E premte, 13.12.2024, 06:45 PM (GMT)

Kulturë

Blerim Rrecaj: Një tjetër ditë…

E enjte, 04.02.2010, 08:29 PM


Blerim Rrecaj

Një tjetër ditë…

Më thirri njëri nga shokët. Dhe dola. Binte një borë aq e shpeshtë saqë ishte zbardhuar dukshëm horizonti. Vije njëri nga taksistët dhe ulem në karrikën tjetër të përparme pasi ishte e lirë. Fluskat e borës binin furishëm mbi xhamat e veturës dhe ishte e nevojshme t’i lëshohen lëvizëset e jashtme për të parë më mirë përpara. Rruga ishte bërë e rrëshqitshme dhe shoferi përpak i goditi disa këmbësorë që e kalonin rrugën në njërin nga semaforët. Të gjithë sikur u lehtësuam nga kjo zbrita për të vazhduar duke ecur. Mezi hapje sytë nga fërfëllima bardhoshe. Mbërriva përafërsisht aty ku duhej dhe e telefonova. Më tha se ishin pak metra më tej në një tjetër lokal. Hapa derën e asaj kafeneje me karrika të portokallta dhe u ula. Fola u përshëndeta dhe ata të dy vazhduan bisedën që ishin duke e bërë. Flitej për një çështje provimi në fakultet që përmbante dhe një pakënaqësi. “Pse hala po beson në këtë sistem?!”, thashë unë dhe pasoj një heshtje e shkurtër. Mbi tavolinë qëndronin dy filxhanë tashmë të zbrazur dhe unë kur erdhi kamarierja e porosita një çaj frutash.Vazhduam ashtu bisedën e rëndshme e të lodhur. Bisedat kanë filluar të bëhen gjithherë e më të këtilla sikur thashë me vete. Njëri nga shokët u çua dhe shkoi në punë të vet. Mbetëm të dy duke folur ashtu me njëfarë rutine të stërbajatshme. Në ndërkohë në tavolinën tonë vij një tjetër i njohur emri i të cilit siç thuhet ndonjëherë në ndonjërin nga artikujt është i njohur për redaksinë. Sikur ta incizonim këtë e ato biseda veç ndonjë socio-psikolog fort i kthjellët do të na fliste diç për gjendjen tonë. Erdhi koha dhe u ngritën. Përcollëm njërin deri diku afër redaksisë dhe u kthyem për ta vazhduar rrugën sepse ai kishte provim. Sapo mbërrijmë në hyrje të fakultetit e pamë atë profën e tij që zbriti nga vetura. Ti ku po hip në cilin stacion më tha ai. Thashë po ec pak deri sa të mbërrij te një tjetër më i largët. Por isha disi i pavendosur se çfarë të bëja. Vendosa për ta ndërruar kahjen e drejtimit dhe për t’ia mësyer Gërmisë. Më pas diku pas ores tre e gjysmë do gjendem asaj rruge malore me drunjë anash, atij rripi, të zbardhur bore do vazhdoj duke ecur për gati dy orë me kapelë në kokë dhe dorëza në duar. Ngadalë-ngadalë. Hapat e mi e prishnin qetësinë e madhe që mbizotëronte. Gjatë këtij dyorëshi do të takohem edhe me pak njerëz që kalojnë andej. Por edhe do dëgjoj ndonjë zhurmë të rrallë shpendi. Do më kujtohet edhe një shëti e tillë që e pata bërë në njërën nga ditët e verës. Edhe tash ndalem te krojet por flutura nuk shoh asgjëkundi. Degëve e drunjëve mbanin mbi supet e tyre gjithë atë sasi bore. Kthehem duke ecur dhe duke menduar për shumë gjëra që kanë të bëjnë me mua dhe me të tjerët. Dhe muzgu ia mbërrin. Ato drita si në të portokalltë të asaj vile-kafe-picerie të bënin të ndjeje fort se mali ka filluar të merrte flakë… Dëgjova edhe ndonjë krismë, ndonjë fëshërimë gjetheje të rënë shkaktuar nga ajo erë që fryente, por edhe fëshfërimë të palltos shkaktuar nga të ecurit tim e lëvizjet e mia, edhe lehje qensh…


(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora