Kulturë
Fran Buzhala: Duke pritur një mik!
E shtune, 23.01.2010, 10:56 PM
REFLEKSION
DUKE PRITUR NJI MIK!
Kumbara-kafja-miku.
Nga Fran Buzhala
Kështu po e fillojë këtë artikull, zakonisht duhet menduar edhe kur të ndodhin ngjarje të shkuara, aktuale, ditore. Vitet shkojnë e vijnë, brenda atyre viteve ndodhin edhe ngjarje, mundime, zhgënjime, shpresa, strese, e shumë gjëra të tjera që janë pjesë e jetës.
Një kafe po e pi , aty diku në kryeqendrën tonë Prishtinë, e porosita një kafe, duke pritur një mik timin, në një restorant modern , me mysafir të shumtë nga shumë anë të Kosovës, ndonjë mysafir politikan kosovar, me nga dy vasha nga Shqipëria, aty afër një djalë i ri, i gjatë student më ofrohet në shoqëri, dhe më pyet: a është e lirë? Po, po i thashë. E ftova në tavolinën time dhe kështu filloi biseda.
Urdhra çka dëshironi të pini, ju qeras unë.
-Po nga të kemi or djalosh, s’po ju njoh?
-Jam student këtu.
-Si po ju shkojnë studimet?
-Mirë, por kam qenë edhe në akademinë e Kosovës, më larguan dhe s’po me lejnë as në punë shokët e mi në qeveri, me pretekst se kam cenua territorin e Serbisë, se kam luftuar atje në Preshevë dhe ky është urdhër nga UMNIK, po vazhdoi studimet për të filluar ndonjë punë, nëse s’më i ndalojnë!
Ndërkohë, lexoja prapë aty një gazetë ditore, ku shumë të rinj po bëjnë vetëvrasje, disa fatkeqësi në komunikacion, pesë të vdekur në rrugën për në Mal të Zi, trembëdhjetë në rrugën për Kroaci, tetëmbëdhjetë në rrugën për në Shqipëri.
Pritjet në radhë të gjata me ditë, me javë për tu pajisur me dokumente udhëtimi, i humbën pushimet, planet e tyre në bregdetin shqiptar, të gjithë nga diaspora. Ishte bërë problem për këngëtar në zgjedhje, se shumë nga këngëtaret kishin shkuar jashtë shtetit nga ato kontrata që i kishin, por dhe për këngëtar ashtu, se një pjesë e tyre kishin hyrë nëpër parti politike. Një lajm tjetër në atë gazetë, shkruante, se “femrat shqiptare po martohen me serbët, nga miqësitë e vjetra nga kumbari i tyre i hershëm!”
Lëshova atë lokal e po prisja një mik timin, ai m’u lut me shpirt që të më takoi përsëri, por më s’e takova. E vazhdova në një restorant tjetër, aty pres mikun tim... Andej, djathtas dëgjoi dy burra duke biseduar në moshë të vjetër, duke bërë bisedë për të kaluarën me serbët, por edhe për të tashmen, si po rrjedhin gjërat.
I dëgjoi me vëmendje, flasin për kumbarinë e tyre të moçme me serbët, i tregon për komshiun e vet, se ja kanë ruajt mjetet bujqësore, traktor e këso gjërash, vazhdonte ajo bisedë. Unë po lexoja shtypin kosovar, na paskan vëllazëruar disa revista, një më e njohur këtu në Prishtinë me një gazetë Novin e Beogradit. Novosti qenkan ftuar për vizita në Kalemigdan nga miqësia e tyre të vëllazëruara. Aty paska dhënë intervistë edhe një serb, miqësinë me kumbarët e vet. Ata vazhdojnë se si kanë shkuar në një mjedis enklava serbe, kur krushqia i tij serb, ia kish kërkua mjetet bujqësore, por ky kishte thënë, se edhe bagëtinë, një lopë, ta kam ruajtur, por Serbi kishte thënë: Jo një, por tre, sepse që sa vite e ke mbajt, i ka bërë edhe tre viça dhe m’i ke borxh, kështu i ka dal llogaria!
Po ju kishte kërcënua nëse nuk bien tre, kam për me i çua policin e UMNIK-ut.
Por ky, nga frika s’e kishte çuar edhe para lufte policin, për armë fqinji tij serb, se e kishte paguar tre, atë armë, u detyrua me shkua në enklava serbe. Takimet vazhdojnë, fqinji serb kërkon aty bashkëpunim me kumbarët e vet, pikërisht, aty që kishte shumë para lufte, por për shkak të saj iu prish kumbaria. Me shumë të tjerë bisedojnë, bëjnë plane edhe për një djalë të Syles, se paska qenë ushtar i UÇK-së, për me ra në kontakt me të, por vështir se sipas tyre qenka rebel i fort. Na paska luftuar shumë ai kundër paramilitareve serb, por ky serbi me emër Jovan, i thotë, “ është vështir me at djalë, se edhe ku ka qen i vogël, kam deshtë e me ia pre flokët. Me qen kumbarë s’kam mund, se ka qen shumë i egër, por do ta bindim disi.”
Shkojnë për vizita në fshatin e tyre me policin e UMNIK-ut, të organizuar, takohen aty dhe bëjnë plane, kujton kumbarët edhe të disave që janë në pushtet, takime, biseda e kështu me radhë. Po si t’ia bëjnë me djalin e Syles? Sipas tyre, atij rebelit, prapë e vështir. Këta bëjnë biseda prapë me udhëheqës nga kumbarët e tyre të moçëm, shkojnë në kryeqendrën tonë, ku paska edhe një kumbarë mik, se bashkë paskan krye shkollën në mbrëmje natën (në sistemin komunist shkollat e natës për avancim). Aty takohen edhe me Prof. Dr. që për një vit i kishin marrë shollat më shpejt, se ato të territ komunist në këtë rend demokratik.
Vazhdojnë prapë takimet në tjetër mjedis... tek enklava serbe në Kosovë, kumbarët bashkë aty dhe ja, e paska dhe si palë policia e UMNIK-ut. Takimi sjell fryte sipas tyre dhe del në informacion, në revista, në lajme, se janë pjek kushtet për kthim!
Vazhdojnë kumbaritë, miqësitë e moçme, ndihma për dokumente të udhëtimit, pasaporta biometrike për lëvizje të lirë të shtetasve tanë në vendet e BE. Këto, i garantojnë kumbaritë. “A jemi komshi, e ç’na morën në qafë këta rebelët, se kemi qenë shumë të mirë me një jetë të lumtur”, vazhdon takimi edhe në qendër lart në ministri,duke buzëqeshur, para kamerave, e kështu me radhë.
Problemi mbetet te djali i Syles, atij “rebelit” se ne nuk mundim me lëviz. Kur t’i shohim ata “rebelë” sepse s’na dëgjon komshiu e tij! Ia dhamë pasaportën biometrike me një shumë simbolike 5000 euro, hiç më shumë, tani lëviz i lirë në tërë Evropën, dhe kur të kthehet nëpër Serbi, vjen edhe te kumbara, në Krushevc rrimë pak, bëjmë muhabet e pyesim, si kalove atje?!
Po si përfundoi në fund, puna e djalit të Syles? - e pyet ai. Por kumbara nga enklavat It Hot, tha: “dëgjo, shiko lajmet sot në mbrëmje se i kam pas do takime shumë të MIRA !”
Lajmet fillojnë, në informatën e parë, lajm: “Prokuroria ndërkombëtare, në bashkëpunim me organet speciale të UMNIK-ut, në bashkëpunim me organet vendore të Kosovës, nga hetimet që janë bërë mori vendim: Të arrestoi disa persona përgjegjës , që kanë sulmuar serbët dhe janë të papërshtatshëm për kthimin e serbëve”.
Po pse kumbara Jovan kështu ka bërë, se aty ishte djali i Syles, jo unë. S’e bëra, por me ju së bashku, sepse ai ishte NJERIU KUNDER KLANEVE TE MEDHA!
-Po ka kohë për përmirësim, se do të shkoi të vizitoi edhe burgun e Dubravës me ndërkombëtaret, dhe së bashku do të shkojmë, por një herë dua me shkua në Shqipëri. Atje kam pas babagjyshin me ia vizitua varrezën, se paska shkuar në Shkodër për të marrë Shkodrën, me ndihmua Malazezët dhe kam një djalë mos po e gjej ndonjë vajzë andej!
Po mundesh edhi ti me ardhur me mua, se kam një kumbarë andej që bën biznese të forta, shkojmë edhe ne aty për lekët, mos u brengos, kam mjaft unë, se ashtu, kështu ju s’keni, vetëm 70 euro pension, unë marr nga të gjitha anët edhe nga ndërkombëtarët, vendorët, edhe enklavat po qe se ke dëshirë edhe një pasaportë serbe, gjej lëvizim ku të duash, në tërë Evropën s’kam krizë!
Vazhdojnë rrëfimet e tyre, ata të dy të moshuarit, unë vetëm po pija kafe deri në pesë, gjashtë kafe, duke shikuar e pritur mikun tim.
Dikur nga ato shumë kafe filloi edhe tensioni i gjakut me m’u rrit.
Kështu vazhdova dhe aty në aeroport i dal përpara të pres mikun tim që s’munda me e taku në Kosovë, aty pres në një kafene i dëgjoi në anën tjetër me një zë të ngritur për zgjedhjet lokale, që u mbajtën këtë vit, rrëmujë mes veti, duke pirë.
Njeri tregonte se si ka votua njëmbëdhjetë herë për partinë në pushtet të asaj komune që i takonte, tjetri reagonte, se “s’kemi pas mundësi me dal diaspora në zgjedhje”. Njeri nga ata që kish marrë pasaportën biometrike serbe, reagon, “jo se ne kemi dhënë votën edhe për ju, (një shumicë), bile dhe për të vdekur. Tjetri kundërpërgjigjet, “po s’pe jo more, unë kam bërë një biznes tender, edhe ky ishte ata nga miqtë e atij kumbarës Jovan, se ishte i lirë në lëvizje, tani me këtë lloj dokumenti, pse mos me dal për partinë!” . Tjetri i drejtohet e i thotë nga afër aty, një plakut, “që sa vite ishte ti jashtë shtetit?”, qe tridhjetë vite, apo shikon pra, unë me një tender marr përqindje sa merrni ju që punoni tërë jetën në kurbet”.
-Lej ato gjëra, se kush ja ka parë hajrin shqiptarisë!
Po vazhdojnë disa nga agjencitë me vizitë karta, urdhëroni këtë vizitë kartë për biletë, këtë për pushim, nëse shkon e kam në Ulqin hotelin, banesën, restorantin, vilën e kështu me radhë.
Vij në qytetin tim, aty afër ka disa kafene në një objekt, në anën e djathtë, një Serb ka lokalin e vet . Përtej, andej një shqiptar nga Kërçova pa asnjë mysafir, këndej një Vendas i këtij shteti ku jetoja, ulemi aty, por në të kundërtën te lokali i serbit, aty ishin shumë shqiptar nga Kosova nga Maqedonia, Shqipëria.
Ulem e pres mikun tim, aty në lokalin e pronarit gjerman, ata prapë me zërin e ngritur, flisnin shumë gjuhë nuk mundesha as vet me marr vesh. Njeri kishte ndërruar emrin për letra në Greqi, e kishte bërë Kosta. Tjetri e kishte serb, po ashtu bëjnë plane, simbolet turke, arabe, italiane, serbe, dhe fotot e disave politikanëve në skenën politike kosovare dhe shqiptare.
Do ishin ardhur me vonesë aty, por edhe ata në at’ lokal të shoqëruar, dikur një apo dy persona, para disa viteve thoshin rebelët, “ na morën në qafë grekët e Shqipërisë, rebelët e Vlorës me këta të Kosovës”, kishin harruar që për këto dhe ishin bërë të verbuar për të dashurit e tyre politik në Kosova. Herë pas here komunikonim bashkë aty, në Prishtinë, nga ai lokal bënin plane, që së bashku me shkua edhe nëpër Serbi biznesi, atje kemi edhe kumbarin, njeri prej tyre që kishte ardhur nga ai kumbarë Jovani i tij, pronari vendor (ai) bëhet shumë nervoz nga temperamenti i tyre që të mos e pengojnë atë në anën tjetër, më thotë: Mentalitet Ballkanik, po aty ishte kafe internet e shoh një titull për në Shqipëri, Referendum Shqipëria jashtë e konferencës islamike, që kishte propozuar një grup njerëzish. Në at’ moment vjen miku im, përshëndetemi shqip. Ata na dëgjuan dhe ju folëm shqip, por dy të tjerë na folën e reaguan, por unë vetëm shqip ju fola, asgjë tjetër, vetëm ju përshëndeta me fjalën shqip: Mirëdita!
E vazhdoi rrugën, në anën e kundërt të qytetit Esslingen, ku ndërtesa të lashta janë të ruajtura me shekuj. Aty afër gjendej Biblioteka e qytetit, ndërtuar në vitin 1232, që ju kishte bërë ballë shekujve dhe bombardimeve në luftën e dytë botërore, me gur të mëdhenj si kështjellë, ku para disa viteve kishte qen këtu, edhe Ismail Kadare shkrimtari ynë i mirënjohur. Shtypi lokal kishte lajmëruar për këtë vizitë.
Po aty afër, komuna e këtij qyteti e ndërtuar në vitin 1420, rrugët e forta që i kishin ndërtuar me gjinia femërore grat, sepse për shkak të luftës se dytë botërore që 10 milion gjermanë kishin vdekur në luftë, burra ushtar, kishin marrë në duar të veta ndërtimin e vendit. Me mikun tim vendosëm që të ardhmen të vizitojmë muzeumin e Gjergj Kastriotit, Vlorën e Isamil Qemalit, Shkodrën e Luigj Gurakuqit, kështjellën e Shkodrës që i ka bërë ballë luftërave ndër shekuj. Tani, s’kishin mundur me i bërë ballë këtij shekulli modern, duke i shembur gurët dhe duke i plaçkitur nga disa persona të pandërgjegjshëm.
Kështu, kohë e mërzitshme duke pritur mikun tim, sa një shekull!
Komentoni
Artikuj te tjere
Cikël poetik nga Elida Buçpapaj
Cikël poetik nga Engjëll Koliqi
Cikël poetik nga Ferit Ramadani
Basri Çapriqi në gjuhën rumune
Halit Bogaj: Vaclav Havel
Jorgo Telo: Nëpër kreshpat e fjalës poetike të Dalan Luzajt
Xhenc Bezhi: Ura shenjtë
Albert Zholi: Flet Arqile Lipe, aktori i njohur i skenës në varietenë e Fierit
Gjon Keka: Në krahët e Morfeut
Julia Gjika: Jemi pjesë e rrënjëve të tua Evropë
Kalosh Celiku: Poezi për tim at, veten dhe melezët
Daniel Gàzulli: Kangët e dhimbjes
Këze Kozeta Zylo: 15-vjecarja nga Shqipëria që synoi të bëhej supermodelja e botës
Fadil Curri: Risemantizimi i mitologjisë bregdetare joniane
Anekdota
Zef Mulaj: Koha
Poezi nga Remzi Salihi
Julia Gjika: Ibrahim Rugovës
Halit Bogaj: Reçaku
Neki Lulaj: Një bashkim bën një kala