E shtune, 05.10.2024, 01:13 PM (GMT+1)

Kulturë

Reagim, lidhur me inforamatën e lëshuar nga kryetari jolegjitim i klubit letrar ‘’Feniks’’

E marte, 02.02.2010, 10:20 PM


REAGIM

LIDHUR ME INFORMATËN E LËSHUAR NGA KRYETARI JOLEGJITIM I KLUBIT LETRAR “FENIKS”

Të nderuar lexues asnjëherë nuk kemi qenë të interesuar të shkruajmë ndonjë shkrim replikues, por arsyeja për këtë është se duam të jemi në shërbim të kulturës. Këtë shkrim po e shkruajmë, jo në adresë të dikujt që ta sulmojmë, por të argumentojmë se gjithë ajo që është  shkruar në Vebsajdin e “ Presheva Comit” Është shkruar kundër nesh. Konsideroj se gjithë ajo që është shkruar ne këtë vebsajd është se si e tillë ka ngjarë, ky proces ashtu si është shkruar. Këtë gjë nuk dua ta demantoj.
Por lexues të nderuar ashtu  siç ka  shkruar gazetari dhe anëtari i Klubit letrar “Feniks:, Arsim Halili,  në artikullin dt:   17. 12. 2009 të publikuar në “Zemra Shqiptare” dhe në “Tribuna shqiptare”dhe njëkohësisht është publikuar edhe në numrin 161 të “Perspektivës” të fund vitit  2009, artikulli për mbajtjen e Kuvendit të Klubit Letrar “ Feniks” Më duket se aty është qartësuar gjithëçka, prandaj siçë po shihet  duhet përsëri të sjellim argumente  rreth kësaj çështjeje:
-Klubi letrar “ Feniks”i riaktivizuar më 16.12. 2005, ku me propozim të znj. Sadete Presheva, poete e njohur kishte propozuar Bilall Maliqin për kryetar klubi, por ky kishte hequr dorë, për të ja lënë në dorë Demush Berishës postin e kryetarit gjë që e  ka udhëhequr deri më 16 .12.2009.
- Është  e vërtet se ky klub fillimisht kishte funksionuar vetëm në Preshevë, por është po i nderuari Demush Berisha që ne anëtarëve të  Bujanocit na ka dhënë libreza  të anëtarësisë së këtij klubi. Të gjitha aktivitetet letrare  i kemi organizuar së bashku.
- Kemi pas një respekt të ndërsjellë, sepse kuptohet kur anëtarët nga vet Presheva i mungonin në orë letrare ne nga Bujanoci shkonim, kudo nëpër shkolla në Luginë, në Kumanovë, në Gjilan, për të funksionuar si një trup. Këtë gjë e din fare mirë Demush Berisha, sepse për këtë janë edhe procesverbalet.
I gjithë procesi  ka shkuar mirë deri më 16. 12. 2009, por fatkeqësisht këto gjëra ndryshuan kahe  nga kjo datë.
-Ne nuk i morëm librezat  sa për të shkuar në orë letrare, sepse nuk ishim krijues ilegal.

-Ne kishim dy anëtarë në kryesinë e ngushtë të këtij klubi e ata ishin Nehat Ramizi dhe Qani Shabanin i ndjerë nga pesë anëtarë sa kishte kjo kryesi dhe këta dy anëtarë ishin zgjedhur  nga  krijues të Preshevës që atëherë kishin marrë pjesë në kuvend të vitit 2005.

 Më 16.12. 2009. kur edhe i skadoi mandati asaj kryesie dhe kryetarit dhe pas kerkeses së kryetarit të mëparshëm të Klubit Demush Berishës për t’i shtyer zgjedhjet, kryesia e Klubit Letrar vendosi që po këtë datë t’i mbajë zgjedhjet, sepse arsyeja e mospjesmarrjes së kryetarit të mëparshëm nuk ishte arsyetim i fortë që të shtyhen zgjedhjet. 

Demush Berisha para kësaj date ishte munduar që të ndikonte te disa anëtarë për ta votuar për kryetar klubi, por që si duket te shumica nuk ja kishte arritur për hir të transparencës të mbahet  Kuvendi mandej të shihet  se kush do të udhëheq këtë klub.

Fatkeqësisht  i nderuari Berisha nuk erdhi në atë  Kuvend, duke e bojkotuar atë dhe gjetur arsye të veta të mosprezencës. Ne që ishim aty, duke u konsultuar edhe me një jurist komune dhe pas sugjerimeve të tij organizuam Kuvendin e rregullt zgjedhor. 

Por ju kujtojmë opinion i nderuar se nuk ishim ne vetëm nga Bujanoci, por kishte anëtarë edhe nga Presheva e që veprojnë e punojnë në Preshevë.
- Të gjithë njëzëri  zgjodhëm Bilall Maliqin- kryetar klubi nga Presheva 
- Kurse  sekretar e zgjodhëm Nehat Ramizin nga  Tërnoci i Bujanocit 
- Dhe pesë anëtarë e kryesisë së ngushtë përsëri dy nga Presheva, dy nga Bujanoci  dhe një vend vakant për Medvegjë.
- E zgjodhëm Bilall Maliqin, sepse është njeriu më aktiv në klub, autor i 12 veprave, anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, e zgjodhëm sepse tek ai e pamë dinamikën e punës  dhe ne krijuesit presim organizim e jo demagogji, sepse edhe ashtu Klubi është i tkurrur dhe kultura tek ne, kur dihet hapësira e veprimit te ne, prandaj e zgjodhëm dhe kërkuam  nga ai veprim, gjë për të cilën nuk dyshonim.
- Nuk ishim vetëm ne nga  Bujanoci që dikush mëton të konsideroj anëtar ilegjitim sepse , z .Berisha na ka dhënë librezat, por ne dhe krijues nga Presheva  ia dhamë  bashku votën z. Maliqi.
- Absurditeti më madh  se për derisa intelektualët  nga gjitha hapësira shqiptare mundohen të na konsiderojnë si një trup e përbashkët , dikush del nga Lugina dhe i nënçmon poetët  nga Bujanoci, kjo është fatkeqësi.
- Fatkeqësisht vijnë njerëz nga Prishtina e  rizgjedhin kryetar Demush Berishën sepse ne nuk qenkemi legjitim, e kjo “Elitë” nën udhëheqjen e Demush Berishës janë:Jonuz Fetahaj, Demir Behluli, Hasan Emërllahu dhe Ferid Selimi, të cilët edhe pse disa prej tyre janë thmelues por prapë se prap nuk janë duke vepruar dhe jetuar në Preshevë...
- Tani ju bëjmë pyetje :
- Legjitimitet i kujt duhet të jetë i atyre  që nuk jetojnë fare në Preshevë? 
- Dhe vijnë i kontestojnë zgjedhjet duke e hedhur poshtë një kandidat që është Preshevar.
- Vijnë nga  Prishtina, poetë të nderuar që kanë emër, jo ta bashkojnë këtë grup të vogël poetësh, por ta përçajnë.Kur është ashtu atëherë pse Berisha me katër shkrimtarë nga Prishtina nuk na thirrën edhe neve nga Bujanoci dhe Presheva dhe ta diskutojmë këtë çështje lidhur me zgjedhjet, por një gjë dihet sepse ata edhe ashtu e kanë ditur se në vota përsëri humbin e për atë arsye kanë bërë zgjedhje pa neve e që janë të papranueshme.
- E kanë shkruar edhe emrin e kryetarit tonë z. Bilall Maliqi në informatë edhe pse ai ka qenë kundër këtyre zgjedhjeve dhe po atë ditë e ka informuar kryesinë e Klubit lidhur me këto zgjedhje të papranueshme.
- Është për t’u habitur, sepse ne deshëm një poet të ri nga Presheva , por që është energjik dhe ata  e kontestojnë.
- Ne pamë se është thënë që është shfuqizuar  vendimi i dt 16.12. 2009
- Por opinion i nderuar ata e kanë zgjedhur një Kryetar vetëm sa për t’u thirrur nëpër ndeja se jam kryetar, e kanë shkatërruar një klub, që ka pasur rreth 20 poetë
- Tani mbetet ju ta gjykoni se cila palë ka pasur të drejtë.
Nuk është e rëndësishme a jemi ne krijuesit nga Bujanoci, në Klubin letrar “ Feniks “ ,ajo fare pak çon peshë, ne mëtojmë të krijojmë vlera përmes veprave tona, e jo përmes një Klubi Letrar tani me kryetar të “Dhunshëm”. Ne do të vazhdojmë rrugëtimin tonë krijues  me ose pa këtë Klub.
Nuk është e rëndësishme Bilall Maliqi është apo jo Kryetar Klubi, sepse ai tani është emër i dëshmuar dhe këtë gjë e dinë edhe ata që refuzojnë ta pranojnë për kryetar, se çfarë niveli ka Bilalli. Ai vërtet është i pa punë dhe mbetet neutral politikës ditore, sepse si i tillë nuk dëshiron të bien viktimë  këtyre marifetllqeve.
Ju lutemi opinion i  gjerë gjykoni gjërat drejtë, mbase  mund të gabojmë për këto që kemi shkruar, por  kemi shkruar për hir të drejtësisë e jo polemikës. Nuk do të kishim dashur ta bëjmë kurrë këtë shkrim, por injorim për poetet nga Bujanoci nga ata katër shkrimtarë  Preshevar të lartëpërmendur është non sens, prandaj gjykojmë se ky shkrim duhet të mirëpritet nga ata që e kuptojnë drejtësinë, por edhe të mirëpritet nga ata që kanë bërë gabime trashanike t’ia vënë gishtin kokës, se ka kaluar koha injorancës...
Reagim i lëshuar për opinion më 03 shkurt 2010, nga krijuesit:Nehat Ramizi, Halim Hasani, Arsim Halili, Mejdi Shabani, Lorita Ismaili, Fatma Salihu, Almedina Ahmeti, Ibadete Halimi dhe Mirnesa Imeri.


(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora