E premte, 04.10.2024, 07:03 PM (GMT+1)

Kulturë

Besar Shkëmbi: Poezi nga cikli "Në zemër gurë kullash kishte''

E diele, 24.01.2010, 10:45 PM


Besar Shkëmbi alias Ramadan Ademaj, u lind më 30.03.1958 në Leshan, Pejë.
Shkollën fillore e mbaroi në Glavicicë, tani Shën Gjon.
Shkollën e Mesme në gjimnazin ''11 Maji'' në Pejë.
U diplomua në Universitetin e Prishtinës, dega Letërsi e Gjuhë Shqipe.
Me shkrime ka filluar të merret që në bankat e shkollës fillore.
Ishte anëtar i disa klubeve letrare, anëtar kryesie dhe anëtar i këshillit artistik në SHKA ''Haxhi Zeka'' në Leshan.
Disa nga shkrimet e tij gjenden në shtypin e Kosovës, sidomos te ''Zëri i Rinisë'' i asaj kohe.
Mori pjesë në demonstratat e 11 e 23 Marsit, 1, 2 e 3 Prillit të vitit 1981.
Për këtë u shpërblye me Përjashtim nga LKJ, (ku pa njohurinë e tij organizata e kishte pranuar) dhe largim nga konvikti i  studentëve.
Pas kësaj mori pjesë në të gjitha aktivitetet e degës dhe Universitetit. Më pas aktivitetin e ka vazhduar në BL të Leshanit.
Aty ishte kryetar rinie e më pas edhe anëtar e kryetar i BL ku gravitonin 5 fshatra.
Ishte deleguar nga BL në komitetin komunal të Pejës në organizatën rinore - organizator i kundërshtimit të kushtetutës serbosllave.
Bëri regjistrimin dhe deklaratën e pavarësisë në lagjen e tij dhe për këtë i'u desh të largohej një muaj nga shtëpia sepse stacioni i policisë në Kliqinë i kishtë rënë në gjurmë.
Në zgjedhjet e para për parlamentin e parë shumë partiak u zgjodh anëtar komisioni. 
2 netë më vonë, pasi u numëruan votot, z. Shkëmbi tregon:
''...dolem nga shtepia e bashkefshatarit tim Mustafe Haradinit, arsimtar ne fshatin Zahac, pas ndarjes me bashkepjesemarresit 
mbetem vetem une dhe i madhi,deshmori , dhe sipas Zekerja Canes,ushtar i pare i UCK-se,
Tahir Lushe Berisha.Meqe ne kishim shtepite me larg se te tjeret na duhej te benim edhe nje cope rruge.
50 m.pa arritur te shtepi e tij biem ne prite te policise serboslave me te ciler zhvilluam nje lufte te ashper me crast vrame dhe plagosem nje tjeter police serb.mjerisht ne ate lufte mbeti edhe fqinji dhe zevendesi im , 23 vjecari , Tahir Lush Berisha.I plagosuri qe e dija se edhe ai ka mbetur i vdekur,ka zbazur  ne mua 3 karikatore.Fati me shpetoj.
Pas qendrimit tim 6 javor neper familje te aferta kalova ne Shqiperi ku qendrova 17 dite.
Per largimin tim ka merite Ahmet mula i cili me lidhi me nendegen e LDK -se Raushiqit.
Kete largim e organizoi Brahim Bucolli kryetar,i cili bashke me percjellesin dhe dy te tjere erdhen me mua deri ne Shqiperi.
Nga Shqiperia me ndihmen e Policise se qytetit Rijeka te Kroacise kalova ne Rijeka ku qendrojne  me banim te perhershem 3 vllezerit  e mi,qe te tre ushtare ne luften e Kroacise kunder Serbise.
Policia e ketij qyteti me ndihmoi edhe ne bashkimin me gruan dhe 2 femijet te cilet te kishin hequr te zite e ullirit.Edhe pas tre muajsh a me shume shiheshin shenjat ne trupin e saj, ndersa femijet ishin te traumatizuar.
Po me ndihmen e kesaj policie dhe te LDK ne Rijeka me 1 Tetor erdha ne Gjermani.Tani kam statusin umbefristet po jam  edhe qytetar i vendlindje sime.Posedoj edhe dokumentin e "shtetit" tim.
E futa ne thonjeza shtetit sepse Kosova akoma nuk eshte shtet dhe me kete vetem se mashtrohemi.

Bota na ndihmoj por edhe ne ndau, tash pergjithmone dhe nga nje komb u beme, shqiptare e kosovare.

Qendrimi im per kete shihet ne vjershen "Bisede me nje deshmor ne diten e pavaresise" 
dhe "Dua te jam Migjen i ri"


Poezi patriotike

Nena ime ishte

1

Nena ime ishte
Nena kosovare
Linde e rrite e lumja
Nga Nena Dardane

Gji i dha Teuta 
Uje i dha Drini
Nuse shume e bukur
N’ shtepine e nje trimi

Ishte bije e Agrnit
e mese e Skendebeut
ne sofer i  mblidhte
gjithe burrat e dheut

Sofren ua shtronte 
me djath e bukevale
corapa te leshta
u conte ne male

Ishte ore e malit
Roje e bjeshkeve t’ larta
ishte bareshe e urte
hidhte fare ne brazda
 
2

Qante bashke me mua
Kur si foshnje qaja une
Ajo kurr nuk lodhej
Kur une e leja pa gjume

E kur une qeshja
Ajo lahej me gazin tim
Rruget m‘ ipraronte
Ditet m‘ i mbushte bekim

Bashke me shtatin tim
I rritej shpresa per jete
Ja po m’ rritet djali- thoshte
Do t‘ kem pleqeri te qete

3

U lind e u rrite n‘ kasolle
Jo n‘ vila n’pallate
Vet lindt e e ritte f‘ mije
N‘ djepa maje shpate

Nena ime ishte
Nena kosovare
Rend e rend tere diten
E nuk lodhej fare

Djepin lidhe ne shpine
Nena ime madhe
Ndimon burr’n e vet 
Ne ara n‘ livadhe


Kur burrin ia moren  n‘ burg
Vet punonte n‘ are
Here u printe qeve
E  here  hidhte fare

E kur kthehej n‘ bremje
trima i mbushej sh‘ pia
Kishte nga Prokupla
Kishte nga Shqiperia

Kishte nga Presheva
Kish nga Mali zi
Kish nga Ilirida
Nga Drenica djeme t’ ri
                                  
Sofren ua shtronte
Me djath e bukevale
Ishte nikoqire
Ishte dhe bujare

Ishte nikoqire
Ishte dhe bujare
Pritte e qitte miqe
Percillte djeme ne male

5

Kor ndonjeri  vritej
Nuk e qante kurre
Vdiqe i ri- i thoshte
Akoma pa u bere burre

Pa ta sjelle akoma
Nusen ne shtepi
Jo, jo, e fshine nena lotin
Veq i qete fli ti

Vdekjet sikur kjo
Nena nuk i qane
Lulekuqet e nenea
Vdesin per vatan

6

Kur shkau i hoshte
Se lindte shume femije
Per inati te tij
I lindte nje mije

Kur ia vriste njerin
Ajo bente tjetrin
Permbi pushke e thika
Thate dot se shihte djepin

S’ mund te shihte pushken
Varur ne baski
Ne krah do ta vente
Veq vellaii tij

Nuk vononte shume
E burrit I hinte n’ gji
Nga se deshirente t‘ parit
Emrin t‘ ia pertri

Toka dokrah pune
E kish nevoje vatani
Nga se dite per dite
Djemte ia hate mali

Bile nje here ndodhi
N‘ bark ia futen thiken
Femijen qe ia nxoren
Ne darke ia qiten

Ha i thane tash
He nenen shqiptare
Prap lind femije
 E djem co ne mali

Ha I thane tash
N’ fyt ia rrasen thiken
Jebenti Kosovo
je bemti Republiken

7

kur ia moren aren
e kur ia pren arren
kur ia kallen shtepine
kur ia moren kecin
kur ia more dhine
kur ia perdhunuan ciken
e kur ia prene vellan
kur n´bark ia futen thiken
kur rrehen e kur e shane

8

Ajo ishte dhe mesuese
Qjithnje na mesente
T‘ jem shembuj nder shoke
Gjithnje na k‘ shillonte

9

Nena ime ishte 
Amvise me e mira
Miserniken pjek nder sac
Bene the embelsira

Kur ben msh e lakra
Ere mbuchet shtepia
Dollmat i ben  t‘ mira
Ben edhe flija

Ben pite me maze
Lakror edhe tave
Per dite te flamurit
Ben edhe bakllave

10

Dhe pervec  amvises
Eshte dhe luftetare
Kra per kra luftonte
Me shoket ne male

T’ luftonte kucedra
Shendrrohej ne ore te malit
Prap sjpejt behej nene
Sise t‘ i japi djalit

Qumshtin e ka t‘ embel
Ashtu si e ka zemren
Lumi une i lumi
Cfare e kam nenen

Here ne Kosove
Here ne shqiperie
Here ne Bujanovc
 E Here ne Cameri

Here ne Drinice
Here ne Tetove
Here ne Reke te keqe
E here ne Kercove

11

Nena ime lumja
S’kish´´ shoqe vec vehten
Vella Ahmet Deline
Vella Azem Bejten

Vella Mic Sokolin
Vella Idriz Seferin
Vella Haxhi Zeken
Vella Ymer  Prizrenin

Vella Pashko Vasen
Vella e ka Naimin
Vella Faik Konicen
Vella Kristoforidhin

Vella Hasan  Prishtinen
Vella Azem Hajdarin
Vella Tahir Mehen
Vella Adem Jasharin

Edhe motra kishte
Nena ime plot
Noren e Kelmenit
Miter Daden Sho

Moter Marigonen
Moter Nene Terezen
Moter e ka Tringen
Moter e ka Xheven

12

Celes te  zemres ka
Dashurine e butesine
Deri sa eshte n‘ front
E ka egersine

Nena ime  ishte
Nena kosovare
Shamizeze po
ishte dhe krrenare

13

S‘ di t‘ shkruaj proze
S‘ di as poezi
Poe kur t’ shkruaj per ty
Qe t’ dyja i di

Fjalet me vijne vet
Edhe vet radhiten
Varg pas varu strofa
Dhe ne poem ngriten

Ne zemer gur kullash kishte

E sheh Tahirin
Ta vrame
Do ta vrasim edhe per se gjalli

Rubrika e Tij
Do te mbetet e zbrazet
Ne ditarin e shkolles

E sheh Skenderit
Po ia thejme eshtrat
Cope-cope do t´ia bejme gjymtyret
Gruaja do t´i bredhe rrugeve
Si Trashja

Minatorit do t´ia kallim djepin

Per Maxhinin mos kerko nuse
Per te s´do te bie lodra
Ate do ta tredhim
Veshket do tía prishim

Keshtu I thane nene shkurtes
Policet ne burg
Ate dite qe ia vrane djalin
Becarin e nenes
Mesuesin

Donin ta coptonin nje zemer plake
Donin ta plasnin nje zemer te plasur
Donin ta thyenin nje zemer nene

Por Ajo per inat
E forte ate dite qendronte
Me e forte se mizoria
Me e forte se egersia e tyre

Ne zemer gure kullash kishte

Po s´i ngjane Tahirit
M´i vrisni edhe keta
U tha nene Skurta
Dhe ngriti koken larte

Krenare se krismen e armes se Tij
E degjuan te gjith kullat
Te gjitha bjeshket
E degjuan Londra,Gjeneva e Parisi
E degjuan Moska e Berlini

E sa per Tahirin
Ai do te varroset,tha,se se ben
Ai eshte I te gjitheve
Shoket do ta varrosin
Kengetaret do t´i kendojne kenge
Poetet do t´i thurin vargje
Te mirit te nenes
Becarit te nenes

Dhe sa here t´i kujtoje Kosova
Zgjedhjet e para
Mbi varrin e Tij
Do te hidhen tufa lulesh te fresketa
U tha ata dite qeneve te Serbise
Nene Shkurta-burreresha

Atdheut

Hyra mes poetesh
te thur  ca vargje  per ty
desha te jene romantik
me dolen tragjedi
hyra mes kengetaresh
t´kendoj kenge per trimeri
nuk dita te kendoj
me dolen  komedi

Atehere i thash vetes
pse mundohesh kot kur nuk di
mjafton ta duash me zemer
mjafton ta kesh gjithmone ne gji
mjafton te vdesesh per te
kur k´te e kerkon nga ti

Emaneti i fundit

Ate dite qe m´percolle
m´the rruge e mbare mor bir
me the se do t´rrish zgjar prane dritares 
duke me pritur
duke me thirr

I shtrir ne spital
po t´shkruaj keta rreshta
jane castet e fundit
po me mbaron jeta

Se shpejti do kthehem
deren ma le hap
s´do kthem i gjalle
do kthehem n´sarkofag
emanent e fundit nga une
t´me mbulosh me bajrak

Bisede me nje deshmor ne diten e pavaresise

17 Shkurti dite e re
ti nuk je n´darsem me ne
s´jemi bashke per te festuar
kete dite te shenuar

per cfare dasrme e ke fjalen
e cfare dite te shenuar
mos per kete ne derdhem gjakun
mos per kete kemi luftuar

ne luftuam per bashkim
jo t ´na ndajne perseri
kesaj here per gjithmone
k´saj i thua ti liri

shoket tone luftetare
shkelen lehte mbi gjakun tone
u shendrruan n´liberale
duke na ndare pergjithmone

per nje nate u pasuruan
e se cajne koken fare
per femijet mbete jetima 
qe ne rruge shesin cigare

Ballperball luftam me shki
per nje flamur
e per nje Shqiperi

Kosoves

Sikur nata qe i merr driten henes
une marre drite nga drita jote
m´jep fuqi si gjiri nenes 
n´labirinthin e k´saj bote

Per gurbet ate dite qe u nisa
fjale mbreme rruge e mbare
shko kah t´shkosh more bir
me ke nene e te kam djale

Jeta vitet m´i gelltit
Larg teje pllakos n´vetmi
sikur teja m´ha gurbeti
gjalle me mban vetem ti

Shpresa vdes gjithmone e fundi
ti akoma djale me ke
vetem kjo po me jep jete
ti m´i fal dy metra dhe

Mesuesit

Kush me tha se te kane vra
Kush me tha se ti ke vdek
Genjeshtaret me genjejne
N´vargun tim jeton per jete

Se t´ka marre plumbi ne ball
Per liri ke vdek me thane
Konstandini pas shtate bjeshkeve
Motren shkon ta merre ne t´pan

Ka mbete zbrazur n´ditar t´shkolles
M´thane rubrika lendes tende
Genjeshtaret me genjejne
N´mendje t´nxenesve jeton ende

Nuk ka liri pa nje Shqiperi
Ti nje dite u pate thene
Genjeshtaret me genjejne
N´zemra tyre zuri vend

Edhe n´vargun tim u fut
T`i jap gjak e peshe ta con
Genjeshtaret me genjejne
T`i s´ke vdek ende jeton

Me lindi kjo toke

Me lindi kjo toke 
qe nuk blihet
qe nuk shitet
por qe fitohet me gjak

Me lindi kjo toke
mbjelle me eshtra
e ujit me gjak
ne djepin e saj me perkundi
e ninulla me kendoj
duke rritur t´imin shtat

Per here t´pare n´Dardane haperova
me plot shprese per ardhmeri
isha i vogel nuk kuptoja
sa shume vuante nen Serbi

Pa u bere akoma burr
e kuptova
nje histori me vete
ruante cdo gure

Rexhep Qosjes

Floket e thinjur
Rrudha ne balle
Rrap i kapur per dhe fort
Shkruan e nuk ndal
Ne letrat shqiptare
Njeri shume i rralle

Me shpirt e me zemer
Njeri shume human
Kur ai flet e shkruan
Cdo fjale e tij  roman

Te mos shemben urat

Jepni mish e gjak
te mos shemben urat
Jepni mund e djerse
te mos shemben kullat

Ne ure 
u varros nje grua
ne ode
te ruhet ura u mesua

Gjirin jasht ja lane
te pije qumsht femija
jepni jete o trima
te mos vyshken kurr
dy lulet e mia
kulle guri Kosova
lulekuqe Shqiperia
per k´te u ndertua 
kulla dhe frengjia

Molla e sherrit

Ti dreq 
bir dreqi
shtrigan 
 bir shtrigani
bir kurve 
kurvari
 kopil 
sterkopil
 mbjelles i mollave t`sherit n´Ballkan
Lugat
shushunje qe fryhesh me gjak 

Mire e di
dhe kot mundohesh
Uren ta besh kufi
Lumin ta besh kufi

Ne ura 
ne kemi murosur nuse
dhe nuses i kemi lene gjirin jashte
qe te pijne qumshte femijet

E ata qe e pijne kete qumsht
rriten shpejt
behen dragoje 
Mic Sokola behen
Adem Jashara behen

Ata uren do ta bejne
Jo kufi
ure paqeje do ta bejne
qe lidhe njeriun me njeri

Ti kete e di
se te dy anet e Lumit jane te mijat
andej e kendej Ures  jane te mijat
dhe jo ti 
por une jam zoteri
ne keto troje 
qe mi la gjyshi e stergjyshi

Kur erdhe nga Karpatet
ti ma more Uren e Kullen
aren edhe kaun e zgjedhes ma more
me fute ne borgj
deri sa me detyrove
te shkoj kah jugu
kah Deti  

Por edhe kete e  di 
bile fort mire e di 
se ku ku eshte molla
jo molla e sherrit 
qe mbolle ti 
por Molla e kuqe
molla qe dikur ishte kufi

Atje
prap atje
do ta bejme kufirin 
jo te Ura
jo te Lumi

Ti qe mbolle mollen e  sherrit
do t`ia shohesh sherrin

Nje dite do te tkurresh 
do te  tkurresh  
ashtu si t´kurret gjarperi
sepse edhe ti gjarper je


Poezi kurbeti

Kose e ndryshkur ne tavan

Odes qe dikur priste miqe e dashamire
I vjen era myk

Abetares ne raftin e tejisurr
Iu kane zverdhur fletet

Oborrin e ka mbluar bari
Kosa eshte ndryshkur ne tavan

Mexhen nuk ka kush ta krasite
Sopata ka mmbetur e ngulur ne cungun e kalbur

Kaluan rembedhjete pranvera
Varret breg rruge pa u perterit me nje grushte dhe 
Shati ka mbetur ne vjet te ares

Fshateret kane hequr emrin tim
Nga lista e rendit te vades n ' katund
Ara e madhe eshte bere djerrine

Te dere e oborrit askush nuk therret
Askush nuk troket

Oxhaku nuk tymon
Eshte myllur dere e konakut

Duke pritur

Ne cepalle
lot i pa thare
buza dridhet
nuk thote dot nje fjale

Enderr shuar
shpirt zhuritur
zemer thyer
duke pritur

Dite humbur
i pa shprese
i harruar
larg Atdheut
s´dua te vdes

E gjelberta 
jo nuk hapet
rri stopuar fati im
amanet ata qe m´njohin
t´me varrosin n´fshatin tim

nje ditar nga jeta ime
kete tufe me poezi
dhe dy varre breg nje rruge
amanet femijeve t´mi

Nese s´duan t´me harrojne
nese dojne e nuk pritojne
keto shkrime t´i lexojne

Ne cdo shkrim
kam nje kujtim
e cdo varg
qe une e shkrova
ia kushtova 
Atdheut tim

Ecen

Ecen rrugeve t´botes
Ne kete dite me shi
Me duar ne xhepa
Koken mbushe merzi

Ndalem n´semafor
E nuk di kah t´shkoj
Gurbeti n´dhe te huaj
Jeten ma shkatrroj

Ndizet e gjelberta
N´tjetren ane kaloj
N`stacion te treni 
Kembet vet me cojne
Ndoshta mos do zoti
Ndonje mik takoj

Se bashku te shkojme
T´pime nje gote raki
Dua t´mbyt merzine
Mallin per shtepi

Ku ta shuaj flaken e etjes per ty Kosove

Ka vite qe dere shtepise nuk eshte hapur
E ara e madhe ka mbetur djerrine
Ku ta shuaj flaken e urise per ty Kosove

Mbi kulumni ka zere myshku
E bunari eshte rrafshur me toke
Ku ta shuaj flaken e etjes per ty Kosove

Qerdhine e madhe
E ka pre fqinji gjate luftes
E cungu i druve eshte kalbur n ' pborr
Ku ta shuaj faken e mallit per ty Kosove

Kur te vdes

Kur te vdes
te vdes nga malli duke qare
Atdheu im i dashur
Toke e premtuar
s´kerkoj shume nga ti
te ma hapesh deren
t´me merr ne gji
si femijen qe merr nena
me prano  si djal
 vec Ti m´i fal dy metra
dy metra DHE  per varr

Lotet s ' me teren ne cepalle

10 vite te tera sgpirti m ' eshte djegur
floket m ' jane thinjur 
rrudhahet e ballit thelluar
n ' kerkim te nje dallendysheje
si Shiroka n´Atedhe per ta cuar

se ajte ku u linda
buze rruges kam dy varre
nje shtepi te vogel
me poshte nje cope are
vashen qe hyri ne vargjet  e mia
n ' biblioteken e shtepise 
e lash nje ABETARE

Dhedallendyshen kur e gjeta
shqip e pershemdeta
edhe shqip i thash
nisu
shko
flutoro
kur te arrish atje
mbi guret e atyre varreve ndalo
t ' u thuash mos ngurro
sa me ka marre malli te shetis 

bregut te Bistrices
te kenacem me muziken e valeve te saj
ta ndjeje aromen a misernikes 
dhe me vesen e mengjesit syte e mi t ' i laj

vashes te m ' i thuash
floket e saj te derdhur mbi supe
ende me rijne perpara
nga s ' teret ne cepalla

Ate e porosita
Kur te kthehet perseri
Abetaren ne sqep e saj ta marre
keteu ta mesojen ALFABETIN
femijet e mi

Malli kerkon afri largesish

Malli kerkon afri largesisch
loti nuk teret ne qepalle 
Malli kerkon afri largesish

Malli kerkon afri largesisch
loti nuk teret ne qepalle 
nga pritja e zgjatur
buza e perveluar nga puthja
are e care nga etja

Vall do ta shuash zjarrin e Erosit?

Ti me je shume larg e dashur
puthjen ta dergoj me pushine e lehte te eres
ta shuaj etjen n buzet e tua

E di qe je hidheruar pse nuk vije 
bashke me eren ta dergoj perqafimin tim
shpresa gjithmone vdes e fundit

nga pritja e zgjatur
buza e perveluar nga puthja
are e care nga etja

Vall do ta shuash zjarrin e Erosit?

Ti me je shume larg e dashur
puthjen ta dergoj me pushine e lehte te eres
ta shuaj etjen n buzet e tua

E di qe je hidheruar pse nuk vije 
bashke me eren ta dergoj perqafimin tim
shpresa gjithmone vdes e fundit

Mos me kerko

Kur te zgjohesh ne mengjes
Mos me kerko ne oborr
Mos me kerko ne kopsht
Mos me kerko ne shkolle

Kur ta hani darken
Mos sill luge per mua
Pjaten time ne sofer
Lereni te zbrazur

Kur te pini cajin
Gotes sime mos i hidhni sheqer
edhe kur te flesh 
Mos kerko te futesh ne gjirin tim

Mua dhe Ty tani na ndajne kilometra
            
As mamin mos e trazo te lutem Beslinda
Asaj akoma I dhemb trupi nga “pendreket”
Akoma lekuren e ka te mavijosur

Mos Beslinda,mos
Ajo eshte e traumatizuar
ne koke akoma I sillen 
gjarperinjte e gjakut 

Mungesen time ajo e ndjene thelle ne shpirt
dhe vec Zoti e di kur 
e ndoshta edhe  kurr  me nuk do te kthehem
edhe ndoshta kurr me nuk do te shihemi

Andaj,Beslinda
cika jeme
Sadiku kosen le ta vare ne tra te shtepise
Shatin ne dege te kumbulles
E sopaten le ta ngule  thelle ne cungun e druve

Ara do te mbushet me bar te keq
me kaqa 
me therra 
me murriza

Dheu do te cahet nga mungesa e vades 

Mami akoma nuk e di se une jam ne Shqiperi
ne Shqiperine qe gjithmone e kam enderuuar ndryshe 
jo keshtu
jo ne kete menyre
jo keshtu si eshte

Ne enderrat e mia 
Ajo gjithmone ka qene vendi me I bukur
me romantiku
vendi me I dashur ne bote
por e bashkuar 
jo keshtu e ndare ne pese shtete

Ne valixhen e plackave mora me vehte

Ne valxhen e plackave mora me vehte
Te gjitha ato pranvera
te ftohta
te acarta
pa diell

pranvera te ulura me gjak

Ne valixhen e plackavmora me vehte
Te gjitha ato pranvera
Pa cicerrima
Pa lule
Pa gjelbrim

Blerimi ishte zverdhur 
si fletet e librit 
ne raftin e oxhakut

Ne valixhen e plackave mora me vete
Te gjitha rruget 
e rrugicat e fshatit
Simfonine e valve te bistrices
Oshtimen e ujit 
qe binte me rrembim
Neper lugjet e kalbura
Mora zhurmen e moknes
Qe kotsekoti rrahte 
guret e mullirit

Mullisine e vrane para dere
Uria metode e persosur sllave

Ne valixhen e plackave mora me vete
nje grusht dhe lagur 
me gjakun e Tahirit
me lotet e nene Shkurtes
burrereshes
me lotet e moter Gales
sokoleshes

qe kot pret 
t´i hapet dere e oborrit
nga vellai i motres
mesuesit

Ne valixhen e plackave mora me vete

Melodine e embel te kavallit
Kengen e bariut qe i kendonte vashes se tij
flokete derdhur permbi supet e vshes
qe hyri ne vargjet e mia
Nje kenge t‘ kenduar n‘ cifteli
Nje peisazh nga bistrica
Dhe nje abetar te lagur me lotin e femijes
e futa thelle ne gji

Mora femijerine time

Ne valixhen e plackave mora me vehte
Shkallet e Teatrit te 
Prishtines
Binen ku luhej
Mahatma Gandi
Hamleti
Ku luhej Sokrati

Ne valixhen e plackave 
mora me vehte
Qetesine e sallave te leximit
Terasen e Boro e Ramizit
Bashk me te gjithe 
te dashuruarit
Mora gjithe korzon
Mora zhurmen e lugeve e piatave
ne menzen e studentave
Bisedat ilegale ne dhomen nr.7
Ne Konviktin nr.3

Ne valixhen e plackave mora me vete
Te gjitha ato pranvera
Me klasa te zbarazura
Pa mesues
Pa nxenes

Atyre ua kishin vrare buzeqeshien
shkolles i kishin vere dryrin
gjarperinjte e gjakut

Ne valixhen e plackave mora me vete
Te gjitha ato pranvera
Kur cdo te premte ,,presidenti“
Ma cante koken me konferenca te thata shtypi
E stacionet e autobuzeve
Ishin shendrruar ne lendina lotesh

Jemi shprendare si zogjet e qyqes

Ne valixhen e plackave mora me vete
Te gjitha ato pranvera
Kur ,,presidenti “ shperblehej me cmime te larta
e thithte para te majme nga Europa
per gandizmin
per durimin tone

Buzeqeshja buzeqeshje kurvash

Ne valixhen e plackave mora me vete
Te gjitha ato pranvera
Kur Kosova u shendrua ne teater
Ku luhej cdo rol
Ku luhej tragjedi e komedi bashke

Europes i pelqente ky teater i madh
ky teater e quajtur Kosove
Ky laborator ku eksprimentohej
 me njerze e jo me minje

Eksperimentohej sistemi yne nervor

Ne valixhen e plackave mora me vehte
te gjitha ato pranvera
kur koken e mbaja nen sqetulle si kungull
pa ditur se si do te perfundoje
do ta hanin gjarperinjte e zi
apo do ta hante vehten rrugeve te Evrope

Kujtimet
mezine
e vetmine
I mora per dore dhe u nisa
per ku s´duhej te nisesha
prej ku ndoshta s´do te kthehem me kurre

Zoti mos e shkrofte

U nisa dhe ne valigjen e plackave
I mora te gjithat
dhe me te gjithat do te bashkudhetojme
do t´i barte me vehte ashtu si e barte lekuren time
dhe bashke me to ne fund
do te ngujohem edhe ne sarkofag

Nenes

Ti qaje bashke me mua
kur si foshnje qaja une
kurre nuk lodheshe
kur une te leja pa gjume

Kur une qeshja
ti laheshe me gazin tim
rruget m´i paraoje
ditet i mbushje me bekim

Bashke me shtatin tim
te rritej shpresa per jete
ja po me rritet djali, thoje
do t ' kam pleqeri te qete

Por qe do qe fati
larg, shume larg me treti
bash si teja drurin
po me ha gurbeti

Ti vdiqe pa te pare
dhe kjo po me mbyte
me fal per te gjitha
te lutet biri yt

Rruga e pa kthim

Strajcen e gurbetcarit
nga babi trashegova
si duket dhe im bir
do t´shkoje gjurmeve tona

Se di ku do te ndalet
n´Europe a n`Azi
ne Token e premtuar
a n´Australi

Percjell brez pas brezi
kjo strajce e mallkuar
gjate gjithe historise
mbi ne ka renduar

Nga se kurva plake
kurre s´na ka perkedhele
pa u thare akoma
tjetren plage ka cele

Kur me pushtoje serbi
mbylli sy e veshe
edhe pse e thirra
kurre nuk m´u pergjegj

Edhe pse nje djale
ma kalbi ne burg
edhe pse vajzen
keq ma perdhunoje
edhe pse nuses nje femije
nga barku ia nxori
edhe pse shtepine 
fare ma shkreteroje

Edhe pse na dogji
me robe e femije
Bjeshket e Kelmendit
ia dha Malit t´Zi

Dardanen e vjeter
ia dha Serbise
Iliriden maqedonit
Camerine Grecise

Andaj m´u deshte t´nisem
n´rrugen e pa kthim
me pak te ha buke
e me shume pelin

Me pak te pij uj
e me shume t´pij lote
nuk di ku t´gjej prehje
vec te i madhi Zot

Sa me merr malli

Sa me merer malli per Kosoven
per fushen e lulezuar
per bjeshket e larta
Drinin e kulluar

Sa me merr malli per femijet
sa me merr malli per grua
per valet e bistrices
me digjet shpirti mua

shkruar ne Shqiperi-1992

Sadiku prap do te na bashkoje

Bregut te bistrices
zemrat na rrihnin me shpejtesi
T ishe ne Mua 
Une isha ne ty

Beme dasme te madhe
ate dite qe u martuam
8 vjet martese
t´lumtur i kaluam
si dy zogje te vegjel
si dy lule Prilli

Por kjo lumturi nuk zgjati
se serbin kishim ne shtepi
Une u desh te iken
Ti te mbeteshe aty

Atdheu na thirri
t´bejme zgjdhje per Parlament te ri
u desh te vdes Tahiri
Une te iken ne Shqiperi

Por Ti mos u merzit
se serbi do ta psoje
Sadiku biri yne
 prap do t´na bashkoje

Sot e mot

Une ta fal shikimin
Ti me shikon

Un eta fal perqafimin
Ti me perqafon

Une ta fal forcen 
ti me shterngon

une ta fal pik`n  e veses
ti syte mi pastron

Une ta fale cicerrimen e zogut
Ti e degjon

Une ta fale pagjumesine
Ti me zgjon

Un eta fale lotin
Nese n`zemer  t´pikon

Une ta fal vetmine 
Ti e provon

Une ta fal vajin 
Ti me vajton Sot e mot

Une ta fal shikimin
Ti me shikon

Un eta fal perqafimin
Ti me perqafon

Une ta fal forcen 
ti me shterngon

une ta fal pik`n  e veses
ti syte mi pastron

Une ta fale cicerrimen e zogut
Ti e degjon

Une ta fale pagjumesine
Ti me zgjon

Un eta fale lotin
Nese n`zemer  t´pikon

Une ta fal vetmine 
Ti e provon

Une ta fal vajin 
Ti me vajton

Une ta fal vargun 
Ti e lexon

T´I fal shpirt e zemer 
Nese ti i don

Zemra zemren e therret
Ka hap dyert po te pret 
Mos vono eja me vrap
Sa s´jane mbyllur dyert prap

Se n´kete bote
E n´tjetren bote 
Bashke do jemi
Sot e mot
Sot e mot

Sot e mot

Une ta fal shikimin
Ti me shikon

Un eta fal perqafimin
Ti me perqafon

Une ta fal forcen 
ti me shterngon

une ta fal pik`n  e veses
ti syte mi pastron

Une ta fale cicerrimen e zogut
Ti e degjon

Une ta fale pagjumesine
Ti me zgjon

Un eta fale lotin
Nese n`zemer  t´pikon

Une ta fal vetmine 
Ti e provon

Une ta fal vajin 
Ti me vajton

Une ta fal vargun 
Ti e lexon

T´I fal shpirt e zemer 
Nese ti i don

Zemra zemren e therret
Ka hap dyert po te pret 
Mos vono eja me vrap
Sa s´jane mbyllur dyert prap

Se n´kete bote
E n´tjetren bote 
Bashke do jemi
Sot e mot
Sot e mot

Sot e mot

Une ta fal shikimin
Ti me shikon

Un eta fal perqafimin
Ti me perqafon

Une ta fal forcen 
ti me shterngon

une ta fal pik`n  e veses
ti syte mi pastron

Une ta fale cicerrimen e zogut
Ti e degjon

Une ta fale pagjumesine
Ti me zgjon

Un eta fale lotin
Nese n`zemer  t´pikon

Une ta fal vetmine 
Ti e provon

Une ta fal vajin 
Ti me vajton

Une ta fal vargun 
Ti e lexon

T´I fal shpirt e zemer 
Nese ti i don

Zemra zemren e therret
Ka hap dyert po te pret 
Mos vono eja me vrap
Sa s´jane mbyllur dyert prap

Se n´kete bote
E n´tjetren bote 
Bashke do jemi
Sot e mot
Sot e mot

Sot e mot

Une ta fal shikimin
Ti me shikon

Un eta fal perqafimin
Ti me perqafon

Une ta fal forcen 
ti me shterngon

une ta fal pik`n  e veses
ti syte mi pastron

Une ta fale cicerrimen e zogut
Ti e degjon

Une ta fale pagjumesine
Ti me zgjon

Un eta fale lotin
Nese n`zemer  t´pikon

Une ta fal vetmine 
Ti e provon

Une ta fal vajin 
Ti me vajton

Une ta fal vargun 
Ti e lexon

T´I fal shpirt e zemer 
Nese ti i don

Zemra zemren e therret
Ka hap dyert po te pret 
Mos vono eja me vrap
Sa s´jane mbyllur dyert prap

Se n´kete bote
E n´tjetren bote 
Bashke do jemi
Sot e mot
Sot e mot

Une ta fal vargun 
Ti e lexon

T´I fal shpirt e zemer 
Nese ti i don

Zemra zemren e therret
Ka hap dyert po te pret 
Mos vono eja me vrap
Sa s´jane mbyllur dyert prap

Se n´kete bote
E n´tjetren bote 
Bashke do jemi
Sot e mot
Sot e mot

Une azilanti me kundennummer 1244

Sofra plot
nuk me hahet
gjelles i mungon shija

Prane kroit
i ectuar
ne gurin ku del uji shkruan
"Kein Trinkwasser"

Qajit i kam hedhur mjaft natren
prap me vjen pelin

Kopshti plot me lule
nuk dehem nga aroma

Te dashuren per bri
nuk jam me te

Raina shkon vale vale 
nuk e degjoj simfonine e tyre

Shetis neper pyell
nuk ka hije

Pika e shiut ma ndjellin gjumin
une nuk fle 

Dielli te djege lekuren
mua azilantin me Kundennummer 1244
nuk me ngroh dot

Une kam vendose te kthehem

Mbylle syte
Ti  me del perpara
Si engjellushe fluturon ne qiellin e paster
Kaltersi

Mbylle syte
Ti me del perpara
Si ere e ngohte jugu
Lundron mbi detin e hapur
Muzike e valeve
Ngrohtesi

Mbylle syte 
Ti me del perpara
Ne kopshtin e pa fund
Dashuri

Une rrugeve te Europes 
Nuk djehem mire
Vetmi

Ne pasqyre shikoje
Floket e zbardhura

Gurbeti geltit vitet
Rinia shenderrohet ne pleqeri

Teja ha kohen 
Si drurin

Ajo nuk ndalet
Nuk kapet
Megjithese  vone
Shume vone
Une kam vendose te kthehem atje
Ku simfoni e valeve te bistrices
Percillte puthjen tone te pare
kur rrezet e henes lemonin floket e tua
Derdhur si mendafsh mbi supe

Une kam vendos te kthehem  atje
Ku lulet do te na perqafojne
E  ne do tua thithim
 Aromen 
Nektarin

Une kam vendose te kthehem atje 
ku  syte i lanim me vesen e mengjesit
 atje ku pergjithmone do te  te kam prane
E do te jetojme pergjithmone bashke

Ti do te ma falesh
Kaltersine
Ngohtesine
Dashurine

Ajo gezimin e ndante me ne

Pa na pyetur neve
ajo na shoqeronte
ne vend te nenave tona
sikur na bekonteme 
me driten e saj
po na ledhatontene 
ne vend te notsrit
po na kurorzonte

gezimin e ndante
ajo bashke me ne
bukuri mahnitese 
nen qiellin pa re

As kend se kam puthe 

Kujt I kam thene lule
Kujt I kam thene hene
Vec teje shpirt
As kujt s`I kam thene

Kujt i kam thene locke
E kujt engjellushe
Vec teje shpirt
As kend se kam puthe
           
Ashtu si ne diten e pare

Dora me dridhet
zemra pervelon
falju e tera
zemres qe te don

pikat e shiut ne xhame
lote te mij ne qepalle
ta puthe buzen e care 
ashtu si ne diten e pare

DO TE BEHEM

Do te behem lot
n´qepallen tende t´qendroj

Do te behem ajr
n´mushkrite tua t´notoj

Do te behem fluture
n´krahun tend t´pushoje

Do te behem ere
Trupin ta pershkoj

Vese mengjesi do behem
Faqet t´i pastroj

Gjithe cka do te behem
Vetem prane te kam

Do te vije i lehte si era

Lere deren hapur
Se naten di t´vij
Dua t´futem n´enderre
Dua t´futem n´gji
Dua te te prek
Dua t´ledhatoj
Embelsine e buzeve
Dua ta shijoj
Do te vij i lehte si era
Thimthat t´i kafshoj
Fare frike mos ke
Nga gjumi s´te zgkoj

Kete skene per ta pare

Pa na pyetur neve
ajo na shqeronte
n´vend te nenave tona 
sikur na bekonte

me driten e saj 
po na ledhatonte
ne vend te notarit
po na kuror´zonte
Gezimin e ndante 
ajo bashke me ne
bukuri mahnitese
ne qiellin pa re

Kur do te vije dita

Kur do te vije dita prap do te takoj
do te marre ne krah do te perafoj
embelsine e buzeve prap do ta shijoj
do ta thithi gjuhen thimthat t´i kafshoje
gushen do ta puthe belin ta shterngoj
lotin do ta fshij vuajtjen ta sheroj

Kur trokite n´zemren time

Zemra ime 
S`eshte hotel
kujtdo  t´i teket
t`hyje e t`dele

Ne zemren  time 
Vec  per ty ka vend
Ne qendren e saj
Vec  teje s´do  askend

Kur  trokite n`deren e saj 
Ishte shume e bute
celi deren shpejte
Brenda te te fute

Pasi  hyre brenda 
Ube e forte gur
Nga qender e saj
S`do te dalesh kurr

Kurre s´kam qene poet

Kurre s´kam qene poet 
as kam shkruar per dashuri
pervec nje here
kur shkrova per ty
dhe ato qe shkrova
cfare ishin se di
nese ishin proze
apo poezi
por cfare te kam shkruar 
edhe sot e di

Larg me ke ikur

Larg me ke ikur
ke filluar jete te re
si do te jete puna
per vete e ke

Nese ndjehesh e vetmuar
nese s´ke nje tjeter
nese ke gabuar
t´pret dashuri e vjeter

Me meshiro

E di qe nuk me fale
kur t´kerkoj meshire
e megjithate te ulem 
ne gjunje para teje
me duket me mire

Kur te me shikosh lotin tim ne sy
dhe mallin qe zemren pervelon
besoj qe do bindesh sa te dua
dhe me meshiron

Nate e pare

Loti i ngrire n´qepalle
zemra me coptohet
kur nate e pare 
me ty me kujtohet

Nuk ishim ne shtrat
as hip mbi kal te bardhe
breg bistrice 
ishim ulur
n´livadhin plot me bar
buzet ishin ngjitur
e floket kaqurrele 
mbi supe m´ishin vare
nuk donin as hena
kete skene per ta pare

Ne Gjakun Tim Vec Ty do Te Gjenje

Le t' ma ndrydhin trurin
Gjer sa leng t ' pikoje
Le t' ma ndrydhin syrin
Gjer sa te lotoje
le t' ma ndrydhin zemren
Gjer sa gjake t ' leshoje
Trupin le t ' ma presin
Cope-cope le t ' ma bejne
Brenda gjakut tim
Vec ty do t ' gjejne

Andaj gjer ne Ferr
Pas teje do t ' vij
Edhe pse do t ' digjem
e do t ' behem hi
Helm n ' qofte loti yt
Gjer n ' fund do ta pi

Nuk dua te vdes

Per dashurine tone 
Kurr s`dua te vdes
Por nese ndodhe kjo
Edhe ne varr
Me puthje te pres
Ferrit a parajses
T`i biem mes per mes

Pa ty jeta s´ka kuptim

Kaluan muaj
kaluan vite
Valle e shuaj dot kete mall
Shpirti im sa shum me prite
valle do kthehem dot i gjall

Jeta ferr
Vdekja shpetim
Shprese thyer 
Ne dhe te huaj
Pa ty jeta s´ka kuptim

Pa ty nuk mund te jetoj

Bjeshkeve te larta
S`ka c`t`ju beje stuhija
Por cope e therime
I bene  dashuria

Ne vlugun e rinise
Sot  te vdes kerkoj
Se jeten pa ty
Nuk mund ta jeteoj
Se dashuria  zemren
Keq ma biroj

Per pak dite do t ' vije pranvera

Une te rrapi po te pres
t ' i lashe syte me lote te mi
Te m ' i lagesj buzet e thara
Pastaj ik perseri

Per pak dite do te vije pranvera
Qe me vete sjelle gezim
Me nxehtesin e saj zhuritese
Do ta thaje lotin tim

S´jetoj dot pa ty

As qe kerkoj celsat e zemres
ku Ti je ndry
s´dua te dalesh nga gjaku im
s´jetoj dot pa ty

Te burimi

Atje te burimi
ku ka pi uj trimi

Atje te burimi
ku ka vdekur trimi

Me ujin e ftohte te tij
i lava syte e mi

Atje per here te pare dashurove
me vajzen e vargut tim u takova

Atje te dy bashke u lame
puthjen tone te pare 
burimit ia lame

Ti erdhe e para

Ti erdhe e para
dhe ma trazove jeten
i dhe kahje tjeter
nuk e le ne te veten

Ti erdhe e para 
dhe thelle ne mua u strehove
jo vetem ne zemer
u fute ne cdo pore

Ti erdhe e para 
dhe bere shume mire
kurr s´t´hudha nga vetja
qe te jam i lire

Ti erdhe e para 
dhe gjithnje bashkeudhtojme
ne Ferr a ne Parajse
s´bashku do t´jetojme

TI LARG ISHE TRETUR

Kur i hapa syte
Ti larg ishe tretur
Pervec puthjes tende
As gje s´kishte mbetur

Por filxhan do behem
Ne buzet e tua
Sa here te pijsh kaffe
Do t´me puthesh dhe mua.

Cdo dite te therras

Dhembjet dhe vetmia 
nuk me lene rehat
as smund te rri ulur
as mun te rri ne shtrat
as smund te rri brenda 
as smund te rri jashte

Cdo dite te therras
te me marresh prane
s´di a me degjon
pergjegje nuk kam

Apo mos ndoshta
me mua je hidheruar
apo s´ke fuqi o nene
per te me ndihmuar

Large atdheut e e vajzes sime 
gurbeti m´i thjth vitet
larg varrit tend e t´babait
teja m´i ha ditet

Keshtu me o nene
jeta nuk jetohet
shpirti prehje s´gjen
vetmia s`largohet
dhembjet s´me pushojne
mplakja nuk sherohet

Andaj e lus Zotin
t´ma marre shpirtin tim
qe te me pushojne dhembjet
dhe t`jemi bashke n´amshim

Dua te ec

Dua te ec
ballperball furtunes
Asaj nuk i perkulem
vdekjes nuk i druhem
Dashuria te con kah brigjet 
kah shtigjet
Shpresa vdes e fundit

Konference per gazetare

I thash ketij zoteriut
Ananit t´i beje t´fala
gjate mandatit tim
kemi ec shume para
nuk jemi krejt „cisto“
kemi edhe enklava

Me s´miri per kosoven
do t´ishte pavaresia
por nese bota ngul kembe
bene dhe autonomia

Ngrehu permbi ererat

Ngrehu permbi ererat
Nese do te jeshe rrap 
i ngulur forte per dhe

Ngrehu per mbi kohen
Nese do te jeshe i madhe 
si i madhi Promete

Ngrehu prembi ndasite
Nese do te jeshe i madhe
si i madhi Skenderbe

Mos e thirr dyshimin dhe hamendjen
Se do te jeshe Hamlet i kohes

Pse

Pse nje here dite 
Pse nje here nate
Pse njeri guximtar 
Pse tjetri i ngrate

Pse nje here dimmer
Pse nje here vere
Pse njeri pi uje 
Pse tjeteri pi vere

Pse njeri ka shume 
Pse tjetri pak
Pse njeri ne pallat 
Pse tjetri ne sokak

Pse njeri i bardhe 
Pse tjetri i zi
Pse njri i sakte
Pse tjetri dallaveragji

Pse njeri qan
Pse tjetri qesh
Pse njeri fole shume 
Pse tjetri heshte

Pse njeri me buke
Pse tjetri pa buke
Pse njeri qengj
Pse tjetri ujk

Pse njeri shkruan
Pse tjetri vulose
Pse njeri punon shume
Pse tjetri diten kot sose

Pse njeri ka shume liri
Pse tjetri e ka me kufi
Pse njeri ben cfare don
Pse tjetri nuk guxon

Pse njeri flokekrehur
Pse tjetri si iriqi
Pse njeri luan bukur 
Pse tjetri si Iblisi

Pse njera e veshur 
Pse tjetra e c´veshur
Pse njera e mbuluar
Pse tjetra e zbuluar

Pse njera n´fustan
Pse tjetra n´minic
Pse njera e ndershme 
E pse tjetra hiq

Pse njera gjoksin mbulon
E pse tjetra e zbulun
Pse njera ne parajs
E tjetra ne ferr shkon

Pse Thaci ludftoj
E pse Rugova fitoj
Pse UCK-ja
Me s´keqi e psoje

Pse njri katolik
Pse tjetri musliman
Pse njeri jude
Pse tjetri ortodoks

Pse rrush e kumbulla
Bashke jane perzi
Pse lengu i tyre
As vere as raki

Pse se kemi 
t´gjithe nje t´drejte
pse nuk jemi
t´gjithe te njejte

pse dikush po 
pse dikush jo
cfare jete e poshter 
na qenka kjo

Skenar i shemtuar apo jo?

Koha nuk kapet
ikja nuk ndalet

zbraztira gelltit endrat
vetmia gelltit vitet

rinia tretet ne plakje
semurje e pa sheruar

Bukuria kthehet ne shemti

Shpresa shuhet deri ne fikje
edhe pse vdes e fundit

Ne fund as gje 
vec duarve te ngritura drejt qiellit
qe lusin per amshim

Skenar i shemtuar apo jo



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora