E shtune, 05.10.2024, 01:20 AM (GMT+1)

Kulturë

Hilmi Saraçi: Cubeli

E hene, 01.02.2010, 09:45 PM


Tregim

Hilmi Saraçi, prof.

Cubeli

Shumë shpiegime, komentime dhe polemika u zhvilluan në odën e Xhemë Zekës, për politikën ditore, partitë politike, liderët e tyre, për të kaluaren e vështirë dhe jetën nën robëri, për lirinë e fituar më gjak, për vatrat e krizave në botë,  për sferat e interesit, për varfërinë që ka kapluar njerëzimin, për lëvizjet e ndryshme demokratike dhe kombëtare në botë, për thyrjet ideore dhe për shtrembërimet e platformave politike e tjera. Çdo njëri prej tyre përpiqej që mëndimi i tij të dominojë, të zënë vend mbi mendimet e të tjerëve dhe kurqysh nuk arritën  të formulojnë një mendim të përbashkët për të gjitha këto shpjegime  dhe polemika. Dalëngadalë u kapen edhe për tema  të tjera, respektivisht për shtazët, pikërisht për qenin- shtazen më besnike të njeriut. Shpieguan disa karakteristika dhe cilësi të qenit, duke e krahasuar me njeriun. Disa njerëz janë si qeni- tha Luci. Lehin si qeni, nuhatin si qeni, kafshojnë si qeni. Dhe filluan secili prej tyre ta lavdërojnë qenin e vet. Më i zëshmi ishte Duli. Ai lavdëronte qenin e vet se ka trup të madh, turi të zgjatur, nofulla të forta, dhëmbë të mpreftë, këmbë të gjata, gjoks të rrumbullakët, pak të dalur dhe të zgjatur përpara. Vetëm për bishtin e qenit të Dulit hargjuan më tepër se 20 minuta. Bënin krahasime me ‘bishtin” e njerëzve që vetëm u mungon, nuk i duket. Qeni im e ngritë lartë bishtin, e lëviz në të gjitha drejtimet, pastaj merr vrapin dhe turret si shigjeta- tha Zeka. Ndërsa Mici u ndal  në disa tipare tjera të qenit të tij “Baloshit” : ?shtë nuhatës i madh, nuk i pshton kurgjë pa e zbuluar. Zërin e ka ushtues kur leh dhe kur kacafytet me kundërshtarin…
 I zoti i odes Xhemë Zeka i ndërpreu : Mjaft më me këto lavdërime dhe dallavere. Kurgjë nuk është qeni yt, or Hetë, në krahasim me qenin tim “Murrkun”. Ai është shtatëlartë, me ngjyrë të murrme, si të ujkut. ?shtë i madh sa viçi i lopes  tande. ?shtë i dëgjueshëm dhe më besnik se njeriu. Shpeshherë e qortoj dhe e godas me shkop. “Murrku” im nuk di të hidhërohet. Përkundrazi pas pak kohesh lëviz bishtin, afrohet pranë këmbëve të mia, me ledhaton me këmbët e gjata. Kjo nuk ndodh me njerëzit. Ata mbajnë inat dhe janë të prirur të hakmirren dhe të vrasin… “Kobri” im është i pameshirshëm kur kacafytet me kundershtarin. Ka zakon të kafshojë në fyt duke e ngulfatur kundershtari- tha Cena. Një ditë  “korbi” kishte kafshuar qenin e Hiqit, “Laroshin” në fyt, e kishte përthekuar më parë me këmbët e gjata qafën e “Laroshit” dhe po të mos intërvenonte shpejt Lili qeni i tij “Laroshi” do të kishte mbetur pa shpirt në token e përbaltur… Kështu karakteristikat dhe vetit e qejve dhe të njerëzve moren përmasa  të gjëra…
        Në një qoshe të odës kishte zënë vend Hamza. Ai vetëm dëgjonte dhe nuk ndërhynte në këtë bisedë dhe polemikë të pazakont. Por në fund nuk u përmbajt, shpërtheu dhe nisi të tregojë vetit karakteristike të qenit të tij “Cubelit”: Edhe, pse është shtatshkurtër, i hajshëm, më i vogël, më bisht të shkurtër, cub, njëfarë leshatuku në fytyrë dhe pas bishtit, “Cubeli” im ka një karakteristikë të veçantë që dallon nga të tjerët. ?shtë mjeshtër i rrallë i vrapimit dhe i kafshimit. Taktikues dhe profesionalist për ta ngulfatur kundërshtarin gjatë përleshjes dhe kacafytjes… Të gjithë nisen të bëjnë shaka dhe të qeshin me të madhe. E përbuzën, e nënçmuan dhe e fyen “Cubelin”. “Cubeli” nuk është i aftë të përlahet me një pulë, me një macë e lere më të përlahet dhe të kacafytet me qej, siq është “Murrku” i Xhemës, “Kobri” i Dulit, “Baloshi” i Micit e të tjerë. Kështu fjalët e Hamzës i nëpërkëmben dhe nuk ua vuan veshin. Vazhduan të qeshin, të dëfrehen në llogari të “Cubelit” të Hamzës. Kështu bisedat dhe polemikat për qejt vazhduan gati tërë natën. Kah fundi i natës, Heta propozoi që të zhvillohet një garë me qej. Të gjithë të pranishmit u pajtuan dhe vendosen që të nesermen në ora dhjetë, të Ura e Gurit, afër Livadhit të Dinit të fillojnë këto gara…
     Të nesermen ishin tubuar i tërë fshati të Ura e Gurit, afër Livadhit të Dinit. Interesimi ishte i madh. Kishin dëgjuar për këtë organizim garues të qejve, prandaj të gjithë  kishin dëshirë që të shohin këtë pjesëmarje të qejve në gara, që nuk ishte dëgjuar dhe nuk ishte mbajtur më parë në këtë trevë. Njerëzit kishin punë të tjera, më të mënqura në këtë ditë, mirëpo ishin bërë kureshtarë për ta parë dhe për ta përcjellë këtë duel të rrallë të qejve. Kështu filloi ardhja e zotërinjëve me qejtë e tyre. Xhema printe me “Murrkun” e tij. Pas tij Mici me “Baloshin”, Duli me “Kobrin” e të tjerë. Kishin ardhur edhe pjesëmarrës të tjerë me qejtë e tyre nga fshatrat për rreth. Kishin zënë vend në qoshën e Livadhit të Dinit, afër Urës së Gurit dhe prisnin për të filluar dueli në mes të qejve. Më i fundit po vinte Hamza me “Cubelin” e tij. E kishte lidhur me një spagë dhe e mbante për dore. Të gjithë u kthyen nga ai me një shikim të veçantë, nënçmues! Si ka lejuar vetën Hamza që të dalë në mejdan- duel “Cubeli” i tij?! Ky qen me trup të shkurtër, të rrënqethur, me leshra rreth nofullave dhe prapa bishtit nuk është i zoti të qëndrojë  dhe të kacafytet me qej tjerë! Hamza ka ardhur vetëm sa për të bërë hajgare! Për një sekond do të dorëzohet i kafshuar, i përgjakur dhe i sakatosur! Thonin pjesëmarrësit.
    Në krye të livadhit, në radhë, kishte zënë vend “Murrku” i Xhemës. E kishte qitë gjuhën dhe shalakatej, sikur dëshironte të tregojë supërfuqinë e tij. E kishte ngritur bishtin lartë duke e valëvitur në të katër anët. Veshët i kishte picërruar – dëgjonte lehjet e qejve dhe zhurmën e njerëzve prezent që kishin zgurgulluar sytë dhe priteshin që të fillojë dueli i qejve. Më parë ishte caktuar njëfarë organi mbikqyrës dhe përcjellës, si komision prej tre  anëtarëve për të vlerësuar dhe për të përcjell duelin. Po të ndodhte ndonjë e papritur, ata kishin fjalën vendimmarrëse. Kështu edhe ishin pajtuar të gjithë të pranishmit. Dueli filloi në mes të qenit të Dulit dhe të qenit të Mulit. U kacafyten, u zhdrumuliten derisa u lodhën  dhe u përgjaken nga kafshimet reciproke. Fitues doli qeni i Dulit “Shkori”. E kishte kafshuar në fyt dhe në këmbë qenin e Mulit. Memzi shpëtoi i përgjakur duke çaluar në këmbën e djathtë. Kur erdhi radha për të dalur në mejdan, në dy luftim me qenin e Xhemës, “Murrkun”, kurkush nga pjesëmarrësit nuk kishte guxim të paraqesin qenin e tij për t’u kacafytur. Frikësoheshin se “Murrku” ka për ta shkyer përnjëherë qenin e tij, po të kishte dalur në mejdan. Kurkush nuk lajmërohej kundërshtar i “Murrkut”. Dikur papritmas Hamza e ngriti kokën lartë dhe paraqiti “Cubelin” për të dalur në mejdan me “Murrkun”. Të gjithë mbeten të shtanguar nga habia dhe nuk besonin. Nisen ta qortojnë dhe t’i bërtasin Hamzës: Nuk duhet të lejojë “Cubelin” në këtë luftë të pabarabart. Mirëpo Hamza nuk u tremb dhe as nuk u luhat. Ishte i vendosur dhe këmbëngulës. E njëhte mirë qenin e tij.Vetit karakteristike, profesionale dhe taktike për luftëra të tilla të “Cubelit”. Prandaj e bëri gati “Cubelin” për të dalur në mejdan me “Murrkun” e Xhemës. Xhema filloi të qeshet me ironi dhe shpoti. I dukej nënçmim lufta e “Cubelit” me qenin e tij “Murrkun”. Duke u bazuar “Cubeli” në aftësitë e tija për luftëra të tilla, nuk u frikësua aspak, por përkundrazi i pari e sulmoi “Murrkun” duke e provokuar qysh në fillim. “Murrku mënjëherë e zhdrumuliti, e kafshoi e rrëxoi për toke dhe e shtriu përfundi. Të pranishmit propozuan që të ndërpritet lufta dhe ta shpëtojnë “Cubelin” sepse ai nuk ka fuqi që të qëndrojë karshi fuqisë së “Murrkut”. Ai , “Cubeli” vetëm priste momentin për ta përdorur taktikën e tij profesionale, që vetëm “Cubeli” i kishte mësuar, arriti cakun e dëshiruar. E kapi “Murrkun” në vend të keq- për koqe. Ia nguli dhëmbët dhe nuk e lëshonte. Kot përpiqej “Murrku”  që ta mënjanojë këtë kafshim të pazakonshëm. Filloi të dridhet, kafshonte pa kontrollë me sa fuqi qe kishte, por “Cubeli” e kishte kapur e shtërngonte për koqe me sa fuqi që kishte dhe nuk e lëshonte më. Të pranishmit nisen të përshperisin dhe të vërejnë lëvizjet e pakontrolluara të “Murrkut”. Përmeqatjet, klithmat shterruese dhe tmeruese para se të dorëzohet. Lëvizi dhe u përmeqat deri në momentin e fundit. Xhema përnjëherë u shtang u sarakuq në fytyrë dhe i zgurgulloi sytë dhe nuk donte të kuptojë: pse “Murrku”  i tij po lëshonte klithmën tmerruese. I vinte inat që të intërvenojë, ta ndajë qenin e tij dhe ta shpetojë.Të gjithë të pranishmit konstatuan “Murrku” tani ishte dorëzuar dhe kishte rënë ne agoni. “Cubeli” nuk e lëshonte, gjithnjë e shtërngonte me dhëmbet e mpreft, derisa ia nxorri të dy koqet dhe e përplasi për toke pa shpirt...


(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora