Kulturë
Demir Krasniqi: Pasaportë për vendin tim
E diele, 17.01.2010, 11:13 PM

PASAPORTË PËR VENDIN TIM
Në nji fshat , afër Tiranës –
Atje i kam vëllaznit e nanës .
S’ kam mundësi me shku’ me i pa –
Shumë kufij ne , na kanë nda !
Refreni:
Këso t’ pa drejte n’ botë nuk ka –
Me u nda vëllau me vëlla?!
Jetoj vetëm , si jetim –
Pasaportë për vendin tim?!
M’ ka marrë malli me shkue n’ Shkodër –
Se atje e kam nji motër !
S’ kam mundësi me shku’ me e pa –
Shumë kufij ne, na kanë nda !
Refreni:
Këso t’ pa drejte n’ botë nuk ka...etj.
M’ ka marrë malli me shku’ n’ Kavajë –
Se atje e kam nji dajë .
S’ kam mundësi me shku’ me e pa –
Shumë kufij ne , na kanë nda !
Refreni:
Këso t’ pa drejte n’ botë nuk ka...etj.
M’ ka marrë malli me shku’ n’ Prishtinë –
Atje e kam nji kushërinë !
S’ kam mundësi me shku’ me e pa –
Shumë kufij ne, na kanë nda !
Refreni:
Këso t’ pa drejte n’ botë nuk ka...etj.
M’ ka marrë malli për Kaçanik –
Se atje e kam nji mik !
S’ kam mundësi me shku’ me e pa –
Shumë kufij ne, na kanë nda !
Refreni:
Këso t’ pa drejte n’ botë nuk ka...etj.
M’ ka marrë malli me shkue n’ Shkup –
Atje e kam Bacën Jakup !
S’ kam mundësi me shku’ me e pa –
Shumë kufij ne, na kanë nda !
Refreni:
Këso t’ pa drejte n’ botë nuk ka...etj.
Në Tetovë e n’ Gostivar –
Kam do t’ afërm , kam do t’ parë !
S’ kam mundësi me shku’ me i pa –
Shumë kufij ne, na kanë nda !
Refreni:
Këso t’ pa drejte n’ botë nuk ka...etj.
M’ ka marrë malli për Manastir –
Atje e kam mikun Sotir !
S’ kam mundësi me shku’ me e pa –
Shumë kufij ne, na kanë nda !
Refreni:
Këso t’ pa drejte n’ botë nuk ka...etj.
M’ ka marrë malli me shkue n’ Ulqin –
Atje e kam mixhën Hajdin !
S’ kam mundësi me shku’ me e pa –
Shumë kufij ne, na kanë nda !
Refreni:
Këso t’ pa drejte n’ botë nuk ka...etj.
M’ ka marrë malli me shkue n’ Plavë –
Se atje kam tezën Havë !
S’ kam mundësi me shku’ me e pa –
Shumë kufij ne, na kanë nda !
Refreni:
Këso t’ pa drejte n’ botë nuk ka...etj.
M’ ka marrë malli me shkue n’ Medvegjë –
Atje e kam , unë, dajën Rexhë !
S’ kam mundësi me shku’ me e pa –
Shumë kufij ne, na kanë nda !
Refreni:
Këso t’ pa drejte n’ botë nuk ka...etj.
M’ ka marrë malli me shku’ n’ Preshevë –
Atje e kam , unë, hallën Xhevë !
S’ kam mundësi me shku’ me e pa –
Shumë kufij ne, na kanë nda !
Refreni:
Këso t’ pa drejte n’ botë nuk ka...etj.
M’ ka marrë malli me shkue n’ Prevezë –
Atje e kam , unë, Bacën Fezë !
S’ kam mundësi me shku’ me e pa –
Shumë kufij ne, na kanë nda !
Refreni:
Këso t’ pa drejte n’ botë nuk ka...etj.
Atje larg, në Kalabri –
Unë e kam hallën Sabri !
S’ kam mundësi me shku’ me e pa –
Shumë kufij ne, na kanë nda !
Refreni:
Këso t’ pa drejte n’ botë nuk ka...etj.
N’ Arbanas , atje në Zarë –
Kem do t’ parë e kem shkrimtarë ...
S’ kem mundësi me shku’ me i pa –
Shumë kufij ne , na kanë nda !
Refreni:
Këso t’ pa drejte n’ botë nuk ka...etj.
N’ Anadoll, atje n’ Turki –
Unë e kam hallën Ruki !
S’ kam mundësi me shku’ me e pa –
Shumë kufij ne, na kanë nda !
Refreni:
Këso t’ pa drejte n’ botë nuk ka...etj.
Nëpër shekuj bajmë përpjekje –
S’ mund t’ takohemi në mes vete !
Bajë çudi, unë, vet me vete –
Kush na ndau në gjithë këto shtete?!
Refreni:
Këso t’ pa drejte n’ botë nuk ka...etj.
Amerika – n’ pesëdhjetë shtete ,
Bashkoi njerëz t’ gjithë kontinenteve .
Jetojnë t’ lirë qysh kanë qejf vet –
S’i bajnë mallë njerëzit e vet !
Refreni:
Këso t’ pa drejte n’ botë nuk ka...etj.
Shqipërisë ia thyen gotën –
Bijtë e saj e morën botën !
S’u bashkuen kurrë në mes vete –
Me kufij janë nda n’ shtatë shtete !...
Refreni:
Këso t’ pa drejte n’ botë nuk ka...etj.
Me mërgim n’ shtatë kontinente ,
Me robërim ndër shumë pushtete!...
Dy mijë vite kanë kalue –
Nuk pat’ forcë me na bashkue !...
Refreni:
Këso t’ pa drejte n’ botë nuk ka...etj.
Bajnë sehir me ne, krejt bota –
N’ vendin tonë - me pasaporta ?!
Nji grusht motra e vëllazni –
Janë coptue me shumë kufij ?!
Refreni:
Këso t’ pa drejte n’ botë nuk ka...etj.
Digjet n’ mallë motra për vëlla –
N’ deka e n’ dasma s’ mujnë me u pa !
Kalojnë jetën n’ vaj e n’ lot –
N’ vend të vet - me pasaportë !?...
Refreni:
Këso t’ pa drejte n’ botë nuk ka...etj.
*****Kjo këngë rapsodike është thurë , kompozuar dhe incizuar në audio - kasetë , më datën 26 Qershor 1998, në kohën kur mbi tokën e Kosovës vlonte gjaku dhe ndizej zjarri nga të katër anët.
Po e njëjta këngë , është publikua në librin tim autorial me titull:”GJAKON KOSOVA” , në Gjilan, më 1998, faqe 38.
Demir KRASNIQI
Komentoni
Artikuj te tjere
Sabile Keçmezi- Basha: Vetëm tri minuta...
Neki Lulaj: Janarët e përlotur
Këze Kozeta Zylo: Përkrenorja dhe shpata e Skënderbeut
Xhenc Bezhi: Si në ëndërr
Agim Gashi: Kur vritet mësuesi / Ilirida po thërret
Pal Sokoli: Gjergjëve
Ejup Ceraja: Në muzeun e Skënderbeut në Krujë
Përparim Hysi: Urrejtjen e kam bërë dalje
Agim Gashi: Një qiri për Reçakun
Kadri Bislimi: Disa referenca lidhur me epin e Gilgameshit
Bilall Maliqi: Bisedë me shkrimtarin drenicar, Riza Greiçevci
Vangjush Ziko: Balada e flakës shqiptare
Sami Islami: ‘’Solidariteti’’
Cikël poetik nga Nehat Jahiu
Halit Bogaj: Fjala e keqe
Cikël poetik nga Engjëll Koliqi
Libri i ri nga Alma Papamihali "Shtegëtim pulëbardhe''
Demir Krasniqi: Kur shqiptarët vriteshin si lepuj - Vrasja e Xhemajl Tahirit
Lulzim Logu: Poezia befasuese e poeteve tropojane
Sabile Keçmezi- Basha: “Ali Hadri-Jeta dhe vepra”