Kulturë
Albert Zholi: Flet gazetarja, pedagogja, aktivistja e spikatur dhe publicistja Elsa Xhai
E hene, 18.01.2010, 01:13 PM

Folëse
Publiciste
Aktiviste e gruas
Pedagoge
Libri i parë titullohej “Të flasim bukur dhe me kulturë në RTV”
Kur konkurova, përpara kisha zonjën Vera Zheji, Ruzhdi Pulahën, Nasi Lerën, Agron Cobanin
Emisioni më i suksesëshëm “Një shoqëri për të gjithë”
Me Agron Cobanin kam transmetuar nga ora 5 e mëngjesit deri në orën 24 ardhjen në Shqipëri të Papa Gjon Palit
Politika shqiptare gjithmonë është në deficit ndaj grave
Nga Albert Zholi
Ka mbaruar fakultetin e Histori-Filologjisë, dega gjuhë-letërsi dhe zotëron katër gjuhë të huaja, mes të cilës dhe persishten. Ajo ndoqi me shumë respect gjurmët e zërave të mëdhenj të radios që nga Vera Zheji, Meropi Matlia, Bejleri, Lutos etj. Një zë që ka jehuar për 36 vjet në valët e Radio Tiranës duke e bërë të dashur dhe miqësor për miliona shqiptarë. Fjala shqip e tingëlluar korrekt dhe bukur ka rritur vlerat e gjuhës shqipe. Emisioni “Mikrofoni midis jush” drejtuar nga ajo për 10 vjet rresht ka qenë më i ndjekuri. Në vitin 1990 falë erës pluraliste që frynte në portat e Shqipërisë, ajo ideon dhe realizon për herë të parë komunikimin direct me dëgjuesin në transmetimin e mëngjesit, emision që e vazhdoi për 8 vjet rradhazi. Në kanalin e parë të Radio Tiranës programon emisionin “Një shoqëri për të gjithë” i cili në qendër të tij kishte njerëzit me aftësi të kufizuar. Kjo
rubrikë u transmetua për 10 vjet rresht. Në vitin 2001 ajo realizon emisionin “Gruaja shqiptare në karrierë” në kanalin e parë, ndërkohë që nga viti 2000 punon si kordinatore e tre kanaleve. Përpiqet të punojë dhe të kualifikojë gazetarët e rinj, të cilët sot shprehin konsideratat më të larta. Organizon sondazhe për dëgjimin e radio Tiranës në gjithë vendin, deri tek shqiptarët jashtë atdheut, grumbullon vërejtjet dhe jep mendimet për organizim dhe ccelje rubrikash të reja duke ndikuar kështu në dëgjueshmërinë e këtij stacioni. Me zërin e saj brilant janë realizuar qindra reklama dhe spote publicitare. Ajo ka regjistruar me qindra dokumentarë dhe emisione nga më të shikuarit e të dëgjuarit. Veccanërisht emisionet e saj për bashkëatdhetarët nga Amerika, Greqia, Italia dhe e gjithë Europa, kanë qenë ndër më emocionuesit.
-Znj Elsa, jeta juaj ka patur një rrugë të gjatë, atë të radios dhe të gazetarisë së shkruar. Kur keni qenë për herë të parë para mikrofonit dhe si jeni ndjerë?
-Kam qenë në vitin e dytë të shkollës së mesme në Korcë “Raqi Qirinxhi” kur u ndodha para mikrofonit të qendrës së zërit të kësajë shkolle si fituese e konkursit letrar me një poezi dhe esse të cilat I paraqita sic I kërkonin, në gjuhën shqipe, ruse dhe angleze. Bashkëmoshatarët e mi dhe mësuesit më falenderuan dhe pas dhjetë ditësh u ndodha në një konkurs rinor në mikrofonin e Radio –Korcës. Më thanë se përvec emisionit të rinisë, ti cupë do të vish cdo të dielë në mikrofon të japësh lajmet, dhe të hartosh dhe ti flasësh programet muzikore të radios. Fillova të shtypja gjithshka me makinë shkrimi “Olivetëti”, sepse atëherë nuk kishte kompjuter. Pas disa muajsh viziton Radio Korcën, drejtori I Përgjithëshëm Z. Thanas Nano. Hyri në studion e transmetimit më përshëndeti, dhe me sa pashë unë isha e dobët dhe nuk ia mbushja syrinqë me ato duart e holla po shtypja dhe po hartoja
programin. Më tej sapo kasha filluar vitin 4-të të shkollës së mesme er përgatitesha të shkoja në universitet.. Më njofton drejtori që pas një viti do të organizohej një konkurs I madh në Radio- Tirana per redactor-spiker me pjesëmarrës nga e gjithë Shqipëria. Viti kaloi shpejt dhe unë u ndodha në Tiranë, studente tekk shkencat e natyrës, aty më kishte caktuar seksioni i arsimit. Ditën që mora pjesë në konkurs në ish kameralen e Radio Tiranës, më shoqëruan emocione pa kufi, përpara kisha zonjën Vera Zheji, Ruzhdi Pulahën, Nasi Lerën, Agron Cobanin e plot gazetarë e shkrimtarë që punonin aty. Pas leximit e pyetjeve të pafund dëgjovazërin kumbues të Vera Xhejit që përsëriti emrin tim dhe më la një takim tjetër. Radio-Tirana mu duk gjigande,tepër e pastërtransmetoheshin përveCc shqipes edhe emisione në 22 gjuhë të huaja, emission për bashkëatdhetarët tanë ishte I përditëshëm. Ndërkohë kur
dal jashtë mjedisit të radios shoh grumbuj njerëzish pa fund që kishin në duar valixhe të ardhur nga të gjithë rrethet, për të marrë pjesë në konkurs, nga i cili do të pranoheshin vetëm dy persona, një në radio e një në television.
- Më 1971 filluat të punonit në Radio-Tirana dhe pas 13 vjetësh më 1984 ju keni botuar një libër interessant pë rata apo ato që punojnë në radio dhe për bashkëpunëtorët e RTSH( në mos gaboj libri i parë shqiptar në fushën e medias).
-Libri titullohej “Të flasim bukur dhe me kulturë në RTV” u botua në vitin 1984 nga Drejtoria e Përgjithëshme me drejtor Z. Marash Hajati. Inciativa ishte e kolegut tim Ahmet Balliu, me vajzën e të cilit Albanën që tashmë punon në Danimarkë, hapa edhe transmetimin e parë direct të R-Tiranës me dëgjuesit e mëngjesit në vitin 1990. Janë theksuar në libër tiparet e Gazetarit e redaktorit radiofonik:
a) Një përgatitje e përgjithshme shumë e mirë universitare.
b)-Një mendësi shumë e zhdërvjellët, radioja është një mjet i ri, në ndryshim të përherëshëm, është e rëndësishme të eksperimentosh produkte dhe gjuhë të re.
c)- Një aftësi e vecantë për të punuar në kohë tepër të kufizuar
d)të komunikosh e të punosh me lehtësi në grup.
e) Asnjëherë të mos hamendësosh kush thotë dhe ku qëndron vështirësia? Hap një mikrofon dhe fol, jo vetëm nuk është e aftë, por edhe nuk do të mësojë kurrë.
k)- Pak shpirt sakrifice përsa i përket orarit (puna nis herët në mëngjes).
g)- Një këshillë që ka të bëjë me synimet që do të arrish. Kush klikon (të bëhet shumë i famëshëm. (i llojit “Gjithë njerëzit më njohin kur kaloj rrugës) është mirë të rrahë rrugë të tjera( jo radion). Janë shumë të rralla rastet kur fillon punën në radio e mbetesh aty të bëhesh personazh i famshëm. Por në të gjitha rastet e tjera mbetet kënaqësia e të paturit dëgjues besnikë që, më shumë se emrin do të kujtojnë zërin tuaj. Kam filluar të ripunoj materialin e librit e kam nënvizuar se në një takim që kam patur në Neë York në Amerikë ndër të tjera identifikonin radion me drejtuesin e emisionit (bie fjala). Isha ftuar në Radion e Kicco Fotjadhi.
Përvec librit mbas viteve 90 kam shkruar një sërë artikujsh në revistën “Sfida”neNovib” kam realizuar disa studime rreth emigracionit në Itali, Greqi, Angli, ShBA e Kanada, që nje pjesë I kam botuar. Këto vitet e fundit kam realizuar edhe një sërë emisionesh në Neë York (SH.B.A)kam marrë pjesë në marshimin e madh për cëështjet e gruas në Uashington DC,në OKB”Pekini + 10” Një sërë telereportazhesh, nga vendete mësipërme. Kam botuar librin “Dropullitët”pas një cikli radio e telereportazhesh nga 34 fshatrat e Dropullit etj.Shkrime në shtypin tonë të përditëshëm
-Cili ka qenë emisioni juaj më i suksesëshëm në Radio dhe sa zgjati?
-Pas vitit 90 kam realizuar një cikël emisionesh për njerëzit me aftësi të kufizuar (1993-2003) titulluar “Një shoqëri për të gjithë” Vitin e parë e realizuam tre gazetarë, unë, Antoneta Malja dhe Adi Murraj, pas një viti e vazhdova e vetme ciklin e emisioneve deri në vitin e dhjetë dhe pas kësajë emisioneve për njerëzit me ak nuk u realizuan.
-Mund të flisni pak për kolegët tuaj që keni ndarë ditë të mira e të këqija e që keni sakrifikuar shumë nga orët e lira për t’ju kushtuar radios?
-Punën time e ndaj në dy periudha, para 90-tës dhe mbas 90-tës. Para 90-tës së bashku me kolegët e mij Kico Fotjadhi , Meropi Mathia,Viron Noti, Lili Kosta, Haki Bejleri etj kemi qëndruar të mbylluyr në studiot e transmetimit edhe 12 orë, ditë festash e ditë zie kombëtare. Në studiot e regjistrimit e të montazhit edhe ditët e pushimit në mëngjes herët, orët e vona, por edhe duke qenë non stop 24 orë. Kemi derdhur lot por edhe kemi qeshur me zor. Kemi lënë fëmijë të sëmurë në shtëpi dhe kemi folur pa fund për sukse se për arritje për të vërteta e jot ë vërteta këto të përgatitura nga persona të redaksive të tjerë e të sjella enkas për transmetim, kemi folur mes kolegëve të lartëpërmendur me pëshperitje, me vështrime vëngër deri në prag lirinë e 90-tës
Periudha mbas 90-tës
Në 91-shin kam ngrënë edhe shkopat e parë të gomës me ing Eli Vejsiu duke u bashkuar me lëvizjet e studentëve në qytetin e studentëve, ku ndodhej edhe vëllai im. Shqetësime e gëzime. Erdhi për mua periudha pas viteve 90-të.
Kolegë të tjerë: Me Agron Cobanin kam transmetuar nga ora 5 e mëngjesit deri në orën 24 ardhjen në Shqipëri të Papa Gjon Palit të Dytë, eveniment për Shqipërinë. Agroni me elekuencën e tij të krijonte në studion e radios emocione të forta. Papa Gjon Pali I Dytë puth tokën shqiptare. Emocione e lot ka qenë transmetimi maratonë i asaj dite e shumëpritur për cdo shqiptar. Kam qenë me fat që e para kam folur direct me dëgjuesit e radios nga ora 5-8 e mëngjesit. Më vonë kujtoj debatet në studion e Kanalit 2 të Radio Tiranës me Alfonsin, Agronin, Pirronpër tematika e cështje që audience po shtohej sidomos jashtë vendit me emigrantët. Të paharruara ishin transmetimet e vitit 1999 me të ardhurit nga Kosovakur në kanalin e parë e të dytë non stop bashkonin familjet e njerëzit e humbur në atë ngjarje të jashtëzakonëshme. Nëna që qanin në mikrofon për fëmijët e tyre, baballarë të heshtur e
të lodhur, pleq e plaka të sëmurë, fëmijë që kërkonin motrat e vëllezërit.Thirrje të pafundme nga mikrofonat tanë që ishin kthyer me shpresën e vetme të njerëzve të humbur e të ngatërruar në vendstrehime zemrash të fisme.
- Pas më shumë se 36 vjet në radio ju në vitin 2007 ju u larguat nga R-Tirana.Cili ka qenë motivacioni dhe si jeni ndjerë?
o Pesë vitet e fundit kam qenë drejtuese e zyrës së Etikës Sontazheve e Monitorimit.Në Radio Tirana në vitet e fundit ishte lakuar emri im në parlament e propozuar nga shoqëria civile si kandidate për në Këshillin drejtues të RTV.Po kështu kisha realizuar disa sondazhe në rrethe për dëgjimin e Radio Tiranës.Për vetë detyrën qëë kisha evincoja punën kur nuk shkonte mirë. Shpesh radio Tirana nuk dëgjohej në zona të ndryshme, bile ndodhte që në këto zona dëgjoheshin radiot e huaja.,
- Shpesh nuk zbatohej deklarat e qëllimit që duhej të udhëhiqte punën në Radio Tirana (ishte pjesë e kushtetutës).
- Gjinitë radiofonike po varfëroheshin dita ditës.
- Radio duhej të depolitizohej e të tjera cështje që Zyra e Etikës ngrinte shpesh në informacionet e saj sidomos në problemnet e audiencës.Motivacioni i largimit tim ka qenë instrukturimi I institucionit. Largimin e përjetova shumë keq, më mungonin kolegët,dëgjuesit,dhe sidomos më varrosën të gjithë investimin që kisha bërë që nga viti 1970. Ndërkohë në fund të vitit 2009 Gjykata vendosi që të më dëmshpërblirmet maksimalisht.U përballa me gjyqtarë tepër seriozë, kopetentë dhe të pa korruptueshëm, si në Gjykatën e Shkallës së Parë, ashtu edhe në atë të Apelit. Ndërkohë Drejtoria e Përgjithëshme e RTSH iu përgjigj me korrektësi gjykatave duke vepruar ne kohë për ekzekutimin e vendimit.Gjithsesi unë me kolegët e larguar pres ripunësimin tim në institucionin që shkriva rininë time.
Në sistemin monist a keni pasur mundësinë të takonit ndonjë nga udhëheqësit e PPSH?
-Ishin të përcaktuqër gazetarët që takonin dhe intervistonin udhëheqësit e PPSH. Ja pyesni Zamira Kolecin, që sot ësht ë drejtore e Radio Tiranës.
-Një femër publike dhe dashuria?
-Radio më bëri njeri publik. Dashuria për punën e kolegët por edhe për dëgjuesit me sinqeritetin më të madh janë shkrirë në qenien time së bashku me dashurinë për familjen time, për prindërit vëllezërit dhe motrat,për të afërmit dhe për të gjithë që më respektojnë kur takohemi dhe komunikojmë për hallet e shqetësimet e përditëshme.
-Ju merreni me shumë aktivitete të barazisë gjinore, a mendoni se Shoqëria shqiptare është shumë maskiniste? dhe pse?
-Në një komunikatë për shtyp, kur doli lista e partive nga KQZ, shkruajta: Jemi para një aspekti manipulues brenda kësajë prirje të pandalshme të afirmimit të grave në vendimarrjen politike. Sa e vështirë për të ndarë pushtetin në mënyrë të barabartë algjebrikisht,por edhe proporcionalisht në përputhje me ndarjet gjinore të strukturës demokrtatike të shoqërisë shqiptare sot.
-Edhe në këto zgjedhje nuk u arrit 30% femra në parlament ndryshe nga shteti më i ri në botë Kosova. Pse?
-Politika gjithmonë është në deficit për argument e të reja që të ndikojë dhe tërheq elektoratin. Edhe në këtë radhë me mos zbatimin e ligjit në kodin zgjedhor 30% gra në parlament nuk e afroi eleketoratin tek vetja me shifra të ulëta që paraqiti në KQZ për gruan. Shpresojpër një vendimmarrje politike ndryshe në të ardhmen.
-Ju jeni krijuese, autore librashautore e qindra shskrimeve dhe emisioneve,po kështu edhe aktiviste e gruas, keni marrë ndonjë titull?
-Janë shumë fletë nderi,por prej vitesh jam “ambasadore e Paqes”.
-Cfarë vlerësoni tek një njeri?
-Pëlqej sinqeritertin, dhe urrej mashtrimin. Kërkoj vëmendjen për njeriun në nevojë dhe urrej indiferentizmin. Pëlqej mirëkuptimin dhe urrej arrogancën.
-Kush është më e rëndësishme tek një njeri për ju?
-Natyrisht intelegjenca, por kur kjo e fundit ka edhe kurorën e bukurisë atëherë binomi intelegjencës + bukuri, ose ndryshe jetë + dashuri është perfeksion.
Viron Noti (folës në Radio Tirana)
Elsa ka një zë të mrekullueshëm dhe një përgatitja për tu admiruar. Ajo është intuitive dhe shumë e kujdeshme. Një jetë të tërë me të në Radio kemi bahskpunuar në mnëyrë të shkëlqyer. Ajo është një grua plot energji dhe nië inttelektuale gjithmonë në kërkim të së resë. Eshtë kënaqësi të punosh me tëp or edhe përgjegjësi. Radio Tirana ka nxjerrë shumë gazetre të talentuara ku një ndër to spikat Elsa me zërin dhe fisnikërinë e saj.
Dhimitër Gjoka (regjisor, folës ne Top Chanel)
E kam njohur Elsën në fillim nëpërmjet emisioneve në Radio. E dëgjoja me vëmëndje. Zëri I saj më lnte gjithonë mbresa. Ajo nuk ishte një folëse statike, por fjithonë virtuoze dhe kërkuese. Atë e shihje në emisione të ndruyshme që kërkoni, ton, shorehi, diksion të ndryshëm të cilat ajo I ka realizuar me sukses. Dua të them se dhe disa shoqe të saj janë shkollë për gazetarinë e folur. Ajo ishte dhe mbetet për mua një shëmbull I korektësisë, kërkesës ndja vetes, ku brezat e rinj të gazetarisë së folur kanë cctë marrin.
Edhe pse shpërblimi për punën e saj ka qenë minimal, dihen gjatë këtyre viteve rrogat e gazetarëve në këtë institucion, ajo i ka kushtuar jetën këtij institucioni duke refuuzuar oferta shumë më të mira. Ka hartuar e zbatuar disa projekte për integrimin e të shpërngulurve në komunitet, ndërsa tre vjetët e fundit ka qenë e emëruar drejtuese e zyrës së etikës, sondazhit dhe monimoturimeve për tre kanalet e Radio Tiranës. Zyrë të cilën për herë të parë e cceli dhe e krijoi ajo. Edhe pse ishte shefe e këtij sektori asnjëherë nuk hoqi dorë nga krijimtaria gazetareske dhe kur ka marrë pjesë si e deleguar në takimet ndërkombëtare, kurrë nuk e ka lëshuar magnetofonin e Radio Tiranës nga dora.
Një përfaqsuese e grave shqiptare
Nuk mjafton puna e Elsës si gazetare, por dhe CV-ja e saj si aktiviste shoqërore. Ajo ka referuar në emër të grave shqiptare nëpër konferenca ndërkombëtare të grave në OKB prej dhjetëra podiumesh. Është kryetare e Federatës së Grave Shqiptare për paqe botërore dhe anëtare e Federatës së grave dhe përfaqsuese e delegacionit të grave të vendeve të Europës Juglindore. Në fjalën e saj ajo ka mbrojtur gruan shqiptare duke u përpjekur të kjo grua të zë një vend të nderuar në Shqipëri, veccanërisht gratë tona intelektuale që nuk janë në vendin dhe në rolin e duhur. Zëri i saj është dëgjuar me vëmendje dhe fjala e saj është botuar në gazeta dhe revista të ndryshme.
Vetëm duke parë librat e saj “Të flasim bukur dhe me kulturë në RTSH”, botim i vitit 1985, “Dropullitet”, 2006 si dhe artikujt e botuar në shumë revista dhe mbi të gjitha në botimet rajonale “Ëoman can do it” kupton se ke të bësh me një intelektuale të formuar, grua me dinjitet që ka ditur të përfitojë nga progresi dhe prosperiteti duke u munduar që përvojën e saj gazetareske dhe shembujt e mirë ti shpërndajë në të gjithë shoqërinë shqiptare në ndryshim e sipër.
Komentoni
Artikuj te tjere
Demir Krasniqi: Pasaportë për vendin tim
Sabile Keçmezi- Basha: Vetëm tri minuta...
Neki Lulaj: Janarët e përlotur
Këze Kozeta Zylo: Përkrenorja dhe shpata e Skënderbeut
Xhenc Bezhi: Si në ëndërr
Agim Gashi: Kur vritet mësuesi / Ilirida po thërret
Pal Sokoli: Gjergjëve
Ejup Ceraja: Në muzeun e Skënderbeut në Krujë
Përparim Hysi: Urrejtjen e kam bërë dalje
Agim Gashi: Një qiri për Reçakun
Kadri Bislimi: Disa referenca lidhur me epin e Gilgameshit
Bilall Maliqi: Bisedë me shkrimtarin drenicar, Riza Greiçevci
Vangjush Ziko: Balada e flakës shqiptare
Sami Islami: ‘’Solidariteti’’
Cikël poetik nga Nehat Jahiu
Halit Bogaj: Fjala e keqe
Cikël poetik nga Engjëll Koliqi
Libri i ri nga Alma Papamihali "Shtegëtim pulëbardhe''
Demir Krasniqi: Kur shqiptarët vriteshin si lepuj - Vrasja e Xhemajl Tahirit
Lulzim Logu: Poezia befasuese e poeteve tropojane