Kulturë
Neki Lulaj: Janarët e përlotur
E diele, 17.01.2010, 10:48 PM

JANARET E PËRLOTUR
Në Pejën e Haxhi Zekës, me 4 janar të 2003-tës atje buzë Lumbardhit,
në janarin e ftohët si akulli shkrepi plumbi prej trathetarit,
duke qëllua në pabesi vrasin kolonel Tahir Zemën,
djalin Enisin,kusheririn Hasanin, gjakpirësit e zi.
Me 11 janar te vitit 1999, Enver Malokut, pritën për të dytën herë ia zanë
Para gruas dhe fëmijëve të tij kriminelet e vranë.
Atë burrë të nderës dhe trim të fjalës,ish bashkëpunëtor i Dr.I Rugovës
I betuar për të punue,për Pavarsinë e Kosovës me kontribue.
Vijnë janaret një nga një,që lan gjurmë të pa shlyer në Histori
Me 17 janar te motit 1468,vdes në Krujë,legjenda me emrin Skënderbeg,
i cili në histori ngeli trim i trimerisë qe gjithëmonë,jau lujti gurin
pushtuesve te egër të Turqisë, e ne Krujë e ngiriti flamurin e Shqiptarisë
Historia prapë na ndalët me 17 janar të 1982-tës, së shkretë
kur Kosovës ju shtuan edhe tri plagë te rënda e të dhembshme në kurbet,
Nga dora e zezë e tiranisë ,vritën Jusufi,Kadriu dhe Bardhoshi
ne Untergruppenbach të Gjermanisë, qellohen tre lajmtarët e parë të lirisë
Prapë 17 janari 2002 nuk lëvizë nga tiranija , pabesija e trathetija
digjën janaret nga kristalet e te ftohtit dhe të bardhësisë
Ne Lagjen „Fidanishte“ne Pejën e Haxhisë
vritet Smajl Hajdari ,patriot , ushtar i UÇK-së dhe i lirisë
Me 21 janar te vitit 2006 Kosovës, në gjoks ju shtua një plagë
një plagë e rëndë e mërzisë,vdiq strategu i Pavarësisë .
Vdiq, Dr. Ibrahim Rugova, gjam të madhe pat e terë Kosova
Për të qau plak e i ri,mëkat që nuk pat fat për të nenshkruar aktin për Pavarësi.
Vrasje tjetër mizore nga plumbat e pabesisë
Me 23 janar të 1916- tës,në atë të zezën Podgoricë
Goditën për vdekje Isë Boletinin,pjesëmarrësin e Pavarësisë
Vetëm pse ju besoi shovenistëve të Serbisë.
Të gjitha këto ishin figura të çështjes së shenjët kombetare
Që na i morën janaret e ftohët tinzare
Kështu digjen janaret,nga të ftohtit dhe bardhësija,
Le të lëshohën nga liqenjët e thellë lotet dhembja dhe krenarija.
Komentoni
Artikuj te tjere
Këze Kozeta Zylo: Përkrenorja dhe shpata e Skënderbeut
Xhenc Bezhi: Si në ëndërr
Agim Gashi: Kur vritet mësuesi / Ilirida po thërret
Pal Sokoli: Gjergjëve
Ejup Ceraja: Në muzeun e Skënderbeut në Krujë
Përparim Hysi: Urrejtjen e kam bërë dalje
Agim Gashi: Një qiri për Reçakun
Kadri Bislimi: Disa referenca lidhur me epin e Gilgameshit
Bilall Maliqi: Bisedë me shkrimtarin drenicar, Riza Greiçevci
Vangjush Ziko: Balada e flakës shqiptare
Sami Islami: ‘’Solidariteti’’
Cikël poetik nga Nehat Jahiu
Halit Bogaj: Fjala e keqe
Cikël poetik nga Engjëll Koliqi
Libri i ri nga Alma Papamihali "Shtegëtim pulëbardhe''
Demir Krasniqi: Kur shqiptarët vriteshin si lepuj - Vrasja e Xhemajl Tahirit
Lulzim Logu: Poezia befasuese e poeteve tropojane
Sabile Keçmezi- Basha: “Ali Hadri-Jeta dhe vepra”
Ziko Ll. Kapurani: Ngjarje në rrugë
Anila Kadija: Të vallëzosh në tokën Italiane me rritmin e lahutës dhe daulles, gajdes...