E merkure, 11.09.2024, 10:29 AM (GMT+1)

Kulturë

Cikël poetik nga Remzi Salihu

E enjte, 28.01.2010, 08:19 PM


Remzi Salihu


GIJOTIN? E FTOHT?

Një lëkurë e lagur vjeshte
kalon e freskët nëpër lëkurën
e hijes sime të rrëzuar në dritë

Qese najloni shpërndajnë
copa të ndryshkura ngjyrash
nëpër këmbët e ndjeshme
një fllad stine m’i përkund
faktomat e zinxhirta në trup

Pastaj një qiell i thinjur
mbjell flashka të mplakura
nëpër pasqyrën e ujit në asfalt
gjethe të zverdhuara vitesh notojnë
si anie të braktisura në shtegtim
nëpër muskujt e ujit të arratisur

Miza përdhecë me trasta në shpinë
kërkojnë rrugëdalje kohe
nga rrënjët e sulmuara të ndarjes
dhe dallgëve që përplasen
papandehur në gijotinën e ftohë

 
KUR TI SHKRUAN GJITHÇKA NË MURE

hape derën e burimit bir
se ka një kërcim ngjyrash prapa teje
në kureshtjen tënde anonime
të troket hija ime e përndjekur e ditës
dhe unë nuk e di tani se ku e kemi hedhur veten
në këtë distancë të defilimit të përhirtë
në cilën valle do t’i lëvizim këmbët
ku do ta vëmë pikëtakimin
atë vështrimin tim të harruar në hije
në atë qiell të zi të heshtjes
në lirinë e burgosur në vete
copa kujtimesh më duken të ndara nga ne
nëpër çdo përfalje tiranie fotografi e hapur
dhe ti mos më fsheh kuptimin në mur
brenda mesazhit të mbyllur në vete
nën lëkurën tënde të grafiteve  
Fuck you sistem i betontë
që del nga tuneli i fshehtë i pamjes së parë
i duarve të mjegullta në hapësirë të vrazhdë
që ta ndrydh dridhjen e ndihmës si siluetë
nëpër rrudhat e shkrimit striptiz
të varur në regipsin e shkruar të parashikimit
në ballin tënd të njomë trokitja e dritës
hape derën me kujdes bir
të mos na mplaket vetmia


KUFIRI

ethe të mbyllura nën lëkurë
akullnaja të varura pingul
si brinjë grilash të ftohtë
në strehë kasketash të kontominuara
pengje bisedash amorfe
midis daljes dhe hyrjes kufitare

nëpër gjemba të ndryshkur
pamflete ligjesh të përkohshme
këmbët shpojnë kalimin ilegal
të mbylljes së fatkeqësisë individuale

veten e prangosën në grila
hapat e shkurta ikën matanë kufirit
të salduara me duar në fugën e heshtjes

nën hijen e ftohtë të pritjes
arkivol i hapur për kalimtarë të vetmuar
në kufirin eksperimental të mbylljes
klandestinë heqin vallen e zezë

midis rrugës së shpejtë të daljes
kalimi mbyllë ikjen e vetmuar
me barriera mendimesh

matanë pret vasha trimin
në këtë anë pret trimi vashën
në mes kurorë grilash të thyera në mes
me ëndrra të përgjumura në shteg dënimi


(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora