E diele, 28.04.2024, 06:01 AM (GMT+1)

Kulturë

Remzi Salihu: Mesazhe të amputuara në reflekse poetike

E hene, 11.01.2010, 08:59 PM


MESAZHE TË AMPUTUARA NË REFLEKSE POETIKE

Vëllimi poetik ?Hej po më çmend ky infuzion? botoi Zef Serembe, 2007, Prishtinë

 Nga Remzi Salihu

Poezitë e Flora Kastrati Sela në vëllimin poetik ? Hej po më çmend ky infuzion?, shpalojnë një gjuhë dhe lojë fjalësh që kanë shpërthyer spontanisht në imazhin refleksiv të poetes. Ato janë dromca fjalësh të shkëputura të një ditari të vrazhdët vulgar jetësor, me plot dramatizime, shfletime ngjarjesh, miqësish, e ndarjesh, të ngjyrosura me mall e dashuri të veçantë. Fuqia brendshme lirike e poezisë së saj bazohet në ngritjen graduale të formës së jashtme. të energjisë dialoguese, e cila fuqi provokuese në vete bazohet në reputacionin e lartë të mesazhit, që për nga shprehja e kuptimit flirtohet me një gjuhë spontane e të drejtpërdrejtë. Gjeneza e këndimit poetik vjen si shtytje, nxitje personale, për të komunikuar ndryshe, dukur e zbërthyer mendimin, ndjenjën e sofistikuar nëpër vargje. Kryesisht të gjitha këto mesazhet janë të ngjeshura në sprovë dialoguese, ku me anë të kësaj forme të shkurtë të komunikimit në celular janë dhënë detaje poetike provokuese  të ndjeshme. Tingulli dhe shpirti i saj vrullshëm bashkë me kthjelltësinë e shprehjes së hapur bëhen nuanca dalluese e të dalldisura, që brenda driblimit të fjalëve nëpër cikle dhe, lëndimit të shpirtit në kuptim të ??brendshëm??, të pa vërejtur nga të tjerët në celular, në shikim të parë vijnë në skenë me kujdes të veçantë, por të përndjekur nga kureshtja jonë, të japin përformanca provokuese nëpër tërësinë e përmbledhjes poetike.

Shtrirja ndryshe e elementit dramatik të konfliktit erotik dialogues vjen si pasojë e precizimit kundërthënës gjuhësorë, shpotitës dhe të fuqisë së shijes së shprehjes, vulgare, me veçanti personale në dialog. Fantazia e saj dramatike e komunikimit pragmatik sjell shtimungun e jashtëm dhe të brendshëm të një vokacioni që me vesh mund të dëgjohet, kurse me sy mund të  shihet në ekranin e mesazhit të ruajtur në celular. Madje kjo shije akumuluar personale, si dhe e fshehtë e ndjenjës, që përgjithësohet në vete, si kërkesë e çastit, kohës, ngjall bindje shpirtërore, që i takon jetës së njeriut të sprovuar në përgjithësi. Ironia e ngjeshur nëpër tërësinë e poezisë vjen si lindje spontane e të folurit dhe besimit të lartë në vete të një rregulli të çiltër e thumbues, pa pardon, të jetës. Rregulla e përshtatjes jetësore nga ky këngëtim arrihet përmes shprehjes së ndjenjës së akumuluar brenda një përvoje të gjatë në marrëdhënie me dikë, e cila për mbarështim të drejtë kërkon liri personale, disponim të kulturës toleruese dhe përvojës së komunikimit. Këtu në këtë imazh poetik kuptimor nuk ka urrejtje dhe keqpërdorim të jetës, por thumbime, përplasje dhe zhgënjime jetësore,  të plasaritura nga fjalët provokuese nëpër momente të caktuara të jetës, e të fërkimit brenda njerëzor, ngase vet jeta, nga ana tjetër e perceptimit pozitiv, si e tillë, është vlerë e fortë në vete dhe kërkon rregull dhe mirëkuptim. Nëse, ngandonjëherë, absurditeti i moskuptimit vjen si rrjedhojë e përvojës së ngathët të dialogut midis objektit dhe subjektit, te autorja kjo tejkalohet, duke sjellë rregull dhe normë të bindjes, përplasjes së bashkëbisedimit, ku drejtësia dhe padrejtësia hyjnë në suazat e një gjykimi të drejtpërdrejtë, përfolës për ta ironizuar pabesinë dhe zhgënjimin njerëzorë.

   Alternativa e këngëtimit të hapur poetik na jep mundësi kuptimi të shprehjes dhe komunikimit tolerant në kohën e sotme. Dhe kjo shihet qartë në vepër nëpër shumë aspekte të theksimeve të veçanta, teorike e letrare. Nga bisedat e përditshme në mjetet e komunikimit siç është: telefoni i fiksuar, interneti dhe celulari. Njeriu zgjon kureshtje bisedimi me dikë dhe  të gjitha këto mesazhe provokuese më në fund i kthehen, incizime dhe, papandehur, në meditime artistike, në të cilat shpalohet këmisha e larmisë ironike e dialogut, të përçartë e spontan të njeriut në hapësirë e kohë. Sot individi ka mundësi të shumta për të inkarnuar ndjenja dhe ide të kamufluar, si provokim ditor në jetën e tij dhe rrethin ku jeton, madje të shtiret në vete, ashtu siç nuk është në të vërtetë. Zhargoni provokues, satirik, është bërë arma më e fuqishme e poetes për të ngjallur kureshtje dhe interesim te njeriu. Kështu që dialogu, pak sa patetik, përmes mesazheve bëhet mënyra më e shpejtë informimit adaptues nëpër rrugëtimin jetësor në shoqëri. Ky imazh i të të shprehurit konciz e përcjell çdo kund, madje, në rrugë, në banje në autobus, në punë, në kafene, në shtëpi, në shtrat, pastaj, ditën dhe natën, pothuaj se gjithkund e gjithkah. Frymëzimet, ndonjëherë, lindin edhe nga sharjet dhe ironia e jetës. Ajo përcillet nga horrori i stresit së përditshëm të veprimit të individit, nga brenga e ndarjes dhe afrisë, me shoqërim të përhershëm, ku të gjithë janë të bashkuar, apo të anashkaluar, me mallin e shpirtit të ngjeshur në vete, ose me hidhërimin e papërmbajtur, në botën e ngarkuar me kundërthënie dhe të çara të mëdha. Aludimi, kërkesa, për një botë më të mirë, ku ka respekt dhe çiltërsi të ndërsjellë midis njerëzish, shpalon shpresë kërkimi të njohjes dashurisë, sepse, vetëm si e tillë jeta dhe dashuria bëhet e lidhur ngushtë me të vërtetën dhe nga ky aspekt forcon vlerën e vet kundrejt njëri tjetrit.

    Krijimi i besimit në vete për sharjen metaforike të individit, kundërshtarit, qëndron, si veprim mbrojtës në përplasjen me parajsën e lindjes ?pruathënë?. Në poezinë mesazh të poetes, Flora Kastrati Sela, kuptimi vjen, si trimërim dhe guxim spontan, nga përvoja e peripecitë e  jetës, ngase edhe sharjet më të vrazhda nuk mund ta njollosin dhe lëndojnë shpirtin e madh të durimit, që mbulon në vete edhe hapësirën e heshtjes dhe durimit kundrejt anomalive, që i dalin përpara njeriut, si kurthe e barriera të papritura. As shamata më të ndyta, nga prapaskena intrigës, nuk mund ta gjykojnë një qellim të mirë të skalitur në ndjenja, sepse çdo veprim i përjetuar në një kohë është i bazuar në kuptimin  fondamental të përvojës jetësore të njohjes, ngase poezia sipas saj është ?miqësi dhe dashuri?, që të përcjell, ndjek, e që duhet kuptuar e zhvilluar në vete, si frymë spontane e jetës, që ndoshta dikë e kënaq, ose dikë e mallkon. Poetja ballafaqohet me realitetin e kohës sonë, i cili realitet nga ndonjëherë di të bëhet edhe i vrazhdë dhe herë melankolik. Dashurinë, poetja, e sheh, si bagazh, si diçka investuese të jetës, e cila kuptimin e ndërton mbi parimin e dhënies dhe marrjes. Universi i gjerë shpirtëror i saj plotësohet, kur kjo kuptohet dhe ndjehet nga të dy palët. Poetja anashkalon iluzionet e marra të individit, të cilat në jetë i vijnë si atak i pa pritur shpirtëror. Ajo me anë të lojës së fjalëve mundohet t?i kontrolloj ndjenjat, të cilat janë të lidhura ngushtë me dashurinë dhe urrejtjen. Madje këtë dashuri Flora e kërkon në nënkuptimin e rrënjësor të shpirtit të sinqertë, të individit, që duhet të di të zotëroj veten përballë mardhënjes, ? miqësisë e dashurisë ? dhe kur është ajo dashuri, në kuptimin e plotë të fjalës, të jetë dashuri e vërtetë dhe kur është miqësi, të jetë miqësi e sinqertë. Nga ky rreth kuptimor të dashurisë dhe miqësisë mbështjellët ndjeshmëria e ndjenjës midis sharjes apo ledhatimit. Poeten ky ring i hapur jetësor e nxit për të lindur një poezi të re, e cila do ta shpie drejt një bote kënaqësie, ku nuk ka gënjeshtra e djallëzi. Sepse çdo fjalë që nuk ka këmbë të shëndosha meditimi, nuk mund të ketë edhe fondament të shëndosh, ku do të ec vet  kuptimi, e nëpër të cilën gjuhë do të bazohej sinqeriteti i argumentuar midis njerëzve. Mos mbajtja e fjalës së dhënë përdhunon ndjenjën dhe, ky atak i pa pritur përdhunues nga xhelozia në poezi, shpalon dualizmin e dyshimit të individit kundrejt diçkaje intime, të brendshme, personale, e cila në vokabularin kuptimor lë hapësirë për dialog, që bukuria e individit si dhunti të jetë  relative, irelevante. Prandaj edhe përgjigjja është e përkufizuar në dualizëm, te qenia e ndërgjegjja vet, e nëpër të cilin fenomen psikologjik do  të kalonte njeriu si qenie shoqërore.

  Dyshimi në vete se diçka mbetet e pa u plotësuar në jetë, në poezinë e Florës vjen si mundësi fatale, por ajo nuk mbetet vetëm me kaq, në këtë fatalitet jetësor bën thirrje për të ndryshuar diçka nga ajo pozitë, apo situatë e Statuskvosë [qëndrimit në vend], që gjendet te njeriu në vete dhe midis vetes e të tjerëve. Aty dalin edhe fjalë boshe, të cilat nuk zënë vend në ndjenjat e sinqerta, e sipas poetes fjalët mbeten vetëm fjalë, kurse dashuria në vete ka diçka më të thellë e më të madhe, që lidhet me shpirtin dhe trupin e njeriut. Ndoshta ajo është fryma kimike që bashkëngjitet, kompozohet apo elektrizon ndjenjat midis dy partnerëve, për ta bërë diçka të pandashme midis tyre deri në ?amshueshmëri?. Dashuria e sinqertë nuk ka iluzion, por ajo ka forcë që të tërheq si ? uzo ? , duke i thyer të gjitha grilat, që dalin, si kundërshti jetësore përpara sprovës së njeriut. Dhe këto kështjella dëshirash të errëta në vete, nuk janë kurrgjë tjetër, pos humbjes së  aromës së shijes kundrejt partnerit, objektit etj. Xhelozia, gënjeshtra dhe pabesia janë forma plotësuese të ndarjes dhe moskuptimit, ato si të tilla janë të vrazhdët e që lëndojnë në vete me përmasa të mëdha në karakterin e njeriut. Për të qenë dashuria e sinqertë individi duhet të ? sprovohet ? dhe me sprovim anashkalohet çdo fshehtësi e panjohur shpirtërore, platonike, e ngërthyer në vete. Edhe vdekja si akt i fundit i njeriut sipas saj do të ishte e bukur dhe e madhërishme nga përqafimi i fundit truporë  bashkë me ? helmimin e buzëve të puthura e të sinqerta?. Sepse njeriu kur dashuron rinkarnohet në thellësinë e ëndrrave të pritura, grabitqare të ndjenjave, të çasteve, të lidhura trupërisht deri në vdekje. Madje pa këtë fshehtësi të gërshetuar shpirtërore e të hermetizuar me botkuptim në vete, as liria nuk do të kishte vlerën  dhe kuptimin njerëzorë.

        Ballafaqimi me të vërtetën në poezinë e Flora Kastrati Selës është njëra nga shkaqet kryesore, që njeriu të mos krijoj iluzione për jetën,  ngase  vet jeta ka kundërthëniet e veta. Kurrgjë nuk është ideale sipas kohës dhe vendit që na prinë. Vetëmashtrimi me kalimin  e kohës vjen e të akuzon me shqetësim, për të bërat dhe të pabërat e njeriut dhe pas kësaj si fakte dëshmie bëhen lotët e zhgënjimit, e që akuzojnë për dështim në përvojë, pas një periudhe të caktuar jetësore. Vetëm bota e pasur e brendshme e individ, si e tillë, e plotë, është ?infuzion për etjen e dashurisë? së përmbushur, në fjalën e dhënë që ndriçon me segmente të veçanta burimin vërtetë të jetës, si pusullë e saktë e kërkimit, që të përcjell ngadalë në drejtimin të kthjellët, në shtegun e etshëm të dëshirës. Jeta nuk do të kishte kuptim pa një dashuri të vërtetë e të sinqertë, e cila, po të ishte e sinqertë, do të shërbente si meteor i fuqishëm dhe ndriçues i idealit të kërkuar, si rrezja e diellit dhe si shkëlqimi i hënës ?në burimin e jetës?. Prandaj jo rastësisht poetja në të shumtën e rasteve i përdor pasthirrma shqetësuese, të dala nga thellësia e ndjenjës së brishtë, nga paragjykimet dhe nga kuptimi i çasteve të vetmuara në vet, brenda një kuptimi tjetër të caktuar nga koha. Nëse jeta është lojë dashurie në vallen e saj të pakufishme të ekzistencës, njeriu hyn e del nëpër atë valle, ngandonjëherë, si ?rebel? i verbua, apo si trim ngadhënjyes, pa e vërejtur arsyen, ??dikur??, se çka ka ndodh rreth tij. Dhe e gjithë kjo lojë ka epilogun etik të saj të fundit kuptimit të kohës. Nëse njeriu këtë shtegtim kohor nuk e vëren, shpirti do t?i mbetet mister fshehtë pa lënë gjurmë jetësore, duke u marrë vetëm me vargun e poezisë, në anën tjetër harron kuptimin e vërtetë të fjalës, se dashuria do ta gjykoj, prandaj, poetja, kërkon që poezia, si ndjenjë e veçantë, me dashurinë e vërtetë të njësohet bashkë me jetën dhe që të dyja të ishin të varura njëra me tjetrën dhe nuk duhet të lejonin të kalonin pa u vërejtur çastet e vetmuara të hapësirës dhe kotësisë që na rrethon. Duke mos lejuar të mbisundojë plogështia dhe gjërat e pa vlera të dala në shesh, ajo polemizon me të keqen, e cila po heshtet në vete, me ankthe, dhe këto veprime do ta kishin mbisunduar shpirtin, me anomali të vrazhda nga vet njeriu.

        Vëllimi poetik ?Hej po më çmend ky infuzion? është një mesazh ironik dedikuar një poeti, por ky mesazh pak sa anakronik, e që nuk u përshtatet kushteve normale të kohës sonë, vjen si kërkesë e veçantë, individuale e autores, për të komunikuar e ngritur individin nga harresa, vdekja, bashkë me poezitë  poezitë, e shkruara që më parë nga një autor, që për engjëll mbrojtës kërkon një grua. E kjo grua është mesazhi poetik që e ndjek autorin duke kalëruar kohën e vrazhdë, edhe përtej etikës njerëzore,  me dialogun komunikues të përditshmërisë. Kjo këtu përballet figurativisht me jetën dhe dashurinë e një personazhi  që shpëtimin e kërkon nga engjëlli i quajtur grua. E kjo grua është ? luaneshë?, e cila ndoshta ka lidhje të ngushtë shpirtërore me vet ekzistencën e përshtatur të dy karaktereve të njëjta e që kundërmojnë në skenë me një ironi të përbashkët të rrethit shoqërorë. Në shikim të hapur e të drejtë të ngjarjeve dhe jetës së preferuar, të gjitha veset që ka njeriu, mund të kenë një lidhje telepatike me veset e një individi tjetër. Atëherë ato mbarështohen, kurorëzohen, duke u asimiluar dhe zhvilluar midis vetes testament erotik,  mendor e intuitiv. Për ta sunduar dhe mbisunduar këtë gjendje kaotike të luftës fjalëve provokuese, poetja, aludon veten në një ? luaneshe ? të fortë, të pa trembur, e cila do të jetë në gjendje të bëj ballë e ta fitoj çdo beteje?përballë të gjitha grave besnike?, që defilojnë në rrethin e konkurrencës me përshtatje e ndjenjë të vjedhur në oazën e dashurisë së fshehtë, të krye protagonistit ??Kaçak??, i cili ka dalë në gjueti, në këtë hallakamë të jetës dhe çasteve të lënduar nga paragjykimi kohorë si bashkëveprim intuitiv. Poetja zhvesh havalen e moralit të devalvuar deri në skajshmëri, mu në qytetin ku kundërmon thashetheme e përgojime të marra. Andaj në këtë shteg të hapur dashurie, poetja, fluturon me imagjinatën e saj dhe bie në gjithësi, në krahët e arsyes së cullakuar nga moskuptimet, për të marrë, apo anashkaluar ?dëlirësitë? e kohës, në oazën e dashurisë. Në vendin ku gjendet kjo fshehtësi, ka shumë hipokrizi e djallëzi, madje ku edhe betoni i qytetit nga kjo ngarkesë e ftohtë ndjenjash të sjell neveri. Kurse prehja e individit, në atë moment, kërkon një ?? uzo?? sa për t?u çliruar, larguar për një çast nga apatia, apo për ta shuar monotoninë e ditës, kur njeriu përballet me zhgënjimin e shoqërinë. Poetja grabitjen saj me delirium kupton daljen e individit nga situa momentale, largimi nga shkallmimi individual dhe ikja nga kllapia e të folurit përçartë, në një gjendje të konfuzionit mendor dhe çrregullimit ngacmues, psikomotorë në përcaktimin e botës së jashtme, e cila vjen nga ndonjëherë si atak i pa pritur në vete dhe pastaj del si shqetësim provokues në bisedimin spontan në celular.

  Në këtë avangardë të të shprehurit racional poetik, poetja, kërkon që në kuptimin e arsyeshëm të jetës të kthehet si fituese, nëse poeti shpalon dhe shfaq drejtpërdrejtë ndjenjën e vërtetë të tij nëpër vargje. Dashuria ka vlerat e veta që nuk humben deri në ?amshueshmëri?. Në komunikimin poetik pos goditjeve dhe atakëve ç?moralizuese përmes fjalëve dhe thumbimeve shpotitëse, nëpër këto ligjërata të shkëputura ndeshim edhe fjalë dhe prehje të qeta shpirtërore, të cilat lënë një shteg melankolik takimi. Mbase sipas poetes është dobësi të urresh, kurse është madhështi të duash. Ky imazh gjithëpërfshirës në tërësinë e vëllimit poetik është universal, sepse vet urrejtja dhe dashuria ekzistojnë si fenomene të përgjithësuara të qenies njerëzore. Por kur njeriu mëton t?i dalloj këto dallueshmëri e t?i kthej në vlera e virtyte të sinqerta, atëherë njeriu, gjithsesi, përmbush në vete rahatinë dhe paqen e kërkuar.

   Ky vëllim poetik ? Heu po më çmend ky infuzion ??, është Përgjigje poetit për së gjalli. Flora Kastrati Sela, sjell si dëshmi ka rebelimin e kohës me verë, uzo e poezi. Reagimi i këtillë vjen me një dozë ironike drejtuar poetit, artistit, i cili arratiset jashtë reales së kohës, ngase jeta dhe koha e artistit nuk dihet kur nis e kur përfundon. Dashuria sipas poetes është sakrificë e çdo segmenti tjetër të jetës edhe pse ajo mund të sjell pasoja të zhgënjimit dhe të futë në ? greminë? të thashethemeve të përditshme. Por këtë guxim vetjak, të njëanshëm, e sheh si forcë e  teknikë elektrizuese të ekzistimit edhe pse nga këto veprime, jo të rëndomta, mund ta mbërthejnë individin pasojat e së keqes. Në jetë çdo gjë ndryshon, pos dashurisë, e cila mbetet e përjetshme. Sepse fjalën ?Te dua?, poetja e sheh si diçka mbinjerëzore dhe ajo mbinjerëzore është diçka hyjnore, që pushton trupin dhe të përcjell me ??ethe?? si engjëll midis sprovës dhe vullnetit, duke të dhënë energji për të mbijetuar. Madje ajo fjalë e shenjtë e dalë nga sirtari i zemrës, e ringjallur nga agonia e çasteve të mërzitshme të jetës e kthen në besim optimist. Ngase, njeriu që dashuron e beson, është i lidhur me vet vullnetin e qenien e njeriut, se kur pushon dashuria e besimi, njeriut i ndalet fryma e shijes së kultivuar të të ekzistuarit.

       Zhargoni tërësorë i gjuhës në këtë vëllim poetik plotësohet me shprehjet dhe fjalët, i çmendur, i shastisur, e  shkundura, idiot, hej budallaqe, e mençur, mashtrues, gënjeshtar i madh, baju. Janë këto disa forma të shprehjes së satirës ledhatuese të veprës së poetes gjatë komunikimit të saj poetik. Me këtë vokabularë të fjalëve, të cilat sot këmbehen në të folurit e përditshëm. Kështu, që nga ky këndvështrim edhe poetja ka dashtë të bëj gjuhën e vet të veçantë, më të kapshme për masën dhe jetën urbane të nën qiellit tonë. Ky spontanitet vjen nga liria dhe hapësira e fjalëve shpotitëse që ngërthen individi, në këtë rast poetja, me biseda e komunikim ndërkëmbëzash, donë të tërheq vërejtjen te të tjerët. Në këtë garë jete me plot gjykime e paragjykime shqetësuese.

  Vëllimi poetik  ? Heu po me çmend ky infuzion?? nuk është ndarë nëpër cikle, siç është zakon nëpër shumë vëllime tjera poetike, për të dëshmuar një tërësi kuptimore e motivuese, por mesazhet e saja poetike janë vënë qartë në një vazhdimësi të rrjedhshme komunikuese, të cilat tetuazhojnë një ndjenjë, një filozofi të veçantë, individuale të autores, kur përballet me jetën dhe kuptimësitë referuese të saj. Dashuria dhe filozofia për të, duket se është nisur në rrugëtim midis dy binarëve jetësore, të cilat përpiqen të dalin nga ironia kundërthënieve të individit me qenien e vet. Këtu nuk vepron instinkti, por vetëdija si vlerë më e përsosur e kuptimit të vetes dhe rrethit, e cila gjithsesi se ka ngritjen dhe zbritjen, gëzimin dhe hidhërimin, lodhjen dhe elanin e atraktivitetit sensacional për të arritur efektin e vet të vlefshëm në shoqëri.       Poetja u kundërvihet paragjykimeve fanatike të ambientit shoqërorë, gjegjësisht u kundërvihet atyre që merren me besëtytnitë dhe fanatizmat e tyre arkaike të dallimit, të individit, në këtë rast, gruas dhe burrit. Poetja ironizon të gjithë ata njerëz që anashkalojnë pozitën e femrës në shoqëri, e cila pa dashjen e saj gjendet në nivel jo të barabartë. Flora këtë segment të jetës e ka kapur si dobësi kulturore e shoqërore, sepse edhe vajza,  edhe gruaja si qenie politike e kanë vlerën e vet në zhvillimin e shoqërisë, por jo edhe të merret si qenie e veçuar, e izoluar, që sjell fatkeqësi në jetë. Ndoshta këtë motiv autorja e sjell nga përvoja e përjetimeve të veta në një kohë e rrethanë të caktuar. Sepse, diku e dika, me lindjen e një vajze akuzohet lehona si ? lavire e pa besë?, ?kurtizane?. Ky gjykim vjen si kompleks i ??mashkullit të prapambetur??, arkaik, përbuzës, ndaj femrës.

     Poetja duke ç?veshur, pa paragjykime, këmishën e ndjenjës intime dhe përjetimeve personale gjatë jetës së saj, na lë të kuptojmë se, ajo, përgjithëson tërësinë kuptimore të trupit poetik të kohës sonë, e cila përballet me  tërësinë e fenomenit shoqërorë të dashurisë dhe urrejtjes në rrethin universal të kozmosit. Përdorimi i gjuhës spontane me plot pyetje e përgjigje sjell një tërësi poetike kuptimore. Kjo gjuhë apo zhargon i përgjithësuar, i përdorur nga autorja në fjalë, përcakton dyanshmëri kuptimi. Në njërën anë  atakët dhe thumbimet, kurse miklimet, ledhatimet, në anën tjetër. Duke përfshirë, kështu, në tërësinë e poezisë së saj të motivuar edhe dialogjet e monologizuara. Në këtë vëllim shpërthen edhe loti edhe hidhërimi e përgjërimi, madje loti i mallit të dhembjes përballet me dy anët e medaljes të qëndresës dhe dobësisë së femrës së ndjeshme e të dalë nga sprovat dhe zhgënjimet e jetës. Këto janë pyetjet e shumta që i referohen njeriut për dashurinë dhe urrejtjen gjatë tërë jetës. Kështu që poetja Flora Kastrati Sela është përgjigjur ironikisht nëpër këto dromca mesazhesh në tërësinë e librit.

           Pas vëllimit poetik të parë të shkruar në dy gjuhë, shqip dhe frëngjisht, të titulluar ?Mes miqësisë dhe dashurisë?, vëllimi dytë??Heu po më çmend ky infuzion??, ka një qasje tjetër, por esenca e dashurisë dhe miqësisë në brendi është e njëjtë. Vëllimi poetik nuk  është i mërzitshëm, por provokues e aludues, që të ndjell kureshtje dhe interesim për qasje psiko-analitike të autores dhe lexim tekstual të këndshëm, paksa, shpotitës e më shumë ironik, që cullakon ndjenjën nga jo ndjenja, përballë kalimtarëve të rastit që vinë e shkojnë ne meditimin metaforik e erotik të poetes. Në këtë jetë plot kundërthënie e zhgënjime, Flora ka ditur t?i kap këto imazhe e segmente dhe ? engjëllin grua të shastisur? ta bart në simbol e metaforë, si kundër përgjigje , diçkaje, që ka lindjen dhe fundin e vet. Por këtë, ajo, me kujdes e vë  në mbrojtje të sigurt të vlerave të veta. Pa patetikë, por me një kacafytje, herë me ton të butë e herë me ton të ashpër. Por assesi të bjer në nokdaunë pesimiste, duke sjellë, me këmbëngulësi, në skenën kuptimore të vargjeve, një elan e guxim të theksuar. Zbret me plot dramatizëm në shtratin e pispillosur të fjalëve simbolike dhe ndjenjës së madhe të përvojës së njeriut pa paragjykime. Me anë të lojës së fjalëve të qëlluara dhe lidhëzave e shenjave të pikësimit, ngandonjëherë, të përdorura edhe vend e pa vend. Tenton të sjell efektin e vet të dialogut provokues të të shprehurit midis largësisë dhe afrisë të komunikimit mesazhesh midis dy partnerëve për tu joshur me të mirën dhe të bukurën. Me një përkujdesje më të mirë të botuesit, të disa lëshimeve gramatikore që ndeshen në këtë vëllim poetik, vargëzimi do të kishte dalë edhe më i mirë. Por ky vëllim poetik mund të lexohet pak më ndryshe, ngase ky libër poetik është një provokim i çuditshëm.  

                                                         

 



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora