Kulturë
Baki Ymeri: Poezi rumune - Nicolae B?ciu?/Nikolae Bëçuc
E marte, 26.01.2010, 10:04 PM
L.Ulici,V.Andru,B.Ymeri,N.Baciut,1990 |
Poezi rumune
Nicolae B?ciu?/Nikolae Bëçuc
Përgatiti Baki Ymeri
Poet, prozator, eseist, publicist, drejtor i revistës letrare Vatra veche (Vatra e vjetër). U lind në Tërgu Muresh më 10 dhjetor 1956. Pas shkollimit fillestar në Bistrica-Nësëud ka kryer Fakultetin e Filologjinë (Dega Rumanisht/Anglisht) dhe ësht doktorant Universitetit “Babe?-Bolyai”, në Kluzh- Napoka. Ka qenë bursist i Magazine Publishers of America (New York, Washington). Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Rumanisë, autor i 60 librave me poezi, publicistikë, histori letrare, albume me monumente historike dhe arkitekturë kishtare. Autor i mbi 3.500 artikujve në shtypin e shkruar dhe audio/vizuel. Organizator taboresh të krijimtarisë letrare, të arteve plastike, të konkurseve letrare, të ekspozitave të librit, të artit plastik. Laureat çmimesh importante letrare, anëtar klubesh të ndryshme letrare dhe bashkëpunëtor i një numri të madh revistash letrare në Rumani dhe botën e jashtme. Qysh para 30 vitesh, ka dhënë kontribut për vëllazërimin e revistave Fjala të Prishtinës dhe Vatra të Tërgu Mureshit, ndërsa kohëve të fundit është duke i prezantuar vlerat shqiptare në revistën e tij, Vatra veche (Vatra e vjetër).
MUZG
(Amurg)
Ktheje hënën në kokë të shpinës
Dhe shuaje qiriun
Me gishtërinj,
Derisa flaka të arrin në asht,
Eja në jastëk,
Të ta ndjej frymëmarrjen
Dhe shkumën e verës.
Në flokë duke flluskuar.
Lëre mëndafshin
Të fëshfërijë ngadalë
Si vjeshta që pret e zalisur
Në dritare,
Shkallëve të fluturave
Ngjitu me elegancë
Deri te fryti i ndaluar
Në degë.
Lëre mbrëmjen
Të shkojë miope,
Lëre natën
Të depërtojë në plagë,
Lëre verën
Të shndërrohet në ujë,
Dhe dremit,
Si një diademë e tjedukshme.
18 dhjetor 2005
KOLENDËR* E VONË
(Colind târziu)
Ndizet tuli i mishit mbi fjalë
Porsi mbi eshtrat tua si bimë,
Po të isha dhe unë një fjalë,
Përmes tulit tënd do të merrja frymë.
Po të isha së paku një zanore,
Jehona e saj kurrë e degdisur,
Do të behëj fjala një bravë,
Silabë që s’ka të nisur.
Po të isha një bashkëtingëllore,
Ndoshta ti do ishe një murë,
Ndoshta do të ishe ti një Anë
Ku do të mbyllesha si në hënë.
Por po qe se do jem vetëm
Një ajër i nxhetë në buzët e tua
Përmendma emrin pa fjalë
Të bëhem kolendra jote e gjallë.
7 janar 2006
* Kolendër - këngë tradicionale që këndohen me rastin e festave të dimrit (Kërshëndellave, Vitit të Ri dhe Ditës së Shën Vasilit).
TË DIELËN NË SHTËPI
(Duminica acas?)
Të dielën në erën e kuzhinës
Si një shpërblim
Për të gjitha mungesat e jetës –
Një re tymi mbi ne
Derisa kërkojmë një kuptim të ditës
Që varet si një gur mulliri
Në qafën e një ëndrre,
Në një migrim pa stinë,
Në një lot të thatë
Brigjeve të pjatës.
Të dielën në shtëpi,
Në një strajcë të dimrit,
Duke dëgjuar betejën e vlagtë të çastit
Në sallonin
Ku ndjehet ajri I rëndë
Pas një nate me mysafirë,
Duke dëgjuar për jetën e vdekjen,
Një dorëzë prej akulli
Mbi lëkurën e pritjes së të nesërmes
Në të cilën do të mbetesh e vetmuar,
Një ujë i panisur,
Por ti din të ngrihesh
Përmbi retë e rënda të tymit
Që shndërrohen në pika shiu.
12 shkurt 2006
PËRRALLË E VONË DASHURIE
(Poveste târzie de iubire)
Ajo hyn në mua
Pas një nate dashurie
Në shtratin e tjetrit,
Ajo më shikon mua
Pas një nate
Në shtratin bashkëshortor,
Ajo e mban larg nesh
Pyllin
Që na ka fshehur nën shira,
Ajo e mban kohën në vend
Si një det
Pa brigje.
14 shkurt 2006
AKUARELË
(Acuarel?)
Sa e bukur je kur dremit
Si në një çerdhe ujërash pa brigje –
Përmbi shpatore të rrinë vetullat e reve
Dhe buzët janë vetëm do ëndrra bimore,
Të një stine të panisur,
Në të cilën unë mbetem i degdisur.
1-2 mars 2006
ACUAREL?
Cât de frumoas? e?ti când dormi
ca într-un cuib de ape f?r? mal –
peste iri?i ?i-s pleoapele de nori
?i buzele-s doar visul vegetal,
al unui anotimp neînceput,
în care eu r?mân pierdut.
1-2 martie 2006
Komentoni
Artikuj te tjere
Petraq Zoto: Ridimensionim krijues
Përparim Hysi: Thërrime malli
Remzi Salihu: Poezi nga poetja zvicerane Brigite Fuks
Cikël poetik nga Engjëll Koliqi
Jusuf Zenunaj: VetëvendosjA është një...
Bilall Maliqi: Heshtja metaforë poetike
Mihai Antonescu: Drita e Dardanisë dhe Shqiponja e Bukureshtit
Baki Ymeri: Qyteza dhe Njerëzit e saj
Sami Krasniqi: Përkushtim letrar me rastin e ‘’Flakës së Janarit’’
Luan Çipi: Letër Reshat Kripës
Dibran Demaku: Hasan Mekulit dhe Azem Shkrelit
Demir Krasniqi: Ka një muaj e një gjysmë viti
Fragmentizmi gjeografik në poezinë Remzi Bashës
Sokol Demaku: Një ndjenjë e humbur
Cik?l poetik nga Safet Hyseni
Sinan Sadiku: Poezi origjinale me vlera të mirëfillta artistike
Përparim Hysi: Panajot! Panajot!
Dritan Egro: Historia shqiptare dhe tregu i huaj
Cikël poetik nga Engjëll Koliqi
Besar Shkëmbi: Poezi nga cikli "Në zemër gurë kullash kishte''