Kulturë
Përparim Hysi: E mira dhe e keqja
E shtune, 30.01.2010, 09:14 PM

(tregim në vargje)
Nga Përparim Hysi
U nisën të dyja për të bërë rrugë të gjatë
Dhe në një qytet të huaj,arritën në mesnatë.
-Të shikojmë,- tha e keqja,-të zëmë hotel
-Ç'hotel?-tha e mira.Mos je gjë mëndjefyell?!
Në xhepa ne nuk kemi as edhe një lek
Dhe zotrote dashke të flesh në dyshek?!
Sidoqoftë,u nisën të dyja të shohin për hotel
E mira,ç'është e drejta,me zëmër të thyer.
E mira iu lut hotelxhiut qoft dhe për një krevat
Se femra janë dhe jashtë s'rrinë dot;se është natë.
-S'kam vënd!- iu përgjigj hotelxhiu me inat
Pa ikni dhe mbathjani;më lini rehat!
Ndërhyri e keqja si zonjë e krenkosur:
-Na,mor biçim,mos je gjë xhindosur?
Paratë sapo të dhashë për dy krevat
Dhe ti akoma zë na sorollat?!
Urgjent më kthe rreston,se ndryshe policinë
A më thirr pronarin t'i tregojë se ç'biçim?!
-O burra,- i tha të mirës,- ti vrap tek pronari
T'i tregojë se si e mban në punë këtë far zuzari
-Ç'rresto më kërkon dhe kur m'i dhe paratë?
-Nëmë këtu telefonin se ti qenke xhelat!!!
Pa ç'pa hotelxhiu,e ndjeu veten pisk
-Më fal,- i tha,- moj zonjë se e humba içik.
Të lutem na çelësin dhe për sa bëhet fjalë?
Buçiti e keqja:-Për njëzet dollarë!
I dha "kusurin" të keqes gjaknxehtë
Dhe u priu përpara,ua tregoi dhomën vet.
-Tani natën e mirë dhe të lutem:-Më fal!
I tha e keqja:-Ta kam bërë hallall!
Si iku ai,e mbyllën derën mirë
-E sheh si bëhet puna?E pe,moj e mirë?!!!
-E pashë,moj e keqe;e pashë,moj shejtane
Si s'të erdhi turp,për gjithë ato që zbraze?
-E,- tha e keqja,-bota do të qe ndryshe
Që veç të mirë kështu si ti të kishte.
Tani na"pjesën";i zgjati pesë dollarë
(se kot s'jam e keqe:s'i ndaj barabar?!)
-Pse dhe me mua si me hotelxhinë?
-Kot s'jam "e keqja" që më shohin me përçmim
Pa qeshi e mira( e lodhur,ra të flerë)
E keqja diçka tirrte,për nesër,kjo kolerë.
Dhe ende "udhëtojnë bashkë";bashkë kanë një jetë
E mira bën të mira;e keqja:gjithmonë keq...
Komentoni
Artikuj te tjere
Aleko Likaj: Një fund vere i trishtë
Cikël poetik nga Tahire Berisha Abazi
Pilo Zyba: Letër mikut tim të vjetër... Grigor Jovani
Isuf Luzaj, Zbardhen ditarët e luftës
Albert Zholi: Fragment nga libri ''Ikja e madhe''
Deklaratë për shtyp nga shoqata ''Aleanca Kombëtare e Ushtarakëve të Shqipërisë''
Këze Kozeta Zylo: Një urim në Ditëlindjen e Kadaresë
Në shenjë përkujtimi e nderimi me rastin e njëvjetorit të vdekjes së vëllait Selver Dërmaku
Cikël poetik nga Furtuna Sheremeti
Ramiz Dërmaku: Gjuha shqipe në studimet gjermane
Ismail Kadare, një mjeshtër shahu kundër diktatorit Hoxha
Sabile Keçmezi-Basha: Ditë e skëterrshme
Dibran Demaku: Ku ishe, ti babi?!...
Kalosh Çeliku: Nj? vit frik?
Mikel Gojani: Një botë letrare e pasur, e nuancuar dhe shumështesore
Blerim Rrecaj: Ndoshta një marrëzi…
Fatos Kongoli: Sarkozi e bën Kalorës të Legjonit të Nderit
Zef Gjata: E ardhmja e Kolecit
Nuredin Ahmeti: Qemajl Morina, ''Lidhja Shqiptare e Prizrenit në shtypin egjiptian
Demir Krasniqi: Hoxha në minare dhe gratë e mëhallës