E diele, 28.04.2024, 12:19 AM (GMT+1)

Kulturë

Fadil Curri: Risemantizimi i mitologjisë bregdetare joniane

E premte, 22.01.2010, 10:10 PM


FADIL CURRI

RISEMANTIZIMI I MITOLOGJISË 
       BREGDETARE JONIANE

(Irena Gjoni: “Marrëdhënie të miteve dhe kulteve të Bregdetit Jonian me ato ndërkufitare” (vëllimi i parë), botoi “Milosao”, Sarandë, 2008).

         Irena Gjoni duket se me guxim intelektual hyri në Republikën diturore dhe artistike të bregdetit jonian, së pari me librin poetik “Tatuazh në shpirt të detit” (2003), tash edhe me librin shkencor: “Marrëdhënie të miteve dhe kulteve të Bregdetit Jonian me ato ndërkufitare” (vëllimi i parë). Emërues i përbashkët i dy librave është se, autorja mëton të bëjë afirmimin ndërkohor histori-aktualitet, risematizimin autokton bregdetar jonian iliro-helen e shqiptaro-grek dhe sensibilizimin tipologjik dhe krahasimtar jo vetëm bregdetar jonian. Lëndën që e shtron në këtë libër paralajmërues edhe për të ardhshmin është tejet gjithëpërfshirëse, sa edhe po të kishte edhe dhjetë vite një oponent mitologjik ose ekip hulumtues, nuk do të mund ta shterronte përfundimisht. Sidoqoftë, libri është platformë akute dhe apel kah duhet përbiruar institucionalisht, gjetur e shpëtuar gjymtyrët mitologjike nëpër kohë e vende, trajta me porosi interkulturore.
         Metodologjia e punës e Irena Gjonit është hulumtimi nga e përgjithshmja drejt të veçantës. Në këtë kah gjykimet e saja të përdëftuara edhe nga oponentët e shumë të mitologjisë dhe të besimeve popullore, duke u shërbyer edhe me dituritë paraprake dhe aktuale. Por, gjykimi i autores se mitet janë tregime  që bëhen ndërmjetëza  mes të njiohurës dhe të panjohurës, se ishte misteri plus fantazia, nuk është vetëm lakmi imagjinare e letrarizimit të mitit, por përkufizim pas një autocensure diturore. Nënkuptimisht mësojmë se mitet janë evoluim i fantazisë mendore zhvillimit shpirtëror dhe zhdërvjellësimit manufaktural të banuesve bregdetar jonian nga lashtësia deri më sot.            
         Përmes konsultimeve krahasimtare të elitës mitologjike botërore dhe shqiptare vështron karakteristikat e përgjithshme të miteve dhe riteve të lashta shpjegon ç’është miti, për të cilin pohon se është histori tradicionale me fuqi shoqërore. Rrënjët e mitologjisë si letërsi e shkruar i vëren te Homeri dhe Hesiodi (shekujt VII-VII para erës së re), ndonëse kanë gjurmë më të hershme. Moshë analoge kanë ritet e kultet. Autorja pasqyron edhe shtratin historik e gjeografik të mitologjisë bregdetare joniane që nga fisi ilir kaonët, deri në ditët e sotme. Për këtë fis të Ilirisë jugperëndimore flet edhe Hekateu, dijetari  grek i shek. VI e V p.e.r dhe Pseudo Ksylaksi, bashkëkohanik i tij. Së këndejmi, në majën e kalasë së Himarës është shkëmbi që quhet Maja e Kaonisë. Ndaj, me meritë autorja thotë se edhe pas 18 shekuj të kristianizmit mitet e lashta të Bregdetit Jonian ende nuk janë harruar, pra nuk janë shuar.
        Kërshëria e autores është të sheshojë të panjohura nga origjina e mitit toponimik bregdetar jonian. Miti për malet Akrokeraune (nga greqishtja: Malet e Vetëtimave) ngërthen edhe besimet e këtushme, Zeusin, Apolonin, i cili sajonte rrufenë shpëtimtare. Edhe miti për Himeret, emër që lidhet edhe Saranda, më vonë quhet edhe dragua. Miti i Palladiumit (Palasë) lidhet me emrin e Athinës. Është interesant miti për Qeparizin (Qeparoin), figurë mitike që vrau shokun e tij në gjueti dhe që ndjente vuajtje për këtë. Zeusi e mëshiroi dhe e shndërroi në lis që sot njihet Qiparis dhe që mbin pranë varreve.. Nga ky njihet edhe vendi Qeparo i kësaj zone gjeogerafike. Miti i Panit njihet, me vdekjen e të cilit merr fund paganizmi dhe vazhdon me kristianizmin. Si kuptuam, edhe gjeografia e këtushme  ngërthehet me mitologjinë, si është Malet Akrokeraune, Nuset e Malit, shpella e Gamatës, e Spilesë, Gryka e Shpellës. Lumenjtë kanë shpjegim mitik. Si Nuset e Ujërave kanë sinonimi të najadave greke, Nuset e Bardha, Përroi i Dafinës, I paudhi, Shejtani, Zanat e Xhindit, të cilat figura ose janë vetë fenomene , ose veprojnë në rrethana hidronime.
       Autorja ofron brum të bollshëm për kërshërinë e studiuesve edhe me ndërlidhjen e mitit dhe kultit të natyrës. Toponimi Shëndëlli (mal) ka shpjegim nga dielli. Shërbehet edhe me material folklorik (këngët e motmotit kremtat). Për Tokën ndërlidh shpjegimin e Gea-s me Gjë-ja. Në këtë natyrë gjenet edhe druri dafinë, sipas të ciliit mit Dafina e pametamofizuar ishte dashuria e njëanshme e Apolonit, por e përbuzur nga ajo. Është vendi Përroi i Dafinës me plot kulte e besime. Kulti i lisit të mbirë në vatër, viimisht prerja e tij ishte ogurzi për vdekjen e meshkujve të shtëpisë. Edhe kulti i Gjërprit dhe e Nuse Lalës (buklës), i shpërndarë anekënd, me rëndësi në shtëpinë shqiptare, trajtohet në këtë studim, si herë mbrojtës të shpëpisë, herë plangprishës të saj, duke thithur gjinjtë e bagëtisë. Autorja shtjellon temën e kultit të pemëtarisë së këtushme, sidomos rreth të cilave janë mitet e Buzmit, ullirit, martesë së ullirit me zjarrin, kurozëzimin e nuses, ardhja e përshëndetësit këmbëmbarë I pari fill pas Vitit të Ri.
       Kulti i detit është tejet interesant, me utilitaritet kontravers. Herë është ndëshkues Deti, herë është kurues e shpëtimtar. Ndaj me arsye karakteri i detit definohet  në libër me dyfytyrësi të tij, sipas kulteve dhe miteve të Bregdetit Jonian. Mitologjikisht detit i luten me grada “Zoti Det”, me të cilin lidhet fryma e shenjtë Shën Spiridhonit.Si te mite e kulte të tjera që lidhen me dukuritë natyrore (Malet Akrokeraune-Vetëtimave, Qeparizi, ulliri, Buzmi, Dafina, gjarpri), edhe deti paraqet mjet edukimi, burim jete, zhvillimi të fantazisë, ndëshikimit, mëkatit e mëshirës.
       Libri “Marrëdhënie të miteve dhe të kulteve të Bregdetit Jonian me ato ndërkufitare” prezanton besime, mite e kulte intereasnte jo vetëm për zonën bregdetare joniane, por edhe për thellësitë bjeshkore  e qiellore shqiptare-greke, si dy popuj më të lashtë të nënqiellit ballkanik, sovranë mitologjik e historik. Disa figura e mite i hasim të variantëzuara edhe në trojet tjera, si bukla për Nuse Lalën, gjarpri i shtëpisë, qeparisi, të cilat i hasim edhe në folklorin e gojëdhënat e legjendat gege. Ky libër ka rëndësi krahasimtare brendashqiptare dhe interlinguale ballkanike.    
   Utilitariteti kosmopolit i librit merr përmasa jashtëshqiptare me p;ërkthimin e rezumeve në gjuhën angleze dhe greke në fund të tij. Ndaj mite, ritet, kultet, besimet popullore, njësitë folklorike nuk janë vetëm kulturë heleno-shqiptare, por edhe KULT-URË (urë kulturore ku kalojnë me kënaqësi civlizimiet historike e aktuale të popujve) qysh nga koha e paleoliti, sipas analizës së autores Irena Gjoni për datëlindjen e mitit e mitologjisë.   


(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora