Kulturë
Ferit Ramadani: Talenti krijues! (I)
E diele, 07.02.2010, 08:42 PM
1. Talenti krijues!
Nga Ferit RAMADANI
Gjithmonë shoqëria eshte ne dilemë. Por, ajo e ka te qarte se ne mesin e tyre lindin edhe gjeni, edhe ..., ndaj , sërish, kuvendimet nuk prajnë.
Të shpeshten kuvendimet kane per objekt shoqërinë që perjeton ngecje te perhershme.Vetëm ajo nuk e ka nivelin e te kaluarës qe ishte. Ka rënë nga interesimi i asaj qe ishte solidarizim. Dhe tash, nxjerr ne siperfaqe ca sajesa qe kane deshire te duken se jane heronj ! Se janë shperimtarë. Se jane trashegimtare kaçkesh e batakësh! Edhepse gjithcka dihet nga nisi.Edhepse, jane te zhytur deri ne maje te kokes me kotesi, ata krijojne hapsiren qe te duken se jane asgjeja se linden nga ajo!
Meqe sot, ështe nëpërkëmbur jeta e nje trashegimie ku nuk perfillen moshat, nuk ka rend në koordinimin e punëve, nuk ka harmoni ne sjellje vendimesh, nuk ka randesi as kjo dukje . Sepse gjithmon ne mjegullima Ujqit duan te krijojne pre. Ashtu si krijuan ne kohen e pas 45, kur filluan te rreshtohen Pelushet pas Zoran Trajanovskit per te burgosur vellezerit e tyre qe u qendruan parimeve. Perse e bene ketë ata ? Ja! Po del ne drite gjithe , sot pas nje kohe te gjate.Pas nje kohe perpelitjesh per mbijetim. Per nje Patllake te marre nga UDB, per nje deshmi te arrestosh vellaun, e per te marre pensionin Borec, qe pastaj, te rrihet gjoks se ja ne trashegimtaret e kacakeve! Kjo qenka heroike? !!!
Kjo pasoje e ka bere shoqërinë qe te gjykojë zhvillimin ashtu si ka ndodhur gjithmonë me paraqitjen e gjeneratave. Por sot, ne kete bashkekohesi, kur mediumet , dhe interneti jane në nje zhvillim me ndikim te madh, haptazi verehen ndryshime te rrethanave. Nese krahasojme disa dekada perpara me kete zhvillim te sotem, kur Pelushet dispononin liri, por edhe mekanizma per manipulim, me mallin e shitur u blenin dhe tesha Radovaneve te Nova Makedonise, si sot qe per botim ua marrin Gane Todorovskeve veprat! Edhe kjo qenka talen krijimi ! Keshtu persoset gjenija!
Koha e marramendjeve i deshmoj te gjitha! Ashtu si nje person që disponon me dy celular apo me nje laptop qe e hap per cdo moment dhe prej te cilit krijon lidhje me nje rreth shume me te gjere, prej ku ka mundesi te marre dhe te lansoje informata per risitë po del ne siperfaqe gjithe qellimi i mbajtjes se atyre lakejve ne institucionet e shtetit , gjoja se zhvillojne kulturë. E si mund te krijoje kulture nje person i akulturuar nga lindja! Nje person i kuzhines se Maçulit, Pepit dhe Zoran Trajanoskit, per te cilet , kaçaku i maleve per nje Patllake burgosi shume persona! Apo, biri i tij nxjerrte alltijen dhe shtinte ne njerëz, pa u marre ne pyetje ne kohen e Rankoviçit, dhe nuk merrej ne pyetje asnjeherë, kur shqiptaret as edhe thikë per te çeruar mollë nuk mbanin!!!
Keto ndryshime kane marre perpara gjithe tradicionalizmin e shprehur tek shqiptaret, dhe tani, neper shtresa te gjeneratave , mvarësisht ku hapen kuvendimet, te rastis te degjosh tema te ndryshme. Te rastis te degjosh se si Pelush Teneqet kanë kontribuar per vatanin! Ata qe nuk e kane bere nje shkarravine kunder sistemit! Ata qe nuk bene nje shkronje as per demonstratat e 81, as per luften ne Kosove. Ata qe nuk e bëne nje varg per Luften e shqiptareve ne Maqedoni! Valle!!! Mos i kishte zane gjumi , apo rakia qe e pinin me niperit e Zoran Trajanovskit nen Rrap.
Me kete rast do te perpiqem te jap kontributin sa mund ato te behen objekt i shqyrtimeve qe te rishikojme pozicionet per te hapur nje horizont te domosdoshem te se vertetës ? Çili nga kaçaket, apo nga ballistet mori pensione ? Te ashtuquajturat boraça penzije! Cili nga ata mbante patllake! Cili nga ata shetiste gjithkah si sejmen , dhe urdheronte popullin per Millanin te sjellin dru nga mali, e t'ia dergonin te sharruara deri ne Shkup edhe Zoran Trajanovskit te njohur per UDB-ash, i cili , kishte konakun qe nga 1942 e deri me 1945 ne shtepine e kaëakut qe na lindi talentin krijues Pelushin, qe nuk arriti te kryeje as shkollen e mesme, dhe gjithe jetes u zvarrit neper ministrite e kultures, se ben kulture me Gane Todorovskin dhe me Çallovskin!
Pyes : Cili eshte ai horizont i domosdoshem qe duhet hapur ne kete kohë ?
Ma teper se gjithcka, eshte e natyrëshme te analizojme rrjedhat e zhvillimit te fshatarave. Nese para disa dekadave behej zhvendosja nga fshati ne qytet, kjo levizshmeri e tille krijoj dhe shprehinë, poashtu edhe bindjen se ata qe nuk jane ne qytet, nuk kane mundesine e zhvillimit normal. Dhe ketu qenka shenjteria e Pelush Teneqes qe i beri rrush e kumbulla te gjitha! Se ai ne qytet e paska vendin. Jo te " bara e te Çuka! "
Por, sot kjo bindje behet jo qellim mire, sepse, fshatrat , rikthejne ne mesin e tyre gjallerinë per jetese. Por, kane humbur qellimet dhe shprehite e punes, per te krijuar te mirat materiale. Krahas kapitalit material, qe mundet te jete nje impuls i madh qe te arrihet mireqenia shoqerore, fshatrat, nuk e kanë mundesine e perballimit te konkurrences qe del per te krijuar linjat e biznesit. Nga Kryeqendra ku jeton ne Kotec, (ama eshte ne qytet!), Pelush Teneqja arriti nivelin e biznesit. Nga gjithe trashegimia qe ia lanë te parët ai me krenari tregon se ka lane 2000 m per varreza Te Çuka. Ka e dhe te Bara ai. Edhe ne Kobell! . Se te tjerat mbi 20000 m, i paska bere shurre tek Rrapi me miket! Por, nuk jane vetem keto, ai ka dhe te tjera veprimtarti. Bilansi i tij veprues eshte i madh. Qindra vepra per miket qe i ka botuar. Te gjitha i kane mbetur ardhemerise me kapakë kolor, me foto porno dhe me asgje tjeter pos me perdellima e me hangarizje! Pos atyre ai ka edhe veprat qe ka bere vete. Ka bere aruasha pa bisht, ka bere veprat heroike me shalime lapsash e me gra te bukura. Me Lulushe! Kjo disharmoni e ketij zhvillimi të theksuar, nuk i ka dhane shume randesi Pelush Teneqes. Sepse asnje nuk e njeh per te gjallë ! Se kjo nuk është Evrope ku fshatrat nuk kane dallime me qytetet. Ose ketu dole nga fshati , do te thote te vdesish ne Qytet. Por, kjo nuk ndodh ashtu me Pelushin. Atij i shkojne per mbas gjithe ata qe ai u ka marre borxhe dhe nuk ua kthen! Nuk jane pak ata! Ndaj disa luten te shese ndonje gje qe i ka mbetur nga te paret . Por ja, ai paska edhe pak, por e ka lane per varre ! Sigurisht ka menduar nje mauzole ne ate siperfaqe se eshte i madh ai! Vetem nese nderron mendje e digjet per t'ia mbledhur hirin e mbetur e t'ia riuajne ne urnë ! Se gjeni eshte me mjekerr plot morra e i mbetur pa brekë nga arti!
Nese ne keto relacione analizojme talentin krijues, serish nuk do te arrijme deri tek nje realitet qe zhvillohet.Duke shmang nga vezhgimi çiftin e Pelushit, se ai ka perfunduar qyshkur, ne kohen e kesaj dinamike ku perfitojne ata qe kane ma shume shpejtesi dhe guxim te rrezikojne, dalin dhe profilohen si talente ma te medhenj. Edhepse, talenti krijues nuk njeh vend apo rrjedhe ! Ai zhvillohet ! Por, serish jane rrethant qe ia mundesojne te zhvillohet. E cilet rrethana paten krijuesit shqiptare qe u munguan institucionet?
Sot, ne kete dioptri nuk mund te flasim per qytete me numer te vogel popullesie se jane ma atraktiv apo ma te zhvilluar, se sa qytetet qe kane koncentrim te banoreve dhe aty dirigjohet zhvillimi. Edhe pse bota zhvillohet ne principe te decentralizimit , centralizimi dhe koncentrimi ne kryeqendra, krijoj dobesite e veta, dhe pikerisht per ato, u ndje shume paaftesia e rikthesave, apo e adaptimeve te shume organizmave qe krijonin prodhimin, pas saj ishin diktues direkt te adminisrtimit, dhe te politikes, e me kete edhe te komplimentaritetit informativ. Nuk e di se si do te perfundojne te tillet qe i zu ai paragraf, dhe i beri te mbesin pa breke , duke enderruar se jane nga te paret e pasur!
Per kete, deri tani, eshte folur per seli te fuqishme qe kane pasur frenjte e dirigjimit. Francuska 7 e Beogradit, pothuajse ka dirigjuar me gjithe rrjedhat e zhvillimit shoqeror. Por, edhe ne Shkup, pikerisht Akademi e shkencave dhe e kultures, pastaj Teatri Maqedonas, Filharmonia e Maqedonise, dhe shume institucione te tjera, pothuajse, duke perjashtuar nga mundesia e pjesemarrjes se shqiptareve ne ato vende, kane kultivuar edhe mendesine, ideologjine dhe kulturen autoqefale qe ka mundur te dirigjoje me gjithcka. E çka ka bere Francuska e Pelushit e ashtuquajtura LSHSHM, qe as nje cerdhe nuk arriti te beje ku do te kishte vendstrehimin ky qyqar!
Sot, nga proceset e privatizimit shoqeror, kanë rënë në pamundesi te krijimit te tillë te institucioneve , dhe shqiptaret, duke mos e pasur ate hekurudhe, nuk kane as trenin bartes, as lokomotiven e asaj amze qe do te kultivonte talente. Edhe pse, sa e sa gjeni lindin qe te shuhen pastaj nga pamundesia e zhvillimit. Kur nuk ndodhi kështu me shqiptaret. Talenti krijues i tyre, disa dekada perpara përmbytej nga skemat rigjide te pranimit ne shkollim. Shqiptaret nuk kishin mundesi te regjistrohen nëper shkolla te mesme, me perjashtim te Pelushit qe me urdherin e Zoran Todorovskit pranohej por nuk arrinte ta kryej! Të tjerët mezi i regjistronin, e pastaj, mezi se kalonin neper lendet ku dilte si dhemb i rinoqerontit profesori maqedonas e qe shkaterronte suksesin, shkaterronte klasat duke i perseritur dhe duke i vrare talentet.
Vitet e mepastajme, u bene nje jehone e madhe se si do te hapen institucionet. Nje nder jehonat me sublime ishte hapja e Universitetit ne Tetove. Kur behej kjo kerkese, sa e sa bashkepunetore te ambalazhuar me dukje intelektuali, flisnin dhe publikonin shkrimet e tyre ne gazeta dhe televizione. Akoma egzistojne elaboratet qe binin ndesh me kerkesen per hapjen e Universitetit te Tetoves, ku mesimi do te mbahej ne gjuhen shqipe dhe maqedonisht. Ata nxjerrnin si ajo turma e ferrave ne mes te livadhit qe pamundesonte rriten e barit, Fakultetin Pedagogjik ne Shkup. Apo me nje shpejtesi marramendase ndertonin dhe adaptonin hapjen e fakultetit te shkencave Islame. Gjithe kjo ne dukje ishte e ambalazhuar si nje pako e nje dhurate me vlere, por brendia e saj ishte nje kuterbim ! Ishte riperseritja e disa dekadave, kur nxenesit maqedonas ndiqnin shkollimin neper shkollat teknike, ne medicine, ne gjimnaz, ndersa shqiptaret ne shkollen Normale per mesues, dhe ne medrese per hoxhe! Po te njejten strategji krijuese kishte Pelushi me Zekthat e me shoqatat botuese, te publikonte krrokamat , por , kurre vlerat e mirefilleta!
Keto pikenisje te kesaj turbine qe perpinte me nje siguri te madhe gjithe elanin dhe pastaj vriste me nje saktesi gjithe talentin krijues per jo pershtatshmeri adekuate te kerkesave qe kishte sistemi, ishin strategji te planifikuara mire dhe me doza kapilare si te ngecin shqiptaret! Ose, ishin parashikime per te hapur shtigjet e mergimit se ketu nuk ka jete, por atje ku do te shkonin shqiptaret, eshte ma mire, dhe kurre te mos kthehen, pos kapitalin qe duhet ta sjellin ketu, se do tu duhet per intervenime te nxjerrjes se lejeve, dokumentave te udhetimit, certifikatave, apo procedura te tjera qe neper dekada u bene vetem me dhenie te sasive te parave.Kjo nuk vlente per Pelush Teneqen qe me veturen e blere nga shitja e ares, e te cilen ia konfiskuan ata që u kishte borxhe, mund te endej pa patentshoferi gjithkah! Se ai e kishte vulen sekrete te Zoran Trajanovskit, dhe si deshi beri . Thone se miku i forte karshi All'ahut! E pelushi me te tille si Zorani, Millani, Pepi e Maçuli, ku mos te ndjehej i forte!
Kush do ti bente keto shemti nese nuk arrihej sigurte te vritej talenti krijues?...
Komentoni
Artikuj te tjere
Liman Zogaj: Besa dhe Besarti
Halit Bogaj: Fatos Arapi & Fshati im
Dy poezi nga Jusuf Zenunaj
Mirela Kumbaro: “Otello” i Blushit, një leksion tolerance
Cikël poetik nga Tahir Bezhani
Cikël poetik nga Martin Cukalla
Sadik Bejko: Një fëmijë në kërkim të personalitetit
Dy tregime nga Zef Gjeta
Dy poezi nga Nehat Jahiu
Remzi Salihu: Poezi të zgjedhura nga poetja Roze Auslander
Halit Bogaj: Barbara e Zhak Preverit
Sabile Keçmezi- Basha: Preken ëndërrat vallë...
Sami Islami: Stafeta e fundit
Aleko Likaj: Si ndriçon xixellonja e Nase Janit
Cikël poetik nga Hajdin Morina
Sejdo Harka: Dimensionet e vendlindjes në një vëllim me poezi
Blerim Rrecaj: Një tjetër ditë…
Arlind Farizi: Vdekja më vjen prej syve të tillë
Irena Toçi: Me Fatmirin kemi jetuar një histori dashurie dhe pasioni nga më të veçantat
Cikël poetik nga Engjëll Koliqi