E marte, 06.05.2025, 08:53 AM (GMT+1)

Kulturë

Neki Lulaj: Barbarëve të karpateve

E marte, 19.01.2010, 08:21 PM


Neki Lulaj

BARBARËVE TË KARPATEVE

Ju qe dje,
të drejtën për të jetuar ,na mohuat
pasurinë na konfiskuat ,
me dhunë nga vatrat stërgjyshore na dëbuat
E ne dhenat e tjera na internuat.

Ju arritët që me „monafiki“
grindjën mes veti na patët ndërsy
Duke i mashtruar ca shqipfolës”qyqar”
Do poste të vogla ne pushtet duke ja u ndarë.

Më vonë
Na u drejtuat me kërcnime të reja,
ikni ju shqiptarët në Turqi dhe Anadolli ,
dhe në dhenat tjera
se atje është parajsa, atje ruhet feja,
atje do të gjeni pasuri dhe shumë të mira të tjera!

Ju të pa shpirt,ore të mallkuar,
Çdo gjë neve na gllabëruat
Tokë e shtëpi
Atdhe dhe liri,
ore ju të mjerë,ju korbat e zi
shumë qe hasmuar në ju kjo Shqiptari.

Ju me plane të ulta shoveniste,
prej Andriqit,e Qubrilloviqit,
më vonë të Titos e Rankoviqit ,
dhe të fundit të Millosheviqit nga e gjithë kjo tmerrësi
qe një shekull hoqi nga ju kjo Dardani

Na me planet e vendosura Rugovjane,
vazhduam rrugën gandiane
më në fund jau u këthyem
JO-në e madhe si zot shtëpie në tokën tane
dhe botërisht u deklaruam për shtet ,
kemi ushtri e kemi pushtet,
UÇK-ja n`ballë t`kuvendit ia kthej nderin këtij vendi,
dëboj lubijat e Serbisë,e rriti nderin e Shqiptarisë.


(Vota: 11 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx