Kulturë
Bilall Maliqi: Bisedë me shkrimtarin drenicar, Riza Greiçevci
E premte, 15.01.2010, 10:19 PM

KUR TE VDES MA KTHENI VARRIN ME KRYE KAH SHESHLOJERAT E FËMIJËVE
(Riza Greiçevci, shkrimtar, autor i 51 veprave letrare të zhanreve të ndryshme.Merret me poezi, prozë, dramaturgji, publicistikë dhe humor.Është fitues i një sërë shpërblimesh nëpër konkurse anonime letrare, në Televizionin e Prishtinës, në Radio Prishtinë, nëpër gazeta e revista letrare për fëmijë dhe të rritur. Ideja jonë për ta zhvilluar një bisedë me shkrimtarin ishte e kahmotshme.Qëllimi i kësaj bisede ishte që të njihemi mëpërsëafërmi me biografinë, krijimtarinë poetike, rrugëtimin e tij poetik nga vepra e parë deri më sot, e që shkrimtari me kënaqësi i përgjigjet pyetjeve për revistën tonë...).
Nga Bilall MALIQI
Kush është Riza Greiçevci?
-Riza Greiçevci u lind në Flamuras,(ish-Sankoc) të Drenicës. Tetëvjeçaren, katër klasë, i mbaroi në vendlindje, kurse katra të tjera në shkollën fillore ”Jeta e Re ” në Bushat, ish- Kamaran.
Me sollën në jetë baba Habibi, dhe nëna Nefisja, që të dy jetuan e vdiqën me duar të plasaritura nga pesha e punës së krahut, me të vetmën fjalë në gojë: Bukë! Diell...!
Ju, baca Riza, e keni të gjakut mësuesin e poetin Fazli Greiçevci?
-Me Fazliun jemi fëmijë të dy vëllezërve. Unë jam fëmija i Habibit, kurse Fazliu, fëmija i Xhemës, ose i babës Xhemë siç e quanim ne në familje dhe me gjërë.
Shkurtimisht: Fazliun e lindi nëna Sherife, e lindur nga Krasmiroci i Drenicës.Fazliu pati të gjallë gjashtë motra e një vëlla. E deshen shumë gjashtë motrat, sepse, Fazliu ishte fëmija i fundit djalë, por edhe ndër të parët e familjes e filloi udhën e shkronjave shqipe.
Minatori, baba Xhemë, mezi siguronte kafshatën e bukës për fëmijët, por, si burrë që ishte, nuk ia shkurtoi krahët Bellit, siç e quante ai dhe të gjithë familja e më gjerë, djali drenicar u nis në udhën e shtigjeve të dritës e të dijes.
Rritej Fazliu dhe përditë merrte formën e një Lisi, të cilin e rrahnin furtuna e zëmeri nga pushteti e skamja, por ai qëndronte pa i lëkundur, siç na thoshte ne shpesh:
Ani, sado që fuqishëm furtunat i rrahin lisat e maleve tona, ata, (lisat, lexo:shqiptarët) nuk tundeshim, nuk thyheshin, sepse i kishin shtrirë rrënjët thellë në dheun e Atdheut.
Është e njohur veprimtaria atdhetare e ilegale e mësuesit e poetit Fazli?
-E keni të qartë. Por më parë kërkoj një çik durim që shkurt të tregoj para lexuesve dhe dashamirëve të artit letrar:
Flamurin e kombit për herë të parë e pashë në gjoksin e Fazliut! U shkëputem nga shtëpia, arritëm ndër livadhe të vendlindjes dhe, për një çast u ul, shpërthekoi këmishën, dhe më tha:
- E njeh këtë? Shpend, i thashë. Shpend duket, shpend nuk është. Kupto, mos harro deri në vdekje:
- Ky është flamuri i kombit shqiptar! Ky është gjaku, gjuha e nderi i shqiptarit! Pa flamur të kombit zor që mund të jesh shqiptar!
Asnjë fjalë kujt. Ky është gjaku, nderi, varri im! Dhe ashtu doli.
Pas veprimtarisë ilegale patriotike në ballë me Adem Demaçin, Zeqir Gërvallën, Vëllezërit Novosella, dhe, me kërkim faljeje që s’kam mundësi këtu t’ua përmend emrin të gjithë shokëve të Lëvizjes, Demaçin, më 3 gusht 1964 e mbyllën në burgun e Prishtinës, dhe pas torturave ç’njerëzore, pas tri ditë pushon fryma e shpirtit të tij.

-Po, nga klasa e gjashtë e fillores, të cilat i botova në gazetën e shkollës “ Penda e re “. Në faqet e revistës “ Pionieri ” për herë të parë botova tregimin ” Letër nga pylli “, për të vazhduar më pastaj publikimin e shkrimeve në prozë e poezi e skeçe e drama, në revistën “Pionieri”, në gazetën për ditore “ Rilindja”, në faqet e saj “ Rilindja për fëmijë”, pastaj në revistat “Gëzimi” e “Fatosi”, por edhe “Flaka e vëllaznimit” që dilnin në Shkup. Shkruaj poezi, prozë, dramaturgji, publicistikë, humor, merrem me folkloristikën popullore shqiptare.
Nga vepra e parë “Gugumani” deri të vepra më e re”Një trini në Dardani”
-Në vitin 1981, falë shkrimtarit të mirënjohur, Rifat Kukaj, ishte redaktor i botimeve për fëmijë në redaksinë e “Rilindjes”, botova librin e parë, poemën për më të vegjlit,: “Gugumani”, (1981), të cilën ia kisha ofruar për botim redaksisë “Rilindja” që kur isha në shkollën normale, pra, në vitin 1995, por një biçim prej shqiptari me tha se unë s’duhej të merresha me shkrime, sepse, do ta pësoja si Fazli Greiçevci!
O tempora, o mores!
Që atëherë e deri më sot arrita të botoj 51 vepër letrare gjinish të ndryshme. Jam në mesin e shkrimtarëve të brezit më të lexuar, apo siç thuhet: më atraktiv, popullor, por ju me siguri këtu interesoheni për të mësuar pse m’u dha epiteti Shkrimtar i luftës?
Po, gjatë Luftës Çlirimtare të Kosovës isha ushtar i komandantit të lavdishëm të UÇK-së, Fehmi Lladroci, për të vazhduar deri në përfundim të luftës çlirimtare, në Zyrën për Informim të UÇK-së, Zona Operative e Veriut – Shqipëri, me seli në Kukës , nën udhëheqjen e komandantit, gjeneral Xheladin Gashi, dëshmor i kombit.
Gjatë Epopesë çlirimtare të UÇK-së, përveç punës si gazetar nga frontet e luftës çlirimtare, shkrova dhe botova tri vepra letrare me motive nga epopeja e UÇK-së: “Po vjen Drenica”, l998, poemë, kushtuar epopesë së Jasharëve, pastaj botova veprën “Lis me degë”, l998, poema, dhe “Të fala Tirana”, po ashtu krejtësisht me motive nga lufta çlirimtare e UÇK-së. Që të tria këto vepra letrare të luftës, mi redaktoi dhe botoi bardi i letërsisë shqiptare edhe përtej kufijve të shqiptarisë, i ndjeri Odhise Grillo, që aq shumë gëzua, dhe me nderoi kur mori këto vepra për redaktim dhe botim në Tiranë.
Në veprën letrare “ Lis me degë”, gjendet e botuar edhe drama “ Dasmë në male”, kushtuar veprimtarëve për çështje kombëtare dhe për çlirimin e Kosovës, komandantit të UÇK- së, Fehmi e Xheva Lladroci, bashkëshortes së tij, apo siç e mori epitetin meritor në l
luftën e UÇK-së, Shotë Drenica.
Mu për këtë arsye Juve iu dha epiteti: Shkrimtar i luftës, por për kontributin tuaj shkrimor për UÇK-në, Ju morët disa shpërblime të merituara!
Po. Siç thashë: nga 51 vepra letrare gjinish të ndryshme 25 janë krejtësisht me motive nga Lufta Çlirimtare e Kosovës. Dorën në zemër, epiteti Shkrimtar i luftës më nderon aq sa unë nderova UÇK-në, sakrificën dhe gjakun e dëshmorëve. Kompleksi përkujtimor “Adem Jashari ” nga Prekazi i Skënderajt, më nderoi me Mirënjohje për Kontribut në Afirmimin e Vlerave të Luftës Çlirimtare, ashtu siç me nderoi me Mirënjohje edhe Kuvendi Komunal i Skënderajt dhe Kuvendi Komunal i Drenasit për publikimin e veprave me motive çlirimtare dhe historike të Epopesë së lavdishme të UÇK-së, afirmimin e vlerave të Luftës Çlirimtare të Kosovës.
Kam fituar një sërë shpërblimesh nëpër konkurse anonime letrare, pastaj për skenarë në Televizionin e Prishtinës, në Radio-Prishtinë, nëpër gazeta e revista letrare për fëmijë dhe të mëdhenj.
Planet Tuaja?
-Nuk e kam adet të flas me fjalë për vepra e plane pune, por kësaj radhe po tregoj se presin për botim mbi 15 vepra letrare, kurse për punën time 50-vjeçare kam përgatitur një vepër me titullin”Prushimë malli”, rreth 320 faqe. Do dorëzoj në shtyp një vepër me publicistikë dhe, shohim e bëjmë. Le të na prijë shëndeti.
Komentoni
Artikuj te tjere
Vangjush Ziko: Balada e flakës shqiptare
Sami Islami: ‘’Solidariteti’’
Cikël poetik nga Nehat Jahiu
Halit Bogaj: Fjala e keqe
Cikël poetik nga Engjëll Koliqi
Libri i ri nga Alma Papamihali "Shtegëtim pulëbardhe''
Demir Krasniqi: Kur shqiptarët vriteshin si lepuj - Vrasja e Xhemajl Tahirit
Lulzim Logu: Poezia befasuese e poeteve tropojane
Sabile Keçmezi- Basha: “Ali Hadri-Jeta dhe vepra”
Ziko Ll. Kapurani: Ngjarje në rrugë
Anila Kadija: Të vallëzosh në tokën Italiane me rritmin e lahutës dhe daulles, gajdes...
Halit Bogaj: Nga largësia
Hajdin Islami: Ka nisur me aktivitete të shumta manifestimi “Flaka e Janarit 2010”
Arsim Halili: Intervistë me poetin Ekrem Ajruli
Halit Bogaj: Anila Bisha
Kristaq Turtulli: Fragment nga romani "Vetmia e Zërave''
Demir Krasniqi: Hiti politik i duetit Sejdiu - Thaçi
Kalosh Çeliku: Ujkesha nuk e do burr? k?lyshin me zgjebe
Zef Mulaj: Ditari i shekullit tim
Sami Islami: ''Amerikë, dëgjoje zërin e Kosovës''