Kulturë
Halit Bogaj: Anila Bisha
E merkure, 13.01.2010, 10:56 PM

E përgatiti Halit Bogaj
Anila Bisha si aktore e re shqiptare ka realizuar disa role të fuqishme, në Teatër së fundit pjesën’’Fishkëllimë në errësirë’’dhe në kinematografi në filmin’’Dhimbje e dashurisë’’.
Ajo është një aktore e dashur, simpatike, e sinqertë dhe elegante.Në bisedën modeste ajo të lë përshtypje të shumta , me zërin e karakteristik sikur të ishte në skenë.Përveç aktrimit ajo ka pasion edhe familjen e saj me të cilën është shumë e lumtur.Duke qenë e përkrahur nga bashkëshorti ajo interpreton edhe role erotike, të cilat më nuk duhet të jenë të huaja as për shqiptarët.Në jetëshkrimin e saj shihet se nuk është xheloze por i urren fjalët e kota të thëna nga njerëzit e ndryshëm.Ajo, si edhe gjithkush tjetër, e çmon sëtepërmi miqësinë njerëzore e cila është dhurata më e madhe që mund t’ia bëjë njeriu njeriut.Sa i përkiste pjesës teatrale’’Këmbanat e muzgut’’ajo në fillim e kishte një frikë se a do të mund ta realizonte si duhej.Mendonte se ai ishte një rol i vogël por falë punës dhe angazhimit u bë një rol i vërtetë. Roli në këtë pjesë i kishte ardhur aktores si një dëshirë të cilën e kishte pritur shumë gjatë, ndaj edhe ishte shumë e gëzuar.Edhe reagimi i spektatorëve ishte shumë i mirë, vazhdonte në një rast aktorja e njohur.
Kur e kishte lexuar skenarin për pjesën’’Fishkëllimat në errësisë’ishte frikësuar mjaft ngase duhej ta interepretonte një femër me potencë mashkullore, me një jetë plot shtërngata dhe dhunë të tmerrshme, por ndodhi e kundërta e asaj që ishte paraparë.Nuk do të ishte ajo egërsi dhe marrëdhënia e dhunshme e cila mendohej se do të ndodhte aty.Në këtë dramë Anila kishte punuar me shumë seriozitet dhe përkushtim, vetëm e vetëm për ta arritur qëllimin përfundimtar të suksesit të pritur. Asaj i kishte ndihmuar së tepërmi edhe regjisori i pjesës.Duke e dhënë maksimumin e vetë ajo kishte bërë që ta pavdekësonte një rol mjaft të ndërlikuar me të cilin ishin kënaqur spektatorët dhe artdashësit teatrorë. Mes tjerash ishte qëlluar edhe roli i aktorit mashkull për të cilin ishte zgjedhur Naun Shunti, i cili ia kishte lehtësuar asaj edhe më tepër rolin..Gjithashtu i kishte ndihmuar edhe puna ekipore me aktorët e mirënjohur Reshat Arbana, Bujar Asqeriu dhe të tjerë.

Anila Bisha mëtej na njohton ‘’Se aktori përveç që duhet të kujdeset se si do ta sigurojë rolin e vetë, ai duhet të kujdeset edhe për veshjet e veta teatrore’’!Vërtet kjo është e paparë dhe e padurueshme në asnjë vend të botës ndaj është edhe për t’u çuditur sa s’ka, ngase veshtjet janë pjesë e pandarë e roleve karakteristike teatrore të cilat gjenden edhe me vështirësi të mëdha.Dhe si rezultat i kësaj ndonjëherë duhet të vishen edhe rrobet joadekuate për pjesën teatrore.
Aktorja e shquar mes tjerash tregon edhe anët tona negative në disa aspekte ,si për shembull nepotizmin e cili është njëri ndër shembujt më të përfolur në jetën tonë të përditshme, ku natyrisht hyjnë edhe Teatri dhe filmi. Ato janë plagë të reja për popullin tonë të cilat nuk mund të ndodhnin më parë ngase atëherë shikohej vetëm talenti dhe aftësitë artistike të aktorëve tanë këndej dhe andej kufirit. Sot përzgjedhja e aktorëve bëhet përmes klaneve e kurrsesi në bazë të vlerave, e cila bën që të krijohen edhe armiqësi mes kolegëve, thotë aktorja jonë e shquar..
Anila Bisha para se të njihej me regjisorin Besnik Bisha kishte aktruar në 7 filma.Në filmin ‘’Mao Ce Dun’’ i cili ishte në regjinë e bashkëshortit të saj ajo nuk kishte dashur ta luante rolin e arigjeshës ngase ishte dhjetë vjet më e vjetër se vajza e përzgjedhur nga i shoqi.Ajo nuk ishte hidhëruar fare pse ai nuk ia kishte ofruar atë rol.Përkundrazi e kishte përgëzuar duke i thënë se e kishte qëlluar me seleksionimin e tij.
Në filmin’’Bolero’’në regjinë e të shoqit Besnik Bisha, Anila aktron një rol dramnatik në të cilin edhe njëherë i nxori aftësitë e saj artistike dhe talentin e lindur për profesionin e vetë të përcaktuar.
Ishte dramë e fuqishme dhe fat që e kishte realizuar një rol të tillë.. Për atë personazh kishte punuar me mish e me shpirt që t’i vendoste themelet më të sigurta të së ardhmes së saj.,
Komentoni
Artikuj te tjere
Kristaq Turtulli: Fragment nga romani "Vetmia e Zërave''
Demir Krasniqi: Hiti politik i duetit Sejdiu - Thaçi
Kalosh Çeliku: Ujkesha nuk e do burr? k?lyshin me zgjebe
Zef Mulaj: Ditari i shekullit tim
Sami Islami: ''Amerikë, dëgjoje zërin e Kosovës''
Eduard M. Dilo: Si shkruanin te paret tane
Xhenc Bezhi: Na mori ujë
Poezi nga Milazim Kadriu
Mihai Antonescu: Shqipëria, një botë e prekur nga flatrat e dashurisë
Vangjush Ziko: Strofa biblike
Kadri Sherifi: Një perime nga toka ime
Poezi nga Engjëll Koliqi
Demir Krasniqi: Një ditë në tregun në Gjilan
Ahmet Selmani: Iluzioni tragjik
Kastriot Frashëri: Replikë mbi ribotimin shqip “Ismail Qemal Vlora- Kujtimet”
Marius Chelaru: Hija e pritjes nën diellin e Dardanisë
Pilo Zyba: Festivali i 48 i Këngës në Radio - Televizion
Dibran Demaku: Cikël poetik për fëmijë
Mazllum Saneja: Bota e ndjeshme artistike e Jan Micha? Stuchlit
Sejdi Berisha: Universi poetik dhe dashuria si testament hyjnor