaidit. Xhamia e Çarshisë sipas disa burimeve është ndërtuar në vitin 1878, ndërsa sipas burimeve historike, Evlia Çelebia kishte shkruar se në Vushtrri ishte Xhamia e madhe (Eski Xhami) të cilën e ka ndërtuar Murati i dytë (1421-1451) e cila më vonë është rrënuar dhe prej matërjalit të saj është ndërtuar Xhamia e Mbretit. Sipas dëshmive të bartura brez pas brezi, kjo xhami ishte shkatrrua disa herë. Arkitektura e saj ishte interesant, prandaj është quajtur Xhamia Ekremie. Nga kati i parë në të djathtë ishte dera  për të shkuar në minare. Muri i xhamisë kishte dyrek prej toke, në lartësi prej 2,50 m. Në një anë kishte katër dyrek…

Kjo xhami në popull quhet edhe Xhamia e Çarshisë për arsye se u ndërtua në qendër të qytetit, aty ku dikur ndodhej tregu . Në kompleksin e kësaj xhamije ka qenë shadrevani (fontana), ku besimtarët myslimanë merrnin abdes para se të faleshin në xhami. Në anën e majt në hyrje të porta e xhamisë, ka qenë i vendosur një gur, në të cilin vihej kufoma  derisa t’i kryhej falja e namazit (përshëndetja e fundit ). Afër xhamisë në qendër të qytetit kanë qenë 14 konaqe nën një pullaz, të cilat pasqyronin kompleksin e vetëm artitektonik në Ballkan . Lokalet kanë qenë pronë e Bashkësisë Islame dhe kanë shërbyer si dyqane. Këto dyqane kanë qenë të ndërtuara me materjal të thjeshtë nga druri i bungut, ndersa murët kanë qenë mes veti të ndara  me qerpiqë. Vendi ku kanë qenë të ndërtuara këto dyqane, është quajtur Çarshia e vjetër . Me 1968 është ndërtuar një krua (shadravan) për nevoja të xhamisë. Ky krue pas ndërtimit të xhamisë se re është rindertuar dhe përpunuar sipas metodave 
bashkëkohore… 
                                   
Xhamia e Gazi Ali Beut
Xhamia e Gazi Ali Beut
Xhamia e Gazi Ali Beut

 Sipas librit “Barbaria serbe mbi monumentet e kulturës islame në Kosovë “ , kjo Xhami është ndërtuar në vitin 1410. Ka të dhëna se kjo xhami është ndërtuar në gjysmën e dytë të shekullit XV. Kjo xhami ka një arkitekturë interesante. Ajo gjendet pranë banjos publike (hamamit). Ka marr emrin sipas ndërtuesit të saj, Gazi Ali Beut i cili thuhet se ka ndërtuar edhe hamamin. Supozohet se kjo xhami është ndërtuar para vitit 1410. Xhamia është njëra ndër xhamitë më të vjetra në Kosovë. Gjatë vitit 1999 nga forcat policore, paramilitare serbe edhe kjo xhami është shkatrruar. Mirëpo pas luftës më ndihmën e donatorëve është ndërtuar (riparuar) me një arkitekturë të veçantë të ndërtimit. Në oborrin e Xhamisë gjendet nishani-guri i varrit të Mustafë Beut i cili konsiderohet se ka qenë  sangjaku i parë  i Sangjakut të Vushtrrisë . Mirëpo pas luftës,gjatë ndërtimit të xhamisë varrët që gjendeshin në oborrin e xhamisë si i Mustafë Beut janë rrafshuar dhe tani nuk dihet për egzistimin e këtyre varrezave të përsonalitetëve kulturore , fetare dhe historike  Në xhamitë  Gazi Hysref Begut dhe në xhaminë  Karamanlis në veçanti ka pasur varreza të vjetra të personaliteteve të njohura shqiptare, ku gurët e gëdhendur prej mermerit të varrezave kishin një art të vaçantë të gëdhendjes.Ata tani pas luftës (2002) nga persona të pa përgjegjshëm janë shkatrruar dhe janë hudhur në mbeturira. Ky veprim skandaloz , qytetin e Vushtrrisë e ka dëmtuar shumë si qytet  i njohur me monomente kulturore dhehistorike…                                      
                                                
Xhamia e Gazi Ali Beut
                      
 Xhamia është dykatëshe, e stilit osman . Sipas Raif Virmicës Xhamia e Gazi Ali Beut dhe Xhamia Karamanli janë ndërtuar në shekullin XV, ndersa Xhamia e Çarshisë në shekullin XVIII. Ndërsa sipas mulla Bedri Halilit imam në Xhamin e Çarshisë thuhet se kjo xhami është ndërtuar me 1444. Ndertesa e saj ka 8 dritare në katin e parë, ndërsa 6 dritare në katin e dytë. Muret e xhamisë nga toka  si në katin e parë ashtu edhe në katin e dytë janë të larta  2,20 m. . Xhamia me oborr ka 100 metra katror. Në oborrin e xhamisë kishte varre. Vetëm një rrugicë e ngushtë ishte e liruar nga varret. Këto varre më vonë janë prishur bashk me varrin e ndërtuesit të saj Gazi Ali Beut.Mulla Selmani (dikur imam në këtë xhami) kishte treguar se Efendi Selim Drejta , një prijs (shejh) i sektit kaderi  kishte thënë gjatë bisedave që kishte pasur me disa ylema se në këto varreza, në oborrin e xhamisë ishte i varrosur edhe Avdyl Kadër Kurejshi nga fisi i Muhamedit. (shih librin e Bedri Halilit  “Xhamitë në komunën e Vushtrrisë”)
                                      
Xhamia Karamanlis
Xhamia Karamanlis
Xhamia Karamanli

Gjendet pranë lumit Tërstena, përkatsisht në rrugën për në varrezat e qytetit. Xhamia ka një arkitekturë orientale dhe është ndërtuar në vitin 1675 nga familja Ogullari e cila sipas Mulla Bedri Halilit në Përandorinë Osmane e gëzonte një autoritet të lartë. Kjo xhami është njëkatshe e stilit osman. Kati i dytë deri në gjymës është me trej dhe dërrasa, gjithashtu edhe shkallët janë prej dërrasave . Ndërsa muri është i trashë 85 cm. Xhamia ka hajatin sa për tu falur, dy safa (rrjeshta) normal e në fund të murit kanë qenë dollapët në të dy anët për lënjën e këpucëve . Kjo xhami është quajtur edhe Xhamia e Plumbit, sepse nga vjetërsia i është ndërruar aluminiumi. Në vitin 1986 xhamia është riparuar dhe terë muri rreth xhamisë është ndërtuar me punë vullnetare, në saj të organizimit të imamit, Mulla Raifit. Sipas Raif Virmicës në hyrje të oborrit, në anën e djathtë ka qenë një tyrbe ku tre vëllëzer Karamanlis ishin të varrosur në këtë tyrbe , prandaj edhe xhamija kishte marrë emrin Karamanlis. Edhe kjo xhami ishte shkatrruar nga forcat policore, paramilitare serbe gjatë vitit 1999, por më vonë është riparuar dhe është ndërtuar me gjithë minarën  e re …
                                                
Xhamia Karamanlis

 Pas luftës çlirimtare (1998-1999) Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) në bashkëpunim më Bashkësinë Islame në Vushtrri,me përkujdesjen dhe  koordinatorit të Mulla Bedri Halilit tani imam në Xhami e Qarshusë. janë ndërtuar dy xhami për herë të pare në qytet, njëra në lagjën e Ashlanëve (Podranqë), me një stil karakterustik Saudit, xhamia  në  Venushë  dhe në fshatrat për rreth të qytetit të Vushtrrisë  si xhamia në Druar, xhamia në Stanofc të Poshtëm, xhamia në Stanofc të Epërmë  xhamia në Mihaliq, xhamia në Vilaj (Ropicë), xhamia në Lumkuq, xhamia në Ceceli, Xhamia në Sfaraqak, xhamia në Pestovë,  xhamia në Brusnik, xhamia në Strofc, xhamia në Maxhunaj, xhamia në Dumnicë të Poshtme, xhamia në Dumnicë të Mesme, xhamia në Pantinë, xhamija në Beqiq, xhamia në Ashlan, xhamia në Lum të Madh. Tani gjatë këtij viti (2009) janë ndërtuar edhe dy xhami në qytet, njëra në afërsi të varrezave të qytetit dhe tjetra në afërsi të lagjës së Izmakëve, gjithashtu të ndihmuar nga donator arab.. Shumica e këtyre xhamive janë ndërtuar pas luftës çlirimtare (1998-1999) nga Emiratet e Bashkuara Arabe . Ndërsa xhamia në Strofc është ndërtuar me iniciativën  e të riut të shkolluar në Arabinë Saudike, z Sami Bilalli . i cili me ndihmen e donatotëve  arab dhe të tjerë ka ndërtuar këtë xhami,  por kjo xhami nuk ka minare . Sipas bisedave që janë zhvilluar pritet që edhe kjo xhami të ket minarën në të ardhshmen Në Zhilivodë gjithashtu ka qenë e ndërtuar xhamia qysh nga viti 1946 , mirëpo kjo xhami si shumë të tjera është dëmtuar (shkatrruar) nga forcat policore paramilitare serbe gjatë luftës 1998-1999. Mëgjithë afrimin për tu rindërtuar përseri nga Emiratet e Bashkuara  Arabe (EBA) si duket qytetarër e Zhilivodës nuk kanë treguar interesim të duhur për rindërtimin e kësaj 
xhamije… 
                                 
Teçja (tyrbja) e qytetit

Në Vushtrri nga shumë monumente historike dhe fetare është e njohur edhe teqja (tyrbja) në parkun e qytetit. Ky  monument ka një histori të vaçantë për trashëgimin kulturore dhe historike fetare të komunës dhe më gjerë. Përkundër përpjekjeve për ta ditur vitin e sakët të ndërtimit të saj, fatkeqësisht nuk kemi arritur që ta mësojmë.  Sipas imamit të xhamisë së qarshisë Mulla Bedri Halilit ky objekt fetar është ngritur fill pas hyrjes së Osmanlinjëve në Vushtrri. A. Mulaku ( historian nga Vushtrria)  sipas  një bisede që kishte zhvilluar me disa qytetarë të moshuar thotë në librin e tij se ky objekt fetar është ndërtuar para 200 vjetëve dhe ka qenë i rrethuar me varre të cilat në vitet e pesëdhjeta janë shkatrruar dhe mbi to është punuar parku (lulishtja). Arkitektura e saj është në formë të tëtëkëndëshit, brenda së cilës gjenden  gjashtë varre që  konsiderohen  se janë  varret e shehlerëve. Sipas  Esat Muhedinit ( një i moshuar nga Vushtrria) në teqe janë varret e komandantëve të mëdhenj dhe hoxha i madh. Në fillim (në hyrje) është Karabashi e në fund kur u ndërtuar  teqja, Mehmet Begun  gruaja e tij e kishte varrosur brenda pasi që kishte qenë i varrosur jasht teqes”.Por sipas të dhënave të tjera  thuhet se në teqe gjenden gjashtë persona të varrosur që dikur kanë pasur grada të larta ushtarake. Përmenden Mustafë Beu që kishte marrë emrin Nishani i Mustafë Beut dhe  Mehmet Beu, ndërsa  katër të tjerëve nuk u dihet emëri”. Rreth tyrbës (teqës) është krijuar një kult (mit), ku ndizen qirinjë dhe nga dritarja (një vend i hapur në dritare ) hudhen të holla të metalta brenda saj me qellim të gjetjes së fatit, menjanimi të ndonjë brenge në jetë e të tjera. Në hapsirën për rreth tyrbës dikur kishte varre shqiptare islame deri të fusha e sporteve. Këto varre pushteti serb i kishte rrafshuar për toke, për të ndërtuar parkun që gjendet tani. Varre kishte edhe në hapsirën deri të kalaja dardane, në qendër të qytetit. Këto varre pushteti serb  i kishte azgjasuar me qellim për të humbur gjurmet e kulturës materjale të shqiptarëve . Gjatë renovimit të parkut (2000) janë gjetur eshtrat e trupave të njerëzve të varrosur që argumentohet se në këtë hapsirë për rreth tyrbës kishte varreza të komunitetit shqiptarë.të fesë islame .
Sipas gojëdhënave kjo tyrbe disa herë ka qenë në shënjeshtër të shkatrrimit nga pushtuesit serb. Thonë se disa herë i kishin vu bombat brenda për ta shkatrruar, por bombat nuk kishin eksploduar “në saj të fuqisë mbinatyror që ka pasur ky objekt fetar”. Pastaj njerëzit kishin pasur frikë që të marrin ndonjë hap të tillë për dëmtimin dhe shkatrrimin e saj,sepse të gjithë ata që në njëfarë mënyre janë përpjekur në këtë drejtim kanë pasur pasoja në shëndetin e tyre”- thuhet në gojdhëna.
  Pas luftës së fundit  (2000-2001), me ndihmen e Emirateve të Bashkuara Arabe dhe me iniciativen dhe organizimin e imamit të Xhamisë së Qarshisë, Bedri Halilit kjo tyrbe (teqe) u restaurua së bashku më parkun për rreth saj. Mirëpo për habi ky park i ndertuar me standarde të arkitekturës evropiane është dëmtuar nga individë të papërgjegjshëm, sepse për te, deri vonë ka  munguar kujdesi dhe  ruajtja e tij. Objekti i ndërtuar në park, përball tyrbës, i dedikuar për nevojat e qytetarëve gjatë punës dhe pushimit në park ,është dhënë për banim një qytetari i cili si kompenzim për shfrytëzimin  e këtij objekti për banim ka marrë për sipër ruajtjen dhe kujdesin për parkun e ndërtuar. Mirëpo ky objekt nuk është dashur të ipët për banim, por të shfrytëzohet për nevojat për të cilat është ngritur, sepse përkundër kësaj parku është dëmtuar shumë dhe gjithnjë është duke shkuar drejt  shkatrrimit nga persona të papërgjegjëshëm.
 Në fillim ishte knaqësi të pushosh në këtë park të ndërtuar nga EBA-ja dhe të shikosh si luanin dhe defreheshin fëmijtë nëpër lodrat zbavitëse që enkas ishin ndërtuar për fëmijë. Tani këto lodra sportive për fëmijë janë  shkatrruar gati tërësisht nga huliganë dhe rrukaqë.

Objekti i tyrbës (teqes) pas renovimit nuk është dëmtuar në saj të kujdesit vullnetar edhe të Halil Hajdinit nga Qyteza (ish Smrekovnica) i cili shpiegon se këtë iniciativë për ruajtjen dhe kujdesin e këtij objekti fetar e kishte marrë vullnetarisht pa lejen e askujt ,pas një sëmundje që kishtë pasur, ku sipas tij “ai kishte pasur një vdekje klinike, por që kishte mbetur gjallë falë dhuntisë së përëndisë që pas kësaj i kishte dhuruar një njohuri për të shpieguar të kaluaren dhe jetën e fytyrave të njohura fetare”. Kjo kishte ndikuar që tani rregullisht të merret me këtë punë , ta ruaj dhe të kujdeset për tyrbën dhe të kryej disa ceromoni fetare gjatë qendrimit. Z. Hajdini shumë gjëra për të kaluarën i shpiegon me njohuri dhe ndjenjë besimitari të lartë, prandaj shumë nevojtarë shkojnë shpeshherë në këtë tyrbe dhe kontaktojnë me z. Hajdini i cili përpiqët t’u ndihmojë të gjithë atyre që kërkojnë ndihmën e tij. Mirëpo z. Hajdini ankohet se përkundër kujdesit dhe shpenzimeve që kishte bërë edhe ai  në renovimin e tyrbës dhe kujdesit që tregon ndaj këtij monumenti, organet përgjegjëse komunale,respektivisht Bashkësia Islame në Vushtrri, nuk e përkrahin angazhimin e tij për këtë monoment fetar historik dhe nuk i kompenzojnë investimet e bëra në këtë drejtim. “Disa herë kam shkuar në bashkësinë islame dhe në kuvendin komunal, por ata gjithmonë kanë qenë të shurdhët për kërkesat e mija”- shprehet z. Hajdini. Megjithatë ai ka vendosur që të punojë edhe më tutje në këtë monument historik , fetar dhe të kujdeset në ruajtjen dhe mirëmbajtjen e tij pa lejen e askujt, për të shtuar se shumë vizitorë vijnë dhe interesohen për historikun e këtij monomenti fetar. Ai mban çelsin e derës së  tyrbës dhe rregullisht gjendet aty pari për ta hapur sipas nevojes dhe për të shpieguar historikun dhe kultin e saj…


(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora