E shtune, 27.04.2024, 07:29 PM (GMT+1)

Kulturë

Dibran Demaku: Ku ishe, ti babi?!...

E premte, 29.01.2010, 10:51 PM


Dibran Demaku

KU ISHE,TI
BABI ?!...

Tregim

Po ikja si i çmendur.Pa e ditur se ku shkoja.Dhe gjithçka më ngjante si  në ëndërr.Në një ëndërr të trisht.Por,jo,jo.Nuk isha në ëndërr.Unë po vrapoja dhe po ikja ashtu kuturu.Pa e ditur as vet se nga duhej të shkoja.Një mendje më thonte se unë duhej të ikja sa më larg.Të zhdukesha fare.Po vrapoja ashtu me shpirt ndër dhëmbë nëpër malin e dendur,nëpër terrin e mbrëmjes.Pa ditur se ku i hidhja këmbët.Ballin tim shpeshëherë e takonin degët e drunjëve.Dhe nga ndeshjet e forta me degët apo me trupat e drunjëve,unë binja për tokë.Nga balli i lënduar dhe nga pjesët e tjera të trupit më rridhte gjak.Gjaku në fillim ishte i nxehtë,por pastaj edhe ai ftohej,ashtu siç ftohej edhe trupi im.Mbase e tërë kjo ndodhte nga një erë e ftohtë që fryente pandërprerë dhe nga një shi i imtë me pika të ftohta-akull.Gjaku që rridhte nga balli im dhe nga pjesët e tjera të trupit të lënduar bashkohej me pikat e shiut.Duke vrapuar ashtu si një i çmendur në një moment isha rrëzuar.Kisha mbetur i shtrirë dhe i palëvizshëm.Nuk e di se sa kisha qëndruar ashtu…Kur u përmenda po ndieja një dhimbje të fortë në pjesën e majtë të ballit tim.E kuptova se isha lënduar keq.Gjaku po më rridhte pandalë.Gjaku që rridhte nga balli im ishte i zi.I zi si vetë nata.Plagën në ballë po e shtrëngoja me të dy shuplakat e duarve.Gishtat e duarve të mërdhira nga shiu dhe nga era e ftohtë sa takoheshin me gjakun tim për ca sekonda ngroheshin  nga ai gjak i ngrohtë që rridhte nga plaga.Por fill pastaj gjaku sapo takohej me erën dhe shiun e ftohtë edhe ai ftohej,bëhej akull.
Desha të ngrihesha dhe të vazhdoja ikjen,por trupi nuk po më bindej.Këmbët më ishin ftohur aq shumë saqë kisha përshtypjen se ato kishin ngrirë.Po më ngriheshin edhe gishtat e duarve,ashtu siç po më ngrohej edhe plaga në ballë.Nga plaga tashmë po më rridhte gjak i ftohtë akull.Apo edhe gjaku kishte ngrirë dhe nuk rridhte më.Trupi im i shtrirë në mes të pyllit po e humbte betejën me të ftohtit e natës së errët…
Një rreze e ngrohtë dielli që kishte rënë mbi trupin tim më bëri që të përmendem.E kuptova se tashmë kishte kaluar nata dhe kishte aguar dita tjetër.Kur u përmenda së pari hapa sytë dhe vërejta qiellin e madh mbi mua.Dhe degët e lisit që atë e ndanin në shumë pjesë.E lëviza pakasa kokën që të vështroja rreth e rrotull.Aty kishte vetëm trupa lisash dhe shkurre të ndryshme.Në momentet e para nuk më kujtohej se si kisha ardhur në këtë vend dhe pse ndodhesha këtu.Plaga e ballit e nxerë nga rrezja e diellit filloi nga dhimbjet.Me dorën që mezi e ngrita,preka plagën.Gjaku për rreth plagës ishte terur.Apo kishte ngrirë.Nuk e dija.Pas pak çastesh mendja ime filloi nga funksionimi.Po e pyesja vetën:-Pse kisha ardhur këtu në mes të këtij pylli?!Pse e kisha këtë plagë në ballë dhe si ishte shkaktuar ajo?!Dalëngadalë si nëpër ëndërr në sytë e mendjes po më shfaqej kujtesa.Shiriti i mbamendjes i shkëputur nga të ftohtët apo nga përballja e fortë e ballit tim me ndonjë dru lisi,në ikje e sipër,po rifillonte të lëvizte.Si nëpër ëndërr po më shfaqej momenti i tmerrshëm i ikjes sime…
Po shikoja ushtarë të shumë të ushtrisë armike.Po i afroheshin shtëpisë sime.Unë isha i vetëm në oborr kur ata e shpërthyen derën dhe u sulën brënda oborrit.Dhe si ujqër të uritur që kërkojnë gjak ia mësyen hyrjes së shtëpisë sime.Ishin shumë.Dhe të armatosur gjer në dhëmb.Unë isha i vetëm dhe pa gjë në dorë.Ashtu siç isha unë nuk mund të përballesha me ta.I vërejta se si me një egërsi të pashoqe po e shpërthenin derën e shtëpisë sime.E atje brenda ishin gruaja dhe fëmijët e mi.-„O zot, çfarë të bëj?!“-i thirra mendjes.Një mendje më tha që të ikja.Të ikja sa më larg.E dija se po të më shihnin ata do të më vrisnin.Kisha dëgjuar se të gjithë burrat që takonin i vrisnin.Ndërkaq gratë dhe fëmijët i largonin nga shtëpitë dhe shtëpitë i ndiznin.Frika se do të pësoja më të keqen fitoi mbi arsyen time.Dhe mora arratinë,ikjen.Ju drejtova malit.Dhe atë me vrap.Derisa u lodha…Apo derisa u bëra tërë plagë?...
-„O,zot,paska aguar ditë e re!”-i thirra vetës.-“Dhe unë rri këtu i shtrirë dhe vështroj qiellin.Gruan dhe fëmijët i kam lënë nën mëshirën e bishave!“.
Vendosa të ngritem.Me të dy duart që mezi më bindeshin u mbështeta fort në tokë dhe u mundova që ta ngris pjesën e epërme të trupit.Pjesa e epërme e trupit e mbështetur në duar u ngrit vetëm pak centimetra nga toka.Por duartë e mija nuk e mbajtën dot atë peshë të rëndë dhe pjesa e ngritur e trupit u puth sërish me tokën.Përpjekja e tretë ishte më e sukseshme.Pjesa e epërme e trupit u ngrit në formë vertikale dhe me këmbët e shtrira në tokë formuan germën L.Po qëndroja ulur.Tash më duhej që të merresha me këmbët.Por ato nuk po më bindeshin.Me të dyja duart e kapa këmbën e djathtë dhe e ngreha lartë.Ajo nën tërheqjen e duarve u lakua tek gjuri.Edhe ajo e formoi germën L,por të përmbysur.E lash në atë pozitë këmbën e djathtë dhe po merresha me të majtën.Por,ajo nuk po më bindej.Edhe duart nuk po e ngrisnin dot.Sa e ngrisja dhe edhe me të formoja germën L të përmbysur dhe e lëshoja,ajo sërish mirrte qëndrim horizontal dhe përqafonte tokën.Nuk e di se sa kohë kalova në përpjekje për ta bindur këmbën e majtë që të  qëndronte si germë L e përmbysur.Kur ajo më në fund u bind dhe qëndroi unë bëra përpjekje që të ngritem në këmbë.Por në përpjekje e sipër që të ngritesha,rashë.Vetëm se këtë herë unë rashë në krahun e majtë.Atëherë më erdhi një ide se mbase do të ishte më mirë të provoja të ngritesha nga ajo pozitë që isha kur kisha rënë.Me dorën e majtë u mbështeta fort për tokë dhe e ngrita peshë pjesën e epërme të trupit.Dorën e djathë e mbështeta pak më larg dhe me dorën e majtë e shtyva paksa peshën e trupit që të rëndonte mbi dorën e djathë që qëndronte si e ngulur në tokë.Në atë pozitë siç isha i dhash forcë trupit dhe u ngrita në gjunj.U gëzova shumë që arrita në këtë pozitë dhe shikova si me triumf rreth e rrotull.Tash nga kjo pozitë edhe drunjtë e pyllit më dukeshin disi më të shkurtër e jo aq të gjatë siç më dukeshin sa isha i shtrirë.Qëndrova ashtu për ca çaste dhe pastaj bëra përpjekje që të ngritesha në këmbë.Të ty duart i mbështeta fort për toke ndërkaq këmbën e djathtë e tërhoqa pak përpara.Shputën e këmbës së djathë e mbështeta fort për toke dhe me të dy duartë i dhash trupit forcë që e tërë pesha të koncentrohej tek këmba e djathtë.Por edhe kësaj herë këmba e majtë më huqi.Sapo tërë peshën e trupit të koncentruar tek këmba e djathtë vendosa ta kaloja tek e majta,ajo rrëshqiti dhe unë u rrëzova.U rrëzova dhe rashë në kokërr të shpinës.Nga rrëzimi,apo nga hidhërimi që nuk u ngrita dot në këmbë,nuk e di, vetëm më rrodhën lotë nga sytë.
Ashtu siç isha i shtrirë në kokërr të shpinës e binda vetën se duhej të provoja sërish.Se unë duhej të ngritesha dhe të shkoja në shtëpi.Se duhej që sa më parë të takoja gruan dhe fëmijët e mi.Se duhet t`u kërkoja falje që i kisha lënë vetëm.I kisha lënë vetëm në duart e bishave dhe kisha ikur.Kisha ikur që të shpëtoja kokën time.-„Po çfarë më duhet koka ime nëse ata kanë pësuar?!...Jo,jo,jo, mos o zot!“-thirra unë me të madhe.E pashë vetën se unë tashmë nuk ndodhesha në pyll.Isha ngritur(as unë nuk e di se si)dhe kisha ecur gjatë.Pyllin tashmë e kisha lënë prapa dhe po i afrohesha fshatit tim.Nga larg po e shikoja fshatin.Nga disa shtëpi po dilte tym.Tym i zi.Bishat që një ditë më parë kishin kaluar andej e kishin ngezur fshatin,shtëpitë.Po me njerëzit çfarë kishin bërë?! Apo edhe ata i kishin kallur së bashku me shtëpitë?!...-“Jo,jo,jo njerëzit duhet të jetojnë!“-po flisja me vete me zë të lartë në ecje e sipër.E përqëndrova shikimin nga shtëpia ime.Ajo ishte në këmbë.Nuk po nxirrte tym.-„Mbase bishat e ushtrisë armike janë ende aty!“-më sulmoi një mendim.-„Prandaj edhe nuk  e kanë kallur shtëpinë time!“-po flisja vet me vete.-„Po nëse ata e kanë kaluar natën aty çfarë do të kenë bërë me time shoqe?!“-po më çmendëte mendimi tjetër.-„Mos o zot,si do ta lejoje një gjë të tillë?!...Ajo vetëm me fëmijët e ata shumë?!...Mos,o zot në sy të fëmijëve?!“…
Tashmë isha afruar krejt afër shtëpisë sime.Asnjë zë,asnjë piptimë.Dera e hyrjes së shtëpisë sime po dergjej ashtu e shkallmuar.Doja të hyja brenda,por një ndjenjë e trisht e shoqëruar me frikën,po më ndalonin…-„Po sikur bishat të ishin ende brënda?!“…Po sikur ndonjëri me time shoqe…?!...-Fëmijët do të jenë tmerruar nga frika!...-E çfarë babai jam unë që nuk i kam mbrojtur fëmijët e mi?!...-Nuk e kam mbrojtur time shoqe?!...por…por kam ikur që të shpëtoj kokën time?!...E ç`më duhet koka ime e shpëtuar?!...Ç`më duhet koka ime nëse ata kanë pësuar?!...
Si i çmendur kalova nëpër derën e shkallmuar të shtëpisë sime.Në korridor gjthçka e kthyer përmbys.Si pas ndonjë tërmeti.Dera e sallonit të shtëpisë sime gjysmë e hapur.Një ndjenjë e trisht më thonte që mos ta kaloj atë derë.Mos të shof fare se çfarë ka ndodhur aty brënda.Por dëshira e zjarrtë që të takohem me fëmijët e mi dhe me time shoqe e mundi atë ndjenjë frike të trisht.Me një frikë të tmerrshme në zemër e shtyva derën e sallonit.Para syve të mi u shfaq një skenë makabre,aso skene që lanë bishat e egra ngado që kalojnë.Në sallon gjithashtu gjithçka e kthyer përmbys.Dy fëmijët e mi të shtrirë njëri në shtrat e tjetri në tokë dukeshin sikur po flinin…Apo sikur po ëndërronin…Sikur po ëndërronin me sy hapur…Afër trupave të tyre gjaku që u kishte rrjedhur nga plagët e shkaktuara nga bishat e egra,ishte terur.Me zemër të plasur u afrova dhe i putha të dy në ballë…Dhe derisa i puthja fëmijët e mi në ballë mu bë sikur po puthja vdekjen time…Sytë e tyre të ngrirë m`u bë se më pyesnin:-Babi,pse ike dhe na le nën mëshirën e bishave?!-Babi ku ishte,ti,kur na sulmuan bishat?!...Ne prisnim kot ndihmën tënde!...Ti duhej të na kishe mbrojtur nga bishat,babi!...Ua sa shumë ishin ata?!...Dhe si i kishin fytyrat!...Si i kishin sytë e kuq,gjak?!...Si i kishin dhëmbët?!...E ne kishim frikë nga sytë e tyre,Babi!...E ne kishim frikë nga fytyrat e tyre,babi!...E ne kishim frikë nga dhëmbët e tyre,babi!...Ku ishe,ti,babi?!...Ti duhej të na mbroje,babi!...Ti duhej t`vrisje bishat,babi!...Kur erdhën bishat e ushtrisë armike në të kemi thirrë në ndihmë,babi!...Por,ti nuk e dëgjove thirrjen tonë,babi!...E thirrjet tona sikur e pikëlluan edhe vetë qiellin,babi!...Nga dhimbja jonë ai filloi të lotonte,babi!...Në ndihmë të thirri edhe mami,por ti nuk e dëgjove,babi!...Mami u përball me bishat në mbrojtjen tonë,babi!...Por,ata ishin shumë,babi!...Edhe mami kërkoi ndihmën tënde,babi.Kërkoi gjatë gjer në dëshpërim,babi!...Pastaj ata ushtarët me fytyra bishash e zunë për flokësh mamin,babi!...E tërhoqën zvarrë,babi!...Ajo,po dergjet në dhomën tjetër,babi!...Shko se ajo po të kërkon!...Ajo ka nevojë për ndihmën tënde!...Për ty,babi!...
Dola nga salloni si i çmendur dhe ju drejtova dhomës së gjumit.Asaj dhome ku me time shoqe kisha kaluar vite jete të lumtura.Ime shoqe ishte aq e dashur dhe e kujdesshme për gjithçka.Me një fjalë që nga ardhja e saj në këtë shtëpi sikur gjithçka qeshte.Dera e dhomës së gjumit ishte e hapur në tërë gjerësinë e vet.Unë ju afrova hyrjes.Ime shoqe krejt lakuriq siç e kishte lindur e ëma,po dergjej poshtë shtratit.Trupi i saj i gërvishtur në shumë pjesë nga thonj apo nga ndonjë send me majë të fortë,kishte nxjerrë gjak.Në shumë vende të gërvishtura tashmë gjaku ishte tharë.Mbi shtrat dhe nëpër vende të ndryshme të dhomës shiheshin flokë të shkulura nga koka e saj.Ushtarët e tërbuar nga bukuria e saj do ta kenë sulmuar ashtu në kope si ujqërit.Secili do ta ketë dëshiruar i pari dhe do ta kenë zënë nga  flokët.Ajo duke u munduar që të shpëtojë duke ikur me forcë do t`ua ketë lënë flokët në duar.Por ata do të kenë qenë të shumtë.Dhe dikur pas shumë përpjekjesh ajo do të jetë dorëzuar e dëshpëruar.Dhe ata pastaj si ujqër të tërbuar do të jenë sulur mbi trupin e pafajshëm të saj.Dhe kur i kanë shfryrë epshet e tyre shtazarake,të hidhëruar nga kundërshtimet e saj do të ja kenë shuar jetën me një plumb diku pas koke…
E mora trupin e time shoqeje i cili tashmë kishte ngrirë dhe e vendosa mbi shtrat.Në shtratin tonë të dhëndërrisë.Desha që edhe unë të shtrihem afër saj,por m`u bë se ajo kundërshtoi:-Jo!-më tha-ti nuk duhet të shtrihesh mbi këtë shtrat!...Sepse ky shtrat është ndyrë nga ushtarët-bisha të armikut!...Andaj qëndro sa më larg nga ky shtrat,nga kjo shtëpi!...
U afrova dhe e putha në ballë.Lotët që nuk më ndaleshin vërshuan edhe më me vrullë.Në vesh e në zemër po më ushtonte zëri i fëmijëve që sikur vinte nga ndonjë baladë:-Ku ishte,ti,babi?!...Ne kishim nevojë për ndihmën tënde!...Ne kishim nevojë për mbrojtjen tënde!...Ku ishe,ti,babi?!...


(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora