Kulturë
Demir Krasniqi: S’ka n’Gjilan vend Car Llazari
E marte, 19.01.2010, 09:55 PM
 S’KA N’GJILAN VEND CAR LLAZARI
S’KA N’GJILAN VEND CAR LLAZARIRecitativi :
Thërret kushtrimi – jehoi zani 
Nëpër etër , nëpër valë :
Dasmë të madhe ka Gjilani –
I madh e i vogël n’ shesh kanë dalë !
Solisti: 
Një të shtune , një ditë korriku –
Do ta mbajë mend gjatë armiku...
Do t’ rrëqethet nga shqiptari –
S’ ka n’ Gjilan vend Car Llazari !
	Refreni:
	Hej, lum nënat që u kanë lindë!
	Hej, lum djepat që u kanë rritë !
	Lum Kosova që u ka pritë –
	Djem për pushkë ...
Djem për pushkë ,  yje për dritë,
	Yje për dritë !
Recitativi:
Mblidhen shqipet si rrufe –
Brohorisin : U Ç K- e!
Jehon kënga :”Besa – besë “,
Rrahin zemrat plot me shpresë !...
Solisti:
Një grup shokësh , një grup trima 
Erdhën n’ shesh porsi vetëtima –
Shpejt iu ngjiten lapidarit ,
Ia vunë lakun Car Llazarit !
	Refreni:
	Hej, lum nënat që u kanë lindë...etj.
Recitativi:
Nëpër tyta t’ automatikëve  ,
Para syve të armiqve  ,
S’ i  frikësoi tank , as snajperë –
Për t’ ia bërë kombit këtë nderë !
Solisti:
Një shofer drejton tymonin –
Shpejt e solli kamionin ...
T’ lumtë , or trim i nënës loke –
Car Llazari u shtri për toke !
	Refreni:
	Hej, lum nënat që u kanë lindë...etj.
Recitativi:
Përpëlitej poshtë e lartë –
Kokës së vet për t’ iu bashkua !...
Herë shpendkeq , herë si lugat –
Para sysh u avullua !...
Solisti:
Idealin e Adem Jasharit –
Ngritin lartë bijtë e shqiptarit !
Çdo armik që shkelë n’ këtë tokë –
Do të ngelë pa trup , pa kokë !...
	Refreni:
	Hej, lum nënat që u kanë lindë...etj.
*****SQARIM
Me suprimimin e Autonomisë së Kosovës, si  element konstituiv i  ish federatës jugosllave , nga ana e makinerisë ushtarako – policore serbe, nën regjimin barbar të diktatorit Sllobodan Millosheviq , njëra ndër format më perfide të diktaturës dhe provokimeve që i bëheshin popullit shqiptar të Kosovës, ishte edhe ngritja e shumë lapidarëve dhe monumenteve të personaliteteve historike të Serbisë, nëpër shumë qendra të Kosovës, madje mu në ato sheshe ku frekuentimi i qytetarëve ishte më i dendur.
Kështu që në sheshin e qytetit të Gjilanit, mu para hyrjes në Teatrin Popullor të këtij qyteti, ata ia ngritën një lapidar hiq më të vogël se 12 metra të lartë, Car Llazarit dhe krahas këtij lapidari ia ndërtuan edhe Kryqin së bashku kroin që rridhte ujë pa u ndalë, me qëllim që fëmijët shqiptarë të pinë ujë përmbi atë Kryq !
Ky kompleks i kësaj përmendoreje , ua verbëronte shikimet qytetarëve shqiptarë dhe ua nxinte pamjen e sheshit, sa herë që kishin nevojë që të kalonin nëpër te!
Serbët , duke e parë mllefin e shqiptarëve të revoltuar nga ky kompleks provokues , talleshin me shqiptarët në mënyrë “ngushëlluese”, duke iu thënë:
“Mos u mërzitni për këtë përmendore , sepse Car Llazari gjatë stinës së verës është i serbëve, por gjatë stinës së dimrit, kur t’ia mbuloi bora kokardën mbi kokë – do të duket sikur shqiptar me plis të bardhë!”
Në muajin Korrik të vitit 1999, pas hyrjes së forcave ushtarake të NATO-së në Kosovë, një grup të rinjsh shqiptarë – veprimtarë të devotshëm për çështje atdhetare dhe kombëtare , u organizuan dhe para dhjetëra mijëra qytetarëve gjilanas, ia vunë lakun këtij lapidari dhe e përplasën për toke për jetë e mot !
Për qytetarët e Gjilanit, ajo ditë ishte ditë e madhe feste dhe dasme gjithë popullore .
Këtë atmosferë gëzimi dhe dasme lirie për qytetin e Gjilanit, e përjetova edhe unë thellë në shpirt . Andaj, nuk munda të përmbahem nga frymëzimi që më vlonte në zemër e shpirt dhe po atë ditë, ia thura tekstin dhe ia kompozova melodinë e kësaj kënge, të cilën që ditën e nesërme e incizuam dhe e kënduam së bashku në duet me rapsodin Qazim Hajdari, ku pjesën recitative e ka deklamuar artisti i mirënjohur gjilanas Jashar Shahiqi.
Kënga për herë të parë u emetua përmes valëve të Radios lokale “Viktoria” nga Gjilani, për të marrë botën përmes audio kasetës , gjithandej ku ka shqiptarë .
Gjilan, korrik 1999.							
Demir KRASNIQI
Komentoni
					Artikuj te tjere
						Luan Tetaj: Idetë iluministe të filozofit francez, Pjer Beli (Pierre Bayle 1647-1706)
						Halit Bogaj: ”Skënderbeu”
						Kalosh Çeliku: Patrioti i arratisur dhe parulla e ''v?llaz?rim - bashkimit''
						Sami Islami: Jetoi në kohë të gabuar
						Cikël poetik nga Hajdin Morina
						Neki Lulaj: Barbarëve të karpateve
						Luan Çipi: Vasillaq Ndoni / Nëpër vite
						Cikël poetik nga Engjëll Koliqi
						Përparim Hysi: Ah,ai valc!
						Këze Kozeta Zylo: Libri, dhurata më e çmuar
						Sami Islami: Gëzimi i fëmijëve apo fëmijët e gëzuar?
						Ahmet Selmani: Universi i mistershëm poetik
						Kalosh Çeliku: Pabesia
						Jusuf Zenunaj: Në ditën e drejtësisë
						Julia Gjika: Apokalipsi në Haiti
						Cikël poetik nga Ylli M. Dilo
						Nexhat Rexha: Qëndrueshmëria poetike në kontekstin kohor
						Pilo Zyba: Shqet?simi i n?n?s
						Halil Rrustemaj: Prof. Akil Koci në Shtëpinë Muze të kompozitorit të madh Ludvig Van Bethoven
						Zef Mulaj: Mario Tobino
					
				
 Facebook
 Facebook Twitter
 Twitter Google+
 Google+ Digg
 Digg










