E diele, 28.04.2024, 06:25 AM (GMT+1)

Kulturë

Mazllum Saneja: Poezia moderne polake – Grazyna Drobek - Bukowska

E shtune, 09.01.2010, 10:55 PM


POEZIA MODERNE POLAKE

GRA?YNA DROBEK – BUKOWSKA

(Zgjodhi dhe përktheu nga polonishtja:
Mazllum Saneja )


***

(Roksanës)

Do të doja të pikturoja
me fjalë piktoreske
dashurinë  që përkujton shkëndijën
në sytë fëmijëror
me fytyrën e buzëqeshur
në kalin e larmë

të kalorësit tërheqës
që në pëllëmbë të duarve mban frerët
dhe ty sykaltëri im
kur mijëra yje
shkasin nga buzëqeshja jote
ndonëse era nuk gjen fantazi
në errësirën e bebzave tua
dhe qetas zgjon buzëqeshjet


MALLI
      
-Zhanetës -

I vetmuar rend
në të ardhmen e panjohur
davaris retë e zeza
me kthetrat e fatit
duke u dridhur e tëra hesht
mall me ngjyra
të dremitura në mua
me guxim

Gjithnjë thërras
emocione të kahershme të harruara
emrin tënd e thërras
askush nuk përgjigjet
udha e zbrazët pa asnjeri
shpie
në shtigjet e shkelura
të varrezës tënde


BUZËQESHU
          
- Ashjës -

Buzëqeshu
nesër do të agoj ditë diellore
do të gjuash të keqen
kur do të buzëqeshësh
Buzëqeshu
ndonëse ende vazhdon
një vit i keq
buzëqeshju të keqes
që do të ik prej teje
ca hapa më larg
qesëndise botën e keqe
të tradhëtive njerëzore
të pasigurisë
qesëndis këtë dhembje
dhe nuk do të ketë mëë
rrethepërqark zili
buzëqeshu deri në vaj
gënjeshtarët do të shoqërojnë ty
buzëqeshu
sakaq
që ta bëjë një fotografi të gëzueshme


LERËNI LE TË FLUTUROJ

- Bijes sime të verbër -

Në gishtërinjt plot ndjenja
me shikimin e trupit tejpëërtej
dhe në fluturim
pa leje shikimi
ndan brigjet e lumit
ngulitet jasht thonjëzave
kur prekja nuk lind
dallgët  e lumit tim mbledhin
rërë ditë e natë
duke larë brigjet me liri
hapësirën e denjëë
lerëni le të fluturoj duke mësuar paqen
ëndërrimet tërhiqeni në tokë
që në zemër të lulëzojë trëndafili


BIJES SIME TË VERBËR

Me ty zbuloj prapë
shqetësimin e oqeanit
qetësinë e malit të madh
fëshfërimën e pyllit
prapë
me shqisat tua
të shijosh këtë që është e mbyllur
përmes syve tu
të përftosh gëzimin
nga rrezet e hershme të diellit
të ylberit shumëngjyrësh
të qiellit të kaltër
të barit të gjelbër
të lules së verdhë
gëzimin e lotëve
të syve tu të verbër


SIKUR TË MOS ISHE TI

- Kashjes së vogël -

Sikur të  mos ishe këtu
bota do të ishte tjetër
disi e plogët
një çikë e pakëndëshme
do të ishte më sëpakut e çuditshme
sikur të mos ishe këtu
madje edhe zogjt
më pak do të këndonin
e fytyrat tona gjatë-gjatë
do të buzëqeshnin
Ti je ekziston
dhe lumturia tek ne troket
ti gjithnjë tulatsh për mua
derisa unë këndoj këngë
tulatem pranë teje në ëndrrat tua
ti dëshiron të jesh pranë meje
rrethepërqark meje
lumturia jonë këtu pranë nesh
ajo ka emrin tënd
fort na dashuron
tulatet për ne
është aq e madhe


A THUA VLEN

- Pjotrushit –

Besova në qiellin pa re
afrohet stuhia dhe vrima e ozonit
e gryka e çarë

Buzëqesha deri në adoleshencë
me pamje të padjallëzuar
dhe tregoi kthetrat

Më mahniti buzëqeshja e prijësit
buzë të njejta belbëzuan për drejtësinë
duke sjell falsitetin

Shikova sytë e fëmijës
me besim më shikuan dhe më treguan
të bukurën e kësaj bote
dhe kjo vlejti


KOHA

-Irkovit –

Koha nuk rrjedh gjithnjë shpejt
zvarritet sikur gjarpëri
gjithnjë pres
dhe me butësi shkruaj
ti gjithnjë nuk kthehesh
se koha nuk kthehet e nuk pret
as zvarritet gjithnjë
A i pëlqen trishtimet
nga larg zvarriten trishtimet
a e pëlqen këngën dhe muzikën
ai na këndon një melodi
gjithmonë dashuro
dashuro me butësi
dhe ai gëzimin ta fal ty


KOHË GËZIMI

Ishte një kohë kur gjithçka ishte e trëndafiltë
e shndritshme e shkujdesur dhe me ngjyra
kjo kohë aq shpejt u tret
mos vall para nesh u fsheh
Gjëkundi u fsheh
Bashkë e marrim me vete
nuk dshirojmë më të ju shpjegojmë
së bashku do ta ndryshojmë  këtë botë

 Nuk do të ketë errësirë trishtim dhe keqardhje
tashmë nuk kthehet ajo kohë
bashkë
pikturo lulet e trëndafilta
sepse kohë gëzimi ia behu
ish një kohë e zez e panjerëzishme
mbërthyer në të zez dhe vdekje
ashtu e pikëlluar e palëvizshme
tërhequr zvarrë pas nesh
prapë ia behu një kohë shqetësimi dhe pune
pastaj ia behu kohë gëzimi
gjithnjë më thuaje
se ndryshe do të jetë
dhe u davarit koha e trishtimit

Ia behu kohë kënge
kohë e lëvizjës
kohë zhurmëmadhe
ja në rreth përplot fëmijë
A thua si do të bëhet nesër
si do të bëhet në maj
të shtrëngojmë këto dy duar
që të vijë kohë e lumtur
të shkojmë bashkë drejt jetës
bashkë deri në fund
ja shiko këta fëmijë aq të gëzuar
jo tashmë nuk kthehet koha e trishtimit


BIJES SIME

- Evelinës -

Të fal një çikë të mirë
ca buzëqeshje
dashurinë time
kujdesinë për ty
dhe një grimë gëzim

Më fal buzëqeshjen tënde
vogëlushja ime
një grimë dashuri
dy fjalë dashurie
dhe një puthje të lumtur

Atëbotë
do të jemi të lumtur
në lumturi të madhe
dhe a thua
të dua do të thuash
duke u tulatur për mua
dhe unë të rrëfej përrallën


ÇFARË MUND TË TË FAL

Të fal ty
biri im
mëngjesin e argjendtë
mbërthyer në merimangë
fillin e gëzimit
apo
zukatjen e bletëve
bashkë me
vesën e mjaltit
ngriti duart
që të shqiptosh fjalën
faleminderit
për të mirën
po
edhe për të keqen
duhet
të falenderosh
derisa jeton
dhe kjo
mjafton



(Vota: 5 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora