E diele, 28.04.2024, 12:57 AM (GMT+1)

Kulturë

Në shenjë përkujtimi e nderimi me rastin e njëvjetorit të vdekjes së vëllait Selver Dërmaku

E premte, 29.01.2010, 10:59 PM


NË SHENJË PËRKUJTIMI E NDERIMI ME RASTIN E NJIVJETORIT TË VDEKJES SË VËLLAUT SELVER  DËRMAKU

Me lotë në sy: familja Dërmaku

Fshatarët, miqët, shokët vinin pa ndërprerje ta vizitonin të sëmurë vëllaun tim Selverin. Kapexhiku që nga dita kur u shtri në shtrat Selveri, rrinte i hapur. Fshatarët, të afërmit, miqët e shokët të qetë e të heshtur ecnin drejt odës ku ishte i shtrirë Selveri. Dhoma ku ishte shtrirë vëllau im Selveri ishte e mobiluar thjeshtë. Selveri ishte i shtrir afër dritareve i mbuluar me çarshafë e jargan të bardhë të pastra si loti i syrit. Në ditët e para të sëmundjes ai nuk dorzohej, punonte punët e shtëpisë dhe të gjithëve u thoshte: Mua më ka kapluar një grip i rëndë..., por unë kursesi nuk lejoj që të shtrihem në shtrat apo të kërkoj ndihmen e mjekut. Mirpo me kalimin e ditëve në trupin e tij shtoheshin dhimbjet dhe humbiste forcën. Me syt e tij i shtrirë në shtrat përcillte lëvizjet e njerëzve në odë (hyrje e dalje). Në fytyrën e tij të (cilën dikur e kishte të skuqur )..., tani ajo ishte  zverdhur,  ishte shterrur i kishte mbetur vetëm lëkura, vëreheshin shenja; malli, dhembjeje..., për djalin, për vëllëzërit, nipat e mbesat të cilët ndodheshin në mërgim. Ai dëshironte t'i shihte ata, të bisedonte me ta, t'i përkdhelte po pse jo edhe t' këshillonte ndonji herë. Ai dëshironte t'i shihte..., e nuk arrinte dot ? ! Kjo e mundonte shumë. Kur shokët,miqët, fshatarët e vizitonin e pyesnin, për shëndetin e tij , se a po flente i qetë natën.., ai thonte " A sgjë nuk ka më të vlefshme se liria..., por .., Në shpirtin dhe mendjen e Selverit, ishin të ngulitura dy gjëra të cilat e përcollën deri në vdekje:  1. Liria të cilën e deshi më tepër se vetë jetën , dhe 2. i kërkonte rininë, djalin, nipërit, mbesat ti ketë sa më afër vetes. Selveri që nga mosha rinore e deri në vdekje, me të  gjitha forcat e tij mendore, kohore e materiale ia kishte kushtuar çështjes kombëtare . Selveri ishte një mashkull i pashëm i qetë, i vendosur , por mbi të gjitha e kishte trimërin, besën dhe atdhetarizmin. Ai kishte vite te tëra që si kishte parë; djalin, nipat mbesat s'ja kishte dëgjuar zërin e s'ja kishte parë fytyrën, por u përballoi të gjithave u bë i fortë. Selveri në fshatë e më gjërë ishte i dashur i respektuar,i urtë, aksionistë, arsimdashës, me një fjalë ishte njeri i nji kalibri të lartë. Pasi tërë ditën e vizitonin fshatarë, miqët, shokët, etj.., disi i kalonte koha, por natën atij i mbetej kohë për të shetitur tërë Kosovën dhe trojet shqiptare. Ai friksohej se do të vdiste...., pa e parë djalin, vëllazërit, nipat mbesat dhe shumë miqë e shokë të tij, me të cilët kishte kaluar shumë vite. Kjo pritje, ky mall dhe kjo dhembje e shkatrruan trupin e tij. Pranë tij ndodhej djali i tij Albani, i cili ia përgdhelte duart e ftohura, me të cilat duar ai kishte kryer  shumë  punë dhe kishte bërë shumë vepra humane. Ngadal ai i thonte: Biro, vëllazër, nipa, mbesa, shokë, miq e dashamir, punoni se pa punë e pa liri nuk jetohet. Letërat që i dërgonin nga diaspora, i ruante si sytë e ballit. Ato i lexonte në orët e vona të mesnatës dhe me to qante për ne. Nga dhembja që kishte, malli e mërzia që ndjente trupi i tij mbushej djersë të cilat rridhnin si krua. Kur anëtarët e familjes e ruanin ia preknin ballin apo duart e ftohura ndienin dhembje por nuk mund ti ndihmonin... Kur vizitorët bisedonin për aksione të ndryshme ne të cilat kishte marrë pjesë Selveri  flisnin për urtësin, besën humanitetin dhe kontributin e tij dhënë çështjes kombëtare disa s'mund të përmbaheshin nga lotët. Cdo ditë e vizitonte mjeku Asllan, dhe çdo ditë që( kalonte gjendja shëndetsore e tij keqësohej . Kur ne arritëm nga diaspora (ca minuta më parë kishte marrë ushqim artificial-infuzion)  trupi i tij që dikur ishte si nji gurë graniti, tani ishte humbur ishte shëndrruar në ..., dhe nuk dihej se në shtrat ka njeri..., ai dëgjoi zërin e djalit, vëllaut nipit dhe bëri ca orvatje (me ndihmen tonë) u kthy nga ne bëri orvatje të ngritej ..., por nuk kishte më forcë.., shtriu dorën e djadhtë e me dorën e majatë na hodhi mbi qafë na shtrëngoi..., por nuk kishte më forcë, nxorri një ofshamë dhe menxi i shqipëtonte fjalët ..., më mungojnë kunata Naimja, nipi e mbesa Valoni e Vlori a n a..., dhe fjala i mbeti në fytë. Mbylli sytë.   
 I qoftë I lehtë dheu I Kosovës.


(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora