Kulturë
Mihai Antonescu: Shqipëria, një botë e prekur nga flatrat e dashurisë
E marte, 12.01.2010, 09:33 PM

Shqipëria, një botë e prekur nga flatrat e dashurisë
Thellësia dhe vlera nuk mbështeten mbi lulet e metaforës, por në thjeshtësinë dhe madhështinë e mesazhit të destinuar për të arritur në adresë të lexuesit, atje ku dëgjohen tingujt e melodive hyjnore, atje ku hyjnitë kanë krijuar mrekullitë për këtë vend të mrekullueshëm, atje ku ndjehet afshi i dashurisë ndaj Shqipërisë.
Nga Mihai Antonescu
Kush është ai që din të këndojë më mirë për lumturinë e një loti? Kush i përjetëson më mirë shenjat e dashurisë për pavdekësinë e këtij populli të mrekullueshëm e të veçantë, siç është populli shqiptar? Në veshin e kohës kanë depërtuar këngët e këngëtarëve të tij, për mahnitjen e Zotit që gjithmonë i ka dashur martirët dhe poetët duke ua bekuar dheun dhe fjalën, ajrin dhe dritën ndërmjet djepit të lindjes dhe përkujtimit të përjetshëm. Më vjen të besoj se tejmatanë energjisë së bjeshkëve, ky komb i përjetshëm si gjethi dhe si kullosa e pranverës, endet së bashku me historinë e tij në zemër, që të ketë mall siç ka zogu ndaj shpatit apo pusi ndaj gurrës së saj. Si mund të kalojë lexuesi pa i dëgjuar këngët, apo pa i shikuar shenjat e përmallimit të vëllaut, të rradhitura kaq thellë në kalendarin e qenjes sonë të përbashkët?
Në emër të dashurisë e të historisë, na zbut me fjalë edhe Vilhelme Vranari-Haxhiraj në vëllimin Rrënjët, botuar në Bukuresht, në bashkëpunim me Bashkësinë Kulturore të Shqiptarëve të Rumanisë (2009), duke e përgëzuar rikëndimin në gjuhën rumune nga Baki Ymeri, një luftëtar energjik për afirmimin e vlerave të një kombi të shquar për trimëri dhe besnikëri, një poet hijerëndë në dukje të parë, dhe plot zjarr në zemrën e tij, siç janë shqiptarët gjithandej në botë. Vargjet e përfshira në këtë vëllim kanë konsistencën e glinës së përshkuar përmes ecjes së ujërave dhe flakës për zbutjen e shenjave, duke u bazuar mbi thjeshtësinë e shprehjes dhe duke reveluar një hijeshi të pafshehur që mban në flatrat e saj të vërteta universalisht të kapshme, si një leksion i padyshimtë, pa lulëzime të padobishme. Janë rrënjët e ditëve që kanë mbëltuar në këtë dhe të bekuar nga Zoti dhe vaditur me gjak. Janë rrënjët shqiptare që janë shpërndarë nëpër botë, duke e përlotur syrin e përmallimit, kur ndjeshmërinë e kanë ndjerë dhe dritën e së vërtetës e kanë parë.

Dhe kthehet prap te fjalët e fshehtësisë, në lutjen e zemrës dhe rrëfimin e realizuar nën fëshfërimën e faqeve të shkruara, me një çiltri të cilën vetëm engjëjt e kanë, dhe ja, edhe poetja, motra e tyre në një bashkëpërkim që tenton të rrëfehet duke kërkuar një rrëfim intim që nga shpirti i saj depërton në shpirtin tonë. Në ngjyra të sigurta, pa hamendje, Vilhelme Vranari përcakton fshehtësitë e zemrës, ndjenjat njerëzore, pasojat dhe moralin që rrjedhin nga dhembja e përjetimi, jo duke akuzuar, por vetëm duke e bërë të njohur për të dhe për botën, për memorjen e së tanishmes, dhe sidomos të ardhmërisë. Ajo ndjen dhembje ndaj fatit të pafatshëm të lavires që bredh netëve të pagjumë, duke u zhytur në skëtarrë dhe baltë, ditën duke u rrokullisur si një lule maji, “vetëm në vdekje duke e kërkuar/ mëkatin për ta larë”.
Flasim për një libër thellësia dhe vlera e të cilit nuk mbështeten mbi lulet e metaforës, as në formën e ekspozimit tekstual, por në thjeshtësinë dhe madhështinë e mesazhit të destinuar për të arritur në adresë të lexuesit, siç një që zog në stuhi din gjithmonë ta gjejë ngrohtësinë dhe kuptimin e çerdhes, atje ku dëgjohen tingujt e melodive hyjnore, ku syri i botës i përkëdhel me admirim aromat që të dehin, atje ku hyjnitë kanë krijuar mrekullitë për këtë vend të mrekullueshëm, për Shqipërinë time. I thash këto që ia ka thënë autorja, pasi e kuptova siç meriton të kuptohet dhe ndjehet, afshi i dashurisë ndaj Shqipërisë. (Autori i këtij shkrimi është poret, prozator, eseist dhe anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Rumanisë))
Komentoni
Artikuj te tjere
Vangjush Ziko: Strofa biblike
Kadri Sherifi: Një perime nga toka ime
Poezi nga Engjëll Koliqi
Demir Krasniqi: Një ditë në tregun në Gjilan
Ahmet Selmani: Iluzioni tragjik
Kastriot Frashëri: Replikë mbi ribotimin shqip “Ismail Qemal Vlora- Kujtimet”
Marius Chelaru: Hija e pritjes nën diellin e Dardanisë
Pilo Zyba: Festivali i 48 i Këngës në Radio - Televizion
Dibran Demaku: Cikël poetik për fëmijë
Mazllum Saneja: Bota e ndjeshme artistike e Jan Micha? Stuchlit
Sejdi Berisha: Universi poetik dhe dashuria si testament hyjnor
Blerim Rrecaj: Letër vetvetes!
Remzi Salihu: Mesazhe të amputuara në reflekse poetike
Adem Zaplluzha: Duke të sharë
Në qarkullim libri "Të fshehtat e Masonerisë' nga Laurence Gardner
Këze Kozeta Zylo: Një Ricos tjetër, dhuratë për Vitin e Ri
Suzana Kuqi: Miserere
Kalosh Çeliku: Askushi më dha një trëndafil
Dalip Greca: Kujtimet e Ismail Qemalit u përkthyen nga origjinali në shqip para 42 vitesh në Kanada
Cikël poetik nga Betim Muço